Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 1

 My Account

search... shop

 MENU

Të ëndërrojmë aty ku
pallati nuk do mund të
shembet
Posted on February 15, 2018 by Albert Gjoka

Fotyo ilustruese

Përshtypja rreth romanit “Pallati i ëndrrave” të Ismail


Kadaresë që mori çmimin e parë në konkursin e
organizuar nga platforma online e librit “Bukinist”, në
bashkëpunim me shtëpinë botuese “Onufri” dhe
gjimnazin “Aleks Buda” në Tiranë

Theodhor DISHA

Dikush ka thënë, “Jepu ëndrrave atë që u duhet. Mos u


kurse.” Dhe nëse kjo është arsyeja për të cilën do
varfërohesha, prapë nuk do tërhiqesha. Për më tepër,
imagjino të kesh një pallat të gjithin, për vete, plot e përplot
me ëndrra. Hmmm, fiks si Mark-Alemi. Apo Kurti, Qyprillinjtë
dhe Kadare.

Ishte zhgënjyese si fillim të lexoja Pallatin e Ëndrrave dhe të


mos gjeja asnjë ëndërr me magji, me kafshë që flasin, apo
njerëz që fluturojnë. Asnjë person që ëndërronte të bëhej
dikush në jetë, një shkollë apo një punë të mirë. Pushime
buzë detit apo ski nëpër Alpe. Përkundrazi, këtu gjithçka ishte
gati. Të gjithë jetonin në një realitet të cilin e quanin të
ëndërruar. Realiteti dhe ideali ishin një, asnjë diferencë, asnjë
motiv për të diferencuar qëllimin e jetës. Personazhe të
personifikuar me të vërtetën e hidhur të një grup “figurash”.

Me pak fjalë, shije e hidhur.

Por nuk do më kishte shkuar kurrë në mendje se aty do të


gjeja të fshehur një pjesë të torturës së radhës që ka kaluar
populli shqiptar, intelektualët, drejtuesit dhe të nënshtruarit,
ëndërrimtarët. Dhe për faj të kujt? Të një regjimi të gabuar
apo të një prijësi të keqmenduar? Fiks si një ëndërr e keqe.

Dhe, e vërteta e të gjithave është se nëpërmjet simbolit, qoftë


të personazhit kryesor, apo edhe ëndrrës së përzgjedhur prej
tij, ne njihemi me akrepat e shumtë të një ore (e cila punon
për hesap të paditur) të cilët përplasen për të mbijetuar.

Dhe sa më shumë ecin në një drejtim, mjerë për ata që e


kuptojnë se janë kundër tyre. Megjithëse jam i sigurt se
qëllimi nuk është të mësojmë nga dhuna, shkelja dhe fyerja
psikologjike, më tepër se të kuptojmë sjelljen njerëzore në
kohë dhe në hapësirë.

Askush nuk do e dëshironte fatin e keq dhe askush nuk do të


luftonte kundër të mirës, por ne duhet të kuptojmë, se
mjafton njëherë të kesh tentuar për kundër, gjithë jetën do të
të duhej të pendoheshe për këtë gjë. Kadare më ka lënë të
kuptoj se duke e gjykuar të ligën ne nuk e ndreqim atë. Dhe
pikërisht kështu e tregoi fati i Mark-Alemit.

Pallati i Ëndrrave është roman i cili më mësoi se asnjë tullë


s’mund të hidhet në themelet e diçkaje që është nisur për tu
ndërtuar keq. Dhe simbolet e tij janë shembulli për të
vërtetuar se kjo vepër mbart në vetvete mesazhe për ata që
hiqen sikur nuk kuptojnë çfarë ndodh në realitet. Ose, më
mirë të them, për ata që bëjnë sikur nuk kuptojnë. Por sa e
hidhur është e vërteta, aq edhe më e fortë bëhet forca e saj.

E pra, në fakt nga ky libër kuptova se nuk kisha vërtetë nevojë


për magji, kur ne duhet të përqafojmë atë që na rrethon, ta
sfidojmë prapambetjen që sjell me vete, dhe ngandonjëherë
të heshtim aty ku ka vend për të mësuar. Të flasim aty ku nuk
do kundërshtohemi, dhe të ëndërrojmë aty ku pallati nuk do
mund të shembet.

Librin e gjeni tek linku Këtu

Posted in Home Articles, Komuniteti, Përshtypje Tagged aleks buda,


ismail kadare, onufri, theodhor disha

← Konkursi #JamLiber – Të gjitha zgjidhjet, brenda


#IsmailKadare, Bukinist shpall trupit dhe mendjes tonë →
fituesit e gjimnazit “Aleks
Buda”

Leave a Reply
Your email address will not be published. Required fields are
marked *

Comment

Name *

Email *

Website

Save my name, email, and website in this browser for the


next time I comment.

Post Comment

Subscribe

info@leximtari.al

Bukinist, Rr. "Dritan Hoxha",


Blloku Gintash Laprakë,
pas karburant Elda

044508282

2022 @ Created with love by Aladini Trade Partner Privacy - Terms

You might also like