Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 5

Detyre kursi

Tema:Pozita juridike e gruas ne mesjete


Lenda:Historia e shtetit dhe se drejtes ne Shqiperi
Dega:Drejtesi

Punoi:Daisla Uka
Pranoi:Prof.Dr.Dorina Gjepali

ABSTRAKTI…
Tema ``Pozita juridike e gruas ne mesjete``vjen si nje informacion
baze per te plotesuar nevojen per nje material gjithperfshires do te
kete sado pak nje rol te rendesishem ne kuadrin e lendeve
juridike.Kjo,sepse qe nga lashtesia deri ne ditet tona si ne vendet me
pak te zhvilluara dhe ne ato te zhvilluara gjithmone kerkon nje
reflektim mbi ate qe thote tema.Keshtu ceshtje te tilla:cilat kane
qene te drejtat e gruas ne mesjete:punet qe benin grate ne
mesjete:si trajtoheshin ato:dhe te tjera si kto jane trajtuar duke ju
referuar shembujve konkrete.Per shkak te natyres se lendes lexuesit
vecanerisht studentet inkurajohen qe te analizojne mbi kete teme.Kjo
teme nuk ka vetem qellime edukative apo informuese,por ne radhe
te pare synon te nxise mendimin analitik se si trajtoheshin grate te
mesjete.Ne kete detyre jane perzgjedhur informacionet me te
rendesishme per rolin e gruas ne mesjete.Le te japim nje shembull
konkret:kur pyet se si ka qene pozita juridike e gruas eshte e veshtire
qe te merret nje pergjigje e vetme pasi situata e tyre ndryshonte dita
dita-dites…
DURRES,MAJ,2023.
HYRJE:
Te drejtat dhe detyrimet e geuas ne mesjete jane nje teme jo shume e levruar nga studimet
shkencore shqipetare.Nderi,respekti dhe marredhenia e saj me me ekonomine familjare
ishin fushat ku grate krijonin identitetin e tyre.Ne statutet e Shkodres gruaja konsiderohej si
shtylla kryesore ne vendimmarrjen e familjes por raportet e saj me pronen,ashtu si dhe ne te
drejten zakonore sigurisht qe nuk ekzistonin.Ishte burri ai qe do te kishte te drejten e
prones.Ishim ne mesjete ku trashegimia konsiderohej si ceshtje publike dhe ishte pjese e
rendesishme e reputacionit.Gruas I tskonte vetem prika e marre nga prinderit.Gjithsesi prika
qe merrnin vajzat mund te konsiderohej si pasuri,sepse atyre mund ti takonin vreshta,shtepi
ose toke e punueshme.Prika konsiderohej si prone e vecante e gruas dhe ajo mund ta
perdore ate si te doje.Bashkeshorti nuk ka te drejte ta perdore pa lejen e saj edhe sikur te
bie ne gjak.

Figura 1.Gruaja Shkodrane ne mesjete…TV1 CHANNEL/4 yrs ago.

Zhvillim:
Per sa I perket pabarazise ishte nje gje normale per kohen.Gruaja ne punet jashte shtepise
vleresohej me pak se burri.Gruaja konsiderohej si inferiore ne proceset gjyqesore dhe nuk
bente dallim nga sherbetoret,te varferit,kriminelet apo grupet e tjera.Ne lidhje me
pergjegjesite qe kishin ndaj femijeve burri kishte te drejta me te medha.Kur burri nuk ishte I
pranishem ne familje atehere rolin e tij te perfaqesuesit merrte gruaja,duke perfituar
statusin e tij ligjor,duke perfaqesuar familjen publikisht dhe ligjerisht.Per ceshtje gjyqesore
denohej vetem bashkeshkorti dhe jo grate.Ashtu si ne gjithe Shqiperine vajzat martoheshin
me pare se djemte.Sipas tyre duhet qe gruaja te ishte e kujdesshme dhe te ruhej nga te
gjithe rreziqet qe mund ti ndodhnin jashte.Per sa I perket dhunimit I vetmi rast kur ajo
besohej dhe mbrohej nga ligji ishte kur ate e kishte dhunuar nje klerik.
Vetem ne kete rast ajo besohej pa deshmitare dhe klerikut I vihej gjobe.Ne raste te tjera
duhej te kishte deshmitare.Nuk ka te dhena te sakta per burrat,por ajo qe ekzistonte ne
mesjete ishte fakti qe seksualiteti I femres kontrollohej nga e gjithe familja,duke u tuteluar
ne te gjitha fazat e saj,ndersa burri nuk kontrollohej nga askush.Nje vend te vecante ne
Statutet e Shkodres zene grate e perdala.Sipas tyre nese dy ose tre burra deshmojne qe ajo
eshte e perdale ajo duhet te mbaje kapele mbi koke dhe as te shoqerohet me kedo.Kjo grua
e perdale nuk lejohet te qendroje prane grave fisnike dhe as te banoje prane tyre.Nese
vepron ndryshe ajo denohej me 8 vite burg.Ligjet e mevonshme e ulin poziten e gruas.Pozita
juridike eshte e percaktuar mire ne familje edhe ne situata te vecanta.Keshtu p.sh. vajzat
jetime,qe nuk kane nene e baba,kane te njejtat te drejta per te ndare pasurine e prinderve
te tyre ,si dhe te drejten per te mare priken e virgjerise.Nese nje vella apo apo me shume
motra mbesin jetime vellai apo vellezirit e medhenj duhet te marrin detyren te rregullojne
martesen e motres,apo te motrave me ate qe kane trasheguar nga babi apo nena.Ajo qe
tepron pas prikes I takon vellait apo vellezerve.Nese burri dhe gruaja bien ne varferi,dhe
vendosin te perdorinpriken e gruas,me miratimin e saj,prika duhet te konsiderohet si pasuri
e perbashket.
*Zhvillimi historik dhe sfidat e te drejtave pronesore te grave…Edhe ne qofte se nje sistem
ligjor parashikon qasje te barabarte ne pasuri,grate mund te perballen me veshtiresi te
medha ne realizimin te te drejtave te tyre pronesore, nje pjese e mire per shkak te mungeses
se ndergjegjesimit.Njohja e te drejtes se grave ne prone nuk ka qene ne qender te pjeses se
politikave me te rendesishme ne vende te caktuara,vite me pare.
Se pari te drejtat e pergjithme nuk jane perpunuar ne menyre abstrakte permes ligjeve
kombetare dhe politikave te cilat mund te konvertojne aspiratat ne mekanizmat praktike.
Se dyti synimi per te arritur ose per te monitoruar sigurine e posedimit,disponueshmerise e
sherbimeve dhe infrastruktures.
Se treti,te drejtat e grave,vecanerisht te drejtat e pronrsise,kushtezohen nga praktikat
zakonore,pa njohjen e natyres evolutive te ketyre te fundit.Ne te drejten zakonore dhe
traditen shqiptare pozita e femres nuk ka qene e tille cfare ne te shumten e rasteve kemi
degjuar nga analizat dhe vleresimet e bera ne ne ndikimin e politikave te dites gjate kohes se
monizmit,si brenda ashtu dhe jashte kufujve te shtetit shqiptar.Per ta pare cili ka qene
tretmani I femres ne kete kohe ne traditen shqiptare mund ti referohemi kenges se lashte
arbereshe``Konstandini dhe Gerentina```.Ne kete kenge kuptojme se sipas tradites dhe
zakoneve shqiptare,ne ate kohe per femren kane qene te rezervuara tri pale rroba.Kjo ndodh
per shkak se femra eshte simbol I bukurise dhe me natyre me komplekse.Kete duhet trajtuar
jo vetem si privilegj,por si nje fakt qe bie ndesh me ato vleresimet e shumta te deri tanishme
se gjoja kjo tradite eshte e padrejte dhe perbuz femren.Ne nje rast gruaja perkufizohet se
eshte e ndera e burrit dhe gjaku I prinderve.Nese ndodh qe ndokush te vrase gruan e
tjetrit,ai ka cenuar nderin e burrit te saj dhe ka demtuar gjakun e prinderve te saj.Te dy kane
te drejte te kerkojne llogari dhe te vene te drejten e vet ne vend.Burri duke e la
nderin,ndersa prinderit duke e nxjerr gjakun.Ne baze te kesaj del se e drejta zakonore dhe
traditat shqiptare femres I sigurojne mbrojtje te dyfishte duke e ngritur cmimin e jetes se
saj sa te jetes se dy meshkujve.
Nje aspekt tjeter qe gruas I jep nje vend me peshe ne te drejten zakonore dhe respektimi I
saj si subjekt I vecante qe manifestohet ne raste po ashtu te vecanta.Sic thame edhe nje
here asnje burri nuk I lejohet te marre dicka nga prika e se shoqes per te paguar nje
gjakmarrje apo uzarbe.Komuna duhet ti dale ne mbrojtje gruas,kurse burri qe e kryen nje
marrezi te tille,duhet te paguaj ate nga xhepi I tij.Nese nuk eshte ne gjendje te beje nje gje te
tille,gruaja ka te beje nje gje te tille,gruaja ka te drejte te ushtroje autoritetin e saj mbi
te.Edhe per sa I perket pasurise se perbashket brenda familjes,gruaja kishte nje status te
favorizuar,perderisa brenda familjes gruaja dhe burri kishin te njejtat te drejta mbi pasurine
e perbashket.Nese pas marteses ,dhendri dhe nusja kishin jetuar per nje fare kohe me
vjehrrin dhe familjen e tij, por pastaj vendosin te jetojne ne vete duhet te merrnin me vete
vetem ato mallra qe kishin sjelle ne martese dhe asgje tjeter.

Mbyllje:Ne mesjete pozita juridike e gruas ishte shume e kufizuar edhe ajo nuk kishte te
njejten liri dhe te drejta si burrat.Ne mesjete grate kishin nje rol te rendesishem ne familje
dhe ne shoqeri por nuk kishin te drejta te barabarta me burrat.Ata kishin nje rol te kufizuar
ne jeten publike dhe nuk mund te merrnin pjese te politike apo ne shume aktivitete
shoqerore.Nje nga arsyet kryesore per kufizimet e te drejtave te grave ne mesjete ishte
kultura patriarkale dhe besimi se burrat ishin me te zgjuar dhe me te dobishem se grate.Ky
besim mund te jete ndryshuar ne kohet moderne por ende ka shume pune qe duhet te
behet per te arrituar nje barazi te vertete gjinore.Ne mesjete grate kishin nje rol te
rendesishem ne familje dhe kujdeseshin per femijet,shtepine dhe bujqesine.Ata ishin pjesee
e shoqerise por nuk kishin te drejta te barabarta me burrat.Ato nuk kishin te drejta te
barabarta me burrat ne aspektet e trashegimise,pronesise dhe arsimit.Ky kufizim I bente ato
te varfera dhe te varura nga burrat dhe nuk mund te kontrollonin te ardhurat e tyre.Grate
nuk kishin mundesi te arsimoheshin dhe kjo bente qe ato te mos kishin mundesi te
zhvilloheshin dhe ishin te varfera.Per nje kohe te gjate vendi I gruas ne shoqerine antike
eshte percaktuar duke u nisur nga vendi I saj ne shoqerine greke-romake.Ne te dyja rastet
gruaja kishte te drejta shume te kufizuara.Pozicioni I gruas ne arberine mesjetare eshte
gjendur ne kufijte midis krishterimit perendimor dhe atij lindor bizantin te asaj kohe.

Referencat…
Marre nga librat:
1.Statutetet e Shkodres nga gjysma e pare e shek.XIV, me shtese deri me 1469.{botim
anastitik}Me parathenie nga Lucina Nadin dhe Pellumb Xhufi.
2.Histori e pergjithshme e shkollave dhe e ideve per edukimin.[Jani Sota].

You might also like