Majmuni

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 1

Majmunët janë primatë halporhini[1] (“hundë-thatë”), një grup parafiletik të cilët kryesisht posedojnë bisht dhe

përafërsisht është e përbërë nga 260 lloje të njohura ekzistuese. Shume lloje të majmunëve janë banorë të pemëve (që
rron në drurë), megjithëse ka lloje të cilat kryesisht jetojnë në tokë, siç janë babuinët[2]. Shumë lloje po ashtu janë
aktive gjatë ditës (ditor). Majmunët kryesisht janë të konsideruar të jenë inteligjent, në veçanti majmunët e Botës së
Vjetër[3]. Lemurët, lorisët[4] dhe galagot[5] nuk janë majmunë; në vend të majmunëve janë primatë
sepstirinë[6] (“hundë-lagur”). Si majmunët, thembërgjatët[7] janë primatë halporhini; sidoçoftë, ata po ashtu nuk janë
majmunë. Ekzistojnë dy lloje kryesore të majmunëve: majmunët e Botës së Re[8] (platirhinët) nga Amerika
Jugore dhe Qëndrore dhe majmunët e Botës së Vjetër (katarhinët e superfamiljes Cercopithecoidea) nga Afrika dhe Azia.
Majmunët hominoid[9] (gibonët[10], orangutanët, gorillat, shimpanzetë dhe njerëzit), ku të gjithë nuk kanë bisht, janë
po ashtu katarhinë por nuk konsiderohen majmunë. Për shkak se majmunët e Botës së Vjetër janë të lidhur më ngushtë
me majmunët hominoid më shumë se me majmunët e Botës së Re, akoma termi “majmun” përjashton këtë fis më të
afërt, majmunët përmenden si grupi parafiletik. Simianët[11] (“majmunët”) dhe thembërgjatët u shfaqën në mes të
halporhinëve para 60 milion viteve. Majmunët e Botës së Re dhe majmunët katarhinë[12] u shfaqën në mes të
simianëve para 35 milion viteve. Majmunët e Botës së Vjetër dhe Hominidaët u shfaqën në mes të majmunëve katarhinë
para 25 milion viteve. Simianët basal të zhdukur siç është Aegyptopithecus[13] ose Parapithecus[14] [35-32 milion vite
më parë] janë po ashtu të konsideruar si majmunë nga primatologët.

Majmuni Makaka

Përshkrimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Marmoseti Goeldi (Callimico goeldii)

Majmunët sillen prej një madhësie nga marmoseti xhuxh[15], i cili mund të jetë i vogël 117 milimetra (4.6 in) me një
bisht prej 172 milimetra (6.8 in) të gjatë dhe 100 gram (3.5 oz) i rëndë, deri te mashkulli mandril[16], gati 1 metër (3.3 ft)
i gjatë dhe një peshë prej 36 kilogramësh (79 lb). Disa jetojnë nëpër pemë kurse disa jetojnë në savane: mënyra e të
ushqyerit ndryshon në disa lloje por shumica konsumojnë: fruta, gjethe, fara, lule, vezë dhe kafshë të vogla (përfshirë
merimanga dhe insekte). Disa karakteristika ndahen në mes të grupeve: shumica e majmunëve të Botës së Re kanë
bishta kapës ndërsa majmunët e Botës së Vjetër nuk kanë bishta kapës ose nuk kanë bisht fare. Majmunët e Botës së
Vjetër kanë shikim me ngjyra trikormatike si të njeriut, ndërsa majmunët e Botës së Re mund të jenë triomatik[17],
dikromatik[18] ose si te majmunët e natës dhe te galagoja më e madh-monokromatik[19]. Sidoqoftë edhe majmunët e
Botës së Re dhe të Vjetër, kanë sy të drejtuara përpara, fytyrat e majnunëve të Botës së Re dhe të Vjetër kanë dukje të
ndryshme, sidoçoftë përsëri, çdo grup ndan disa karakteristika të prbashkëta siç janë llojet e hundëve, faqeve dhe
nofullave.

You might also like