5-Shembuj Te Te Drejtave Te Njeriut

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

5-Shembuj te te drejtave te njeriut

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në pjesën e dytë të saj sanksionon të drejtat dhe


liritë themelore të njeriut sipas standardeve të pranuara në dokumentet ndërkombëtare
(Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, Konventën Europiane për të Drejtat e
Njeriut etj.)

Sipas Kushtetutës, të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë të pandashme të


patjetërsueshme, të padhunueshme dhe qendrojnë në themel të rendit juridik.
Kushtetuta ngarkon organet e pushtetit publik me detyrimin për të njohur e respektuar
të drejtat dhe liritë, si dhe për të kontribuar në realizimin e tyre. Disa ndër të drejtat
themelore të njeriut, të sanksionuara në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë janë:
1)-E drejta për të jetuar dhe për ruajtjen e integritetit fizik dhe moral të individit Sipas
Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, jeta e personit në Republiken e Shqipërisë
mbrohet me ligj. Secili ka të drejtë të garantojë mjetet e jetesës së tij nëpërmjet punës
së ligjshme e të denjë. Një ndër pikëpyetjet që lindin në lidhje me garantimin e të drejtës
së jetës së personit ështe qendrimi që mbahet ndaj personave, të cilët u marrin jetën
personave të tjerë. Kushtetuta nuk shprehet në këto raste, por ia njeh të drejtën e
rregullimit të kësaj çështjeje ligjit. Në respekt të konventave ndërkombëtare dhe
detyrimeve që rrjedhin prej tyre, Shqipëria nuk zbaton dënimin me vdekje që prej
pranimit si anëtare e Këshillit të Europës. Kjo bëhet në respekt të jetës njerëzore.
2)-E drejta e shprehjes, liria e ndërgjegjes dhe e besimit fetar.

Kushtetuta njeh dhe respekton të drejtën e secilit për të qenë i barabartë para ligjit dhe
për të mos u diskriminuar për arsye të mendimeve, bindjeve dhe besimit fetar Secili ka
të drejtë të shprehë në mënyrë të lirë pikëpamjet, bindjet dhe qëndrimet e veta.
Shoqëria krijon kushtet që liria e shprehjes të realizohet njëlloj për të gjithë qytetarët.
Megjithatë, në praktikë, secili arrin ta realizojë e konkretizojë këtë të drejtë në mënyra
dhe në shkallë të ndryshme, në varësi të interesave, profesionit, formimit, shkollimit dhe
mundësive që siguron në mjetet e komunikimit, shtypit die medies.
Liria e ndërgjegjes dhe e besimit nënkupton të drejten e gjithsecilit për të zgjedhur lirisht
besimin fetar që dëshiron, të shfaqë e të mbrojë publikisht bindjet e tij fetare, të
ushtrojë ritet fetare, të vizitojë institucionet e kultit, të marrë pjesë në organizatat e
ndryshme fetare, të arsimohet e të pajiset me kulturen fetare që dëshiron dhe gjykon të
nevojshme për zhvillimin e personalitetit të tij.
3)-E drejta për t'u arsimuar

Niveli i zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të një vendi është i lidhur ngushtë me gjendjen.
dhe nivelin e sistemit arsimor. Sa më të arsimuar e të ditur të jenë njerëzit, aq më shpejt
ecën the zhvillohet vendi i tyre. Kjo, sepse ritmet e zhvillimit ekonomik, politik dhe
shoqëror janë rezultat edhe i faktorëve të tjerë. Në këto rrethana, niveli i lartë arsimor i
popullsisë shërben si një nxitës i zhvillimit, ndërsa niveli i ulët si një ngadalësues i tij. Për
këtë arsye, e drejta për t'u arsimuar renditet si një ndër të drejtat kushtetuese
themelore. Kjo e drejtë nënkupton të drejtën e të gjithë shtetasve për t'u arsimuar,
pavarësisht nga mosha, gjinia, raca, përkatësia etnike, fetare, vendbanimi etj.
4)-E drejta për t'u informuar

E drejta për t'u informuar është një e drejtë themelore e njeriut. Kushtetuta e Republikës
së Shqipërisë garanton të drejtën për informim në këtë mënyrë:
-krijon kuadrin ligjor dhe nënligjor për gëzimin e kësaj të drejte nga qytetarët, detyron
organet shtetërore dhe personat që ushtrojne funksione shtetërore për të informuar
qytetarët për aspekte të veprimtarisë së tyre;
-mundëson pjesëmarrjen e qytetarëve në mbledhjet e organeve të zgjedhura kolektive,
në së cilat diskutohen çështje me interes për qytetarët dhe komunitetin etj. E drejta e
informimit nënkupton shpërndarjen e informacionit, sidomos rreth veprimtarisë së
organeve shtetërore me ndikim të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në jetën dhe interesat
e qytetarëve. Ajo mundëson plotësimin e së drejtës për ta fituar informacionin dhe të
drejtën e qytetarëve për ta përdorur atë gjatë pjesëmarrjes në vendimmarrje të
rëndësishme përinteresat e tyre dhe të vendit.

You might also like