Download as txt, pdf, or txt
Download as txt, pdf, or txt
You are on page 1of 2

Lindja dhe zhvillimi i etikës pedagogjike.

Nevoja e shoqërisë, për të transmetuar përvojën dhe njohuritë brezave të rinj,


kërkoi në jetën e shekullit pikërisht mbi etikën e mësuesit.
Vetë mësuesia, është një profesion që ka evoluar shumë gjatë zhvillimit historik të
shoqërisë njerzore.
Sokrati, shek IV p.e.r filozofi i madh, i cili është marrë konretisht me kategoritë
etike, nënvizonte se, ato zhvillohen me anë të diturisë dhe arsimit.
Demokriti, jepte mendim të ngjashem se, çdo njeri, gjithmonë ka tre prirje."
Për Platonin "Edukatori i denjë për emrin e vet, nuk e kërkon ai vetë klientelën,
as rendimentin pedagogjik, ai nuk përpiqet ta vendose dijen në dispozicion të kujdo
që do ta blejë atë, ai nuk merr veçse nxënës të zgjedhur.
Aristoteli është realist dhe filozofia e tij etike mësonte se, e mira më e madhe e
njerezve ishte vetkuptimi pothuaj identik me arsyen e jetës.
Kantianizmi theksonte domosdoshmërinë e vlerave morale absolute dhe respektin ndaj
vlerave universale të lirisë, detyrës morale dhe vullnetit të lirë të individit.
Që nga kohët e lashta, mësimdhënia është trajtuar si profesion me rëndesi si punë
fisnike, në të cilën, një individ mund të shërbejë.
Kodi i etikës së një profesioni, ka zanafillën që në thellësi të shekujve nga sa
dimë deri tani.
Filozofët e shoqërisë së lashtë, në veprat e tyre, kanë dhënë disa gjykime për
çështjet e etikës pedagogjike p.sh: për domosdoshmërinë e të përfytyruarit të
edukimit në përputhje me natyrën e fëmijës, për përdorimin e kuriozitetit të
fëmijës si bazë të mësimit, për epërsinë e mjeteve të bindjes mbi ato të detyrimit.

Në epokën e Mesjetës, shoqërisë nuk i interesonin problemet e etikës pedagogjike.


Në epokën e mesjetës, të gjitha institucionet arsimore, nga filozofia dhe nga
drejtimi praktik i tyre, që nga drejtuesit apo rektorët ishin klerikë, kështu që
dhe kodet etike ishin profesionale, por edhe me pikpamje fetare.
Kjo lloj pedagogjie dhe praktike edukimi nis te kritikohet ne periudhën e Rilindjes
Europiane.
Në punimet e hershme, etika pedagogjike u orientua në marrëdhëniet e shëndosha të
pedagogut me nxënësin dhe tek kritika e performancës formale të mësuesit.
Përfaqësuesit e iluminizmit francez, trajtuan problemet e edukimit moral dhe
paraqitën konceptet e tyre etike. Pedagogjia e kësaj periudhe, mbronte mendimin se,
tek çdo fëmijë pedagogu i vërtetë duhet të dijë të zbulojë dhe të zhvillojë
cilësitë personale pozitive.
Iluministët gjermanë, si më thellësisht konkretizuan kërkesën për mësuesin dhe
kritikuan edukimin e izoluar nga shoqëria.

Ide dhe përvoja të etikës pedagogjike, në shkollat shqipe të Rilindjes Kombëtare


Shqiptare vlen të përmendim emra si: Hasan Tahsini, Sami Frashëri, NaimFrashëri,
Kostandin Kristoforidhi, Aleksandër Xhuvani, Eqrem Çabej, Kolë Ashta, Jup Katrati,
Hamit Beqja, Bedri Dedja, Bekim Çomo, Mark Vuji, etj.

Në Shqipëri, pati ndikim të madh kultura ruse në vitet 30-të të shek.të shkuar. Ajo
u bazua në idenë e promovimit të letërsisë ruse dhe etikës pedagogjike. Në veçanti,
më shumë vemendje problemeve të normave pedagogjike, i ka kushtuar Dobroljubovi. Ai
vërtetoi se, edukimi duhet të bazohet jo tek autoriteti i dhunës, por tek arsimimi
i lartë dhe në zhvillimin e gjithanshëm te pedagogut, në bindjet e tij të thella e
të pagabueshme, në respektin e të drejtave të fëmijëve.

Epoka komuniste Një vit pasi Shqipëria shpalli socializmin, shteti ndërmori
Reformën e parë Kombëtare të Arsimit, duke deklaruar arsimin si një prioritet të
rëndësishëm të shtetit socialist.
Së bashku me luftën kundër analfabetizmit, qëllimi kryesor i sistemit arsimor ishte
ndërtimi i njeriut të ri të emancipuar socialist.
Individët dhe familjet përshkruheshin si "të mirë" ose "të ndershëm", për aq kohë
sa ata ishin në përputhje me ideologjinë socialiste.
Nga viti 1991 e deri më sot, shoqëria shqiptare është përballur me probleme të
natyrave dhe madhësive të ndryshme.
Në emër të lirisë dhe për shkak të të qenurit të papërgatitur për sistemin e ri
politik dhe ekonomik, shteti u dorëhoq nga pjesa më e madhe e funksioneve
rregullatore.
Siç është theksuar nga literatura botërore, shoqëritë dhe organizatat të cilat
përballen me konfuzion të vlerave kanë tendencë të shtojnë anëtarët e
papërgjegjshëm dhe jo besnikë në grup.

Gjatë dekadës së fundit, duke mos injoruar edhe përvojat e mira të mëparshme të
trashëguara, Ministria e Arsimit dhe Sporteve ka bërë përpjekje për të përcaktuar
disa norma bazë etike, që rregullojnë ushtrimin e profesionit të edukatorit,
mësuesit, pedagogut, etj.,
Etika pedagogjike në ligje është trajtuar e lidhur ngushtë me përfshirjen sa më te
gjerë të prindërve, nxënësve dhe komunitetit në një proçes dinamik ndryshimi, që
synon reformimin e thellë të sistemit arsimor të vendit në tërësinë e vet.
Ndër parimet më të rëndësishme të etikës, të cilat është synuar të promovohen gjatë
dekadës së fundit në sistemin arsimor shqiptar janë: integriteti personal i
edukatorëve, mësuesve e pedagogëve; ndërmarrja e objektivave të qartë e të matshëm;
përcaktimi i rrethit të përgjegjësive dhe rritja e llogari-dhënies për zbatimin e
detyrave të ngarkuara; shkëmbimin e sinqertë dhe të lirë të ideve dhe opinionet në
mesin e trupës pedagogjike në të gjitha nivelet; respektimi i diversitetit me sfond
të ndryshëm kulturor, etnik, fetar apo edukativ, etj.

You might also like