Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 2

1.

Qarko mjetin lidhëz, ndaj pjesët dhe ndërto skemën e secilës prej Fjalive të
Përbëra.

1. Stefani, i cili nuk kishte udhëtuar kurrë në det, endej i lumtur nëpër kuvertë dhe
ndiqte me sy manovrat e ndërlikuara të velave.

2. Djaloshi ilir ishte një fyelltar nga qyteti Epidam dhe i binte fyellit aq bukur, sa
askush nuk i rezistonte dot kureshtjes për të dëgjuar muzikën e tij, e cila të
qetësonte shpirtin dhe ta ngrinte zemrën peshë.

3. Sapo shkova atje, u ula pak të merrja veten, u ngrita pas pak dhe u enda nëpër
galeri e nëpër guva të ngjeshura me qindra vëllime, që atë moment po më
dukeshin sikur dinin për mua shumë më tepër sesa dija unë për to.
4. Tek ata sytë e tij kaltëroshë e të zbehtë, teksa ktheu fytyrën nga shtëpia, dallohej
krenaria e shërbyesit besnik të familjes, që i ka shërbyer asaj dhe e ka dashur
për vite të tëra.

5. Gjithë ditën e ditës luaja me shokët e mi në kopsht, i cili ishte plot lule, kurse në
mbrëmje, pasi haja mirë e mirë, hiqja valle në sallonin e madh, aty ku
mblidheshin gjithë të afërmit tanë.

6. Kur u afrova unë, dikush po tregonte me zë të lartë një histori që kishte ndodhur
në fshatin që ishte pranë fshatit tonë dhe që kishte bërë bujë të madhe.

You might also like