33

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

33.

Njerëzit duhet të ruhen nga ata që thonë se faljet e papës janë dhuratat e çmueshme të
Perëndisë me anë të të cilave njeriu pajtohet me Perëndinë.
34. Sepse këto “hire të faljes” shqetësojnë vetëm dënimet e pendimeve sakramentale dhe
këto janë të përcaktuara nga njeriu.
35. Ata nuk predikojnë asnjë doktrinë të krishterë e cila mëson se pendimi nuk është i
nevojshëm për ata të cilët pretendojnë t’i blejnë shpirtrat nga purgatori apo të blejnë
fletët e pendesës (confessionalia).
36. Çdo i krishterë i penduar me të vërtetë ka të drejtën e shlyerjes së dënimit dhe fajit, pa
pasur nevojë që të ketë fletët e faljes.
37. Çdo të krishteri të vërtetë, qoftë i gjallë apo i vdekur, i takojnë bekimet e Krishtit dhe të
Kishës; dhe kjo i jepet atij nga Perëndia, pa pasur nevojë që të ketë fletët e faljes.
38. Megjithatë, falja dhe pjesëmarrja [në bekimet e kishës] të cilat jepen nga prifti në asnjë
mënyrë nuk duhet të përbuzen, sepse ato janë, ashtu siç kam thënë, deklarata të faljes
hyjnore.
39. Është më së shumti e vështirë, edhe për teologët më të mprehtë që në të njëjtën kohë në
një anë të urdhërojnë popullin për një mori faljesh dhe në anën tjetër për [nevojën e]
pendimit të vërtetë.
40. Pendimi i vërtetë kërkon dhe dëshiron dënimet, mirëpo faljet liberale vetëm se zbusin
dënimet dhe i bëjnë ato të urryeshme, apo të paktën, japin një rast [për t’i urryer].
41. Faljet apostolike duhet të predikohen me shumë kujdes, për shkak se njerëzit mund t’i
konsiderojnë më të dëshirueshme se sa veprat e mira të dashurisë.
42. Të krishterët duhet të mësojnë se papa nuk pretendon që blerjen e faljeve ta krahasojë
me ndonjë vepër të mëshirës.
43. Të krishterët duhet të mësojnë se një njeri që i jep lëmoshë një të varfëri apo i ofron
ndihmë një nevojtari, ai bënë një vepër më të mirë se sa të blejë faljet.
44. Sepse dashuria rritet nëpërmjet veprave të dashurisë, dhe njeriu bëhet më i mirë; mirëpo
me anë të faljeve një njeri nuk bëhet më i mirë, vetëm se mund të bëhet më i lirë nga
dënimi.
45. Të krishterët duhet të mësojnë që ai që sheh një njeri në nevojë, dhe i kalon për skaj, dhe
i jep të hollat e tij për letrat e faljes, ai nuk blen indulgjencat e priftit, por zemërimin e
drejtë të Perëndisë.
46. Të krishterët duhet të mësojnë që nëse nuk kanë më shumë se sa kërkojnë nevojat e tyre,
ata janë të detyruar të mbajnë për vete atë që është e nevojshme për familjet e veta, dhe
në asnjë mënyrë të mos shpenzojnë kot në letrat e faljeve.
47. Të krishterët duhet të mësojnë që blerja e faljeve është një çështje e vullnetit të lirë, dhe
nuk është një urdhër.
48. Të krishterët duhet të mësojnë që papa, duke dhënë falje, ka nevojë, dhe në këtë mënyrë
i dëshiron lutjet e tyre të devotshme për të më shumë se sa paratë që ata i sjellin.
49. Të krishterët duhet të mësojnë që faljet e papës janë me vlerë në rast se nuk vendoset
besimi në to; por në të njëjtën kohë edhe të dëmshme, nëse nëpërmjet tyre ata humbasin
frikën ndaj Zotit.
50. Të krishterët duhet të mësojnë që nëse papa do ta kuptonte se sa të rrepta ishin kërkesat
e predikuesve të faljeve, atëherë ai më parë do të lejonte që kisha e Shën Pjetrit të
rrënohej se sa të ndërtohej me anë të lëkurës, mishit dhe kockave të deleve të tij.
51. Të krishterët duhet të mësojnë që do të duhej të ishte dëshira e papës, ashtu siç është
edhe detyra e tij, që të jap nga paratë e tij atyre prej të cilëve shitës të caktuar të faljeve
mbledhin paratë, bile edhe nëse është e nevojshme që të shitet edhe kisha e Shën Pjetrit.
52. Siguria e shpëtimit me anë të letrave të faljes është e kotë, edhe nëse vikari i madh do të
votonte kundër dhe vetë papa do të jepte shpirtin e vet për këtë.
53. Ata janë armiq të Krishtit dhe të papës, i cili ka lejuar që Fjala e Perëndisë të ngelet
plotësisht e heshtur në disa Kisha, në mënyrë që faljet të predikohen në kishat e tjera.
54. Fjala e Perëndisë dëmtohet kur në disa predikime i kushtohet kohë e barabartë ose më e
madhe faljeve se sa Fjalës.
55. Duhet të jetë synimi i papës që nëse faljet, të cilat janë një gjë shumë e vogël, dëgjohen
me një zë të vetëm, me një ceremoni dhe marsh të vetëm, se sa Ungjilli, që është gjëja më
e madhe, atëherë Ungjilli duhet të predikohet me qindra zëra, qindra marshe dhe qindra
ceremoni.
56. “Thesaret e Kishës” prej të cilave papa nxjerr indulgjencat nuk janë të njohura aspak dhe
nuk përmenden në mesin e popullit të Krishtit.
57. Është plotësisht evidente që ato nuk janë thesare tokësore, sepse shumë nga shitësit nuk
derdhin me aq lehtësi thesare të tilla, por vetëm i mbledhin ato.
58. As nuk janë virtytet e Krishtit apo të Shenjtorëve, sepse edhe pa papën, këto gjithnjë
sjellin hir për njeriun e brendshëm, dhe kryqin, vdekjen dhe ferrin për njeriun e jashtëm.
59. Shën Lorenci tha se thesaret e Kishës ishin të varfrit e Kishës, por ai foli në bazë të
kuptimit të fjalës në kohën e tij.
60. Pa ndonjë nxitim ne themi se ky thesar janë çelësat e Kishës, të dhënë nëpërmjet meritës
së Krishtit;
61. Sepse është e qartë se për shlyerjen e dënimeve dhe rasteve të rezervuara, fuqia e papës
është e mjaftueshme në vetvete.
62. Thesari i vërtetë i Kishës është Më i Shenjtë Ungjill i lavdisë dhe hirit të Perëndisë.
63. Megjithatë ky thesar në mënyrë të natyrshme është i urryer sepse bënë që i pari të jetë i
fundit.
64. Në anën tjetër, thesari i indulgjencave në mënyrë të natyrshme është më i pranueshmi
sepse bën që i fundit të jetë i pari.

Pas shumë vitesh të udhëtime, Marko Polo vendosi që së bashku me babanë dhe xhaxhain e
tij të ktheheshin në Venedik. Ata arritën në shtëpi në vitin 1295. Pak vite pasi u kthyen
në shtëpi shpërtheu lufta në mes të Venedikut dhe Gjenovës. Me ç’rast Marko Polo u
arrestua. Teksa ishte në burg, Marko Polo ia diktoi përjetimet e tij shkrimtarit
Rustichello da Pisa, i njohur edhe si Rusticiano. Kështu lindi libri i Udhëtimeve të
Marko Polos, e cila pati një ndikim thelbësor në periudhën e zbulimeve të mëdha.
Madje hartat gjeografike të Lindjes së Largët, me shekuj të tërë u punuan pikërisht
sipas udhë përshkrimeve të tij. Madje sipas një legjende edhe fjala (numri) milion
është i lidhur me Marko Polon. Sipas legjendës, pasi u kthye në Venedik, ai i tregonte
përjetimet e tij në mënyrë megalomane duke i rritur faktet, përshkrimet dhe numrat.
Shumë shpejt, ai u bë i njohur dhe numërorët e deriatëhershëm “normal” nuk ishin të
mjaftueshëm për t’i përcjellë përshkrimet e tij. Mirëpo, për numrin 1.000.000 milion
nuk kishte ndonjë shprehje të veçantë numerike. Duke qenë se emri i tij i mesëm ishte
Emilio (pra emri i tij i plotë ishte Marco Emilio Polo) shumë shpejt në qarqet
venedikase u krijua fjala “emilioni” e cila më pas u modifikua në “milion” dhe kështu
lindi emri i këtij numri të ri.

You might also like