Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 3

KOLEGJI UNIVERSITETI I MITROVICES

FAKULTETI I EDUKIMIT-PROGRAMI FILLOR

Parimi i konkretizimit në teorinë e Zhan Zhak Rusos

Lënda:Filozofi e edukimit

Prof.:Samire Bllaca Balaj


Punoi:Rinesa Salihu

Mitrovicë,Nëntor,2021
Parimi i konkretizimit në teorinë e Zhan Zhak Rusos

Shkollat nuk kishin pushuar asnjëherë të ishin burgjet e rinisë së robëruar. Të mbyllur në oborre të
ngushta, në konvikte të mjera, në klasa të errëta, të mbajtur vazhdimisht nën kontroll, duke iu
nënshtruar një disipline të paqëllimtë dhe të ashpër, gjithnjë të udhëhequr, gjithmonë të drejtuar,
gjithnjë të rreshtuar, nxënësit u rritën në një diktaturë e cila, paradoksalisht, pasiqë ata të iknin nga
atje kthehej në të kundërtën e saj!
Shpeshherë pas “ikjes“ nga shkolla sjelljet e të rinjve shndërroheshin në të kundërtën e edukimit të
tyre, pra në shfrenim e në shthurje.Kështu, fëmija i llastuar nga edukimi privat në shtëpi i shndërruar
në tiran dhe hall të familjes, ose fëmija i shtypur nga edukimi i shkollës i mbushur me fjalë ,por bosh
dhe frikacak në mendimin dhe vullnetin e tij, i këtillë ishte ky spektakël i dyfishtë që epoka e tij
ofronte para syve të Rusosë. Në “Emile ose Mbi Edukimin“ (1762), Ruso pohon veçantinë e
periudhës së fëmijërisë dhe mendësinë e asaj periudhe. Libri është i lidhur ngushtë me Kontratën
Sociale, ngase propozon një projekt arsimor të përshtatur për një shoqëri politike të njëmendtë.Pra,
edukimi i kuptuar si një politikë ka të bëjë me kundërshtimin midis natyrës e kulturës. Natyra është e
mirë dhe e përsosur, shoqëria është e korruptuar. Pra, nëse duam të edukojmë në mënyrën më të mirë,
duhet të ndjekim natyrën dhe jo teket e njerëzve,sepse ata pastaj në një farë mënyre dalin nga binarët
e edukimit të shëndoshë.Sipas,Rusos qëllimi i edukimit është të formojë një qënie njerëzore të
lirë.Pastaj, ai thotë që edukimi është qëllim absolut. Ruso propozon një mënyrë të tjetër të edukimit:
edukimin negativ. Ky është një edukim i buruar nga natyra, një edukim që refuzon opinionet e
njerëzve dhe moralin; një edukim që nuk bazohet në njohuri verbale ,sepse të mësuarit duhet të vijnë
nga përvoja e gjërave dhe jo nga njohuria e ardhur nga deklaratat me fjalë. Edukimi negativ i Rusosë
e lë natyrën të veprojë në rrjedhën e saj, fëmija mëson nga përvoja e tij përballë objekteve. Pra, nuk
ka nevojë për asnjë ligjërim teorik ose moral.
Nga këto parime edukative Rusoiste rrjedhin tri “ligje”:

-Ligji i parë është i një natyre psikologjike: Natyra ka vendosur rregullat e nevojshme për zhvillimin
e fëmijës. Andaj si konkluzion pedagogjik i ligjit të parë do të jetë ajo se mësuesi duhet të respektojë
zhvillimin natyror mendor të fëmijës.

-Ligji i dytë psikologjik: Mësuesi duhet të lejojë që funksionimi natyror të veprojë sipas mënyrës së
tij. Ai mund ta kontrollojë atë prirje, ta udhëheqë atë, por nuk duhet ta shtypë funksionimin natyror
(për disa motive teorike apo ideologjike) në një mënyrë të parakohshme.

-Ligji i tretë psikologjik: Shtysat natyore tentojnë të kënaqin interesat ose nevojat e momentit që
ndien fëmija. Sipas këtij ligji, mësuesi duhet ta motivojë nxënësin të edukohet pikërisht duke e
përdorur këtë fakt si pikënisje të psikologjisë së fëmijës.

Një pasojë edukative e parimeve dhe ligjeve të Rusosë do të jetë edhe kjo: Fëmija duhet të jetë aktiv
dhe përgjegjës për edukimin e tij. Për këtë mendimtar fëmija, po aq sa i rrituri, ka një liri që duhet të
respektohet. Kurse, një pasojë tjetër arsimore do të jetë: Qëllimi i edukimit është të formojë një qenie
njerëzore të lirë. Individi që duhet të aftësohet nuk është një lloj i veçantë njeriu, por vetë njeriu në
tërësinë e tij unike domethënë individi i lirë dhe i përgjegjshëm për veten e tij. Ndërkaq, në fund
duhet të përmblidhet se mendimi edukativ i Rusosë bazohet në këto parime themelore:
1) Pedagogjia duhet të bazohet në vëzhgimin e fëmijës dhe të ndërlidhet me një teori të përgjithshme
të natyrës njerëzore;
2) Edukimi sipas objekteve duhet të ketë përparësi mbi atë përmes fjalëve dhe për këtë arsye metodat
e bazuara në shqisa, metodat intuitive dhe aktive duhet të kenë përparësi në krahasim me të tjerat;
3) Të mësuarit është i vlefshëm vetëm në atë masë sa aktivizon motivimin e fëmijës;
4) Nuk mund të ketë revolucion të institucioneve të shoqërisë dhe moralit pa një revolucion edukativ.

“Edhe pse modestia është e natyrshme për njeriun,ajo nuk është e natyrshme për fëmijët.Modestia
fillon vetëm me njohjen e së keqes.”Zhan Zhak Ruso(1750)

Referencat:

1.Besnik Domi (2014)-Virtual Sophists

You might also like