Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 3

FAKULTETI I EDUKIMIT

ARSIMI FILLOR

Si të mësoni dhe vlerësoni aritmetikën e numrave të plotë

Studentja: Mësimdhënës:

Rinesa Salihu Prof.dr.Xhevdet Thaqi

Mitrovicë, Mars 2023


Si të mësoni dhe vlerësoni aritmetikën e numrave të plotë

Mësuesit janë përgjegjës për ndërveprimet në klasë dhe për vlerësimin e punës së nxënësve.Pra,këto
janë pjesë të punës së mësuesve në të cilën përfshihen planifikimi i mësimit,dizajnimi i orës mësimore
etj.Këto varen nga përdorimi i burimeve që zgjedhen nga vetë mësuesi,në mënyrë që ta lehtësojë
procesin e të nxënit nga ana e fëmijëve.Kështu që të gjitha veprimtaritë që përdorë mësimdhënësi
duhet të jenë të arritshme nga nxënësit.Sa i përketë kësaj teme janë hetuar nga disa punime disa aspekte
si:kuptimi i numrave,vendvlera dhe numrat e shkruar,kuptimi i operacioneve,veprimet me
shkrim,memorizimi i fakteve numerike:shtues ose shumëzues,etj.
Gjatë fillimit të shkollës fillore nxënësit fillojnë të angazhohen në aktivitete të ndryshme memorizimi,të
mësojnë përmendësh:poezi,numra,stinë,ditë të javës,muaj,shkronja etj.Pastaj pas disa viteve ata fillojnë
të mësojnë përmendësh disa rregulla dhe fakte matematikore,historike,gramatikore etj.
Nëse tani marrim memorizimin e fakteve numerike,në lidhje me mbledhjen dhe gjithashtu nuk duhet
të theksohet se nuk është e qartë të dihet se kur futni vërtetë “mbledhje”.Për shembull,duhet të
mësoni shumë herët se duhet të thoni gjashtë pas pesë,kështu si rrjedhojë në rast se keni pesë objekte
dhe shtohet një objekt tjetër,atëherë ju do të kenë gjithsej gjashtë objekte.Kështu kjo më vonë lidhet
me veprimet matematikore ku 5+1=6.Një tjetër memorizim i fakteve numerike është edhe shkëmbimi
apo ndërrimi i vendeve të numrave,p.sh:5+1 dhe 1+5,që të dyja japin rezultatin e njëjtë (6),por jo në të
gjitha veprimet matematikore,kjo mund të thjeshtohet duke thënë se nëse kemi një mollë dhe një
dardhë,nëse ua ndërrojmë vendet sërish mbesin një mollë dhe një dardhë.Këto reflektime matematikore
dhe disa të tjera kanë ndikim në mësimdhënien dhe vlerësimin e fakteve shtesë. Një aspekt me rëndësi
në memorizimin e fakteve numerike është shkrimi,ku nënkuptohet se nëse nxënësit e shkrujnë atë që e
flasin mund ta memorizojnë më lehtë dhe më mirë atë që e thonë.Andaj ka mënyra të ndryshme shkrimi
për të zëvendësuar detyrat matematikore,ku në rast se një nxënës dëshiron të mbajë mend një sasi e ka
më të lehtë të vizatojë apo shkruajë në një mënyrë më të thjeshtë,p.sh:nëse ka një sasi prej 15
shkopinjësh ai mund t’i shkruajë në këtë mënyrë “ ||||| ||||| |||||” dhe kështu ai mund ta memorizojë më
lehtë atë sasi.Nga e gjithë kjo përmbledhje mund ta kuptojmë se në fushën e matematikës të pothuajse
secilit nivel ekzistojnë rrugë për të krijuar alternativa për zgjedhje më të lehtë të ndonjë problemi
matematikor apo diqka tjetër,andaj thjeshtë duhet zgjedhur mënyrë adekuate në mënyrë që një proces
të thjeshtohet dhe të jetë më i lehtë për t’u memorizuar apo mbajtur mend.

You might also like