Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 1

SCAAK - Edukimi i Vazhdueshëm Profesional (EVP): SNA 220 Menaxhimi i Cilësisë për një Auditim të Pasqyrave

Financiare (i rishikuar) dhe Standardet tjera të ndërlidhura – 03.09.2021


____________________________________________________________________________________________

RASTI STUDIMOR 3

Ju jeni një menaxher i lartë në ‘ABC LLC’, një firmë globale auditimi me zyra në më shumë se 30 vende.

Ju jeni përgjegjës për monitorimin e cilësisë së auditimit dhe situatave etike që lindin në lidhje me klientët e
auditimit. BTC Co është një klient auditimi, veprimtaria e të cilit përfshin transportin dhe shpërndarjen.

Raporti i auditimit për pasqyrat financiare të BTC Co për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2020 u publikua
javën e kaluar. Ju jeni duke kryer një rishikim të cilësisë së këtij auditimi dhe të çdo çështjeje etike që ka
lindur në lidhje me të. Informacioni përkatës i marrë nga një diskutim me Luan Fistekun, partneri i
angazhimit të auditimit, jepet më poshtë.

Komiteti i auditimit të BTC Co refuzoi të pranonte një rritje të tarifave të auditimit pavarësisht se
operacionet e kompanisë u zgjeruan në vende të reja. Në përgjigje të kësaj, niveli i materialitetit u rrit gjatë
auditimit dhe disa procedura të rishikimit nuk u kryen. Për të zvogëluar madhësitë e mostrave të përdorura
në testet thelbësore, mostrat u zgjodhën bazuar në gjykim sesa në metodat statistikore.

Për më tepër, vetëm pjesët e popullatës që u testuan u morën mostra, për shembull, vendndodhje të caktuara
nuk u përfshinë në mostrën e pasurive jo-qarkulluese të zgjedhura për verifikim fizik.

Kërkohet:
Komentoni mbi kontrollin e cilësisë, çështjet etike dhe profesionale të ngritura në lidhje me auditimin
e BTC Co dhe politikat e firmës në të gjithë ABC LLC, dhe rekomandoni çdo veprim që duhet të
ndërmerret nga firma e auditimit.

You might also like