Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

Projekt I muzikes

Prenk Jakova lindi në 27 qershor të vitit 1917 në qytetin e Shkodrës dhe origjina e familjes së tij është
nga Gjakova, prej së cilës ata patën marrë dhe mbiemrin. Kompozitor i shquar dhe themeluesi i gjinisë së
operas kombëtare shqiptare, me dy veprat e tij “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” dhe “Mrika”. Prenk Jakova
ka qenë ndër kompozitorët më të mëdhenj shqiptarë. Një njeri me shumë vlera dhe që padyshim ka
lënë një emër shumë të madh prapa.Por ky njeri ndonëse i fushës së muzikës, ka lidhje edhe me
Vllazninë. Ndoshta shumëkush mund të çuditet por kjo është e vërtetë. Ai ka qenë një tifoz i zjarrtë i
Vllaznisë.Aq sa në fillimin e viteve ’50 kur u ndërtua stadiumi “Vojo Kushi”, ai shkroi marshin e Sport-
Klub “Vllaznia”, të cilin e këndonin shpesh tifozeria e zjarrtë shkodrane.Një marsh që për vite e vite me
rradhë, ka qenë refreni i skuadrës kuqeblu dhe i tifozëve të Vllaznisë. Ja pra, që sporti dhe arti gjenden
gjithnjë e më pranë të lidhur me njëri- tjetrin.Dhe të mendosh se i madhi Prenk Jakova e ka dashur
shumë skuadrën e qytetit të tij, kjo është diçka fantastike.Prenk Jakova ishte një kompozitor që krijoj me
sukses romanca, kantata dhe këngë. Këngët e tij “Syrin tek qershia” dhe “Margjelo” janë shumë të
njohura dhe për shkak të pupullaritetit që gëzojnë shumë kush i identifikon si këngë popullore
shkodrane
Projekt I muzikes

Cesk Zadeja

Kompozitori i njohur shqiptar nga Shkodra Çesk Zadeja lindi më 8 qershor 1927, në një familje qytetare,
e vdiq në Romë, më 15 gusht 1997.Hapat e parë të Zadesë nisën në vendlindje në shkollën françeskane,
ku u njoh dhe me muzikën.Rrugëtimi i ti nisi në korin e Kishës Françeskane që drejtohej nga kompozitori
i shquar patër Martin Gjoka dhe më vonë nga Filip Mazreku e Prenk Jakova.Më tej u angazhua në grupet
amatore, ku shfaqi dhe talentin e tij.U largua drejt Italisë pr më vonë u rikthye përsëri në Shqipëri pas
çlirimit të vendit, në vitet 1946-1947 punon në Radio Shkodra si përgjegjës i departamentit muzikor.Ishin
pikërisht eksperiencat e mëdha që provoi të cilat e sprovuan dhe realizuan edhe famën e tij.Punoi dhe si
dirigjent në Ansamblin Artistik të Ushtrisë, e mëvonë Çesku iku në Moskë për studime muzikore, në
degën e kompozimit në Konservatorin Petar Iliç Çajkovski të Moskës, në klasën e profesorëve dhe
kompozitorëve M.I.Cukalli, Bogatyrieff dhe Tchullaki.Me të kryer studimet, si student i dalluar kthehet
në Shqipëri dhe në vitet 1957-1962 emërohet dhe punon si udhëheqës artistik në Ansamblin Shtetëror
të Këngëve dhe Valleve Popullore të Tiranës, i cili sapo ishte formuar, dhe ku Çesk Zadeja zhvilloi një
veprimtari të dendur si krijues dhe organizator i jetës edhe ashtu të vobektë muzikore.Është njëri prej
formuesve të shumë institucioneve muzikore, si dhe drejtues i tyre, siç janë: Konservatori (sot Akademia
e Arteve) ku punon si pedagog plot tri vite-1962-1965, e më pas emërohet si udhëheqës artistik në
Teatrin e Operës dhe Baletit deri në vitin 1966.Arriti të merrte postin e kryetarit të degës së muzikës në
Institutin e Lartë të Arteve (Akademia e Arteve) dhe në vitin 1972 doli si kompozitor në profesion të
lirë.Sërish udhëheqës artistik në Teatrin e Operës dhe Baletit në vitet 1973-1979, kurse në vitin 1979 del
në profesion të lirë, duke krijuar si i tillë deri në vitin 1990, për t’u kthyer në vitet 1993-1994 pedagog në
Akademinë e Arteve, ku jep kompozicion dhe muzikologji.

You might also like