Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

Fjalia dhe gjykimi

Fjalia është njësi tërësore e ligjërimit, e cila përbëhet nga një varg fjalësh (ose edhe nga një fjalë
e vetme), të formësuara e të lidhura grmatikisht sipas ligjeve të një gjuhe të caktuar

Fjalia është mjeti kryesor për formimin, shprehjen e kumtimin e mendimit.

Në fjali dallohen dy anë:

1. Ana kuptimore (me anë të fjalisë shprehet gjykim, një pyetje, një dëshirë ose një ndjenjë,
dmth një kumtim relativisht i plotë )
2. Ana formale (ana leksiko – gramatikore dhe fonetiko – gramatikore, që ka të bëjë me
lidhjen e fjalëve sipas ligjeve të gjuhës shqipe, sipas llojeve të lidhjeve sintaksore që
funksionojnë në fjali dhe sipas intonacionit që e veçon për çdo lloj fjalie )

Koncepti i modalitetit – përfshin shprehjen e qëndrimit të folësit ndaj realitetit, me mjete të


ndryshme morfologjike, sintaksore, leksikore dhe intonacionore.

Mënyrat shprehin realitetin ose jorealitetin e procesit:

P.sh , Mënyra dëftore e tregon procesin si diçka reale

Mënyra dëshirore e tregon procesin si diçka e dëshiruar

Mënyra lidhore e tregon procesin si diçka të mundshme etj.

Me anë të intonaconit mund të shprehim modalitete të ndryshme, P.sh fjala “Qetësi” me


intonacion dëftor kumton praninë e dukurisë si diçka reale, kurse me intonacion urdhërues
“Qetësi!” tregon modalitetin e nxitjes.
Me mjete leksikore (me fjalë modale ) mund të shprehet edhe qëndrimi i folësit.

Fjalët modale që tregojnë sigurinë e folësit për atë çka kumtohet në qëndrim me realitetin
(sigurisht, pa dyshim, natyrisht etj) ose pasigurinë apo dyshimin e tij (ndoshta, mbase, sikur etj).

Gjykimi është formë e të menduarit, me anë të së cilës pohohet ose mohohet diçka për sendet e
për dukuritë si dhe për tiparet e tyre. Gjykimi shprehet gjithmonë me fjali, por gjykimi dhe fjalia
nuk janë identike.

Punoi: Bardh Bibaj XII5

You might also like