Jeta e Hershme e Pitagores

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

Jeta e hershme e Pitagores.

Pitagora u lind në ishullin grek Samos, midis 592 dhe 572 para erës sonë. Që i
vogël shfaqi shumë dhunti të veçanta që më vonë do të krijojnë një legjendë, që e
do të jetë i biri i Apollonit. Por edhe vetë emri i tij do të thotë ‘’ ai që u deklarua
nga Pitia (profetja)’’.
Herodoti, Isokrati dhe shkrimtarë të tjerë të hershëm pajtohen se Pitagora ishte
djali i Mnesarchus, dhe se ai lindi në ishullin grek të Samos në Egjeun lindor.
Sipas këtyre biografëve, babai i Pitagorës nuk ka lindur në ishull, megjithëse ai u
natyralizua atje, por sipas Iamblichus ai ishte një vendas i ishullit. Thuhet se ai
ishte një gdhendës gurësh ose një tregtar i pasur, por prejardhja e tij është e
diskutueshme dhe e paqartë. Nëna e tij ishte një vendase në Samos, me prejardhje
nga një familje Sa i përket datës së lindjes së tij, Aristoksenus deklaroi se Pitagora
u largua nga Samosi në mbretërimin e Polikratit, në moshën 40-vjeçare, e cila do të
jepte një datëlindje rreth vitit 570 para Krishtit.
Në moshë të re merr pjesë në Lojrat Olimpike ku dhe bëhet kampion në mundjen e
lirë. Më pas do të udhëtojë në Egjipt ku dhe do të initacionohet në misteret e
Memfidës dhe Heliupolit. Në vazhdim do të shkojë në Finike dhe në Halde ku dhe
do të mësojë astronominë dhe gjeometrinë. Gjithashtu duket se erdhi në kontakt
edhe me driidët e Galatisë. Rikthehet në Samo dhe themelon shkollën e tij duke
arritur të mbledhë mbi 3.000 nxënës. Madhështia e tij do të provokojë reagimet e
pushtetarëve të Samosit dhe kështu do të detyrohet të largohet nga ishulli, ku pas
një udhëtimi të gjatë do të arrijë në Krotone ku dhe do të themelojë shkollën e tij të
famshme rreth vitit 520 para erës sonë. Në të gjithë jetën e tij mundua të jetë një
shembull për njerëzit e tjerë, diçka që përbën bazën e mënyrës së doktrinës së tij.
29/3/2024

PROJEKT
“Filozofia antike greke: Pitagora”

Punoi: Nikolin Miho


Flavio Hoxhalli
Nikola Pepo
Ergys Belortaja

Pranoi: Dorina Zerelli.

You might also like