Danieel p1

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 3

ukur dhe e madhe, nga ato që shpesh, agjentët e pasurive të paluajtshme u referohen si “magjepsëse”.

Kishte edhe pishinë dhe një kopsht të rrethuar, që gëlonte nga rozmarinat dhe pemët. Vetëm disa orë pas
mbërritjes, ata rendën të bënin plazh hareshëm, ashtu, gjysmëlakuriq, siç vdesin të bëjnë plazh turistët
britanikë, pavarësisht se ku shkojnë. Ndonëse më e reja e grupit, Madalena ishte udhëheqësja e tyre
jozyrtare, një barrë që vajza e kishte pranuar pa ngurruar. Kishte qenë Madalena ajo që kishte gjetur vilën
me qira, që kishte rezervuar restorantin me dreka të gjata e darka të vona dhe udhëtimet ditore në thellësi
të Korsikës, dhe po ajo kishte ecur para me motorin e saj nëpër shtigjet e ngushta e të pabesa, duke u
treguar rrugën. As që e kishte marrë mundimin të përdorte ndihmën e hartës. Njohuritë e saj
enciklopedike për gjeografinë, historinë, kulturën dhe kuzhinën e ishullit i kishte përftuar gjatë një
periudhe studimesh e përgatitjesh të zellshme, disa javë përpara udhëtimit. Dukej, pra, se Madalena nuk i
kishte lënë asgjë në dorë rastësisë. Por, në fund të fundit, ajo nuk linte kurrë, asgjë, në dorë të rastësisë.
Ajo kishte shkuar në selinë qendrore të partisë, në Millbank, dy vjet më parë, pas diplomimit në
Universitetin e Edinburgut, në degët Ekonomi dhe Politikë Sociale. Pavarësisht se nuk kishte studiuar në
shkolla të mira - pjesa më e madhe e kolegëve të saj kishin studiuar në universitete shtetërore elitare dhe
në Oksbrixh - ajo ngjiti me shpejtësi disa shkallë para se të emërohej drejtoreshë e Marrëdhënieve me
Komunitetin. Puna e saj, sikundër e përshkruante shpesh ajo, ishte të kërkonte vota edhe në atë pjesë të
popullsisë britanike që nuk kishte asnjë interes të mbështeste partinë, platformën apo kandidatët e saj. Të
gjithë mendonin se ky emërim do t’i shërbente si një katapultë për pozicione më të larta. Madalenën e
priste një e ardhme e ndritur, “diellore”, do të shprehej Paulina, e cila e kishte vërejtur nga afër ngjitjen e
koleges së saj më të re, ndonëse pa kurrfarë zilie. Në parti, qarkullonin fjalë se atë e kish marrë në
patronazh dikush me rëndësi. Dikush pranë kryeministrit ose, pse jo, edhe vetë kryeministri.
Me një pamje sikur sapo kishte dalë nga kopertina e një reviste, intelektin e spikatur dhe energjinë e
pashtershme, Madalena po përgatitej për të siguruar një vend në parlament e madje të merrte edhe ndonjë
ministri.
E gjitha kjo ishte vetëm çështje kohe. Ose të paktën, kështu thoshin. Gjë që e bënte edhe më skeptik
faktin që në moshën njëzeteshtatëvjeçare, Madalena Hart nuk përflitej për asnjë lidhje dashurie. Kur e
kishin pyetur për gjendjen e saj shterpë në jetën sentimentale, ajo ishte shprehur se ishte tepër e zënë për
të pasur të dashur. Fiona, brunia bukuroshe dhe thumbuese e kabinetit qeveritar, tha se ky shpjegim linte
vend për dyshime. Për më tepër, ajo mendonte se Madalena po mashtronte - Fiona vetë ishte një
mashtruese e lindur, ndaj edhe i kishte hyrë politikës. Për të vërtetuar teorinë e saj, ajo kishte shtuar se
Madalena ishte muhabetçie e thekur, por, kur vinte puna te jeta personale, mbyllej menjëherë në guaskë.
Po, pat thënë Fiona, ajo nuk e ka aspak problem të flasë herë pas here për fëmijërinë e saj të trishtë, për
jetën e tmerrshme në banesat sociale, për babanë, të cilit sot as fytyrën nuk ia sjell dot ndër mend, për
vëllanë e alkoolizuar që nuk kishte parë asnjë ditë punë me sy, ama, të tjerat i ruante të kyçura pas një
muri të gurtë e të lartë.
- Madalena jonë ose është një vrasëse e pamëshirshme, ose një prostitutë e sërës së lartë, - tha një çast
Fiona, - dhe askush nga ne nuk ia hedh dot.
Por Elisona, njëra prej asistenteve në zyrat qendrore, kishte një teori tjetër.
- E gjora ka rënë në dashuri, - tha ajo një pasdite teksa shihte Madalenën që ngrihej nga uji si një
perëndeshë, në gjirin e vogël poshtë vilës ku po qëndronin ata. - Vetëm se është një dashuri e
pashpërblyer.
- Pse kështu? - e pyeti Fiona e përgjumur, nga poshtë kapelës me strehë të gjerë, që e mbronte nga dielli.
- Ndoshta sepse nuk i lejohet.
- Mos është ndonjë i martuar?
- I martuar po se po!
- I poshtri!
- Pse, ti nuk...
- A kam qenë ndonjëherë e lidhur me një burrë të martuar?
- Po.
- Vetëm dy herë, por them ta provoj edhe një herë të tretë.
- Ti do të digjesh në ferr, Fi.
6DANIELSILVAVAJZAANGLEZE7
- Nuk e ke idenë sa ma ka qejfi!
Pikërisht atëherë, pasditen e ditës së shtatë, tri vajzat dhe dy djemtë që shoqëronin Madalena Hartin në
vilën me qira pranë Pianës, vendosën t’i gjenin asaj një të dashur. Dhe nuk duhej të ishte një i dashur
dosido, pat thënë Paulina. Ai duhej të kishte njëfarë moshe, pamjeje dhe prejardhjeje, e natyrisht, të
gëzonte gjendje ekonomike dhe mendore të shkëlqyer, të ishte pa të fshehta dhe pa ndonjë femër tjetër në
jetën e tij. Fiona, ekspertja në çështjet e zemrës, e quajti këtë një mision të pamundur.
- Ai nuk ekziston, - shpjegoi ajo, a thua se nuk kishte lënë vend pa e kërkuar. - Por edhe sikur të ekzistojë,
ose është i martuar, ose i pëlqen shumë vetja për t’u marrë me Madalenën e gjorë.
Por, pavarësisht nga dyshimet që kishte, Fiona i hyri me kokë asaj sfide, qoftë edhe për t’i shtuar një
grimë intrige pushimeve. Për fatin e saj të mirë, lista e kandidatëve të mundshëm ishte e gjatë, pasi dukej
se gjysma e Anglisë Jugore kishte braktisur ishullin përvëlues për të shijuar rrezet e Korsikës. Aty kishte
zbarkuar një koloni financierësh që kishin marrë me qira vila madhështore në skajin verior të Golfe de
Porto, një grup artistësh që jetonin si ciganë në një qytezë kodrinore në Castagniccia, trupa e aktorëve që
ishin vendosur në plazhin e Campomoro-s dhe delegacioni i politikanëve të opozitës, që vazhdonin të
komplotonin rikthimin në pushtet, në një vilë sipër shkëmbinjve të Bonifacio-s. Duke përdorur kabinetin
si kartën e saj fituese, Fiona rregulloi shpejt e shpejt një sërë takimesh sociale, kinse të rastësishme. Për
çdo rast - qoftë një festë në mbrëmje, një ngjitje në mal apo një festë në plazh pasdite - ajo gjente
mashkullin më të përshtatshëm dhe e vendoste në krah të Madalenës. Megjithëkëtë, dukej se asnjë prej
tyre nuk arrinte ta shembte murin e saj, madje as aktori i ri simpatik që sapo kishte interpretuar një rol
kryesor në muzikalin më të suksesshëm të sezonit.
- Përfundimisht, atë e ka zënë keq qymyri, - tha Fiona teksa ktheheshin për në vilë një mbrëmje vonë dhe
Madalena i udhëhiqte nëpër errësirë me Skuterin e saj të kuq.
- Kush mendon ti se mund të jetë? - pyeti Elisona.
- Nuk e di, - tha Fiona ngadalë dhe me zili, - por me siguri që është një njeri i veçantë.
Atëherë kur nuk kishte mbetur as një javë për t’u kthyer në Londër, Madalena filloi të kalonte më shumë
kohë vetëm. Largohej nga vila herët në mëngjes, zakonisht para se të zgjoheshin të tjerët, dhe kthehej në
mbrëmje vonë. Kur e pyesnin se ku shkonte, ajo kthente përgjigje të vagullta dhe në mbrëmje rrinte
shpesh e ngrysur ose e shqetësuar. Elisona kishte menduar skenarin më të keq, që i dashuri i Madalenës,
kushdo të ishte ai, i kishte dërguar fjalë se “nuk kishte më nevojë për shërbimet e saj”. Por ditën tjetër, kur
u kthyen në vilë pasi kishin dalë për të bërë pazar, Fiona dhe Paulina u kënaqën kur mësuan se Elisona e
kishte pasur gabim. Dukej se i dashuri i Madalenës kishte ardhur në Korsikë dhe Fiona kishte fotografitë
që e vërtetonin këtë.
..
Ajo e kish parë Madalenën në orën 14:10, në restorantin “Les Palmiers”, në Kalvi. Ishte ulur në një
tavolinë në bregdet, me kokën e kthyer lehtë nga deti, thuajse e pavetëdijshme për praninë e njeriut që
ishte ulur përballë saj. Sytë i kish fshehur pas një palë syzesh dielli të mëdha dhe fytyrën e pastër pas një
kapele të madhe kashte me një fjongo të zezë. Paulina kishte dashur të afrohej te tavolina e tyre, por Fiona
e kishte nuhatur që situata atje ishte e nderë dhe kishte sugjeruar të fshiheshin shpejt e shpejt, pa bërë zë.
Ajo ishte menduar mirë para se të shkrepte fotografinë inkriminuese me celularin e saj. Madalena dukej
se nuk kishte pikasur asgjë, ama, shoqëruesit të saj nuk i shpëtoi. Sapo Fiona shkrepi butonin e kamerës,
ai ktheu kokën sakaq, me një instinkt thuajse kafshëror që e paralajmëronte se po e nxirrnin në fotografi.
Pasi u fshehën me vrap në dyqanin më të afërt, Fiona dhe Paulina vëzhguan me vëmendje burrin në
fotografi. Flokët i kishte biondë, paksa të thinjur e të shpupuritur nga era, por aspak të rënë. Balluket i
binin mbi sy dhe i shtonin hijeshinë një fytyre katrore ku spikaste një gojë e vogël, me një pamje disi të
vrazhdë. Veshja i shkonte vendit: pantallona të bardha, këmishë pambuku të bardhë me vija blu, orë e
madhe kundër ujit, këpucë verore me shollë që nuk do të linin shenjë as në dekun e një anijeje. Po, nga
ajo sërë njerëzish ishte ai, ranë dakord dy vajzat; njeri që nuk lë gjurmë.
8DANIELSILVAVAJZAANGLEZE9
Gjithashtu, ato ranë dakord se ai ishte britanik, pavarësisht se fare mirë mund të ishte edhe gjerman ose
skandinav, mendoi Paulina, e cila kishte prejardhje polake, nga familjet më fisnike të atij vendi. Që ishte i
kamur, dukej ashiqare, pasi në anë të tavolinës, të zinte syri një shportë me akull, në mes të së cilës
ndodhej një shishe shampanjë nga më të shtrenjtat. Pasurinë duhej ta kishte fituar, jo trashëguar, menduan
ato, madje, me gjasë, jo në rrugë të ligjshme. Ndoshta ishte ndonjë kumarxhi. Ndoshta kishte llogari
bankare në Zvicër, udhëtonte në vende të rrezikshme. Ama, nga pamja, dukej shumë misterioz. Punët e
tij, ashtu si edhe këpucët, dukej sikur nuk linin asnjë gjurmë.
Por, gjithsesi, ishte imazhi i Madalenës ai që iu bëri më shumë përshtypje atyre. Sikur nuk ishte më ajo
vajza që kishin njohur në Londër, as ajo me të cilën kishin ardhur me pushime dhe qëndronin bashkë prej
dy javësh. Sikur kishte zhvilluar një sjellje të re. Sikur po aktronte në një film tjetër. Gruaja tjetër! Tani, të
përkulura sipër celularit, Fiona e Paulina shkruan dialogët dhe mishëruan personazhet. Në skenarin e tyre,
lidhja mes dy të dashuruarve kish zënë fill pas një takimi të rastësishëm në një dyqan në rrugën “Nju-
Bond”. Ata kishin flirtuar për një kohë dhe ishin menduar mirë para se të lidheshin. Vetëm se fundin e
historisë nuk po e stisnin dot, sepse ai nuk kishte ndodhur ende as në jetën e vërtetë. Megjithatë, të dyja
vajzat ishin dakord se ai do të ishte tragjik.
- Kështu përfundojnë gjithnjë kësi historish, - foli Fiona me një ton prej eksperteje. - Vajza njihet me
djalin. Vajza bie në dashuri me djalin. Vajza lëndohet dhe paskëtaj nuk lë gur pa lëvizur për ta shkatërruar
djalin.
Fiona kishte shkrepur edhe dy fotografi të tjera të Madalenës dhe të dashurit të saj atë pasdite. Në njërën,
ata shfaqeshin duke ecur përgjatë molit, nën rrezet e shndritshme të diellit, duke prekur hera-herës duart,
ama, tinëz. Ndërsa në fotografinë e fundit, ata ndahen, pa i dhënë as edhe një puthje njëri-tjetrit. Pastaj,
burri i panjohur hipi në një motoskaf dhe mori për nga skela. Madalena hipi në Skuterin e saj të kuq dhe
mori rrugën e kthimit për në vilë. Kur mbërriti atje, ajo nuk e kishte më kapelën e diellit me fjongon e
zezë. Atë mbrëmje, kur tha se si e kishte kaluar pasditen, ajo nuk e përmendi vizitën në Kalvi, lëre pastaj
drekën me pasanikun në “Les Palmiers”.
Fionës i la mbresa qëndrimi i saj.
- Madalena jonë është gënjeshtarja më e sofistikuar në rruzullin tokë- sor, - i tha ajo Paulinës. - Ndoshta e
pret vërtet një e ardhme aq e ndritur sa thonë. Kush e di? Ndoshta një ditë na bëhet edhe kryeministre!
...
Atë natë, katër vajzat bukuroshe dhe dy djemtë e shkathët që kishin marrë me qira vilën, menduan të
darkonin në qytetin më të afërt, në Porto. Madalena bëri rezervimin me atë frëngjishten e saj të shkollës
së mesme e, madje, arriti ta bindte pronarin e restorantit t’u jepte tavolinën më të mirë, atë në tarracë, që
shikonte nga pjesa shkëmbore e gjirit. Thanë të shkonin deri atje me makinën e tyre, por, pak para se të
shkonte ora shtatë, Madalena tha se do të shkonte në Kalvi të pinte një gotë me një mik të vjetër nga
Edinburgu.
- Takohemi në restorant, - thirri teksa largohej me shpejtësi teposhtë rrugicës, - dhe, për Zotin, përpiquni
të jeni një herë të përpiktë.
Me këto fjalë, u zhduk nga sytë. Askush nuk u habit që ajo nuk shkoi në restorant atë natë. As nuk u
alarmuan kur u zgjuan mëngjesin tjetër dhe panë se shtrati i saj ishte bosh. Ajo kish qenë një verë e
veçantë dhe Madalena ishte një vajzë e veçantë.
VAJZAANGLEZE1

You might also like