Rapojrjtjfjrti Vjetor I PeekaBoo

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 12

RAPORT VJETOR

SHOQËRIA E NXËNËSVE “PeekaBoo”

PREZANTUAR NGA : Shoqëria e nxënësve “PeekaBoo”


PREZANTUAR PËR: Junior Achievement of Albania
MËSUESE :Brunilda Bozhano
MENTORE :Elona Begaj

GJIMNAZI “ARBEN BROCI”, KLASA: XI-4

PRILL 2024, TIRANË


PASQYRA E LËNDËS
Seksioni 1: Përbërja e stafit drejtues të shoqërisë...................................................................... 3
Seksioni 2: Plan-biznesi për secilin nga 5 departamentet...........................................................4
Seksioni 3: Plan-biznesi i përmbledhur i shoqërisë. ..................................................................8
Seksioni 4: Potenciali për të ardhmen e shoqërisë ....................................................................11
Seksioni 5: Pasqyrat financiare..................................................................................................12
SEKSIONI 1
Përbërja e stafit drejtues të kompanisë:

Klevisa Pasho Elkida Pajaj Fjona Prifti Estel Dimroçi Alfonsina Myrteza Brunilda Bozhano Elona Begaj

Presidente Drejtore Drejtore Drejtore Drejtore Mësuese Mentore

STATUTI
Neni I. Anëtarësimi: Anëtarët duhet të zotërojnë të paktën një aksion. Çdo anëtar, i cili mungon
në tre mbledhje të njëpasnjëshme do të përjashtohet. Anëtarët mund të përjashtohen me arsye
edhe me dy të tretat e votave të bordit. Një anëtar mund të rikthehet me rekomandim të
presidentit dhe me shumicë votash të bordit.
Neni II. Aksionarët: Shoqëria zotërohet nga aksionarët. Një aksionar nuk mund të zotërojë më
shumë se dy aksione dhe një familje nuk mund të ketë më shumë se tre aksione në shoqëri.
Mbledhjet e aksionarëve thirren nga bordi i drejtorëve.
Neni III. Bordi i drejtorëve: Kontrolli i shoqërisë është i bordit të drejtorëve, i cili përbëhet nga
anëtarë të shoqërisë. Një kuorum do të përbëhet nga gjysma e bordit. Një shumicë do të vendosë
për çdo pyetje.
Neni IV. Menaxhimi: Një ekip menaxhimi i përbërë nga presidenti dhe drejtuesi i çdo
departamenti do të zbatojë direktivat e bordit.
Neni V. Kompensimi: .Kapitali themeltar i shoqërisë do të sigurohet nga shitja e aksioneve te
shoqërisë te publiku. Kapitali themeltar i shoqërisë është 20. 000 lekë i përbërë nga 100 kuota,
me vlerën nominale 200 lekë
Neni VI. Financa: Çeqet duhet të nënshkruhen nga një drejtues dhe të kundërfirmosen nga
vullnetari.
Neni VII. Veprimtaria: Shoqëria do të kufizojë veprimtarinë e saj brenda territorit të zyrës
vendore të JA dhe do ta përfundojë atë brenda afatit të përcaktuar kohor.
Neni VIII. Produktet dhe veprimtaritë: Produktet dhe veprimtaritë duhet të miratohen nga
zyra e Junior Achievement në Shqipëri. Ato do të kenë vlerë të shtuar nga punonjësit e shoqërisë.
Prodhimi, montimi dhe përdorimi i produkteve ose i shërbimeve të shoqërisë nuk do të paraqesin
rrezik për konsumatorët apo për punonjësit.
Neni IX. Amendime: Këto nene mund të ndryshohen me dy të tretat e votave të bordit të
drejtorëve dhe me miratimin e zyrës së Junior Achievement në Shqipëri.
SEKSIONI 2
DEPARTAMENTI I PRODHIMIT
DREJTORE E DEPARTAMENTIT:Elkida Pajaj
Foto e departamentit te prodhimit:

Fazat e prodhimit te “PicME” Foto finale e produktit

Harta e procesit te prodhimit:

Dizajni dhe Zhvillimi

• Studimi i Nevojave të Tregut: Kërkoni dhe analizoni të dhënat për të kuptuar çfarë kërkojnë
klientët.
• Dizajni i Produktit: Krijimi I prototipeve të photobooth-it, duke përfshirë aspektet hardware dhe
software.
2. Prodhimi i Pjesëve

• Prodhimi i Strukturës: Prodhimi i kornizës dhe elementeve të tjera strukturore të photobooth-it, me


material druri.
• Prodhimi i Komponentëve Elektronikë: Blerja ose prodhimi i pjesëve elektronike, siç janë kamerat,
ekranet, printerët, dhe sensorët.
3. Montimi
Montimi i Hardware-it: Asambleja e pjesëve të mëdha dhe të vogla hardware, duke përfshirë strukturën,
komponentët elektronikë, dhe ndërfaqet e përdoruesit.

• Instalimi i Software-it: Ngarkimi dhe konfigurimi i software-it që mundëson funksionimin e


photobooth-it, duke përfshirë aplikacione për kapjen e fotos, ndërveprimin e përdoruesit, dhe
redaktimin e imazheve.
4. Testimi i Produktit të Përfunduar

• Testimi i Performancës: Vlerësimi i performancës së pajisjeve në kushte të ndryshme operacionale.


• Testimi i Qëndrueshmërisë: Testimi i photobooth-it për të siguruar që ai mund të durojë përdorim të
vazhdueshëm dhe të jetë i qëndrueshëm në ambiente të ndryshme.
DEPARTAMENTI I BURIMEVE NJERËZORE
DREJTORE E DEPARTAMENTIT: Estel Dimroci
Foto e departamentit:

Detyrat: -Është përgjegjës për hartimin e planit të kompensimit të shoqërisë, si dhe për sigurimin
informacionit në lidhje me mungesat listëpagesat, kontratën e shoqërisë si dhe të dhënat e
rëndësishme për shoqërinë
- Mbledhja e aksioneve në ndihmesë të krijimit të produktit tonë.
- Listat emërore.
Rrogat:
Rroga fillestare për punonjësit e shoqërisë do të jetë 50 lekë për çdo takim
Paga të planifikuara: Paga javore për punonjësit 65 lekë
Numri i punonjësve është 10punonjës
(A) Paga për takime =10 x 50 lekë =500 lekë
Paga javore për drejtuesit 70 lekë
Numri i drejtuesve është 5 drejtues
(A) Pagat e drejtuesve për takime = 5 x 70 lekë = 350 lekë
(A) + (B) Totali i pagave = (1+2) x 11 takime = (500+350) x 11= 9 350 lekë
DEPARTAMENTI I MARKETINGUT
DREJTORE E DEPARTAMENTIT: Alfonsina Myrteza
Detyrimet tona do të përfshijnë një sërë detyrash që synojnë promovimin e shërbimeve të kompanisë,
tërheqjen e klientëve dhe rritjen e të ardhurave. Këtu është një përmbledhje e disa përgjegjësive kryesore:
1. Zhvillimi i Strategjisë së Marketingut 2. Brandimi dhe pozicionimi
3. Prania në internet 4. Marketimi offline
5. Krijimi i përmbajtjes 6.Analitika dhe Optimizimi
7. Menaxhimi i marrëdhënieve me klientët
Në përgjithësi, si detyrim I grupit te marketingut për photobooth-in tonë PeekaBoo detyrimi jonë kryesor
është të promovojnë në mënyrë efektive shërbimet e kompanisë dhe të nxisim shitjet përmes përpjekjeve
strategjike të marketingut, si në internet ashtu edhe offline.
Foto e Departamentit Logoja jonë

Analiza Marketing/Përmbledhje e tregut:


Kërkesa lokale: Kërkesa e analizuar për shërbime në shkollën tonë , në evente të ndryshme sikurse
dasmat, ditëlindjet por edhe nëpër vënde të ndryshme të qytetit
Analiza SWOT:
Pikat e forta: Fleksibiliteti i theksuar, kreativiteti dhe njohuritë e nxënësve si pika të forta, duke
shfrytëzuar rrjetet e studentëve dhe mediat sociale për promovim.
Pikat e dobëta: Sfida të mundshme të njohura si burimet e kufizuara, kufizimet kohore dhe mungesa e
përvojës në biznes.
Mundësitë: Kemi mundësi për të shfrytëzuar rrjetet e nxënësve, eventet e shkollës dhe platformat e
mediave sociale për promovim dhe ndërtim marke.
Kërcënimet: Kërcënime të konsideruara si konkurrenca nga kompanitë e themeluara të photobooth-eve
dhe sfidat logjistike që lidhen me konfigurimin dhe transportin e pajisjeve.
Mënyrat e marketingut:
Media sociale: Përdorim platforma si Instagram për të shfaqur shërbimet, për t'u angazhuar me klientët e
mundshëm dhe për të ndarë përmbajtjen e krijuar nga përdoruesit.
Reklamimi në shkollë: Përdorim fletushka, postera dhe banderola në zonat me trafik të lartë në shkollë
dhe panairin e Shkodrës për të rritur ndërgjegjësimin për PeekaBoo.
Njohjet e nxënësve: Shfrytëzojmë rrjetet e nxënësve dhe partneritetet me ndikim për të përhapur fjalën
dhe për të krijuar zhurmë mes bashkëmoshatarëve.

Kjo analizë marketingu ofron një fotografi të tregut të synuar të PeekaBoo, peizazhit konkurrues
dhe strategjive të marketingut, të përshtatura për rrethanat unike të një kompanisë tonë e drejtuar
nga nxënës.
DEPARTAMENTI I FINANCËS
DREJTORI I DEPARTAMENTIT:Fjona Prifti

DETYRAT:Është përgjegjëse për planifikim financiar, buxhetin, mbajtjen e të dhënave të sakta dhe
monitorimin e zhvillimit të shoqërisë për arritjen e qëllimeve financiare.
Hapi I: Përcaktimi i kostove fikse

Shpenzimet PeekABoo•JA
A.Pagat e punonjësve të shoqërisë 11 takime x 50 lekë(10 punonjës)
Totali (A) 5500 lekë
B.Pagat e drejtuesëve 11 takime x 70 lekë (5 punonjës)
Totali (B) 3850 lekë
C.Qeraja dhe shpenëzime të tjera fikse 0 lekë
D.Shpenzime marketingu 700 lekë
E.Të tjera
F.Totali I kostove fikse 10.050 lekë
HAPI II: Përcaktimi I kostove variabël
Shpenzime të produktit Shoqëria aksionere PeekABoo•JA
A.Kostoja totale e planifikuar e materialeve 10 000 lekë
B.Pjesëtuar me numrin e njësive 1 njësi
C.Kosto e materialit për njësi 10 000 lekë
HAPI III:Përcaktimi i çmimit
Çmimi provë Çmimi 1(çmimi për foto) Çmimi 2(çmimi për event)
A.Çmimi neto për njësi të shitur 100000(100 lekë/foto) 15000(3000 lekë/event)
Kostot variabël 5000 5000
B.Komisione mbi shitjet 10% 10000 1500
C.Tatim/Taksa mbi shitjet 1% 1000 150
D.Kosto e materialit/njësi 10000 10000
E.Fitim bruto/njësi 79000 3350
HAPI IV:Përcaktimi i pikës kritere

Çmimi 1(çmim për foto) Çmimi 2(çmim për event)


Kostot fikse 10050 10050
Pjestuar me fitimin bruto për njësi 79000 3350
Pjestuar me fitimin bruto për njësi 0.1 3
HAPI 5: Analiza kosto fitim

Pjesët përbërëse të Pjesët përbërëse të


produktit produktit
Breadbordi 500 Rezistori 100
Arduino 900 Spray Paint 500
Butoni 100 Kutia dhe këmbët (Jo nga buxheti,+2000)
Perfboard 400 Kamera 3000(1500 jo nga buxheti)
SESIONI 3
PLAN-BIZNESI I PËRMBLEDHUR I SHOQËRISË
Krijimi dhe themelimi i shoqërisë
Në kuadër të programit "Shoqëritë e nxënësve" të JAA për gjimnazet e Shqipërisë, në muajin
Nëntor 2023, klasa jone 11-4 në giimnazin "Arben Broci", Tiranë, themeloi shoqërinë aksionare
"PeekaBoo", të përbërë nga 29 anëtarë. Përgjatë një sërë takimesh të realizuara mes anëtarëve të
shoqërisë dhe nën mbikëqyrjen e mentores së JAA, Elona, pas shumë ideve të dhëna, arritëm të
zgjidhnim produktin që do të prodhonim dhe konkretisht një "photobooth" për të kryer foto të
çastit direkt në duart tuaja. Zgjodhëm gjithashtu target group-in e duhur, ku nevojitet ky produkt.
Si dhe përpiluam strategjitë që çdo departament me anëtarët përkatës që duhet të ndiqte.
Shkëmbyem ide, biseduam, diskutuam për përmirësime dhe u zhvilluam profesionalisht gjatë
këtij projekti.
Prezantuam "PicMe" me nxënësit, me të gjithë stafin e gjimnazit "Arben Broci" dhe ia dolëm t'i
impresiononim ata.
Emri i shoqërisë dhe produktit
“PeekaBoo” → “peekaboo” -- lojë argëtuese dhe ndërvepruese; kompania jone ka si qëllim
evokimin e ndjenjave të gëzimit, ngrohtësisë e surprizës dhe të theksojmë lidhjen e ngushtë me
klientet tanë.
“PicMe” →"pic"+ "me" ku "pic" nënkupton drejtpërdrejt fotografinë ,pra produkti jonë krijon
asosacione pozitive dhe sugjeron një përvojë të personalizuar dhe interaktive për përdoruesit.

Misioni
"PeekaBoo" synon të jetë sa më e afërt me klientët tanë dhe e paharrueshme, me një konotacion
lozonjar në mënyrë që të kapim çdo moment të bukur e të veçantë vetëm me një "klik" të
aparatit.
Vizioni
"PeekaBoo "synon të jetë një kompani lider në fushën e argëtimit, dhe të jemi aty pranë jush në
festa, ditëlindje, dasma e shumë të tjera për t'i bërë "spice up" eventit tuaj me nje prekje nga
magjia jonë.

Përshkrimi i produktit
PicMe
“PicMe” është një photobooth, kasa e jashtme e të cilit është ndërtuar me material druri për të
krijuar një estetikë unike dhe të bukur. Këmbët e tij në formë tripodi gjithashtu janë të ndërtuara
me material drusor, gje e cila ofron stabilitet gjatë përdorimit të photobooth-it. Pjesa e
brendshme e tij është një sistem i integruar i përbërë nga kamera me një cilësi të lartë vizuale që
mundëson foto perfekte dhe të qarta; ekrani për pamjen paraprake dhe nje printer, i cili
mundëson që fotot të jenë të çastit dhe në formë fizike të prekshme. Përdoruesit mund të
përdorin ekranin për të parë veten në kohë reale dhe të pozojne para kameres nderkohe që timer-i
ka filluar numërimin mbrapsht deri në momentin kur shkrepet fotoja për të marrë më pas
fotografitë e tyre. Fotot e printuara dalin nga një hapësirë në anën e photobooth-it, duke e bërë
procesin e marrjes së tyre të lehtë dhe të përshtatshëm.
Përse duhet të zgjidhni “PicMe”?
1.Estetika unike: Photobooth-i yne, i bërë me material druri ofron një estetikë të veçantë dhe të
bukur që ndryshon nga photobooth-ët e zakonshëm metalikë. Kjo mund të jetë një përvojë e
veçantë për klientët që kërkojnë diçka unike për ngjarjen e tyre.
2.Teknologjia e avancuar: Përveç estetikës së tij të bukur, photobooth-i ynë ofron një
teknologji të avancuar fotografike për të siguruar fotografi perfekte dhe të cilësisë së lartë.
Përdorimi i një kamere me kualitet të lartë dhe një printeri të shpejtë e cilësor siguron që klientet
të marrin fotografi te bukura dhe të cilësisë së lartë.
3.Personalizimi dhe inovacioni: Secili prej klientëve tanë i cili dëshiron të jetë pronar i një
photobooth-i të krijuar nga kompania jonë, ne ju ofrojmë mundësinë ta personalizoni dhe të
shtoni inovacione të veçanta sipas deshires për ta bërë photobooth-in tuaj sa më komod dhe eye-
pleasing.
Si lindi ideja?
Ideja për të krijuar një photobooth erdhi si rezultat i dëshirës për të ofruar një përvojë unike dhe
argëtuese në ngjarjet sociale dhe evente të ndryshme. Në fillim, ideja ishte të krijohej një mënyrë
e lehtë dhe e këndshme për të marrë fotografi në grup, duke krijuar kujtime të përhershme për
pjesëmarrësit.
Photoboothi ofron një mënyrë të thjeshtë dhe të shpejtë për të kapur momentet e veçanta dhe për
të ndarë kënaqësinë me miqtë dhe familjen. Me kalimin e kohës, koncepti i photobooth-it u
zhvillua dhe u pasurua, duke përfshirë teknologjinë e avancuar dhe dizajnin inovativ për të
siguruar një përvojë të paharrueshme për përdoruesit. Sot, photobooth-ët janë pjesë e ngjarjeve të
mëdha dhe të vogla, duke sjellë kënaqësi dhe argëtim për të gjithë pjesëmarrësit.

Grupi i synuar i blerësve


Grupi i synuar i klientëve për një photobooth përfshin një gamë të gjerë të individëve dhe
ngjarjeve, duke mos e pasur as moshën, as gjininë, as bindjet fetare si kriter për ta përdorur.
Photobooth-i mund të përdoret nga të gjithë ata që kanë dëshirë të ruajnë kujtimet e tyre dhe
momentet e bukura, por edhe nga ata që kanë mall për kohën kur fotografitë ishin në formën e
tyre fizike dhe jo thjesht brenda një telefoni celular. Disa shembuj:
1. “Ngjarjet familjare”: Këto përfshijnë dasmat, feste ditëlindjesh, festat e fëmijëve, dhe
ngjarjet familjare të tjera. Pjesëmarrësit kërkojnë të festojnë momente të veçanta duke marrë
fotografi të këndshme dhe të përkujtueshme me miqtë dhe familjen.
2.”Ngjarjet Korporative”: Kompanitë dhe organizatat e ndryshme përdorin photobooth-et për
evente korporative, festa të firmës, dhe konferenca. Kjo është një mënyrë e mrekullueshme për të
rritur angazhimin e punonjësve dhe për të krijuar një atmosferë të këndshme dhe argëtuese në
evente të tilla.
3.”Eventet Publike ”: Ngjarje publike si festivale, panairë, dhe ngjarje të tjera publike janë një
tjetër grup synuar i klientëve për photobooth-et. Pjesëmarrësit kërkojnë përvoja të këndshme dhe
të paharrueshme në këto ngjarje të mëdha dhe të hapura.
4. “Festa Private dhe Evente të Vogla”: Për organizatorët e festave private dhe eventeve të
vogla, photobooth-et ofrojnë një mundësi të shkëlqyer për të shtuar një prekje të veçantë dhe të
këndshme në ngjarjen e tyre. Përvoja e marrjes së fotove është e përshtatshme dhe e argëtuese
për të gjithë pjesëmarrësit, duke sjellë një atmosferë festive dhe të këndshme për të gjithë.

Mënyra e shitjes
Metoda e shitjes së një fotobuteje dhe fotove që ajo prodhon mund të jetë e ndryshme në varësi
të biznesit dhe preferencave të klientëve, por këto janë disa nga metodat që ne ofrojmë:
1.”Shitja e Përhershme”: Ne kemi synim që në të ardhmen të prodhojmë dhe të shesim
photobooth-a duke ju ofruar klientëve tanë opsionin për përdorim të përhershëm. Kjo është një
zgjidhje për organizatat që dëshirojnë të kenë një photobooth te tyre për eventet që zhvillojnë
2.“Shitja me Qira”: Gjithashtu ne ofrojmë opsionin e qirasë për ngjarje dhe evente të ndryshme.
Klientët paguajnë një tarifë fikse për një kohë të caktuar për ta përdorur photobooth-in.
3.”Shitja e Fotove”: Sigurisht dhe metoda e shitjes më e përhapur është ajo e shitjes së
fotografive të bëra nëpërmjet photobooth-ëve. Klientët mund të blejnë kopje fizike të fotove të
gjeneruara nga një printer I integruar në photobooth ose të shkarkojnë versione digjitale të
fotove.

SEKSIONI 4
Potenciali i Shoqërisë
Mendojmë se kompania jonë ka potencial për të ardhmen pasi:
1. “Kërkesa në Rritje”: Kërkesa për photobooth ka qenë në rritje të vazhdueshme, e shtyrë nga
rritja e popullaritetit të eventeve sociale, dasmave, mbledhjeve korporative dhe festave ku
njerëzit kërkojnë përvoja interaktive dhe të paharrueshme. Ndërsa mediat sociale vazhdojnë të
luajnë një rol të rëndësishëm në jetën e njerëzve, dëshira për të kapur dhe ndarë momentet ka
rritur edhe më shumë kërkesën për shërbimet e photobooth-it.
2. “Burime të Ndryshme të të Ardhurave”: Duke ofruar photobooth-e për shitje, qira, dhe
duke shitur fotot e gjeneruara nga to, kompania jonë mund të diversifikojë burimet e saj të të
ardhurave dhe të shërbejë segmente të ndryshme të klientëve. Shitjet ofrojnë të ardhura afatgjata
nëpërmjet blerjeve të përhershme , qiratë ofrojnë të ardhura të rregullta, dhe shitja e fotove ofron
mundësi të shtuara të të ardhurave.
3.”Shkallëzimi dhe Përshtatshmëria”: Industria e photobooth-ëve ofron shkallëzim, duke
lejuar kompaninë të zgjerojë operacionet e saj në mënyrë që kërkesa të rritet. Gjithashtu,
photobooth-ët janë të përdorshëm dhe mund të përdoren në shumë ambiente, përfshirë dasmat,
eventet korporative, panairët, festiva, dhe më shumë. Kjo përshtatshmëri na lejon të synojnm
tregje të ndryshme dhe të përshtatim ofertat në bazë të trendeve dhe preferencave të klientëve.
SEKSIONI 5
PASQYRAT FINANCIARE
Pasqyra e veprimtarive fitim humbje

Totali i të ardhurave:përfshirë tatime 70000


Shpenzimet
Llogaritja e tatimit për shitjet 700
Materialet dhe furnizimet 8000
Rrogat,pagat & komisioni 9350
Shpenzime të tjera 1000
Totali i shpenzimeve 19050
Llogaritja e fitimit neto/humbjes neto 50950
Shpërblime të shoqërisë 0
Fitimi neto pas shpërblimeve të shoqërisë 50950

Bilanci
Aktivitet:Gjendja në të holla 2000

Detyrimet dhe kapitali:


Tatimi për shitjet 700
Kapitali aksionar 7000
Të ardhurat e tjera 0
Shpërblime të shoqërise 0
Fitimi neto 50950
Totali i detyrimeve 2000
Llogaritja e fitimit neto/humbjes neto 50950
Shpërblime të shoqërisë 0
Fitimi neto pas shpërblimeve të shoqërisë 50950

Raporti i likujdimit
Vlera kontabël e aksioneve ( pas likuidimit të shoqërisë)
Fitimi neto 50950
Kapitali aksioner 7000
Totali 57950
Nr.i aksioneve të shoqërisë
Vlera kontabël 57950

You might also like