Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 1

SCAAK - Edukimi i Vazhdueshëm Profesional (EVP): SNA 220 Menaxhimi i Cilësisë për një Auditim të Pasqyrave

Financiare (i rishikuar) dhe Standardet tjera të ndërlidhura – 03.09.2021


____________________________________________________________________________________________

RASTI STUDIMOR 2

Ju jeni një menaxher i auditimit në firmën e auditimit ‘ABC LLC’. Ju jeni përgjegjës për auditimin e Hoper Group, një
sipërmarrje me interes publik (SIP) që furnizon me përbërës industrinë e ushqimit dhe pijeve në të gjithë botën.

Puna e auditimit për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2020 është gati e plotë, dhe ju jeni duke shqyrtuar draft raportin
e auditimit i cili është përgatitur nga seniori i auditimit. Gjatë vitit Hoper Group bleu një kompani të re filial, BTC
Co, e cila ka ekspertizë në kërkimin dhe hartimin e alternativave të sheqerit. Drafti i pasqyrave financiare të Grupit
Hoper për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2020 njeh fitim para tatimit në vlerën €495 milion (2019 - €462 milion) dhe
gjithsej pasuritë prej €4,617 milion (2019: €4,751 milion). Një ekstrakt nga raporti i auditimit është paraqitur më poshtë:

________________________________________________________

Baza për opinion të kualifikuar (ekstrakt)

Në llogaritjen e zërit të mirë për blerjen e filialit të ri, drejtorët nuk kanë arritur të njohin konsideratën e cila varet nga përmbushja e
caqeve të caktuara të zhvillimit. Drejtorët besojnë se nuk ka gjasa që këto objektiva të përmbushen nga kompania filial dhe, për këtë
arsye, nuk kanë regjistruar detyrimin kontigjent në koston e blerjes. Ata e kanë shpalosur plotësisht këtë detyrim kontigjent në
shënimet e pasqyrave financiare. Ne nuk mendojmë se trajtimi i detyrimit kontingjent nga menaxhmenti është i saktë dhe, për këtë
arsye, nuk besojmë se kriteret e standardit përkatës janë përmbushur. Nëse është kështu, do të ishte e përshtatshme të bëhej
korrigjimi i bilancit së zërit të mirë në pasqyrën e pozicionit financiar.

Ne besojmë se çdo korigjim i kërkuar mund të ndikojë materialisht në bilancin e zërit të mirë në pasqyrën e pozicionit financiar.
Prandaj, sipas opinionit tonë, pasqyrat financiare nuk japin një pamje të drejtë dhe të vërtetë të pozicionit financiar të Hoper Group
dhe performancës financiare dhe flukseve të parave të Grupit Hoper për vitin që përfundoi në përputhje me Standardet Ndërkombëtare
të Raportimit Financiar.

Theksimi i Paragrafit të Çështjes

Ne tërheqim vëmendjen në shënimin e pasqyrave financiare që përshkruajnë pasigurinë në lidhje me vlerësimin e kushtëzuar të
përshkruar më sipër. Shënimi ofron informacione të mëtejshme të nevojshme për të kuptuar implikimet e mundshme të kontigjencës.
______________________________________________________

Auditimi i filialit të ri, BTC Co, u krye nga një firmë tjetër e auditorëve, ‘Fish LLC’. Gjatë rishikimit tuaj të komunikimit
nga ‘Fish LLC’, ju vini re se ata nuk ishin në gjendje të merrnin evidencë të mjaftueshme të përshtatshme në lidhje me
ndarjen e shpenzimeve të kërkimit. Totali i kostove të hulumtimit të shpenzuar nga BTC Co gjatë vitit ishte €1,2
milion. Fish LLC ka lëshuar një opinion të kualifikuar të auditimit mbi pasqyrat financiare të BTC Co për shkak të
kësaj paaftësie për të marrë evidencë të mjaftueshme dhe të përshtatshme.

Kërkohet:

Diskutoni procedurat e kontrollit të cilësisë të cilat duhet të kryhen nga ‘ABC LLC’ para se të lëshohet raporti i
auditorit për Hoper Group.

You might also like