Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 1

GALILEO

Galileo Galilei (lindi më 15 shkurt 1564 në Piza; vdiq më 8 janar 1642 në Arcetri të Firences), ishte
një matematikan, fizikan, astronom dhe filozof italian. Renditet si një nga shkencëtarët më të mëdhenj të
kohës moderne. Galileo njihet si "babai i fizikës moderne".
Emri i tij është i lidhur me kontribute të rëndësishme në dinamikë, (Parimi i plogështisë, ligji i rënies së
sendeve të rënda) dhe në astronomi (me zbulimin e rrotullimit të tokës, të njollave diellore, Hënore,
të sateliteve të Jupiterit, fazave të Afërditës, yjet që përbëjnë Rrugën e Qumështit dhe përmirësimin
e teleskopit) dhe me futjen e mënyrës shkencore (përmendur shpesh si mënyra galileane). U padit se
donte të përmbyste filozofinë natyrore aristoteliane dhe Shkrimet e Shenjta, prandaj u dënua nga kisha
katolike si heretik dhe u detyrua të japë dorëheqjen mbi bindjet e tij astronomike, më 22 qershor 1633.
Më 3 korrik 1633 ai u akuzua rëndë nga kisha të cilët mendonin se po thoshte gjëra kundër kishës. Ai u
akuzua për shkak se thoshte se toka sillej rreth diellit dhe në fund të kësaj akuze ai u përgjigj "Megjithatë
rotullohet"

PITAGORA
Pitagora u lind në ishullin grek Samos, midis 592 dhe 572 para erës sonë. Që i vogël shfaqi shumë dhunti
të veçanta që më vonë do të krijojnë një legjendë, që e do të jetë i biri i Apollonit. Por edhe vetë emri i tij
do të thotë ‘’ ai që u deklarua nga Pitia (profetja)’’.Në moshë të re merr pjesë në Lojrat Olimpike ku dhe
bëhet kampion në mundjen e lirë. Më pas do të udhëtojë në Egjipt ku dhe do të initacionohet në misteret
e Memfidës dhe Heliupolit. Në vazhdim do të shkojë në Finike dhe në Halde ku dhe do të
mësojë astronominë dhe gjeometrinë. Gjithashtu duket se erdhi në kontakt edhe me driidët e Galatisë.
Rikthehet në Samo dhe themelon shkollën e tij duke arritur të mbledhë mbi 3.000 nxënës. Madhështia e
tij do të provokojë reagimet e pushtetarëve të Samosit dhe kështu do të detyrohet të largohet nga ishulli,
ku pas një udhëtimi të gjatë do të arrijë në Krotone ku dhe do të themelojë shkollën e tij të famshme rreth
vitit 520 para erës sonë. Në të gjithë jetën e tij mundua të jetë një shembull për njerëzit e tjerë, diçka që
përbën bazën e mënyrës së doktrinës së tij.

You might also like