Skema e Sigurimeve Shoqerore

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 4

KAPITULLI 21

PERFITIMET NGA SKEMA E SIG SHOQ


Me përfitim nga skema shoq do te kuptojme pagesen e cila konsiderohet si shuma e te ardhurave
qe zëvendësojnë pagën e punës. Perfitimet ne para perbejne elementin me te rëndësishëm si tek
pjesëmarrësit ne këto skema edhe tek fondi.
Subjektet përfitojnë nga degët e këtyre skemave te sigurimit:
1. Semundje
2. Barrelindje
3. Kompesim per shtatezani
4. Shperblim per lindje femije
5. Pensione
6. Perfitime per aksidente ne pune
7. Pagesa per papunesi
Percaktimi i sakte i raportit te te ardhurave behet ne funksion te:
- Vazhdimesise ne pagesa per te gjitha llojet e rreziqeve sociale
- Kontroll te vazhdueshem te shpenzimeve lidhur me te ardhurat e skemes se financimit
- Evidentimi i ekuilibrave financiare te skemes se sigurimeve shoq
- Eleminimi i fenomeneve negative qe vihen re ne shperndarjen e te ardhurave

 Perfitimi per semundje = perfshin pagesen per semundje dhe kompesim per semundje
kur ndryshon vend i punes. Këto janë përfitimi afatshkurtra, për shkak se nuk mund te
zgjaten me shume se 3 muaj (përjashtimisht 9 muaj) por asnjëherë 12. Për te marre këtë
përfitim duhet te plotësohen disa kritere ligjore. Raport mjekësor i cili mund te jepet nga
një mjek i vetëm i familjes; nga një komision mjekësor ose i lëshuar nga spitali.
Te ardhurat për 14 ditet e para te sëmundjes mbulohen nga punëdhënësi ndërsa pjesa tjetër nga
dega e sëmundjes dhe vazhdon deri ne 6 muaj. Nese personi merr KEMP por vërtetohet qe ai do
te rikuperohet dhe nuk quhet invalid atëherë periudha zgjatet me 3 muaj te tjerë. Personi i
siguruar te cilit i ka mbaruar ose zgjidhur me mirëbesim kontrata e punës mund te perfitoje
sigurimin edhe për 30 dite te tjera pas mbarimit te sigurimit. Për punonjësit sezonale qe kane
qene te siguruar te paktën 3 muaj te vitit, periudha e përfitimit është 75 dite. Përfitimet për
sëmundje janë:
50% i pagës mesatare ditore kur personi është i shtruar ne spital dhe ka me pak se 10 vite
sigurim.
70% i pagës mesatare ditore kur ka deri ne 10 vite sigurim
80% i pagës mesatare ditore kur ka mbi 10 vite sigurim.
>>>kompesimi për sëmundje kur ndryshon vendin e punës shërben për ato subjekte qe për arsye
shëndetësore ndryshojnë vendin e punës. Ndryshimi i vendit te punës behet me vendim te
KMCAP. Shuma e kompesimit nuk mund te jete me e madhe se 50 % e maesatares ditore.
Periudha e përfitimit nuk mund te kaloje 3 muaj gjate një viti nga data e fillimit te sëmundjes për
te cilën është ndryshuar vendi i punës.

 Përfitimet për barrelindje = përfshin përfitimin për barrelindje, kompesimi për


barrelindje kur ndryshohet vendi i punës dhe shpërblimi për lindjen e fëmijës. Çdo grua
qe ka qene e siguruar te paktën 1 vit, do te perfitoje leje lindje dhe 1 vit përkujdesje për
fëmijën. Periudha e përfitimit është 365 dite kalendarike duke perfshire minimumin prej
35 ditësh para dhe 42 dite par lindjes se fëmijës. Për gratë qe presin te lindin me shume
se një femije, periudha e përfitimit do te jete 390 dite ku ditët para lindjes behen 60 dite.
Ky përfitim jepet ne masën 80% te mesatares ditore për 150 dite pas lindjes dhe 50% për
periudhën e mbetur te vitit. Për nenat qe birësojnë një femije deri ne 1 vjec, periudha e
përfitimit është 330 dite. Minimumi i lejes për nenen qe ka birësuar fëmijë është 28 dite.
Kompesimi për ndryshimin e vendit te punës për barrelindjen mbulon pjesën e te ardhura
qe pakësohen nga ndryshimi i vendit te punës. Gruaja duhet te këtë qene e siguaruar te
paktën 12 muaj. Shperblimin e lindjes se fëmijës e përfiton nena ose babai kur njeri nga
prindërit ka qene i siguruar te paktën 1 vit.
Për gruan shtatezane qe është dënuar me vendim gjykate përfiton njësoj dhe me këto te drejta:
- Raporti mjekësor pas lindjes
- Te drejtën për te përfituar barna mjekesore
- shpërblimin e fëmijës pas lindjes
Dega e barrelindjes përjashton nga marrja e përfitimit nxënëset, studentet dhe femrat qe
mbulohen nga sigurimi vullnetar. Te drejtën për te përfituar e kane edhe nenat beqare.

 Perfitimet nga dega e pensioneve janë ato pagesa qe merren kur personat behen te
paafte për pune si pasoje e moshës se vjetër, invaliditetit apo humbësit e mbajtësit te
familjes. Pensioni i pleqërisë merret kur plotësohen këto kushte:
a) ka mbushur moshën e pensionit (65 për meshkujt dhe 60 për femrat)
b) ka mbushur vitet e sigurimit për pensionin e plote ose te pjesshëm
c) është tërhequr nga veprimtaria ekonomike
Mosha e daljes ne pension nuk është e njejte për te gjitha kategoritë e punës. Si kategori kemi
kategorinë e punëve shume te vështira si psh minatorët, ushtaraket, artistet e baletit, kimistet etj.
Kategoria e punëve relativisht te vështira si psh puna nentoke, gjeologet, industria e naftës,
mësuesia, fasonerite etj. Dhe kategoria e fundit janë punët jo te vështira fizikisht si psh zyrtaret,
specilistet etj. Edhe nenat me shume femije pra 6 ose me shume, mund te dalin ne pension 50
vjec. Qe te përfitosh pension duhet te kesh derdhur kontribut ne skeme, përqindja e te cilit duhet
te jete e barabarte me 35 vite sigurim. Perjashtimet nga ky afat janë:
-kushtet personale te personit
-lloji i punës qe ka kryer (referua kategorizimit)
Çfarë do te konsiderohet si periudhe sigurimi? Për periudhat e njohura si vjetërsi pune para
hyrjes se ligjit ne fuqi, periudha e studimeve me shkëputje nga puna për studentet femra dhe
dikur ishte dhe për shërbimin ushtarak. Terheqja nga veprimtaria ekonomike do te nenkuptoje
ndërprerjen e marrëdhënieve financiare me vendin e punës. Cila është mënyra e llogaritjes se
pensionit te plote te pleqërisë:
1. Llogaritja e moshës se pensionit e cila behet midis diferencës se lindjes dhe vitii kur janë
nderprere marrëdhëniet financiare.
2. Llogarisim nëse ka periudhe shtese mbi moshën e pensionit
3. Shohim se sa vjet gjate kësaj periudhe ka qene i siguaruar. Do ti referohemi librezës se
punës. Nese ka 35 vite kualifikohet për pensionin e plote.
Menyrat e llogaritjes se pensionit te plote janë ne baze te vleresueshmërisë se pagës bruto. Baza
e vlerësueshme për llogaritjen e pagës është raporti i shumes se pagave për te cilat janë paguar
kontributet me periudhën e sigurimit. Menyra e dyte është ne baze te pagës mesatare neto duke u
mbështetur ne listepagesat. Kjo vlere do te shumëzohet me 75%. Menyra e trete është pensioni sa
dyfishi i pensionit baze. Pensioni baze ose minimal vendoset me VKM. Për sa i përket pensionit
te pjesshëm personi duhet te permbushe disa kushte ligjore ku:
- Te këtë arritur moshën
- Te këtë plotësuar periudhën e sigurimit. ( me pak se 35 vite por me shume se 15 vite
sigurimi)
Për te përfituar pension te pjesshëm bazohemi ne shumen e listepagesave dhe pensionin
minimal. Mund te përdorim një nga tre mënyrat e llogaritjes se pensionit dhe te merret
llogaritja me e vogël. Pensionin e reduktuar kane te drejte ta përfitojnë te gjitha burrat qe
kane mbushur moshën 62 vjec dhe gratë moshën 57 si dhe qe janë siguruar për me pak se 35
vite si dhe qe nuk kryejen veprimtari ekonomike. E drejta e pensionit ne përgjithësi nuk
parashkruhet.
 Pensioni i invaliditetit
Invaliditet do te thotë gjendje shendetesore e papershtathme për te punuar, e vazhdueshme për
një kohe relativisht te gjate e cila sjell pasoja ne jetën sociale profesionale dhe ekonomike.
Personi për e përfituar këtë shume duhet (ne lidhje me semundjen) te: 1) te jete i paafte për çdo
veprimtari ekonomike si dhe 2) te këtë gjymtime te forta dhe dëmtime fizike. Kriteret ligjore
janë: periudha e sigurimit (minimale) dhe vendimi Komisionit Mjekesor për Caktimin e Aftesise
ne Pune KMCAP. Periudha minimale është sa gjysma e diferencës se moshës se personit te
siguruar ne kohen kur u be i paafte me moshën 20 vjec. Shuma e plote e invaliditetit është sa
80% e pagës mesatare neto e vitit te fundit. Pensioni i invaliditetit nuk mund te jete me shume se
pensioni i plote maksimal. KMCAP vlerëson shkallen e invaliditetit ne varësi te shkaqeve te tij,
kohës se fillimit dhe shkalles se humbjes se aftësisë.
Cilat janë grupet e invaliditetit?
1. Grupi i pare (invaliditeti i plote) këta persona duan përkujdesje te vecante. Pra u duhet
një person qe te kujdeset. Keta kane dëmtime te pariparueshme ne me shume se 33-60%
te trupit
2. Grupi i dyte (invaliditeti i plote) kane sëmundje te rende por nuk kane nevoje për
përkujdesje
3. Grupi i trete (invaliditet i pjesshem) këta janë pjesërisht te paafte për te punuar. Ata
mund te punojnë ne kushte te vecante duke mundësuar lehtësira dhe me orar te limituar.
Pensioni i invaliditetit përbëhet nga pensioni baze dhe nga një shtese pensioni qe llogaritet si
pensioni i pleqërisë. Pensioni baze është llogaritur qe te mbuloje një standart minimal jetese.
Pensioni i invaliditetit llogaritet ne tre mënyra:
1) Llogaritja ne baze te pagës bruto
2) Llogaritja ne baze te pagës mesatare neto
3) Llogaritja ne baze te pensionit minimal
Pensionin i pjesshëm i invaliditetit mund ta perfitojne te gjithë ata persona te cilat kane
mundësinë për te punuar edhe pse janë te semure. Natyra e punës dhe orari i punës përcaktohen
ne vendimin e KMCAP. Kjo kategori personash përfitojnë një pune me orar te shkrurtuar dhe me
te lehte. Ata duhet te jene minimalisht 20 vite e siguaruar dhe me pak se 35 vite. Ky pension
është sa 50% e pensionit te plote.

 Pensioni familjar jepet atyre personave te cilët u ka vdekur partneri. Shuma e pensionit
është pensioni qe kishte ose i takonte te kishte personi qe nuk jeton me. Kjo shume është
50% kur partneri tj i ve nuk merr pension dhe nuk është i punësuar dhe 25% për jetimet
dhe personat e tjerë qe nuk përfitojnë pension. Për te përfituar këtë pension duhet qe te
jene vitet e sigurimit , te jete shkëputur nga puna i ndjeri si pasoje e vdekjes dhe te jete
lidhur me martese me partnerin përfitues.
Subjektet përfituese janë: E veja ( kur është mbajtëse e një femije i cili ka qene ne ngarkim te
personit qe nuk jeton me deri ne moshën 8 vjec); burri i ve (kur është mbajtës femije nen 8 vjec,
kur ka mbushur moshën 60 vjec dhe kur nuk është i afte për pune); Jetimi (kur ka qene ne
ngarkim te personit qe nuk jeton me); prindërit, njerku, njerka ( kur kane mbushur moshën 65
vjec dhe jetonin ne një familje me personin qe nuk jeton me); nipërit dhe mbesat (kur kane
jetuar ne një familje).

You might also like