Shtepia Botuese Dituria Podkast Te Pandarat

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 3

Shtepia botuese Dituria

"Koha e librave" Podkast

Ky është një episod ku do te flasim për gruan dhe shoqërinë; dashurinë dhe
miqësinë, se si mund të fitohet beteja kundër kohës, kundër harresës, kundër
vdekjes... nisur nga libri i Simone De Bovuarit, TË PANDARAT, botuar nga
DITURIA dhe përkthyer nga Diana Çuli.

“E ndoqa Andrenë nëpër një korridor që vinte aromë krem karameli, dylli të
freskët dhe hambari të hershëm; pëllumbat gugatnin, dikush i binte pianos”.

Në dy rreshta gjen një familje të tërë, një kohë, një histori. Kushdo që ka
vlerësuar dhe vlerëson sot e gjithë ditën forcën letrare të Simone De Beavouir -
dhe angazhimin e saj të madh qytetar - do të vlerësojë romanin "Të pandarat", i
shkruar herët por i pabotuar më parë, i cili u prit në Francë në vitin 2020 me
bujë të madhe dhe u përkthye dhe botua më 2022 në gjuhën shqipe nga shtëpia
botuiese Dituria.

Pse ky roman për miqësinë femërore ka mbetur i panjohur për një kohë kaq të
gjatë? Në vitin 1963 shkrimtarja, në kujtimet e veta, shkruan se kishte marrë
opinione negative nga partneri i saj, filozofi ekzistencialist Jean Paul Sartre, dhe
se për këtë arsye kishte vendosur ta fuste në sirtar veprën, që tregonte për
marrëdhënien e saj me Élizabet Lakua, më pas e vdekur nga encefaliti, në
moshën vetëm 21 vjeç. Por Simone de Beauvoir megjithëse vendosi të mos e
botonte, e ruajti dorëshkrimin e vitit 1954 Sot, i rizbuluar më në fund, është një
zbulim i madh letrar.

"Te pandarat" është rrëfimi artistik i miqësisë së jashtëzakonshme midis Simone


de Beauvoir dhe Zazës (Elisabeth) Lakua, nga takimi i tyre në shkollë, në
kulmin e Luftës së Parë Botërore, deri në vdekjen e Zazës në 1929. Tregimtarja
Silvi joshet menjëherë nga Andre, një vajzë inteligjente dhe rebele: të dyja do të
bëhen të pandashme, pavarësisht prej armiqësisë së familjes së Andresë, që vjen
nga një klan ultra-katolik me tradita shumë te forta. Por nëse miqësia arrin të
shpëtojë nga mjedisi shtypës në të cilin Andre detyrohet te jetoje, nuk do të
ndodhe e njëjta gjë për vajzën, e dërrmuar nga shtypja dhe disiplina që i
ushtrojnë për te hequr dore nga individualiteti i saj. Kështu, historia prekëse e
një miqësie kthehet gjithashtu në denoncimin e një shoqërie fanatike dhe
hipokrite, e paaftë për të pranuar atë që del jashtë limiteve të saj. Ndryshe ndodh
me Silvinë, rruga e saj e shfaqet qartë, ajo është e vendosur, ka ide të kthejllëta
çka do t'i lejojë jo vetëm të shpëtojë veten, por edhe të bëhet një figurë
themelore në historinë e emancipimit të gruas në shekullin e njëzetë.

1
Tematikat e romanit Të pandarat pasqyrojnë çështjet e dashura për autoren
franceze: dyshimet për ekzistencën e Zotit, denoncimin e një shoqërie borgjeze
hipokrite dhe fanatike, nevojën për një ndërgjegjësim të ri shoqëror dhe
autonomi femërore jashtë martesës. Historia e Andréesë përfundon tragjikisht
në tregim: faqe pas faqeje, lexuesi është i pranishëm dhe merr pjesë në dramën e
vajzës, përkeqësimin e ngadaltë, venitjen, deri në vdekjen e pashmangshme.
Sigurisht zhdukja e Élisabeth Lacoin, e njohur si Zaza, luajti një rol themelor në
formimin e Simone de Beauvoir: më vonë autorja krijoi bindjen se nuk ishte
encefaliti që e vrau Zazën para kohe --- sipas raportit mjekësor-- por bindja e
verbër ndaj logjikës familjare dhe dorëzimi pa kushte i saj, duke hequr dorë nga
ndjenjat. E shtypur nga pastërtia e saj, ashtu si nga trëndafilat e bardhë të
vendosur mbi arkivol, siç shkruan Simonë në përfundim të tregimit: “Varrit i
hodhën përsipër lule të bardha. E kuptova zymtazi se Andrea kishte vdekur e
mbytur prej asaj bardhësie. Përpara se të merrja trenin, vendosa mbi ato tufa të
panjolla tri trëndafila të kuq.”
Andrée është e dërrmuar nga pritshmëritë dhe autoriteti i familjes që pret një
martesë të mirë dhe një jetë të rehatshme prej saj në rolin e parafytyruar të gruas
dhe nënës së dashur; në këtë kuptim, fati i saj përfaqëson një paralajmërim për
Sylvinë, e cila vendos të marrë një rrugë të ndryshme, të pavarur dhe
intelektuale.
Drama e Zazës qëndron thellë brenda vetes së saj, aty një aleat mbështet
tinëzisht armikun: ajo nuk gjen forcë ta kundërshtojë autoritetin e shenjtë e tepër
të adhuruar, ndalesa e të cilit e dërmon. Në çastin kur ndëshkimi mëmësor ia
thyen besimin në vetvete dhe dëshirën për të jetuar, ajo e përvetëson dhe arrin
thuajse të justifikojë vendimin e gjykatësit që e dënon. Ndrydhja e ushtruar nga
zonja Lacoin duket edhe më e paradoksale, kur vetë kjo e fundit ka pësuar krisje
brenda murit të konformizmit të saj: dikur e re, edhe ajo duket të jetë detyruar
nga e ëma të pranojë një martesë të padëshiruar. I është dashur “të përshtatet”, -
ja ku na del përpara kjo fjalë mizore, - të mohojë vetveten dhe, e shndërruar në
një matronë autoritare, vendos të riprodhojë makinerinë shkërmoqëse. Çfarë
zhgënjimesh, çfarë poshtërimesh fshihen pas pamjes së saj aq të sigurt?

Na quanin Të pandarat dhe ajo më preferonte mua nga të gjithë shoqet


tona: kështu rrëfen Simone de Beauvoir. Botimi shqip i librit Të pandarat nga
dITURIA është i pasuruar edhe me një sërë dokumentesh dhe imazhesh
historike: aty gjejmë fotografitë e pabotuara të Simones dhe Zazës kur ishin
fëmijë dhe më pas adoleshente, të cilët kanë buzëqeshur në fotot bardhë e zi. Në
fund të librit janë botuar edhe letrat midis shoqeve dhe një printim i faqes së
parë të dorëshkrimit Të pandarat që daton në vitin 1954, pra katër vjet para
botimit të “Kujtimeve të një vajze të edukuar”.

2
Shënime të shumta përgatitore tregojnë se sa herë shkrimtarja ishte
përpjekur më kot të tregonte historinë e shoqes dhe vdekjes së saj tragjike më 25
nëntor 1929, një muaj para ditëlindjes së saj të njëzet e dytë. Fantazma e
Elisabeth kthehet në disa nga tregimet rinore të autores dhe madje në një
pasazh, të shtypur më vonë, të romanit Mandarinët, fitues i çmimit Goncourt në
'54.
Ky roman i shkurtër, i përfunduar dhe i ruajtur nga Simone de Beauvoir, ka
një vlerë të paçmuar: përpara një misteri, pyetjet dështojnë, pikëvështrimet,
perspektivat, qartësimet shumëfishohen. Edhe vetë vdekja e Zazës pjesërisht
mbetet mister. Në vitet 1954 dhe 1958 hidhet paksa dritë mbi të, por e
pamjaftueshme. Vetëm në këtë roman, për herë të parë, del në skenë tema e
miqësisë së thellë. “Dy të pandarat” janë të bashkuara, në tregim si dhe në jetë,
për t’u përballur me ngjarjet, por është Silvia ajo që na e tregon përmes
këndvështrimit të miqësisë së saj, duke i lejuar vetes, me një lojë kontrastesh, të
na zbulojë atë ambiguitet të paepur.

Simone de Beauvoir ndihet në faj, sepse, në njëfarë kuptimi, të mbijetosh


do të thotë të jesh në faj. Zaza ishte çmimi, “buka e bekuar”, siç arrin madje të
shkruajë në një nga shënimet e pabotuara të rrëfimit të saj, që edhe e çliroi. Por,
për ne, a nuk përmbush ky roman misionin gati-gati të shenjtë që ajo ua beson
fjalëve: të luftojmë kundër kohës, kundër harresës, kundër vdekjes, “t’i japim
peshën e vërtetë kësaj pranie absolute të çastit, kësaj përjetësie të çastit, që do të
jetojë përgjithmonë?”

Dhe ja si hapet romani


LEXO

TË PANDARAT, roman i zbuluar vone, qe flet per nje miqesi te madhe dhe
denoncon nje shoqeri hipokrite dhe shtypëse është një roman gjithmonë aktual,
sidomos në shoqërinë shqiptare ku ende sot
Nje kryeveper. Me perkthimin e Diana Çulit. Ju ftojmë ta lexoni.

"Koha e librave", nje podcast i Shtepisë Botuese Dituria ne kuadrin e projektit


te Europes Kreative, "Ndryshimi i perceptimeve permes letersise.

You might also like