Koperina e Librit TAKIM, Milan Kundera

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

TAKIM

Milan Kundera
Kthesa e brendshme

Kur Paul Valéry-në e mirëpritën, në vitin 1925, në mesin e "të pavdekshmëve"


të Akademisë franceze, u detyrua - ai që nuk kishte ndonjë respekt të veçantë
për artin e romanit - të shprehte, në fjalën që mbajti, lëvdatat për Anatole
France, paraardhës i tij. Në një “panegjirik” që u bë legjendar, jo vetëm që ia
doli të fliste për Francin pa ia përmendur kurrë emrin, por me një pabesi të hollë
i krahasoi veprat e tij me ato të Tolstoit, Ibsenit, Zolasë, duke e akuzuar për
lehtësinë e tyre.
Nuk është çudi, na paralajmëron Kundera: vështirë se romancieri hyn në radhët
e atyre që mishërojnë shpirtin e një kombi. Pikërisht për hir të artit të vet,
romancieri është kryesisht "i fshehtë, i paqartë, ironik" dhe sidomos - i fshehur
pas personazheve të tij - ai zor se identifikohet në një bindje, në një qëndrim:
ajo që ka rëndësi për të nuk është Historia (e aq më pak politika), por “misteri i
aktorëve të saj”. Ashtu si Beckett-i, ai është i lirë, madje edhe nga ndjenja e
virtytshme e detyrës, që do ta donte rob të një vendi ose të një gjuhe; ashtu si
Danilo Kiš-i, ai refuzon çdo etiketë, qoftë edhe atë joshësin e emigrantit apo
disidentit; ashtu si Škvorecký, ai është gati të kthejë "humorin e tij të
papërshtatshëm" kundër pushtetit dhe në të njëjtën kohë kundër "gjestikulimeve
të kota" të atyre që protestojnë (për shembull në skenën e Pranverës së Pragës).
Dhe shpesh përfundon në listat e ndalimit, që rregullojnë shijet letrare: sidomos
kur, si Malaparte (të cilit Kundera i kushton këtu një ese të kthjellët dhe me
vlerë), na zbulon bukurinë e zymtë të një realiteti të çmendur, Evropës së re, të
lindur nga një disfatë e madhe, dhe një mënyre të re, fitimtare dhe fajtore, të të
qenit evropian.
Me kalimin e viteve, Kundera na ka mësuar ta shikojmë romanin si një krijesë
të brishtë dhe të çmuar, që jeton në një histori të vetme: por kurrë nuk na e
kishte zbuluar në një mënyrë kaq të qartë dhe magjepsëse fizionominë e
romancierit dhe fiziologjinë e tij të dhimbshme, jetike, të fshehur.

Kthesa e brendshme
Merre nga libri i fundit i Kunderes
Kopertina prapa
I. Gjesti brutal i piktorit: për Francis Bacon-in
II. Romane, sonda ekzistenciale
III. Listat e zeza ose një divertimento për nder të Anatole France-it
IV. Ëndrra e trashëgimisë së plotë
V. I bukur si një takim i shumëfishtë
VI. Gjetkë
VII. Dashuria ime e parë
VIII. Harrim i Schönberg-ut
IX. Lëkura: një kryeroman

“Fatkeqësia jonë nuk ishte regjimi komunist. Regjimet venë e vijnë. Por kufijtë
e qytetërimeve mbeten. Dhe ne e pamë veten të gëlltitur nga një qytetërim tjetër.
Brenda perandorisë ruse, shumë kombe të tjera ishin duke e humbur deri edhe
gjuhën dhe identitetin e tyre.”
Milan Kundera, Takim

You might also like