Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 16

SHKOLLA E MESME E ULËT ‘’MUSHNIKOVA’’ NË MUSHNIKOVË

PUNIM SEMINARIK

LËNDA: KIMIA
TEMA: SISTEMI PERIODIK I ELEMENTEVE

Nxënësja: Isra Dili Arsimtari i lëndës:

Rejhan Smaili

Mushnikovë,2017
PËRMBAJTJA

HYRJA.......................................................................................................................................................3

HISTORIA E SISTEMIT PERIODIK TË ELEMENTEVE..........................................................4

BIOGRAFIA E DIMITRIT MENDELJEVIT....................................................................................6

PËRBËRJA E SISTEMIT PERIODIK TË ELEMENTEVE..........................................................7

GRUPET E SISTEMIT PERIODIK TË ELEMENTEVE...............................................................9

PERIODAT E SISTEMIT PERIODIK TË ELEMENTEVE..........................................................13

ELEMENTET E SISTEMIT PERIODIK............................................................................................15

PËRFITIMET E SISTEMIT PERIODIK TË ELEMENTEVE......................................................22

LITERATURA...........................................................................................................................................23

2
1.HYRJA

Sistemi periodik i elementëve është skema me të cilën renditen elementet sipas numrit
të tyre atomik "Z". I ideuar nga kimisti rus Dimitri Mendelejev(Dimitri Mendeleyev) në
1869, dhe në të njëjetën kohë por në mënyre të pavarur nga kimisti gjerman Julius
Lothar Meyer (1830)- (1895), fillimisht kishte shumë hapësira boshe, të parashikuara
për elementet që do të zbuloheshin në të ardhmen, disa në gjysmën e dytë të viteve 90'.
Në nder të kimistit rus sistemi periodik quhet ndryshe dhe tabela e Mendelejevit. Sistemi
periodik ndahet në grupe dhe perioda. Sistem periodik ka 18 grupe dhe 7 perioda.
Periodat janë rende horizontale , ndërsa grupet në rende vertikale. Në këtë tabelë ,
secili element është i shënuar me simbolin perkatës. Periodat 1,2 dhe 3 janë perioda te
shkurtra. Perioda e 4 dhe 5 janë perioda te gjata . Perioda e 6 quhet perioda shumë e
gjatë , ndërsa e 7 perioda e papërfunduar. Elektronet e shtresës së fundit quhen
elektrone valentore.

Fig.1.Pamja e Sistemit Periodik të elementeve

3
2.HISTORIA E SISTEMIT PERIODIK TË ELEMENTEVE
Në shekullin XVIII (18) kimistët i klasifikonin substancat në: substanca të thjeshta dhe
substanca të përbëra.
- substanca të thjeshta në elemente dhe
- substanca të përbëra në përbërje kimike

Janë bërë shumë përpjekje për te arritur deri ne klasifikimin e elementeve në një sistem
periodik.

Deri në fund të shekullit XVIII ishte zbuluar një numër i madh i elementeve. Si rezultat i
kësaj lind nevoja për klasifikimin e tyre. Në këtë drejtim ka pasur përpjekje të ndryshme
për klasifikimin e elementeve në bazë të vetive të tyre fizike e kimike.
Përpjekjen e parë për klasifikimin e elementeve, duke u bazuar në masat atomike të
elementeve deri atëherë të njohura e ka bërë kimisti gjerman, Deberajner (Johan
Wolfang Döbereiner, 1829).

Fillimet e tyre i përkasin vitit 1817 kur kimisti gjerman Doberajner, tregoi se masa e
Stronciumit në një përbërje kimike gjendet midis masave të dy elementeve të ngjashëm,
Kalciumit dhe Bariumit ( metale alkalotokësore) e në përbërje kimike të ngjashme. Ai
klasifikoi nga tre elemente me veti kimike të ngjashme dhe grupet e tilla i quajti triada.
Kimisti gjerman, Lotar Majer (Julius Lotar Meyer), ne vitin 1870, ka vërejtur se vetitë e
elementeve, në të shumtën e rasteve, janë funksione periodike të masave atomike.

Por, këtë dukuri e ka vërejtur dhe e ka zgjidhur me sukses kimisti rus Mendelejevi
(Dimitri Ivanoviq Mendelev, 1834-1907), në vitin 1869. Në kohën e Mendelejevit kanë
qenë të zbuluar gjithsej 63 elemente. Ai i ka radhitur elementet sipas rritjes së masave
atomike të tyre dhe çdo elementi i dha nga një numër që e quajti-NUMËR RENDOR. Ai
ka vërejtur se vetitë kimike të elementeve përsëriten në mënyrë periodike. Pas radhitjes
së disa elementeve ka ardhur në përfundim se vargun duhet ndërprerë në mënyrë që
elementet që kanë veti të ngjashme fizike dhe kimike të vendosen përfundi njëri-tjetrit.

Mendelejevi ka lënë vende të zbrazëta, të cilat duhej të plotësoheshin me elemente të


reja ende të pazbuluara. Në bazë të vetive të elementeve të njohura, Mendelejev ka
parashikuar se do të zbulohen elemente të reja.

Mendelejevi kreu një studim të thelluar midis masës së elementeve dhe vetive të tyre
fizike e kimike. Ai propozoi një tabelë të përbërë nga 17 shtylla e me pas një tabelë me
8 shtylla e cila u përdor për shumë kohë e më vonë u zëvendësua me tabelën me
perioda të gjata, të cilën e përdorim edhe sot

4
3. BIOGRAFIA E DIMITRIT MENDELJEVIT
Dmitri Ivanoviç Mendelejev kimist rus, lindi më 27
janar 1834 në Tobolsk të Siberisë, Rusi Vdiq
më 2 Shkurt 1907 në Shën Petërburg, Rusi.
Mendelejevi u bë i njohur për punën e tij mbi
klasifikimin periodik te elementëve, publikuar
në 1869 dhe sot njihet si tabela e Mendelejev-it. Ai
deklaroi se elementët kimike mund të rradhiteshin
sipas një mënyre të caktuar që do të lejonte
parashikimin e aftësive të elementëve të pazbuluar
ende.
Në familjen e tij ai ishte fëmija më i vogël (i 13-ti
sipas Michael Gordin, biograf i shumë
shkencëtareve). Në moshën 14 vjeçare, pas vdekjes
të të atit, Dmitri filloi studimet në gjimnazin
e Tobolsk. Në 1849, e gjithë familja u shpërngul ne
Shën Petërburg. Megjithë kushtet e rënda
ekonomike, Mendelejev vazhdoi studimet.
Menjëherë pasi u diplomua, u detyrua të pushonte për disa kohë pasi u sëmur nga
tuberkulozi. Në 1885 u transferua në një gadishull pranë detit të Zi ku filloi punë në një
gjimnaz. Në 1856 u kthyer sërish në Shën Petërburg. Që nga 1859 deri
në 1861 qëndroi në Paris, ku bëri kërkime të rëndësishme me densitetin e gazrave dhe
studioi mbi funksionimin e spektroskopit.
Në 1863, pas rikthimit ne Rusi, u emërua profesor kimie në institutin e teknologjisë dhe
njëkohësisht punoi në Universitetin e Shën Petërburg-ut ku ne 1867 do të caktohej
profesor kimie.
Në 1866 u martua me Fjeozva Nikitiçna Ljeshçeva por kjo martesë nuk zgjati shumë
dhe çifti u nda vetëm disa vite me pas. Menjëherë pas ndarjes Mendelejev u njoh e më
pas u martua me Anna Ivanovna Popova. Mbi të njëjtën ide të Mendelejevit, kishte
shumë kohë që punonte një tjetër kimist emri i të cilit ishte Lothar Meyer..
Në 1882, u vlerësua me medaljen Davi nga Royal society ndërsa në 1889 u vlerësua
me çmimin Faraday për kiminë. Megjithëse puna e Mendelejev-it u vlerësua nga shumë
shoqata në vende të ndryshme të Evropës, aktiviteti i tij politik shqetësonte tej mase
qeverinë ruse. Për këtë arsye me 17 gusht të 1890 Dmitri dha dorëheqjen nga
Universiteti i Shën Pjeterburg-ut.
Në 1893 u emërua drejtor ne zyrën shkencore të parashikimit të peshës dhe masës.
Pikërisht falë Mendelejevit u zbulua se përqindja "optimale" e alkoolit për vodkën ruse
ishte 40 %. Në Shkurt të 1905 puna e tij u vlerësua nga Royal Society me çmimin
Coplay.
Dmitri Ivanoviç Mendelejev u nda nga jeta më 2 shkurt te 1907 në Shën Petërburg ku
dhe u varros. Elementi 101 i zbuluar në 1955 u quajt Mendelevium pikërisht në nder të
këtij kimisti të madh.

5
4.PËRBËRJA E SISTEMIT PERIODIK TË ELEMENTEVE
Sistemi periodik përbëhet nga grupe dhe perioda.Ky sistem periodik i ka 18 grupe dhe 7
perioda. Periodat janë rende horizontale , ndërsa grupet në rende vertikale. Në këtë
tabelë , secili element është i shënuar me simbolin perkatës. Periodat 1,2 dhe 3 janë
perioda te shkurtra. Perioda e 4 dhe 5 janë perioda te gjata . Perioda e 6 quhet perioda
shumë e gjatë , ndërsa e 7 perioda e papërfunduar. Elektronet e shtresës së fundit
quhen elektrone valentore.
Çdo grup (shtylle e sistemit) përmban elementet të cilët kanë të njëjtin konfigurim
elektronik të jashtëm (menyren sesi elektronet shpërndahen rreth berthamës). Brenda
çdo grupi gjenden atome me veti të ngjashme.
Çdo periode (rrjesht i tabelës) fillon me një element atomi i të cilit ka një konfigurim të
jashtëm të tipit "s" ose "ns", ku "n" është numri kuantik parësor, dhe duke vazhduar në
atomët e tjera të periodës, numri atomik "Z" rritet më nga një njësi në çdo kalim.

-Ndarja e Sistemit Periodik të elementeve thellësishtë përbëhet nga; -GRUPET


-PERIODA
-METALE
-GJYSMË METALE
-JOMETALE.
4.1 METALE
Më shumë se 75% e elementeve kimike janë metale . Disa nga metalet njeriu i ka
njohur që në kohet e lashta, duke u njohur në vetitë e hekurit, nikelit, kromit, bakrit.
Metalet me se shpeshti i hasim ne koren e tokes,por ato ne perqindje te vogel i hasim
edhe te organizmat e gjallë te cilet ndihmmojne per kryerjen e proceseve jetesore.Nje
numer i vogel metalesh i hasim ne gjendje elementare siç janë: ari,argjendi dhe bakri,
ndersa metalet ne natyre lehte mund te lidhen me substanca tjera duke formuar
okside,sulfure,karbonate etj. Ndërsa në kohet e mëvonshmeve është zbuluar edhe
atomi. Metalet si : ari argjendi, hekuri, etj. janë zbuluar më herët. Aristoteli e përmendi
merkurin në shek. VIl. Disa nga metalet mund të gjenden në një gjendje elementare p.
sh ari, argjendi, merkuri, hekuri. Te gjitha metalet janë të ngurta me përjashtim të
merkurit,franziumi dhe ceziumi qe jane te lengeta.
Metalet janë paraqitur me veti fizike të veçanta siç janë : shkëlqimi metalik,
përcjellshmëria elektrike dhe nxehtësia, fortësia e madhe dhe qëndrueshmëria. Për nga
vetitë ata ndahen në reaktiv dhe jo reaktiv. Kanë veti të përbashkëta se veprojnë me
oksigjenin dhe dezertojnë okside. Oksidet që veprojnë me ujë formojnë bazat. Veti
karakteristike është se mund të kombinohen dhe të formojnë aliazhe.Ne sistemin peridik
gjinden ne anen e djathte ne kohet e lashta u zbulua me pare bakri por per te pasur ka
pasur hekur mjaft ne natyr por njeriu nuk e ka njohur.Rusia zotëron 20% të rezervave
ekzistuese në botë të metaleve të rrallë tokësorë, por nxjerrja e tyre nuk i tejkalon 2% e
prodhimit të tyre botëror. Mërkuri është metali i vetëm lëng në kushte normale.Metalet
mund të punohen ose lakohen pa u këputur . Metalet terhiqen nga magneti, me ane te
tit ndahet hekuri.

6
4.2 JOMETALE
Jometalet gjenden në anën e djathë të sistemit periodik dhe ndodhen në tri gjendjet
agregate: të ngurtë, të lënget dhe të gaztë. Jometalet nuk janë përcjellës të mirë as të
nxehtësisë as të elektricitetit përpos karbonit, i cili kur është grafit është përcjellës i mirë
i nxehtësisë dhe elektricitetit, kurse si diamant është përçues i nxehtësisë. Veti e
përbashkët e jometaleve është se ato formojnë acidet.

Fig.2.Pozicioni i jometaleve në sistemin periodik të elementeve

4.3 GJYSMËMETALET OSE METALOIDET


Gjysmëmeatlet janë 8 elemente, karakteristikat kryesore janë;Gjendja agregate e ngurtë, kanë
veti të metaleve dhe të jometaleve, shembulli sicili ka shkëlqim metalik por nuk mund të
telezohen as të petezohen, bëjnë pjesë në gjysmëpërçues, në temperaturë të zakonshme kanë
përçueshmëri të ulët, ndërsa në temperatut të lart ajo rritet, oksidet e gjysmëmetaleve mund
të jenë me karakter acidik, bazik.Vetitë kimike janë të ngjaishme me metalet, ndërsa vetitë
fizike me jometale.

7
5.GRUPET E SISTEMIT PERIODIK TË ELEMENTEVE
Një grup elementësh përbëhet nga ata elementë të cilët shfaqen në të njëjtën shtyllë të
sistemit periodik. Elementët e të njëjtit grup karakterizohen nga një konfigurim i jashtëm
elektronik i njëjtë, kështu që formojnë lidhje me të njëjtët elementë. Kjo shakton analogji
të dukshme në sjelljen e tyre kimike dhe mund të jenë më të mëdhaja ose më të vogla
në varësi të grupit që merret në studim. Grupet janë 18 dhe janë të rreshtuar më
poshtë:

 Grupi i pare : Metalet Alkaline


 Grupi i dyte : metalet alkalino-tokesore
 Grupi i trete : grupi i skandiumit
 Grupi i katert : grupi i titanit
 Grupi i peste : grupi i vanadiumit
 Grupi i gjashte : grupi i kromit
 Grupi i shtate : grupi i manganit
 Grupi i tete : grupi i hekurit
 Grupi i nente : grupi i kobaltit
 Grupi i dhjete : grupi i nikelit
 Grupi i njembedhjete : grupi i bakrit
 Grupi i dymbedhjete : grupi i zinkut
 Grupi i trembedhjete: grupi i borit
 Grupi i katermbedhjete : grupi i karbonit
 Grupi i pesembedhjete : grupi i azotit
 Grupi i gjashtembedhjete : grupi i oksigjenit
 Grupi i shtatembedhjete : halogjenet
 Grupi i tetembedhjete : gazet e dobet

5.1 GRUPI I PARË (METALET ALKALINE)


Metalet alkaline perbejne grupin e pare ku bejne pjese elementet e meposhtem;

 Hidrogeni
 Litiumi
 Natriumi
 Kaliumi
 Rubidiumi
 Ceziumi
 Franciumi
Hidrogjeni bën pjesë në grupin e parë por nuk ësht një metal alkalin. Quhen alkale të
gjithë ato substanca që janë të afta të neutralizojne acidet. Kështu që me "alkalin" edhe
në ditet e sotme kuptohet ose një metal i grupit të parë ose një bazë. Metalet alkaline
shfaqin në përbërjet e tyre gjithmonë numër oksidimi +1. Janë reduktues shumë të fortë,
reagojnë vrullshëm me ujin duke reduktuar hidrogjenin. Elementet e këtij grupi
manifestojnë vlerat më të ulta te elektronegativitetit.

8
5.2GRUPI I DYTË (METALET ALKALINO-TOKËSORE)
Metalet alkalino-tokesore mbushin grupin e dyte, ku bejen pjese elementet e
meposhtem:

 Beriliumi
 Magnezi
 Kalciumi
 Stronciumi
 Bariumi
 Radiumi
Metalet alkalino-tokesore (perjashtuar beriliumi) jane metale me gnjyre e argjendte, te
bute, me dendesi te ulet. Reagojne menjehere me halogjenet per te formuar kripe dhe
me ujin, dhe pse jo aq shpejt sa me metalet alkaline, per te formuar hidrokside alkaline.
Keto elemente kane 2 elektrone ne orbitalin e valences, dhe pervec beriliumit dhe
magnezit, vetite kimike te elementeve te tjere jane te ngjashme me jonet e tyre me dy
ngarkesa pozitive. Pra ne grup vihet re tendenca e elementeve per te marre
konfigurimin e gazi te dobet qe i paraprin ne sistemin periodik.
5.3GRUPI I TRETË I SKANDIUMIT
Ky grup konsiston në :

 Skandiumi
 Itriumi
 Lantani
 Aktini
Këto elemente kane qe te gjithë 3 elektrone ne shtresën e jashtme. Skandiumi dhe
Itriumi se bashku me shumicën e lantanoideve gjendet ne natyre edhe pse disa prej tyre
ne gjurme shume te vogla ne koren e Tokës. Ndërsa shumica e aktiniodeve prodhohen
ne laborator dhe nuk gjende ne natyre. Ne temperature ambienti këto elemente janë ne
gjendje te ngurte.
5.4 GRUPI I KATËRTË,I TITANIT
Ky grup i përfshin këto elemente :

 Titani
 Zirkoni
 Hafniumi
 Radherfordi
Këto elemente kanë 4 elektrone ne orbitalet e jashtme. Radherfordi nuk gjendet ne
natyrë por përfitohet artificialisht. Ne temperature normale këta elemente janë në
gjendje te ngurtë.
5.5 GRUPI I PESTË, I VANADIUMIT
Ky grup konsiston në :

 Vanadiumi
 Niobi
9
 Tantali
 Dubniumi,
Këto elemente kane pese elektrone ne shtresën e jashtme. Dubniumi nuk gjendet ne
natyre, por prodhohet industrialisht. Ne temperature mjedisi këto elemente janë
negjendje te ngurte.
5.6 GRUPI I GJASHTË, I KROMIT
Grupi i gjashte konsiston ne :

 Kromi
 Molibdeni
 Tungsteni
 Seaborgiumi
Këto elemente kane gjashte elektrone ne shtresën e jashtme. Seaborgiumi nuk gjendet
ne natyre por mund te prodhohet ne laborator. Ne temperature mjedisi këto elemente
janë ne gjendje te ngurte.
5.7GRUPI I SHTATË, I MANGANIT
Ky grup konsiston ne :

 Mangani
 Reniumi
 Teknetiumi
 Boriumi
Këto elemente kane 7 elektrone ne shtresën e jashtme. Teknetiumi nuk ka izotope te
qëndrueshëm. Ky dhe Prometiumi janë te vetmit elemente përpara poloniumit përtej te
cilit asnjë element nuk ka izotope te qëndrueshëm. Ne temperature ambienti janë ne
gjendje te ngurtë.

5.8 GRUPI I TETË, I HEKURIT.


Ky grup konsiston ne :

 Hekuri
 Ruteniumi
 Osmiumi
 Hassiumi
Kane 4 elektrone ne shtresën e jashtme ne orbitalin d. Hasiumi nuk gjendet ne natyre
por prodhohet ne laborator. Ne temperature mjedisi këto elemente janë ne gjendje te
ngurtë.
5.9 GRUPI I NËNTË,I KOBALTIT
Ky grup konsiston ne 4 elemente :

 Kobalti
 Rodiumi
 Iridiumi
 Meitneriumi
10
Janë qe e gjithë metale tranzicioni. Kane 5 elektrone ne orbitalin e jashtëm d. Ne
temperature ambienti shfaqen ne gjenie te ngurte. Meitneriumi nuk gjendet ne natyre
por prodhohet vetëm ne laborator.

5.10 GRUPI I DHJETË, I NIKELIT


Ky grup konsiston ne këto elemente :

 Nikeli
 Palladiumi
 Platini
 Darmstadtiumi
Darmstadtiumi nuk jendet ne natyre por prodhohet ne laborator. Ne temperature
ambienti këto elemente shfaqen ne gjendje te ngurte.
5.11 GRUPI I NJËMBDHJETË, I BAKRIT
Grupi i 11-te konsiston ne këto elemente :

 Bakri
 Argjendi
 Ari
 Roentgeniumi
Ne temperature mjedisi këto elemente shfaqen ne gjendje te ngurte. Ky grup njihet
edhe si grupi i metaleve fisnike (metalet fisnike janë metale inerte qe nuk reagojnë gjate
një procesi kimik. Janë te përthyeshëm, mund te fletezohen, kane rezistence shume te
mire ndaj gërryerjes, aftësi shume te mira për te përcjellur energjinë termike dhe
elektrike). Metalet e këtij grupi janë te vetmit qe kane një ngjyre te tyren. Këto metale,
sidomos argjendi, kane veti te veçanta qe i bëjnë shume te rëndësishëm ne përdorimin
industrial përveçse ne atë dekorativ : janë përcjellës te shkëlqyer termike dhe elektrike,
janë te përthyeshëm e te fletezueshëm, e reflektojnë dritën me mire se çdo material
tjetër. Argjendi ka dhe një veti te pazakonte, qe ndryshku i tij, mbetet një përcjellësh
shume i mire elektrik. Bakri gjen përdorim te gjere ne tela e qarqe elektrike ; ne
kontaktet elektrike qe kërkojnë saktësi te larte përdoret ari meqenëse nuk ndryshket.
Argjendi gjen përdorim ne kontaktet elektrike te hapura ; ne fotografi(sepse nitrati dhe
bromuri i argjendit shperbhen nga drita duke formuar argjend metalik), ne agrikulture,
ne mjekësi e ne shkenca te tjera. Bakri, ari e argjendi janë metale te buta prandaj kur
përdoren për te prodhuar monedha përzjehen me metale te tjera për te krijuar një
material me te forte e me rezistent.
5.12 GRUPI I DYMBËDHJETË, I ZINKUT
Ky grup konsiston ne këto elemente :

 Zinku
 Kadmiumi
 Merkuri
 Ununbiumi

11
Kete elemente kane 6 elektrone ne shtresën e jashtme. Disa prej tyre nuk gjenden ne
natyrë por mund te prodhohen ne laborator. Ne temperature mjedisi shfaqen ne gjendje
te ngurte, përjashtuar merkurin i cili është i lënget.
5.13 GRUPI I TREMËDJETË, I BORIT
Ky grup përbehet nga këto elemente :

 Bori
 Alumini
 Galiumi
 Indiumi
 Taliumi
Elementet e këtij grupi kane nga tre elektrone ne shtresën e jashtme.
5.14 GRUPI I KATËRMBËDJETË, I KARBONIT
Ky grup përbehet nga këto elemente :

 Karboni
 Silici
 Germaniumi
 Kallaji
 Plumbi
 Ununkuadiumi
Elementet e këtij grupi kane 4 elektrone ne shtresën e jashtmTe.
5.15 GRUPI I PESËMBDHJETË, I AZOTIT
Ky grup përbehet nga këto elemente :

 Azoti
 Fosfori
 Arseniku
 Antimoni
 Bismuthi
Sipas modelit te orbitalit te gjithë këto elemente kane 5 elektrone ne shtresën e
jashtme. Azoti dhe fosfori janë jometale, arseniku, me veti shume te ngjashme me
fosforin është një metaloid, antimoni dhe bismuti janë metale. Numrat e oksidimit me te
zakonshëm për këto grupe janë +-3 dhe +-5 përvec azotit qe shafaq dhe +-1, +-2 dhe
+4.

12
5.16 GRUPI I GJASHTËMBDHJETË,I OKSIGJENIT
Ky grup përbehet nga këto elemente :

 Oksigjeni
 Squfuri
 Seleni
 Teluri
 Poloniumi radioaktiv
Oksigjen edhe squfuri janë jometale, seleni dhe teluri janë metaloide gjysmëpërcjellës,
ndërsa poloniumi është një metal. Megjithatë seleni dhe teluri konsiderohen si metale
ne formën e tyre elementare. Elementet e këtij grupi hasen shpesh si minerale : për
shembull piriti. Numri i oksidimit te këtyre elementeve është përgjithësisht -2, por mund
te përftojnë edhe te tjerë.
5.17 GRUPI I SHTATËMBDHJETË, GAZET HALOGJENE
Ky grup përbehet nga këto elemente :

 Fluori
 Klori
 Bromi
 Jodi
 Astati
Etimologjia e emrit vjen nga fakti qe mund te krijojnë kripëra me metalet. Ne shtresën e
jashtme kane 7 elektrone, kështu qe kane tendence te marrin një elektron, ne kripërat
jonike ose te jonizuara ne ujë shfaqen me ngarkese negative. Janë elementet me
elektronegative dhe ne gjendje elementare formojnë molekula biatomike. Mund te
reagojnë dhe midis tyre duke formuar molekula si BrF, ICl e ClF. Ne temperature
mjedisi fluori dhe klori janë gaze, bromi është lëng, jodi dhe astati janë te ngurte, edhe
pse astati është aq i rralle e i paqëndrueshëm sa zakonisht nuk konsiderohet. Me
metalet formojnë kripëra me formule My+ X y ku X është halogjeni dhe M metali,
formojnë dhe hidracide binare me formule HX (HF, HCl, HBr, HI). Halogjenët janë
shume reaktive dhe ne sasi te mjaftueshme mund te jene letale për organizmat
biologjike. Fluori është me reaktivi dhe ne fakt reagon dhe me gazet e dobët ; klori dhe
bromi përdoren si dizinfektante. Klori është halogjeni me i bollshëm ne Toke, ku gjendet
si jon klorur, gjithmonë ne formën jonike është i vetmi halogjen i nevojshëm për
organizmin njerëzor. Iodi nevojitet ne sasi minimale për prodhimin e hormoneve
tiroidale. Fluori përdoret ne prodhimin e pastave te dhemebve sepse formon një shtrese
qe forcon zmaltin.

13
5.18 GRUPI I TETËMBDHJETË, GAZET INERTE
Termi gaz i dobët vjen nga fakti qe këto gaze nuk lidhen me elementet e tjerë. Gazet e
dobëta kanë forca ndëratomike shumë te dobëta dhe si pasojë pikë të vlimit dhe të
shkrirjes shumë të ulëta. Atomet me te medhaja te grupit janë lehtësisht reaktive.
Ne këtë grup bëjnë pjesë këto elemente :

 Heliumi
 Neoni
 Argoni
 Kriptoni
 Ksenoni
 Radoni
 ndoshta bën pjese dhe Ununoctiumi

1 ALKALINE 7 MANGANIT 13 BORIT


2 ALKALINO-TOKËSORE 8 HEKURIT 14 KARBONIT
3 SKANDIUMIT 9 KOBALTIT 15 AZOTIT
4 TITANIT 10 NIKELIT 16 OKSIGJENIT
5 VANADIUMIT 11 BAKRIT 17 HALOGJENE
6 KROMIT 12 ZINKUT 18 INERTE
Tab.1.Ndarja themelore e grupeve të sistemit periodik të elementeve

14
6.PERIODAT E SISTEMIT PERIODIK TË ELEMENTEVE
Ekzistojnë 7 perioda të sistemit periodik të elementeve. Ato paraqesinë rreshtat në të cilat
është i ndarë sistemi periodik i elementeve.Periodat e sistemit periodik janë;

PERIODA E PARË

Në këtë period bëjnë pjesë vetëm dy elemente, ato janë Hidrogjeni dhe Helijumi.

PERIODA E DYTË

Në periodën e dytë gjindet, një metal alkalinë, një metal alkalino-tokësor,një gjysmëmetal, tre
jometale, një element halogjen dhe një element të gazët inert.Elementet që gjenden në këtë
period janë; Litujimi,Berijumi, Bori, Karboni ,Azoti,Oksigjeni, Flouri dhe Neoni.

PERIODA E TRETË

Në periodën e tretë gjenden këto elemente,Natriumi, Magnezi, Alumini, Sicili, Fosfori, Sulfuri,
Kori dhe argoni.

Perioda e katërt

Në periodën e katërt gjinden këto elemnte.Kaliumi, Kalciumi, Skandiumi, Titaniumi,


Vandaniumi, Hromi, Mangani, Hekuri, Kobalti, Nikeli, Bakri, Zinku, Galijumi, Germanijumi,
Astati, Seleni, Bromi,Kriptoni.Këto elemente kanë numra atomik prej 19 deri 36. Në këtë period
janë 18 elemente dhe është perioda me metale më të rrëndësishme për njeriun.

PERIODA E PESTË

Në këtë period gjenden elementet


si;Rubidijumi,Strocijumi,Itirijumi,Cirkonijumi,Nobijeumi,Molibdeni,Argjendi,Jodi,Ksenoni etj

PERIODA E GJASHTË

Në këtë period janë 32 elemente.

PERIODA E SHTATË

Edhe në këtë periodë janë 32 elemente , dhe është perioda e papërfunduar.

15
7.ELEMENTET E SISTEMIT PERIODIK
Elementet kimike, të renditura sipas alfabetit : paraqitja e elementeve kimike. Shenjat
kimike elementet kimike ne fillim janë paraqitur me fotografi pasi kane qen te pakta.
Këtë ide nuk e përkrahi daltoni i cili i paraqiti me rrathë dhe i krahasoi me planetë por
këtë ide nuk e përkrahu breceliusi i cili tha qe shenje kimike duhet te mirret shenja e
pare e atij elementi dhe nëse elementet fillojnë me emër te njëjte duhet te mirret një
shkronje tjetër me te dorës e vogël qe e përben atë element.

16

You might also like