Vendim I Anonimizuar

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 27

REPUBLIKA E SHQIPERISE

GJYKATA E RRETHIT GJYQESOR


TIRANE
___________________________________________________________
Nr.154 AKTI NR. 3549 VENDIMI
Date 24.02.2020 Date 30.12.2021

VENDIM
“NE EMER TE REPUBLIKES”

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane e perbere nga:

GJYQTARE SHEFKIE DEMIRAJ ( MATAJ)

Asistuar nga sekretare gjyqesore Pandora Gjini me pjesemarrjen e prokurorit Adriano


Dyrmishi, sot me daten 30.12. 2021 mori ne shqyrtim ne séance gjyqesore publike çeshtjen penale
nr. 154 Akti ne ngarkim te:

P A N D E H U R it: 1.Agim Kajmaku… Mbrojtur ne gjykim nga av. Isuf Shehu


identifikuar me nr license 2609 dhe nr nipti L01312075K . Nr tel 0694096307 ( me prokure
te posacme nr 2951 rep nr 736 kol datë 31.10.2019, ku i janë dhënë të gjithë tagrat dhe me
deklarim ne seance gjyqesore)
AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale “Fallsifikimi i vulave, i stampave, ose
formulareve”, parashikuar nga neni 190/1 i Kodit Penal, “Fallsifikimi i dokumentave
zyrtare”, kryer ne bashkepunim parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal, “Kryerja e
funksionit pas dhënies fund të tij”, parashikuar nga neni 249 i Kodit Penal.

PANDEHURes: 2.M. Sh., … Mbrojtur ne gjykim nga Av.Selim Nela me nr.4639


license dhe nipt L 24210013 M..(me prokure te posacme nr 106 rep nr 48/2 kol
date20.01.2020 dhe me deklarim ne seance gjyqesore) dhe av.Arben Nela identifikuar me
nr license 3826 dhe nr nipti L 91707012 J, nr cel 0684025611 (me deklarim ne seance
gjyqesore)

AKUZUAR: Për kryerjen e veprës penale “Fallsifikimi i dokumentave zyrtare”, kryer ne


bashkepunim parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal.

E PANDEHUR: 3-I. B.… Mbrojtur ne gjykim nga Av.Selim Nela me nr.4639


license dhe nipt L 24210013 M..(me prokure te posacme nr 108 rep nr 50/3 kol date
20.01.2020 dhe me deklarim ne seance gjyqesore) dhe av .Arben Nela identifikuar me nr
license 3826 dhe nr nipti L 91707012 J, nr cel 0684025611 me deklarim ne seance gjyqesore

AKUZUAR: Për kryerjen e veprës penale “Fallsifikimi i dokumentave zyrtare”, e kryer


ne bashkepunim parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal.

E PANDEHUR: 4-M. M., … Mbrojtur ne gjykim nga Av.Selim Nela me


nr.4639 license dhe nipt L 24210013 M..(me prokure te posacme nr 107 rep nr 49/2 kol date
20.01.2020 dhe me deklarim ne seance gjyqesore) dhe av .Arben Nela identifikuar me nr
license 3826 dhe nr nipti L 91707012 J, nr cel 084025611.( me deklarim ne séance
gjyqesore)

AKUZUAR: Për kryerjen e veprës penale “Shperdorimi i detyres”, parashikuar nga neni
248 i Kodit Penal.

Gjykata pasi administroi provat, degjoi palet qe perfundimisht kerkuan:


-Prokurori Adriano Dyrmishi : Deklarimin fajtor te te pandehurit Agim Kajmaku per
kryerjen e vepres penale "Fallsifikimi i vulave, i stampave, ose formulareve”, parashikuar
nga neni 190/1 i Kodit Penal, duke e denuar me 9 (nente) muaj burgim.

-Ne aplikim te nenit 63 te K.Penal, pezullimin e ekzekutimit te vendimit me burgim dhe


zevendesimin e tij me detyrimin qe i denuari te permbushe nje pune ne interes publik, ne
masen prej 80 (tetedhjete) ore pune.
-Terheqjen e akuzes dhe ne baze te nenit 388 germa “b” te K.Pr.Penale, deklarimin e
pafajshem te te pandehurit Agim Kajmaku, per veprat penale "Falsifikimi i dokumenteve
zyrtarë", në bashkëpunim dhe "Kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij", parashikuar
nga nenet 186/2 dhe 249 të K.Penal.
-Terheqjen e akuzes dhe ne baze te nenit 388 germa “b” e K.Pr.Penale, deklarimin e
pafajshme te te pandehures M. Sh., per vepren penale "Falsifikimi i dokumenteve
zyrtarë", në bashkëpunim parashikuar nga neni 186/2 i K.Penal.
-Terheqjen e akuzes dhe ne baze te nenit 388 germa “b” e K.Pr.Penale, deklarimin e
pafajshme te te pandehures I. B., per vepren penale "Falsifikimi i dokumenteve zyrtarë",
në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/2 i K.Penal.
-Terheqjen e akuzes dhe ne baze te nenit 388 germa b e K.Pr.Penale, deklarimin e
pafajshme te te pandehures M. M., per vepren penale "Shpërdorimi i detyrës" parashikuar
nga neni 248 i Kodit Penal.
-Provat materiale të sekuestruara me dy procesverbalet e datës 06.11.2019, t'i kthehen
Bashkisë Vorë.
-Detyrimin e te pandehurit Agim Kajmaku per pagimin e shpenzimeve proceduriale dhe
gjyqesore.

Av Isuf Shehu: kerkoi deklarimin e pafajshem te te pandehurit Agim Kajmaku, per veprat
penale “Falsifikimi i vulave stampave ose i formulareve”, "Falsifikimi i dokumenteve
zyrtarë", në bashkëpunim dhe "Kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij", të
parashikuara nga nenet 190/1, 186/2 dhe 249 të K.Penal, (neni 388 germa b , i K.Pr.Penale)
me arsyetimet perkatese
I pandehuri Agim Kajmaku: kerkoi pafajesi.
Av. Arben Nela kerkoi Deklarimin e pafajshme te te pandehures M. Sh. per vepren
penale “Fallsifikimi i dokumentave zyrtare” ne bashkepunim parashikuar nga neni 186/2
i K Penal . ( neni 388/ b , i K.Pr.Penale)
Deklarimin e pafajshme te te pandehures I. B.per vepren penale “Fallsifikimi i
doklumentave zyrtare” ne bashkepunim parashikuar nga neni 186/2 i K Penal. ( neni 388
/ b , e K.Pr.Penale)
Deklarimin e pafajshme te te pandehures M. M. per vepren penale “Shperdorimi i
detyres” parashikuar nga neni 248 i K Penal. ( neni 388 /b , i K.Pr.Penale)
Gjykata, pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi:

VEREN

Se Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane, ka filluar procedimin penal Nr. 8185 të vitit 2019
në ngarkim të të pandehurve Agim Kajmaku, akuzuar për veprat penale “Fallsifikimi i
vulave, i stampave, ose formulareve”, parashikuar nga neni 190/1 i Kodit Penal,
“Fallsifikimi i dokumentave zyrtare”, kryer ne bashkepunim parashikuar nga neni 186/2
i Kodit Penal, “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij”, parashikuar nga neni 249 i
Kodit Penal. -M. Sh. akuzuar për kryerjen e veprës penale “Fallsifikimi i dokumentave
zyrtare”, kryer ne bashkepunim parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal. -I. B.akuzuar
për kryerjen e veprës penale “Fallsifikimi i dokumentave zyrtare”, e kryer ne bashkepunim
parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal dhe M. M. akuzuar për kryerjen e veprës penale
“Shperdorimi i detyres”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Gjykata pasi studioi materialet e çeshtjes penale ardhur per gjykim bazuar ne nenin 69 te
K.Pr.Penale, çmoi se çeshtja eshte ne juridiksionin e saj dhe gjykimi i kesaj çeshtje penale
duhet te realizohet perpara kesaj gjykate.
Kjo çeshtje ne baze te neneve 13 dhe 74 te K.Pr.Penale, eshte ne kompetencen lendore te
kesaj gjykate, pasi vepra penale per te cilën është proceduar e pandehura gjykohet me trup
gjykues te perbere nga nje gjyqtar.
Persa i perket kompetences tokesore, ajo percaktohet shprehimisht ne nenin 76 te
K.Pr.Penale ku citohet se: “Kompetenca tokesore percaktohet, me rradhe, nga vendi ku
eshte kryer ose tentohet te kryhet vepra penale ose vendi ku ka ardhur pasoja”. Persa me
siper, perderisa vepra penale dyshohet se eshte kryer ne Tiranë, kompetente eshte gjykata
e Rrethit Gjyqesor Tirane .
Gjithashtu, Gjykata ne veshtrim te neneve 13,15,16,17,18 te K.Pr.Penale, çmoi se nuk
ekzistojne shkaqe papajtueshmerie ose perjashtimi nga ky gjykim, fakt ky i
pakundershtuar edhe nga palet pas prezantimit te perberjes se trupit gjykues
Ne perfundim te shqyrtimit gjyqesor me proçedure te gjykimit te zakonshem organi i
prokurorise ne kerkesen per gjykim ka pretenduar se: I pandehuri Agim Kajmaku në
zgjedhjet vendore të vitit 2019 është zgjedhur Kryetar i Bashkisë Vorë, detyrë të cilën duhej
ta ushtronte deri me datën 01 nëntor 2019, ora 11 : 14 kohë në të cilën Komisioni Qëndror i
Zgjdhjeve ka marrë vendimin nr. 1101, datë 01.11.2019, ora 11 duke e shkarkuar atë. Po në
këtë bashki kanë punuar edhe te pandehura I. B.me detyrë specialiste protokolli Bashkia
Vorë, M. Sh. me detyrë Drejtoreshë e Burimeve Njerëzore, Bashkia Vorë, si dhe M. M. në
atë kohë Përgjegjëse Sektori e Barazisë Gjinore në Bashkinë Vorë, aktualisht Përgjegjëse
e Zyrës Ligjore Bashkia Vorë. I pandehuri Agim Kajmaku përpara se të kandidonte për
funksionin konkret në përmbushje të parashikimeve të ligiit nr. 138/2015 "Për garantimin
e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike", të
ndryshuar, si dhe në zbatim të Vendimit të Kuvendit të Shqipërisë, nr.17/2016 "Për
përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin
nr. 138/2015, neni l, ka plotësuar formularin e vetdeklarimit dhe më pas është përcjellë në
institucionet zyrtare, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve Tiranë, pasi shtetasi ishte subjekt
i këtij vetdeklarimi, sepse kishte kandiduar në Zgjedhjet Vendore të Bashkisë Vorë.
Subjekti i vetdeklarimit, i pandehuri Agim Kajmaku ka plotësuar formularin e
vetëdeklarimit, formular i cili mban datën 12.05.2019, i dorëzuar në Komisionin Qendror
të Zgjedhjeve me datën 13.05.2019 në të cilin në rubrikën III, "Të dhëna mbi gjendjen
gjyqësore të personit", pika nr.3, "A keni qenë ndonjëherë në hetim ose gjykim nga një
autoritet i huaj për kryerjen e një vepre penale? Ky subjekt i është përgjigjur me "Jo".
Subjekti i vetdeklarimit Kajmaku përsëri në plotësimin e këtij formulari ka paraqitur
rrethana të rreme, të cilat bien ndesh edhe me të dhënat që ai ka paraqitur në rubrikën
"B" të këtij formulari. Nëse keni ndryshuar zyrtarisht ndonjë nga të dhënat e gjeneralitetit
tuaj, apo keni përdorur një gjeneralitet tjetër qoftë edhe pa e ndryshuar zyrtarisht, listoni
secilin prej tyre, duke plotësuar të gjitha të dhënat sa herë janë ndryshuar. Në këtë rubrikë
subjekti ka shënuar "Emër: Jorgo, Mbiemër Tota. Me shkresën nr. 14197, datë 27.08.2019,
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në zbatim të ligjit nr.138/2015 "Për garantimin e
integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike", (të
ndryshuar), si dhe në zbatim të Vendimit të Kuvendit të Shqipërise, nr.17/2016 "Për
përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve në ligjin nr. 138/2015, ka
dërguar formularin e subjektit Agim Kajmaku në Prokurorinë e Përgjithshme,
protokolluar me nr.2193/12 prot, datë 27.08.2019 .
Nga verifikimet e kryera nga Drejtoria përkatëse ne Prokurorinë e Përgjithshme janë
përftuar të dhëna nga institucionet zyrtare që kanë të bëjnë me subjektin e konkretisht:
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, me shkresën Nr. V-2 -27.08.2019, në përgjigje të
shkresës së Prokurorinë së Përgjithshme, shkresë nr.2193/9, datë 26.08.2019 ka paraqitur
dokumentin "Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore" Nr. 11, datë 27.08.2019 ku rezulton se
subjekti Agim Ymer Kajmaku (Jorgo Toto), figuron me statusin "i padënuar”.
Me shkresën nr. 2193/9 prot, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile ka paraqitur në
Prokurorinë e Përgjithshme të dhënat personale të subjektit Agim Kajmaku. Referuar
këtyre të dhënave shtetasi( i pandehuri) me datën 06.02.1996 ka ndryshuar përbërësit e
Gjendjes Civile në rubrikën emri/mbiemri nga Agim Kajmaku" në "Jorgo Toto". Ndërsa
me datën 30.03.2004 e ka ndryshuar nga "Jorgo Toto" në "Agim Kajmaku", identitet të
cilin e mban edhe aktualisht.
Për një verifikim më të thelluar, bazuar në përcaktimet e nenit 8 të ligiit janë kërkuar dhe
janë marrë gjurmët e gishtave të pandehurit Agim Kajmaku nga kompania “Aleat” Tiranë.
Gjithashtu i është kërkuar subjektit (te pandehurit) Agim Kajmaku të paraqitet dhe të jap
gjumët daktiloskopike pranë Inistitutut të Policisë Shkencore Tiranë, detyrim të cilin e ka
përmbushur. Më pas është bërë dërgimi i tyre për verifikim dhe krahasim me gjurmet që
kishin autoritetet Greke për shtetasin Agim Kajmaku.Ne lidhje me kërkesën për
krahasimin e gjurmëve të gishtave të subjektit Agim Kajmaku, Zyra Qëndrore Kombëtare
Interpol, me shkresat Nr. 10709/6 prot., datë 24.09.2019, fillimisht ka sqaruar se: Interpol
Athina/Greqi ka informuar, se nga krahasimi daktiloskopik i gjurmëve të gishtave të
shtetasit Agim Kajmaku me të dhënat daktiloskopike që ndodhen në databazën e të
dhënave kriminale të Greqi përputhen me gjurmët e shtetasit Jorgo Toto. Kjo përgjigje
konfirmon dhe njëherë zyrtarisht, që ështe i njejti person me shtetasin Jorgo Toto. Me
shkresën nr. 10709/9 prot, datë 22.10.2019, Zyra Qendrore Kombëtare Interpol saktëson se
shtetasi Jorgo Toto, i biri i Imer-it dhe Maxhe-s lindur me 06.07.1971, gjurmët e të cilit
përputhen me gjyrmët daktiloskopike të shtetasit Agim Kajmaku, ishte dyshuar në Greqi
me datën 14.01.2003 për vepren penale “Qarkullim monedhash të falsifikuara”.
Kjo vepër penale është njëkohësisht e dënueshme edhe nga neni 183 i K.Penal shqiptar.
Me vendimin nr.236/2019, datë 13.09.2019 Gjykata e Janinës e ka shpallur të pafajshëm
shtetasin Agim Kajmaku, alias Jorgo Toto, si dhe kanë revokuar edhe urdhërin e arrestit
kombëtar dhe europian për këtë shtetas.
Pas rregjistrimit të procedimit penal është urdhëruar kryerja e veprimeve hetimore.
Konkretisht janë pyetur shtetasit L. O.dhe H. B., te dy ish nënkryetarë Bashkia Vorë,
veprime të pasqyruara më procesverbalet "Për marrjen e te dhënave nga personi që ka
dijeni për veprën penale", datë 07. 11.2019. Në shpjegimet e tyre ata kanë deklaruar se me
datën 01.11.2019 kanë qënë në detyrën e tyre si nënkryetar të Bashkisë, pra nuk ka patur
urdhëra lirimi ndaj tyre, çka tregon se urdhërat nuk kanë dalë atë ditë por një ditë më pas.
Me datën 02.11.2019 janë njoftuar se ishin shkarkuar nga kjo detyrë dhe janë njoftuar me
urdhërin nr.146, datë 31.10.2019, nr. 146, datë 31.10.2019 shtetasit H. B. dhe shtetësja
Laureta Omeraj, urdhëra të cilët janë me fraksion me nr.2314, datë 31.10.2019 për shtatasin
H. B. dhe nr.2314/1, datë 31.10.2019 për shtetasen Laureta Omeraj. Ndërsa rezulton se për
shtetasin Gentian Picari , me detyrë Drejtor Kabineti është bërë urdhër lirimi nga kjo
detyrë, urdhër i cili mban nr. 145, datë 31.10.2019, protokolluar në librin e korrespondencës
së Bashkisë Vorë me nr.2265/l, datë 31.10.2019. Ndërsa me urdhërin nr.92, datë 31.10.2019
shtetasi Gentian Picari është emëruar me detyrë "Zëvendëskryetar" Bashkia Vorë, urdhër
i protokolluar me nr.2314/2, datë 31.10.2019 në librin e protokollit të bashkisë . Këto
urdhëra janë bërë me datën 01.01.2019, pas vendimit të KQZsë por kanë edhe rrjedhojë jo
logjike me njëri tjetrin. Shtetasi Gentian Picari është emëruar zëvendëskryetar Bashkia
Vorë me urdhërin nr.92, datë 31.10.2019, ndërkohë që është larguar nga detyra e
mëparshme me urdhërin nr. 145, datë 31.10.2019, pra kur është emëruar në detyrën e dytë
mbante edhe detyrën e Drejtorit të kabinetit. Ndërkohë që urdhëri nr. 144 për shtetasen Y.
G., protokolluar me nr.2265, datë 31.10.2019 në librin e protokollit nuk ka lidhje me
shtetasin Gentian Picari. Protokollimi në rregjistrin e korrespondencës së Bashkisë Vorë
është bërë me datën 31.10.2019 dhe përfundon me këta urdhëra, çka tregon se të giithë
fraksionet në këtë protokoll janë shtuar ditën e nesërme pasi nuk kanë qënë akoma të dalë
këta urdhëra. Përveç sa më sipër në librin e korrespndencës është ndërhyre me fraksion
edhe_ne numra të tjerë duke shpallur fitues tenderi, etj veprime të cilat janë bërë nga ish
Kryetari i Bashkisë Vorë. Gjithashtu ka rezultuar se shtetasi Agim Kajmaku ka hyrë në
ambientet e Bashkisë Vorë pasi nuk ka patur mandat, sepse Vendimi i Komisionit Qëndror
të Zgjedhjeve është menjëherë i ekzekutueshëm, dhe në bashkëpunim me shtetaset M.
Sh. dhe I. B., kanë kryer veprimet e falsifikimit të dokumentit zyrtar. Kjo shtetase ,
punonjëse e kësaj bashkie , ka shënuar në urdhërat që kanë dalë: Konceptoi: M. Sh. dhe
Miratoi: M. Sh., si dhe punonjësja e protokollit me emrin I. B., e cila i ka protokolluar me
datë të shkuar ndërkohë, që në atë datë ajo nuk i kishte këto urdhëra fizikisht në dorë.
Në deklarimin e saj datë 08.11.2019 shtetasja I. B.ka deklaruar se “urdhërat mi ka sjellë në
zyrën e protokollit asistentja e kryetarit shtetësja M. M. Urdhërat me firmën e shtetasit
Agim Kajmaku (tre urdhëra lirimi dhe një emërimi) mi ka sjellë shtetësja M. M.. Me sa
mbaj mend vazhdon ajo mi ka sjellë rreth orës 12 të datës 01.11.2019....". Gjithashtu
rezulton se shtetasi Agim Kajmaku ka vepruar pas përfundimit të detyrës pasi ishte vënë
në dijeni të Vendimit të KQZ-së, vendim nr. 1101, datë 01.11.2019, vendim i cili menjëherë
është bërë publik nga KQZ-ja si dhe të gjitha mediat shqiptare, si dhe është botuar në
fletoren zyrtare nr. 152, datë 13.11.2019, në të cilin shkruhet: Komisioni Qendror i
Zgjedhjeve: VENDOSI: l. Të shpallë të pavlefshëm dhe përfundimin e parakohshëm të
mandatit të kryetarit të Bashkisë Vorë, qarku Tiranë, z. Agim Ymer Kajmaku.
Ky vendim t'i njoftohet menjëherë Kryeministrit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare. 4. Kundër këtij vendimi
mund të bëhet ankim brenda 45 ditëve, në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë
Tiranë.
Në gjykimin e zhvilluar në KQZ-së, nuk ka qënë prezent ish Kryebashkiaku i Bashkisë
Vorë, shtetasi Agim Kajmaku i cili është përfaqësuar nga avokati i zgjedhur nga ana e tij,
z.lsuf Shehu, vendim i cili është shpallur dhe bërë publik menjëherë.

Ne rrethanat e lartpermendura organi i prokurorise ka filluar procedimin penal ndaj te


pandehurve, Agim Kajmaku akuzuar per veprat penale "Falsifikimi i vulave, i stampave
ose i formularëve", "Falsifikimi i dokumenteve zyrtarë", e kryer në bashkëpunim,
"Kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij", të parashikuara nga nenet 190/1, 186/2 dhe
249 të K.Penal. M. Sh., akuzuar për kryerjen veprës penale "Falsifikimi i dokumentave
zyrtarë“ kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal.-I. B.akuzuar
për kryerjen veprës penale "Falsifikimi i dokumentave zyrtarë“ e kryer në bashkëpunim,
parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal dhe M. M., akuzuar për kryerjen veprës penale
"Shpërdorimi i detyrës“, parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

Hetimi dhe gjykimi i çeshtjes ndaj te pandehurit Agim Kajmaku eshte bere me masen e
sigurimit personal “arrest ne burg” ne mungese caktuar me vendimin e Gjykates se Rrethit
Gjyqesor Tirane nr.2516 Akti, date19.11.2019 zbatuar ne date 06.07.2020 ndaj te pandehurit
Agim Kajmaku , ndryshuar me vendimin penal te formes se prere nr 559 date 08.07.2020
te Gjykates se Apelit Tirane, e cila ka vendosur: Zevendesimin e mases se sigurimit
personal me karakter shtrengues “arrest ne burg” ne mungese ndaj shtetasit Agim
Kajmaku dhe caktimin e mases se sigurimit personal “Detyrim per paraqitje ne policine
gjyqesore” parashikuar nga neni 234 i K Pr Penale.

Hetimi dhe gjykimi i çeshtjes ndaj te pandehurave M. Sh., I. B.dhe M. M. eshte bere pa
mase sigurimi personal.

Gjykata bazuar ne nenin 351 te K Pr Penale vendosi te deklaroje mungesen e te


pandehurave M. Sh., I. B.dhe M. M. , te cilat ne shume séance gjyqesore gjyqesore nuk
jane paraqitur duke zhvilluar gjykimin ne mungese te tyre. ( vetem ne seancat date
28.5.2021 , 11.6.2021 . 7.7.2021 kane qene prezent )
Interesat e te cileve u mbrojten nga av Selim Nela ( zgjedhur me prokure te posacme
dhe me deklarim ) dhe Arben Nela ( zgjedhur me dekalrim ).

Av Isuf Shehu: para gjykates nder te tjera argumentoi se : Ne lidhje me akuzen e


"Falsifikimi i vulave, stampave, ose i formulareve", parashikuar nga neni 190/1, i Kodit
Penal.
Shtetasi Agim Kajmaku ka kandiduar për zgjedhjet e qeverisjes vendore të datës
30.06.2019, dhe në përfundim të procesit zgjedhor është zgjedhur Kryetar i Bashkisë Vorë.
KQZ në zbatim të dispozitave të ligjit 138/2015, ka bërë verifikimin e të dhënave në
formularin e vetëdeklarimit për këtë funksionar publik dhe pasi ka rezultuar se kandidati
nuk ishte në kushtet e moszgjidhshmërisë, me vendimin nr. 470, datë 17.5.2019, vendosi
njoftimin e KZAZ-së për vazhdimin e procedurave për regjistrimin e kandidatit për
kryetar, Bashkia Vorë, qarku Tiranë, të propozuar nga koalicioni “Aleanca për Shqipërinë
Europiane” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.
Lidhur me sa më sipër shpjegojmë se në muajin Korrik të vitit 2019 pas zgjedhjes së tij si
Kryetar i Njësisë së Qeverisjes Vendore, Bashkia Vorë, ish kryebashkiaku është vënë në
dijeni nëpërmjet shtypit të shkruar dhe atij telëviziv së në ngarkim të tij ekzistonte një
vendim dënimi nga autoritetet e shtetit grek, gjë e cila sipas të njëjtave burimeve përbente
ndalim në kuptim të ligjit per kanditimin apo zgjedhjen e tij si Kryetar Bashkie.
Si subjekt i interesuar menjëherë është paraqitur pranë autoriteteve përkatëse greke dhe
ka kërkuar informacion lidhur me pretendimet e mësiperme. Nga informacionet e marra
ka rezultuar se në ngarkim të tij ekzistonte një cështje penale e pezulluar nga autoritetet
përkatëse të distriktit të Artes, Greqi lidhur me një ngjarje të datës 14 Janar 2003.
Me kërkesen e tij nëpërmjet përfaqësuesit ligjor është kërkuar heqja e pezullimit, vënia në
lëvizje e kësaj cështje dhe dërgimi i saj për gjykim pranë gjykatës kompetente përkatëse.
Mbi këtë bazë cështja është gjykuar nga Gjykata e Apelit e Krimeve te Rënda Janine, e cila
në përfundim të këtij gjykimi ka vendosur në datë 12.09.2019, shpalljen të pafajshëm të të
akuzuarit për aktin e vënies në qarkullim të monedhave të falsifikuara që pretendohet se
është kryer në Arta, Greqi ne datë 14 Janar 2003.
Prokuroria e Përgjithshme, ka kryer verifikimet përkatëse dhe konfirmon se: “Me shkresën
nr. 10709/9 prot, datë 22.10.2019, (protokolluar në Prokurorinë e Përgjithshme në datën
23.10.2019) Zyra Qendrore Kombëtare Interpol saktëson se nga informacioni i marrë nga
zyra homologe Interpol Athinë/Greqi rezulton se shtetasi Jorgo Toto, i biri i Imer dhe
Maxhe, me datëlindje 6.7.1976, gjurmët e të cilit përputheshin me gjurmët daktiloskopike
të shtetasit Agim Ymer Kajmaku, është arrestuar në datën 14.1.2003, për qarkullim
monedhash të falsifikuara. Më 13.9.2019, sipas vendimit nr. 236/2019 të Gjykatës së
Janinës, ky person është shpallur i pafajshëm. Sa më sipër autoritetet gjyqësore greke kanë
revokuar urdhër arrestin kombëtar dhe evropian, për këtë shtetas”.
Prokuroria e Përgjithshme, ka kryer verifikimin e të dhënave dhe referuar informacionit të
ardhur nga Interpol/Athina/Greqi, ka konstatuar se funksionari z. Agim Ymer Kajmaku
(alias Jorgo Toto) është arrestuar në datën 14.1.2003, në Greqi, për qarkullim monedhash
të falsifikuara. Deri në datën 13.9.2019, datë kur është marrë vendimi 236/2019 i Gjykatës
së Janinës, ku është shpallur i pafajshëm, rezulton se ndaj tij ka pasur urdhër arresti
kombëtar (grek) dhe evropian, për këtë shtetas.
Duke qenë se funksionari publik është përgjigjur me “jo” pyetjeve të formularit të
vetëdeklarimit: “A keni qenë ndonjëherë në hetim apo ne gjykim nga një autoritet i huaj
për kryerjen e një vepre penale?” dhe “A keni qenë ndonjëherë i ndaluar apo arrestuar nga
organet ligjzbatuese për kryerjen e një vepre penale”, rezulton se ai nuk ka deklaruar se
ndaj tij ka pasur hetim, ndalim, apo gjykim nga autoritetet ligj zbatuese Greke. Gjithashtu
funksionari i është përgjigjur me “jo” pyetjeve të formularit të vetëdeklarimit: “A është
caktuar ndaj jush ndonjëherë masë shtrënguese e sigurisë personale, në fuqi ose jo?” dhe
“A është marrë ndonjëherë për ju masa e dëbimit nga një shtet i huaj”, rezulton se ai nuk
ka deklaruar se ndaj tij ka pasur masë shtrënguese e sigurisë personale apo masë dëbimi.
Kreu III, pika 3, germa “ç” parashikon: “Formulari i vetëdeklarimit përmban detyrimisht
një rubrikë ku pasqyrohet se ... Pasqyrimi i të dhënave të pavërteta të paplota dhe të
pasakta në të passjell përjashtimin e menjëhershëm dhe në çdo kohë nga
kandidimi/zgjedhja/emërimi apo nga funksioni publik.”.
Në kuadër të zbatimit të vendimit nr. 17/2016, të Kuvendit të Shqipërisë, informacion i
ardhur nga institucioni i Prokurorisë krijon bindjen se funksionari ka shkelur dispozitat
ligjore që kanë të bëjnë me zbatimin e drejtë, transparencën dhe frymën me të cilën
funksionon ligji nr. 138/2015, “Për verifikimin e integritetit të personave që zgjidhen,
emërohen dhe ushtrojnë funksione publike”, dhe rregullimet e detajuara të parashikuara
në vendimin nr. 17/2016, të Kuvendit të Shqipërisë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, vlerëson se funksionari publik, kryetar i Bashkisë Vorë,
z. Agim Ymer Kajmaku, referuar germës “ç”, pikës 3, kreut III, të vendimit të Kuvendit
nr. 17/2016, është në kushtet për ndalimin e ushtrimit të funksionit.
Ne baze te kerkeses se mbrojtjes se pandehurit Agim Kajmaku, me date 29.01.2020, nga
Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane na eshte vene ne dispozicion nepermjet shkreses me
Nr. 254-A Prot, date 27.01.2020, kopje te akteve te ardhura ne baze te leterporosise nga ana
e Autoriteteve Gjyqesore Greke, ne total 64 faqe.
Referuar akteve gjyqesore te derguar nga autoritetet greke, nuk identifikohet apo te
vertetohet fakti se shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toro te jete ndaluar apo arrestuar,
por vetem pasqyrohet fakti se ky shtetas ka dhene deklarime(sqarime) ne polici dhe me
pas eshte lene i lire.
Akuza nuk mundi te provonte se ekziston vendim gjyqesor per caktimin e arrestit apo te
vleresimit te urdherit te prokurorit per ndalimin e shtetasit Agim Kajmaku alias Jorgo
Toro.
Gjithashtu referuar po leterporosise te Autoriteteve Helene nuk provohet as arrestimi dhe
as ndalimi dhe aq me pak te aktet procedurale qe hartohen ne te tila raste, si dhe te aktit
qe verteton qe ketij shtetasi i eshte komunikuar vendim per vleresimi ne arrestimit apo te
urdherit te ndalimit.
Referuar qendrimit zyrtar te Prokurorise se Apelit Janine, vertetohet qartesisht fakti se
shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toro nuk është arrestuar apo ndaluar deri më sot nga
ana e autoriteteve gjyqsore greke. Sic e kemi theksuar edhe ne fillim ky shtetas eshte
paraqitur per te dhene deklarime(sqarime) ne polici lidhur me nje kallzim nga nje shtetas
grek, i cili ka pretenduar se Jorgo Toto se bashku me dy persona te tjere ne momentin qe
i kane blere fidane, kane kryer pagesen dhe pas verifikimit kane rezultuar se nje pjese e
kartmonedhave ishin te falsifikuara.
Ne deklarimin e dhene ne polici shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toro ka mohuar
falsitetin e kartëmonedhave dhe se këmbimin e parave e kishte kryer në Shqipëri, ku ka
kryer ne nje pike kembimi valutor, një këmbim parash nga monedha shqiptare në euro.
Pas dhenies se deklarimeve ky shtetas eshte lene i lire, dhe me pas eshte larguar nga
territori grek dhe eshte kthyer ne shqiperi. Nuk ka pasur absolutisht dijeni se ndaj tij do
te inicionte ne vazhdim nje process hetimor, me akuze per falsifikim i monedhave.Fakt i
cili vertetohet edhe nga dokumentacionet e ardhura nga autoritetet gjyqesore greke, ku
pasqyrohen te dhena konkrete nga urdhri i leshuar nga Prokuroria e Apelit Janine, ku nder
te tjera citohet se Jorgo TOTO i biri i Thanasi dhe i Paraskevi, eshte një person me
vendbanim të panjohur, dhe nuk u paraqit dhe nuk është arrestuar apo ndaluar deri më
sot, edhe pse ky vullnet është shprehur ashtu siç duhet. Ne po pezullojmë procedurat në
auditorin e Gjykatës Treanëtarëshe të Apelit në Janinë, për krimet e rënda të ngritura
kundër të gjykuarit Jorgo Toto të Thanasi dhe të Paraskevi, i cili ka lindur në Tiranë-
Shqipëri në vitin 1971, banor në Tiranë, Shqipëri tregtar shtetas shqiptar dhe me
vendbanim të panjohur derisa të arrijë ose të arrestohet ose të sillet përpara gjykatës. Ne
porosisim dhënien e këtij shërbimin përkundrejt njërit prej avokatëve të tij të caktuar me
prokurë dhe avokatëve kundërshtarë të tij dhe e vendosim njoftimin në vend publik të
vendbanimit të tij më të fundit që njihet, në përputhje me nenin 156 paragrafi 2 i Kodit të
Procedurës Penale.
Referuar akteve gjyqesore te derguar nga autoritetet greke, nuk identifikohet apo te
vertetohet fakti se shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toro te jete ndaluar apo arrestuar,
por vetem pasqyrohet fakti se ky shtetas ka dhene deklarime(sqarime) ne polici dhe me
pas eshte lene i lire.
Nuk ekziston vendim gjyqesor per vleresimin e arrestit apo te ndalimit te shtetasit Agim
Kajmaku alias Jorgo Toro, si dhe te aktit qe verteton qe ketij shtetasi i eshte komunikuar
ky vendim dhe se eshte ekzekutuar.
Me te drejte funksionari publik është përgjigjur me “Jo” pyetjeve të formularit të
vetëdeklarimit: “A keni qenë ndonjëherë në hetim apo ne gjykim nga një autoritet i huaj
për kryerjen e një vepre penale?” dhe “A keni qenë ndonjëherë i ndaluar apo arrestuar nga
organet ligjzbatuese për kryerjen e një vepre penale”, pasi nuk ka pasur dijeni se ndaj tij
ka pasur hetim, ndalim, apo gjykim nga autoritetet ligj zbatuese Greke.
Gjithashtu funksionari i është përgjigjur me “Jo” pyetjeve të formularit të vetëdeklarimit:
“A është caktuar ndaj jush ndonjëherë masë shtrënguese e sigurisë personale, në fuqi ose
jo?” dhe “A është marrë ndonjëherë për ju masa e dëbimit nga një shtet i huaj”, pasi nuk
ka pasur dijeni se ndaj tij ka eshte vendosur masë shtrënguese e sigurisë personale ne
mungese.
Sipas parashikimeve te ligjit lidhur me vepren penale te parashikuar nga neni 190 te kodit
Penal, ne nenin 5/3 te ligjit nr.138/2015 “ Per garantimin e integritetit te personave qe
zgjidhen, emerohen ose ushtrojne funksione publike se “Deklarimi i rrethanave te rreme
ose te shtremberuara perben veper penale, sipas nenit 190 te Kodit Penal”. Po keshtu ne
Kreun III/3/b te Vendimit nr.17/2016 te Kuvendit te Shqiperise parashikohet se
“pasqyrimi i te dhenave te rreme ne kete formular perben veper penale dhe denohet me
burgim, sipas nenit 190 te Kodit Penal”. Nga cfare parashtruam me larte qarte rezulton se
shtetasi Agim Kajmaku nuk ka kryer asnje veprim apo mosveprim nepermjet te cileve te
kete fshehur, shtremberuar apo deklaruar te dhena te pasakta, gje qe tregon se mungon
edhe elementi tjeter i vepres penale qe eshte ana objektive e vepres penale.
Ligji nr.138/2015 “ Per garantimin e integritetit te personave qe zgjidhen, emerohen ose
ushtrojne funksione publike” ka si objekt te tij “te garantoje besimin e publikut ne
funksionimin e organeve te zgjedhura shteterore, institucioneve te pavarura dhe atyre te
krijuara me ligj, te administrates publike, nepermjet pengimit te zgjedhjes ose emerimit
ne to, apo largimit nga funksioni public te personave, te cilat jane denuar me vendim
joperfundimtare per kryerjen te krimeve, sipas ketij ligji”.
Ky ligj ka parashikuar dhe menyrat se si do te garantoje kete integritet duke identifikuar
dhe larguar nga funksione te caktuara, pamundesuar per te kandiduar apo qe te zgjidhen
ne organet e parashikuara personat qe jane te denuar, debuar, ndaj te cileve jane caktuar
masa sigurimi personal etj.
Nga shqyrtimi i rastit konkret rezulton se Agim Kajmaku nuk ka asnje shkak qe ta pengoje
ate te kandidoje, zgjedhur apo emeruar ne funksionet e parashikuara ne nenin 3/1 te ligjit
nr.138/2015 dhe ne kete kendveshtrim formulari ku ai deklaron mosekzistencën e
shkaqeve për te kandiduar, për te mos u zgjedhur ose emëruar eshte pasqyruar prej tij me
vertetesi gje qe tregon mungesen e anes objektive te vepres penale, veprimin e kryer ne
kundershtim me ligjin shoqerisht te rrezikshem.
Duke qene se vepra penale e parashikuar nga neni 190 te Kodit Penal kryhet me dashje
direkte, fakti qe personi nuk penalizohej nga ky denim edhe ne rast se do e deklaronte
tregon mungesen e dashjes per ta fshehur kete denim. Qellimi per te shmangur pasoja te
mundshme te parashikuara ne ligj nepermjet fshehjes apo pasqyrimit te dhenave te rreme
eshte dhe ana subjektive e vepres penale objekt hetimi ne kete rast.
Ne analize te mesiperme arrihet te konkludohet se shtetasi Agim Kajmaku eshte i
pafajshem, akuzat e ngritura perkundrejt tij nuk qendrojne nuk ka asnje prove
inkriminuese, perkundrazi kemi paraqitur para gjykates nje sere provash shkresore te
pakontestueshme, te cilat vertetojne faktin se shtetasi Agim Kajmaku nuk ka konsumuar
vepren penale “Falsifikimi i vulave, stampave, ose i formulareve", parashikuar nga nenin
190/1, te Kodit Penal
Av ne perfundim kerkoi deklarimin e pafajshem te te pandehurit Agim Kajmaku, per
veprat penale “Falsifikimi i vulave stampave ose i formulareve”, "Falsifikimi i
dokumenteve zyrtarë", në bashkëpunim dhe "Kryerja e funksionit pas dhënies fund të
tij", të parashikuara nga nenet 190/1, 186/2 dhe 249 të K.Penal, (neni 388 germa b , e
K.Pr.Penale) me arsyetimet perkatese

Av. Arben Nela nder te tjera argumentoi : E pandehura M. Sh., ne detyren e drejtoreshes
se burimeve njerezore ka perpiluar urdherat per lirim dhe emerim nga detyra, ne kohen qe
i pandehuri Agim Kajmaku ke qene ende ne detyren e Kryetarit te Bashkise Vore dhe per
rrjedhoje duhet qe te deklarohet e pafajshme per vepren penale te parashikuar nga neni
186/2 i Kodit Penale, per te cilen eshte akuzuar.
E pandehura I. B., ne detyren e protokollistes ka rregjistruar urdherat e mesiperm ne
protokoll ne daten 31.10.2019, duke respektuar rregullat e vendosura per regjistrimin e
akteve dhe per rrjedhoje duhet qe te deklarohet e pafajshme per vepren penale te
parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal, per te cilen eshte akuzuar.
E pandehura M. M., ne detyren e asitentes se kryetarit te bashkise, ne daten 30.10.2019, i
ka paraqitur kryetarit urdherat e hartuara nga drejtoresha e burimeve njerezore dhe pas
nenshkrimit te tyre nga kryetari, I ka dorezuar ato ne zyren e protokollit te bashkise, ne
perputhje te plote me detyren e saj funksionale. Per rrjedhoje, e pandehura M. M. duhet
qe te deklarohet e pafajshme per vepren penale te parashikuar nga neni 186/2 I Kodit
Penale, per te cilen eshte akuzuar.

Per te provuar akuzen organi procedues, prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane ka sjelle
ne gjykate vec provave shkresore te administruara gjate shqyrtimit gjyqesor dhe prova
me deshmitare si: H. B., L. O., G. P., D. S., B. K.

Mbrojtesit e te pandehurve av Isuf Shehu dhe Selim Nela u shprehen dakort me provat
e kerkuara nga organi i akuzes si dhe rezervuan te drejten per te paraqitur prova te tjera,
ku gjate gjykimit kerkuan te pyeten te pandehurat M. Sh., I. B.dhe M. M. (neni 166 i K
Pr Penale)

Gjykata bazuar ne nenin 152/1 te K.Pr.Penale ku parashtrohet se “…çdo prove i


nenshtrohet shqyrtimit dhe nuk ka vlere te paracaktuar. Gjykata i cmon provat sipas
bindjes se formuar pas shqyrtimit te tyre ne teresi pare ne kete kendveshtrim u ndoqen
me vemendje deshmite e marre konform Ligjit Procedurial Penal te deshmitarve te
thirrur nga organi i akuzes dhe ata ate thirrur nga mbrojtja e te pandehurve dhe u
shqyrtuan te gjitha provat shkresore.
Gjykata pasi shqyrtoi te gjitha provat ne teresi formoi bindjen e plote se ceshtja ndaj te
pandehurve Agim Kajmaku , M. Sh., I. B.dhe M. M. duhet te pushohet per akuzuar e
ngritura nga organi i prokurorise:

Gjykata arsyeton se askush nuk mund te denohet ne qofte se ne ngarkim te tij nuk
figurojne prova se ka kryer veper penale. Ne referim te nenit 152 te Kodit te Procedures
Penale provat shqyrtohen ne harmoni me njera tjetren e asnjera prej tyre nuk ka vlere te
paracaktuar dhe cdo prove duhet ti nenshtrohet debatit gjyqesor “ , cka do te thote se
gjykata mund te jape nje vendim fajesie vetem kur ekzistojne te pakten prova ( shumes )
te cilat te bejne vendimarrjen tej cdo dyshimi te arsyeshem
Kjo do te thote se gjykata eshte perpara aplikimit te drejte te ligjit procedural, atehere kur
ne zbatim te kesaj dispozite eshte e detyruar qe per te arritur ne perfundimet e saj, t’i
analizoje provat ne teresi, ne menyre organike e te lidhura me njera tjetren.
Ekzistenca e nje fakti nuk mund te nxirret nga indicjet pervecse kur keto jane te
rendesishme, te sakta dhe ne perputhje me njera tjetren.(neni 152/2 i K Pr Penale)
Sipas nenit 4 te K.Pr.Penale “cdo dyshim per akuzen cmohet ne favor te te pandehurit”.

Fuqi te veçante bindese per Gjykaten ne lidhje me formimin e bindjes per pushimin e
ceshtjes ne ngarkim te te pandehurve ka dëshmia e dëshmitarit H. B., marre konform
ligjit procedurial penal ( nente 360 dhe 361 te K Pr Penale), i cili nder te tjera ka deshmuar
se kam qenë nënkryetar i Bashkisë Vorë. Jam emeruar -04.09.2019 . Urdhri i shkarkimit i
ka vajtur në datën 02 nëntor, i ka ardhur motres time S. B.ne lokalin ku ajo punon ka qene
e shtune paradite dhe une kam shkuar nje ore me pas dhe e kam marre. Nga ai moment
nuk kam shkuar me ne Bashkine e Vores. Nuk kishte asnje lloj arsye shkarkimi. Une nuk
kam marre asnje paralajmerim gojor , me shkrim apo verejtje
Urdheri i shkarkimit ishte 31 tetor, datë në të cilën kam qenë në punë. Me udherin nuk
kam qene dakort . Ne fund te nentorit kemi kundershtuar udherin ne gjykaten
administrative dhe ne muajin shkurt jam kthyer perseri ne detyre. Une aktualisht jam
kryetari i bashkise Vore
Nuk e mbaj mend nëse në datat 30-31 tetor i pandehuri Agim Kajmaku ka qenë në
ambjentet e Bashkisë Vorë.
(Shih procesverbalin e seances gjyqesore date 18.06.2020 )

Rendesi per Gjykaten ne lidhje me formimin e bindjes per pushimin e ceshtjes ne


ngarkim te te pandehurve ka dëshmia e dëshmitares L. O. marre konform ligjit
procedurial penal ( nenet 360 dhe 361 te K Pr Penale), e cila nder te tjera tha : Jam emeruar
, ashtu sic e do ligji per pushtetin lokal nga ish kryetari i Bashkise, nenkryetare e bashkise
Vore ne date 30 gusht te vitit 2019 .Me date 31.10. 2019 jam liruar nga detyra, me kujtohet
me date 01.11.2019 kam qene ne terren pasi Vora ka qene nje zone shume e demtuar nga
termeti dhe me probleme sociale qe konsiston ne shkuarjen ne terren dhe diku nga dreka
me ben telefon nje nga specialistet e insitucionit tek informimi qytetar dhe me thote me
thane te te them se te kane sjelle ne tavoline nje njoftim se je liruar nga detyra . Oren e
sakte nuk e mbaj mend, pasi kam qene ne terren .
Me date 05. nentor me ka ardhur nje imail i bashkise, ku thuhej per largimin tim nga
detyra dhe bashkelidhur keni argumentin hapa imelin por bashkelidhur nuk gjeta asnje
argumentim se pse isha larguar nga detyra . Ne fillim te shkurtit ne date 05 ose 6 shkurt
jam kthyer ne detyre me vendim gjykate si nenkryetare e bashkise.
Pyetjes se gjykates Pretenduat se keni qene ne pune gjate gjithe dites ty nga ana e te
pandehurit Agim Kajmaku ish kryetari fizikisht leter me nje motivim per largimin tuaj te
ka ardhur ?
Deshmitarja pergjigjet: Jo
Pyetjes se gjykates Personalisht te eshte dhene ndonje mase disiplinore ?
Deshmitarja pergjigjet : Jo
(Shih procesverbalin e seances gjyqesore date 07.02.2020 )

Vlere provuese per Gjykaten ne lidhje me formimin e bindjes per pushin e ceshtjes ne
ngarkim te te pandehurve ka dëshmia e dëshmitarit G. P., marre konform ligjit
procedurial penal ( nenet 360 dhe 361 te K Pr Penale), i cili nder te tjera tha
Se pari jam afruar ne bashkine e Vores me ftesen dhe dashamiresine e kryetarit te
bashkise Agim Kajmaku per te qene pjese e strukturave te bashkise. Kam qene petagog
tek fakulteti ekonomik Me eshte dashur pak kohe qe te shkeputem. Pas shkeputjes jam
emeruar drejtor kabineti ne bashkine Vore dhe me pas kam kaluar si nenkryetar nga data
01.11 .2019 deri me date 04.02 ne pozicionin e nenkryetarit te bashkise. Emerimin dhe
komunikimin e kam mare nga kryetari i bashkise Agim Kajmaku. Kam plotesuar me
pergjegjshmeri dhe korrektesi detyrat qe me ka lene kryetari Agim Kajamku .
Pyetjes se prokurorit: Si ju eshte komunikuar detyra e nenkryetarit te bashkise Vore me
telefon me poste , fizikisht ?
Deshmitari pergjigjet :Situata eshte e tille qe gjate periudhes qe kam qene drejtor kabineti
kane qene emeruar dy nenkryetar te tjere H. B. dhe L. O.. Per ceshtje performance
mungese korrektesie nga ana e nenkryetareve Kryetari nuk ka qene i kenaqur me ecurine
e dy nenkryetreve per periudhen qe kane ushtruar funksionin si nenkryetar dhe
normalisht ka qene i mendimit per nderrimin e nenkryetareve dhe komandmi im ne
pozicioni e nenkryetarit por per ti lene hapesiren nje nenkryetari qe te ishte perfaqesues
i fshatit Domje pra do te behej nderrimi i dy nenkryetareve njeri nga nenkryetaret do te
isha une dhe tjetri nga pjesa tjeter qe ishte fshati i madh i Domjes dhe Berxullit duke qene
se jane pjese perberese e bashkise Vore kerkonte nje perfaqesues me nivel te larte
drejtues ne administraten e Bashkise. Ky ka qene qellimi dhe deshira e kryetarit .
Une kam marre komunikim verbal nga kryetari i Bashkise para fillimit te muajit nentor
pasi kam qene gjithe kohes me kryetarin, duke permbushur detyrat e Bashkise kam qene
ne dijeni se do te filloja pune nga data 01. nentor, rreth dates 28, 29 , 30 tetor kam marre
njoftim verbal nga kryetari Aktin e shkruar e kam marr kur kam filluar pune me daten 01
. nentor
(Shih procesverbalin e seances gjyqesore date 03.112020 )

Vlere provuese per Gjykaten ne lidhje me formimin e bindjes per pushimin e ceshtjes ne
ngarkim te te pandehurve ka dëshmia e dëshmitarit: D. S., marre konform ligjit
procedurial penal ( nenet 360 dhe 361 te K Pr Penale), punonjës mbështetës pranë
Bashkisë Vorë i cili nder te tjera tha : Jam punonjës mbështetës pranë Bashkisë Vorë.
Punoja nga ora katër e mbasdites deri në orën tetë të mëngjesit.
Bashkia Vorë ka 3 hyrje
Pyetjes se prokurorit :Ke mundesi ti shohesh te gjithe personat kush hyn e kush del ne
godine ?
Deshmitari pergjigje :Kush hyn dhe kush del , shumicen po.
Pyetjes se prokurorit :Ka hyre ne godine z Agim Kajmaku ne date 31 tetor 2019 dhe
01.11.2019 ka hyre .
Deshmitari pergjigjet : Nuk e mbaj mend. Une nuk mbaj dhe nese kam qene ne pune .
Agim Kajmaku vinte edhe pas orës 4 në ambjentet e Bashkisë Vorë.
(Shih procesverbalin e seances gjyqesore date 28.05.2021 )

Vlere provuese per Gjykaten ne lidhje me formimin e bindjes per pushimin e ceshtjes ne
ngarkim te te pandehurve ka dëshmia e dëshmitarit B. K marre konform ligjit procedurial
penal ( nente 360 dhe 361 te K Pr Penale), i cili nder te tjera ka deshmuar se: Ushtroj
detyrën e rojes nga ora 4 e mbasdites deri ne ore 8 të mëngjesit me sistem 16 orësh të
nesërmen pushim. Bashkia Vorë ka 3 hyrje. Për periudhën tetor-nëntor 2019 nuk janë
mbajtur procesverbale hyrje-dalje të punonjësve jashtë orarit zyrtar. Kryetari i bashkisë
besoj se është futur ne bashki në datat 30 dhe 31 tetor 2019 sepse ka qenë periudha e
tërmetit.
(Shih procesverbalin e seances gjyqesore date 11.06.2021)

Rendesi per gjykaten per Gjykaten ne harmonizim me provat e tjera ne lidhje me


formimin e bindjes per pushimin e ceshtjes ne ngarkim te te pandehurve kane deklarimet
e te pandehures Merita Shytko, e cila u pyet me kerkese te mbrojtesit te saj (neni 166 i
K Pr Penale) ku nder te tjera para gjykates deklaroi: Kam qene drejtoreshe e burimeve
njerezore deri ne prill te vitit 2020 , detyra ime ishte mbarevajtja e punes konkretisht ne
emerime, lirime ne ndjekjen e struktures te miratuar nga kryetari bashkiak. Kam patur
për detyrë mbarëvajtjen e emërimeve, lirimeve nga Kryetari i Bashkisë. Në datën 30 tetor
jam thirrur nga kryetari Agim Kajmaku, i cili me ka komunikuar që do te beheshin dy
lirimet e dy nenkrytareve, me motivacion tejkalim kompetencash.
Perpiloj dy vendimet e lirimit, por kur kam shkuar te kryetari me ka then te bej vendimet
per shkarkimin e dy nenkryareve dhe do emerosh G. P shefi i kabinetit nenkryetar i
bashkise . Sic e e thashe ligji per qeverisjen vendore i jep kompetenca ne lirim dhe emerim
kryetarit per nenkryetaret .Hartoj vendimet ne komjuter i cikloj nga ana ime dhe i dorezoj
prane asistentes se kryetarit M. M. Kjo eshte procedure qe ndiqet nga burimet njerezore
per te gjitha vendimet qe jepen .Marr urdherin perpiloj aktin dhe i dorezoj tek paradhoma
e kryetarit . Une kam dorezuar brenda dates 30.10.2019 . Në datën 30.10.2019 z.Kajmaku
ka qenë në zyrë.
(Shih procesverbalin e seances gjyqesore date 11.06.2021)

Rendesi per gjykaten per Gjykaten ne harmonizim me provat e tjera ne lidhje me


formimin e bindjes per pushimin e ceshtjes ne ngarkim te te pandehurve kane deklarimet
e te pandehures M. M., e cila u pyet me kerkese te mbrojtesit te saj (neni 166 i K Pr
Penale) e cila nder te tjera para gjykates deklaroi : Kam qene pergjegjese e barazise
gjinore prane drejtorise se sherbimit social ne Bashkine Vore nderkohe efektivisht punen
e kam kryer prane kabinetit te kryetarit Agim Kajmaku Kam mbuluar funksionin e
sekretares. Puna ime kryesisht konsistone deri diku ne menaxhimin e situtates se
kryetarit qe do te thote shkresat qe sillnin drejtorite e bashkise i depozitonin prane
sekretarise dhe une kur kryetari ishte prezent ia percillja per ti firmosur i merrja shkresat
i coja ne protokoll, te cilat ndiqnin rrugen zyrtare . Ne rastet kur kryetari kerkonte
ndonje drejtor , apo specialist e njoftoja te vinte , kryesisht kam kryer punen e sekretares.
Te gjithe proceduren e lirimeve dhe emerimeve e mbulon drejtoria e burimeve njerezore
dhe pasi mbyllte aktet qe kishte marre nga kryetari i percillte prane sekretaries dhe une i
kaloja per firme kryetarit E gjithe procedura ka ndodhur ne date 30.10.2019 zyra e
burimeve njerezore me kane sjelle ne sekretari te dy aktlirimet e nenkryetareve L. O.
dhe H. B.. Pirimin e drejtorit te kabinetit G. P. dhe emerimin e tij si nenkryetar Bashkie
dhe une i kam mbajtur deri ne momentin kur ka ardhur kryetari me date 30 dhe ia kam
percjelle kryetarit per ti firmosur . Shkresat mi dergoi drejtoresha e burimeve njerezore M.
Sh.. Une ia komunkova me date 30 tetor kreytarit dhe ai i ka firmosur ne date 30 dhe mi
ka dhene mua po mbrapsht ne te njejten dite. Ne date 31.10.2019 ne mengjes i kam
zbritur ne protokoll sic ishte rregulli , pasi nuk mu dha ndonje porosi urgjente dhe ne
mengjes une i kam zbritur ne protokoll punonjeses I. B..
Urdherat kane qene te firmosur me date 30.10.2019 shkresat kane zbritur ne date 31. Ne
mengjes, paradite te firmosura nga kryetari, asnjehere nuk kemi dorezuar shkresa te
pafirmosura. I kam marre nga kryetari te firmosura te gjitha dhe une i kam percjelle me
protokoll me date 31.10.2019 ne mengjes protokollistes sapo ka filluar orari zyratr i punes
oren fiks nuk e mbaj mend por ka qene paradite.
Pyetjes se gjykates Ka qene ne pune kryetari ne datat 30,31 dhe me date 01 nentor, te vitit
2019, pasi keni qene asistente e tij ?
E pandehura pergjigjet: Po ka qene ne pune.
(Shih procesverbalin e seances gjyqesore date 07.07.2021)

Rendesi per gjykaten per Gjykaten ne harmonizim me provat e tjera ne lidhje me


formimin e bindjes per pushimin e ceshtjes ne ngarkim te te pandehurve kane deklarimet
e te pandehures I. B., e cila u pyet me kerkese te mbrojtesit te saj (neni 166 i K Pr Penale)
e cila nder te tjera para gjykates deklaroi se : Kam ushtruar detyren e specialistes se
protokollit nga vitit 2006 kam 14 vjet, procedura e protokollit ka te beje me administrimin
e gjithe dokumentave zyrtare duke filluar nga pranimi shkresave, pranimi postes, hapja
e tyre pasqyrimi ne regjistrin themelor zyrtar te institucionit, bashkimi i cdo shkrese me
kartelen shoqeruese, dorezimi i tyre per procedure te metejshme tek titullari , marrja e
tyre dhe shperndarja neper sektor, ndjekja e zbatimit te kerkesave qe duhet te permbushe
nje document , zbatimi i afateve per cdo strukure Brenda institucionit ndjekja e
korespondeces, nisja e postes e korespondences etj. Behet hapja e postes ne momentin
qe postieri e sjell dhe firmoset liste dergesa, hapet zarfi behet gati pasyqrohet ne regjistrin
themeltar behet bashkimi me kartelen shoqeruese dhe dergohet tek kryetari per delegim
ne strukturat me pas kryetari delegon shkresen sipas problematikes qe ka dhe une i
shperndaj neper sektor , gjithmone kundrejt firmes .
Pervec regjistrit themelor te institucionit qe eshte libri i protokollit ne zyren e protokollit
mbahen dhe disa libra ndihmes ne funksin te punes nje nga librat eshte libri i dergimit
te shkresave ne sektor dmth marr shkresen e dergoj ne sektor marr firmen dhe une heq
pergjegjesine nga vetja.
E dyta eshte libri i akteve te brendshme te kryetarit qe do te thote qe ky liber eshte i
ndare ne struktura sipas fushave perkates domethene i ndare ne lirime, emerime apo
urdhera te brendshem urdhera likujdimi , ka disa ndarje secila eshte e pavaruar nga njera
tjetra dhe marrin nr 1 ne fillim te cdo viti . Emerimet marrin nr 1, Lirimet nr 1 ne
vazhdim te cdo viti deri ne date 31 , te cdo viti perkates . Kjo lloj procedure eshte e
parashikuar ne ligjin qe permenda me lart, ne vendimin nr 4 date 19.06.2017 dhe eshte
ne funksionin te zbatimit te kerkeses qe duhet te permbushe nje dokument nje akt i
brendshem i nje institucioni , eshte nje numer rendor qe merr cdo akt.
Ky format eshte ne zbatim te ligjeve qe permenda me lart dhe permban numrin e
protokollit i cili duhet te pasyrohet ne regjistrin themeltar te lere gjurme dhe numrin
me poshte qe eshte nr rendor qe merr sipas ndarjeve qe une kam bere bazuar ne
pasqyren emertuese, marrin nr rendor qe pasqyrohen ne regjistrin themeltar, marrin
numer, date . Data duhet te jete ne perputhje me numrin sipas ndarjeve qe thashe urdhera
lirimi me vete urdhera emerimi me vete dhe urdhera te tjere sipas problematikave. Secila
nga keto ka numer rendor te pavarur nga njeri tjetri dhe ne vazhdimesi . Keto numra
pasqyrohen ne regj te protokollit .
Ka libra ndihmes qe permenda me lart . Eshte liber ndihmes ne funksion te protokollit.
Liber ndihmes ne funksion te protokollit per aktet e brenshme te kryetarit sic eshte libri i
postes , libri i shperndarjes se akteve te brendshme te institucioni , jane disa.
Fraksioni eshte dicka e lejuar ne ligj dhe kryhet atehere kur nje praktike , ka lidhje me
njera tjetren , do te thore kur nje dokument i pare merr nje nr kyesor ne vijim te ketij
numri mund te futen dokumenta te tjere qe kane lidhje logjike me njera tjetren dhe
kane te bejne me te njejten ceshtje. Kete procedure e kemi kryer me date 31.10.2019. Kete
procedure e kemi ndjekur dhe me pare me z Kajmaku dhe me paraardhesin te tij ne kohen
e Fiqiri Ismailit, ajo eshte koha ime qe kam punuar. Ne lidhje me mosperputhjen e
numrave te protokollit me fraksionin dhe datat e akteve, ka deshmuar se: Nuk duhet te
kete perputhje eshte nje liber me vete ndihmes i cili merr nr 1 ne fillim te vitit dhe deri
ne fund te vitit eshte ne vijimesi pavaresisht se kane nje renditje kronologjike keto
gjithmone jane te ndryshem Nr i aktit asnjehere me fraksion.
Urdherat 145,146, 147, 92, i ka sjelle sekretarja qe mbulonte L. M., ne date 31 tetor oren
nuk e mbaj mend ka qen paradite, po kane qene te firmosura nga kryetari.
Ne momentin qe sillen urdherat sillen bashke ne nje dosje bashke me nje teresi
dokumentash dhe une i hap, nuk eshte se une vihem ne dijeni qe keto shkresa kane
priroritet qe duhet te hapen me shpejt, qe duhet te procedohet me shpejt. Po ate dite,
une i hap une nis punen me pergatitjen e dokumentacionit qe nis me poste. Ne datat 30-
31 tetor dhe 01 nentor kryetari ka qene ne pune.
(Shih procesverbalin e seances gjyqesore date 07.07.2021)

Gjate shqyrtimit gjyqesor bazuar ne nenin 358 te K Pr Penale i pandehuri Agim Kajmaku
ka dhene shpjegime ne lidhje me akuzat e ngritura nga prokuroria e rrethit Gjyqesor
Tirane , i cili nder te tjera u shpreh se : Deklaroj në përgjegjësinë time të plotë morale
dhe ligjore se pas datës 1 Nëntor 2019, përfshi edhe atë datë unë nuk kam firmosur; asnjë
vendim, asnjë urdhër, asnjë shkresë përcjellëse, dhe nuk kam pëcjellë apo ushtruar asnjë
kompetencë, detyrë apo përgjegjësi tek punonjësit e Bashkisë Vorë, Entet e tjera Publike
apo Privave, apo tek individët apo ndonjë subjekti tjetër të ligjit në cilësinë Kryetarit të
Zgjedhur të Bashkisë Vorë . Më datën 30 Tetor 2019, kam qënë ende në detyrë si Kryetar i
Bashkisë Vorë dhe krahas shkresave dhe dokumenteve të tjera kam firmosur dhe katër
udhëra: Lirimin nga detyra të Gentian Picarit nga detyra e Shëfit të kabinetit; Lirimin nga
detyra e L. O.t nga detyra e Nën kryetares së Bashkisë; Lirimin nga detyra e Nënkryetarit
të Bashkisë të H. B.; Emërimin në detyrën e Nënkryetarit të Bashkisë Gentian Picari.
Ne lidhje me vepren penale “Falsifikimit të vulave, stampave ose të formularëve" neni 190
paragrafi 1 i Kodit Penal i pandehuri Agim Kajmaku ka deklaruar konkretsisht : Në
pranverën e vitit 2019 më është kërkuar nga Partia Socialiste e Shqipërisë, grupim politik
që unë aderoj që të isha kandidati i tyre për zgjedhjet e pushtetit vendor që do të
zhvilloheshin më 30 Qershor 2019, propozim që e pranova. Emri në listën e kandidatëve
për kryetar bashkie në këto zgjedhje është vendosur nga Partia Socialiste, dhe i është
paraqitur Komisionit Qëndror Zgjedhor. Më datë 12.05.2019 kam paraqitur në KQZ
formulin e vetdeklarimit ku kam deklaruar se kam mbajtur edhe një identitet të dytë atë
të "Jorgo Tato", pa ndryshuar atë zyrtarin. Pas shumë deklarimeve mediatike që u bënë
gjatë verës së vitit 2019, nga funksionar të Partisë Demokratike se paskam qënë i dënuar
dhe arrestuar në shtetin Helen, jam përpjekur të informohem më shumë rreth akuzave që
më janë bërë, duke qënë gjithashtu në dijeni se KQZ dhe Prokuroria e Përgjithshme kishin
filluar hetimin administrativ për të verifikuar akuzat dhe për të përcaktuar nëse isha nje
subjekt që duhet të përjashtohesha nga kandidimi apo vazhdimi i detyrës publike.Pasi
mora vesh që ndaj meje kishte një cështje të mbyllur, kërkova menjëherë që ajo të ri-hapej
dhe në përfundim të gjykimit në shtator të vitit 2019 gjykata më shpalli të pafajshëm....
(Shih procesverbalin e seances gjyqesore date 08.09.2021)

Ne formimin e bindjes se gjykates per pushimin e ceshtjes ne ngarkim te te pandehurve


kane provat shkresore te shqyrtuara dhe te administruara nga gjykata si me poshte:

-Shkresë , Nr.V-2629/1 prot, datë 27.08.2019, ardhur Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve


në përgjigje të shkresës së Prokurorinë së Përgjithshme, shkresë nr.2193/9, datë 26.08.20
I 9 ka paraqitur dokumentin "Vërtetim i Gjendjes Gjyqesore" Nr.11, datë 27.08.2019". në
të cilin rezulton se subjekti Agim Ymer Kajmaku (Jorgo Tota statusin "i padënuar".
-Shkresë nr.2193/71, datë 28.10.2019 ardhur për kompetencë nga Prokuroria e
Përgjithshme, Drejtoria e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë dhe e Verifikimit të
Integritetit të Personave që Zgjidhen, Emërohen ose ushtrojnë Funksione Publike (së
bashku me të gjithë materiaslin bashkëngjitur).
-Formulari i vetëdeklarimit në emrin e shtetasit Agim Kajmaku, formular i cili mban
datë12.05.2019, dorëzuar në KQZ.
-Shkresë nr.2193/9 prot, datë ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile në të
cilën është konfirmuar se, të dhënat personale të subjektit Agim Kajmaku, sipas Rregjistrit
Kombëtar të Gjendjes Civile. Referuar këtyre të dhënave shtetasi Agim Kajmaku me të
dhenat e mesiperme ka ndryshuar përbërësit e Gjendjes Civile në rubrikën emri/mbiemri
nga "Agim Kajmaku" në "Jorgo Toto". Ndërsa me datën 30.03.2004 e ka ndryshuar
përsëri këtë përbërës nga "Jorgo Toto" në "Agim Kajmaku", identitet të cilin e mban
edhe aktualisht.
-Vërtetim i gjendjes gjyqësore me nr.11, datë 27.08.2019 për shtetasin Agim Kajmaku
(Jorgo Tota).
Leterporosi nr protokolli nr 1016/120/1/29-a te shtetit grek
-Urdher nr 15/2003 i Prokurorise se Apelit Janine ardhur me leterporosine nr protokolli
nr 1016/120/1/29-a te shtetit grek citohet “Pasi morëm parasysh faktin se Jorgo Toto, i
biri i Thanasi dhe i Paraskevi, i cili ka lindur në Tiranë-Shqipëri në vitin 1971, banor i
Tiranës, Shqipëri, një tregtar shtetas shqiptar, me vendbanim të panjohur i cili është
dërguar me shkresën numër 79/2003 të Vullnetit të Këshillit të Fajit të Artës, në seancën
dëgjimore të Gjykatës Treanëtarëshe të Apelit të Janinës, për çështje kriminale, për t'u
gjykuar, për qarkullimin e monedhave të falsifikuara (neni 208-paragrafi 1a në fuqi),
d.m.th., për krime të rënda dhe se ai tashmë është një person me vendbanim të panjohur,
dhe nuk u paraqit dhe nuk është arrestuar apo ndaluar deri më sot, edhe pse ky vullnet
është shprehur ashtu siç duhet.
Për këto arsye: Pasi pamë gjithashtu nenin 432 (paragrafi 1) i Kodit të Procedurës Penale.
Ne po pezullojmë procedurat në auditorin e Gjykatës Treanëtarëshe të Apelit në Janinë,
për Krimet e rënda të ngritura kundër të gjykuarit Jorgo Toto të Thanasi dhe të Paraskevi,
i cili ka lindur në Tiranë-Shqipëri në vitin 1971, banor në Tiranë, Shqipëri tregtar shtetas
shqiptar dhe me vendbanim të panjohur derisa të arrijë ose të arrestohet ose të sillet
përpara gjykatës.
Ne porosisim dhënien e këtij shërbimin përkundrejt njërit prej avokatëve të tij të caktuar
me prokurë dhe avokatëve kundërshtarë të tij dhe e vendosim njoftimin në vend publik të
vendbanimit të tij më të fundit në përputhje me nenin 156 paragrafi 2 i Kodit të Procedurës
Penale.
-Regjistri i korrespondences mod.1 me kapak ngjyre bojeqielli
-Procesverbal "Për kqyrjen së kamerave të sigurisë së Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve,
datë 14.11.2019.
-Pasqyre emertuese e celjes se dosjeve te secretaries se bashkise Vore per vitin 2019 nr
7279 prot date 31.12.2018
-Liber ndihmes i protokollit per aktet e brendshme te kryetarit te bashkise Vore per
vitin 2019.
-Vendimi nr.1101, datë 01.11.2019, i KQZ-së, botuar në fletoren zyrtare nr.152, datë
13.11.2019, në të cililin shkruhet: Komisioni Qqndror i Zgjedhjeve:
-Procesverbal "Për kqyrjen e marrjen e dokumenteve", datë 07.11.2019.
-Urdhër nr.92, nr.145, nr.146, nr.147, datë 31.10.2019 për shtetasit Gentian Picari, H. B. dhe
Laureta Omeraj.
-Procesvrebal "Për Sekuestrimin e dokumenteve", datë 06 dhe 08.11.2019.
-Procesverbal "Për kqyrjen e kamerave të sigurisë" Bashkia Vorë, datë 19.11.2019.
-Procesverbal "Për kqyrjen e aparatit celular të shtetasit Gentian Picari", datë 13.11.2019.
-Procesverbal i kqyrjes së dokumentacionit të ardhur nga kompania celulare "Vodafone",
në përgjigje të shkresës se prokurorise nr.16689 prot, datë 12.11.2019 dhe nr.16794, datë
14.11.2019 (Shtetasi Agim Kajmaku) komunikon nga numri celular + 35569…, i shtetases
V. A., bashkëshortja e. shtetasit L. K., nipi i shtetasit Agim Kajmaku).
-Çertifikatë familjare e shtetasit Sh. K., lëshuar nga Komuna Prezë.

Gjykata arsyeton: Ne lidhje me vepren penale te parashikuar nga neni 190/1 i K


Penal ne ngarkim te te pandehurit Agim Kajmaku se ai ka kandiduar për zgjedhjet e
qeverisjes vendore të datës 30.06.2019 dhe në përfundim të procesit zgjedhor është
zgjedhur Kryetar i Bashkisë Vorë. KQZ në zbatim të dispozitave të ligjit 138/2015, ka bërë
verifikimin e të dhënave në formularin e vetëdeklarimit për këtë funksionar publik dhe
pasi ka rezultuar se kandidati plotesonte kushte ligjore , me vendimin nr. 470, datë
17.5.2019, vendosi njoftimin e KZAZ-së për vazhdimin e procedurave për regjistrimin e
kandidatit për kryetar, Bashkia Vorë, qarku Tiranë, të propozuar nga koalicioni “Aleanca
për Shqipërinë Europiane” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30
qershor 2019.
Në muajin Korrik të vitit 2019 pas zgjedhjes së tij si Kryetar i Njësisë së Qeverisjes
Vendore, Bashkia Vorë, ish kryebashkiaku, i pandehuri Agim Kajmaku është vënë në
dijeni nëpërmjet shtypit të shkruar dhe atij televiziv së në ngarkim të tij ekzistonte një
vendim penal nga autoritetet e shtetit grek, gjë e cila sipas të njëjtave burimeve përbente
ndalim në kuptim të ligjit per kanditimin apo zgjedhjen e tij si Kryetar Bashkie.
Më datë 23.08.2019 është depozituar në Prokurorinë e Përgjithshme kërkesa e Partisë
Demokratike, me objekt “Verifikimin e pastërtisë së figurës së shtetasit Agim Kajmaku
alias Jorgo Toto”.
Si subjekt i interesuar i pandehuri Agim Kajmaku menjëherë është paraqitur pranë
autoriteteve përkatëse greke dhe ka kërkuar informacion lidhur me pretendimet e
mësiperme. Nga informacionet e marra ka rezultuar se në ngarkim të tij ekzistonte një
cështje penale e pezulluar nga autoritetet përkatëse të distriktit të Artes, Greqi lidhur me
një ngjarje të datës 14 Janar 2003.
Me kërkesen e tij nëpërmjet përfaqësuesit ligjor është kërkuar heqja e pezullimit, vënia në
lëvizje e kësaj cështje dhe dërgimi i saj për gjykim pranë gjykatës kompetente përkatëse.
Mbi këtë bazë cështja është gjykuar nga Gjykata e Apelit e Krimeve te Rënda Janine, e cila
në përfundim të këtij gjykimi ka vendosur në datë 12.09.2019, shpalljen të pafajshëm të të
akuzuarit për aktin e vënies në qarkullim të monedhave të falsifikuara që pretendohet se
është kryer nga ai në Arta, Greqi ne datë 14 Janar 2003.
I pandehuri Agim Kajmaku per efekt te procesit te verifikimit fillimisht ka vënë në
dispozicion të Prokurorise se Pergjithshme e me pas te Prokurorise se Rrethit Gjyqesor
Tirane dhe Gjykates ne cilesine e proves shkresore edhe kopje të vendimit shkurtuar dhe
të noterizuar dhe me vulë Apostille te Vendimit nr. 263/2019 te Gjykatës së Apelit të
Krimeve të Rënda, Janine, Greqi.
Nga këto të dhena rezulton se ndaj te pandehurit Agim Kajmaku është zhvilluar një proces
gjyqësor për një vepër penale, e cila sipas legjislacionit shqiptar korrespondon dhe
parashikohet nga neni 183 i Kodit Penal me titull “Falsifikimi i monedhave”.
Prokuroria e Përgjithshme me shkresën nr. 2193/2, datë 23.8.2019, i ka kërkuar Komisionit
Qendror të Zgjedhjeve verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e
vetëdeklarimit për te pandehurin Agim Ymer Kajmaku.
Pas verifikimit të formularit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka përcjellë të dhënat e
administruara nga KQZ-ja për kontroll të thelluar Prokurorisë së Përgjithshme, për
funksionarin publik Agim Ymer Kajmaku, me funksion kryetar i Bashkisë Vorë, Qarku
Tiranë.
Prokuroria e Përgjithshme, ka kryer verifikimet përkatëse dhe konfirmon se: “Me shkresën
nr. 10709/9 prot, datë 22.10.2019, (protokolluar në Prokurorinë e Përgjithshme në datën
23.10.2019) Zyra Qendrore Kombëtare Interpol saktëson se nga informacioni i marrë nga
zyra homologe Interpol Athinë/Greqi rezulton se shtetasi Jorgo Toto, i biri i Imer dhe
Maxhe, me datëlindje 6.7.1971, gjurmët e të cilit përputheshin me gjurmët daktiloskopike
të pandehurit Agim Ymer Kajmaku, është dyshuar në datën 14.01.2003, për qarkullim
monedhash të falsifikuara. Më 13.9.2019, sipas vendimit nr. 236/2019 të Gjykatës së
Janinës, ky person është shpallur i pafajshëm. Sa më sipër autoritetet gjyqësore greke kanë
revokuar urdhër arrestin kombëtar dhe evropian, për këtë shtetas”.
Sipas Prokurorisë së Përgjithshme konfirmohet se “Me shkresën nr. 931/2 prot, datë
30.8.2019 dhe shkresën nr. 931/8 prot, datë 14.10.2019 i është kërkuar Ministrisë së
Drejtësisë, të komunikojë më autoritetet e drejtësisë së Republikës së Greqisë për të
siguruar informacion dhe dokumentacion në lidhje me arrestime/ndalime; masa sigurimi
personale, vendime dënimi penal; vendime dëbimi, në emër të shtetasit Agim Kajmaku
alias Jorgo Toto. Kjo kërkesë është përcjellë nga Ministria e Drejtësisë tek Ministria e
Drejtësisë së Greqisë, në datën 4.9.2019 dhe e njëjta kërkesë është ripërsëritur në datën
14.10.2019.
Referuar akteve gjyqesore derguar nga autoritetet greke, nuk provohet fakti se shtetasi
Agim Kajmaku alias Jorgo Toro te jete ndaluar apo arrestuar, por vetem pasqyrohet fakti
se ky shtetas ka dhene deklarime(sqarime) ne polici dhe me pas eshte lene i lire.
Prokuroria nuk arriti te provonte se ekziston vendim gjyqesor per caktimin e arrestit apo
te vleresimit te urdherit te prokurorit per ndalimin e shtetasit Agim Kajmaku alias Jorgo
Toro.
Gjithashtu referuar po leterporosise te Autoriteteve greke nuk provohet as arrestimi dhe
as ndalimi dhe aq me pak te aktet procedurale qe hartohen ne te tilla raste, si dhe te aktit
qe provon qe ketij shtetasi i eshte komunikuar vendim per vleresimin e arrestimit apo te
urdherit te ndalimit.
Gjate shqyrtimit gjyqesor u provua plotesisht që i pandehuri Agim Kajmaku nuk e ka
kryer vepren penale te parashikuar nga neni 190/1 i K Penal per te cilen organi i
prokurorise ka kerkuar deklarimin fajtor.
Gjykata arsyeton se : Përgjegjësia penale është detyrimi ligjor i çdokujt, që shkel një
rregullim normativ me karakter penal, për t’iu nënshtruar pasojave ligjore me karakter
ndëshkues e parandalues. Nisur nga rëndësia që kanë organet proceduese penale përgjatë
të gjithë veprimtarisë që përbën në tërësi procedimin penal, nga intensiteti i madh i
kufizimit të të drejtave dhe lirive themelore të subjekteve të nënshtruara dhe nga nevoja
për zhvillimin e një procedimi të ndershëm, të rregullt dhe tërësisht në përputhje me ligjin,
Kodi Penal ka parashikuar disa kushte kumulative që duhet të përmbushen në çdo
procedim penal.
Gjykata,arsyeton se Për marrjen e një personi në përgjegjësi penale është e nevojshme që
në veprimet ose mosveprimet e tij të ekzistojnë elementët e një figure të caktuar të veprës
penale, të parashikuar nga ligji penal. Respektimi dhe plotësimi i elementeve të figurës së
vepre penale ka rëndësi të madhe, sepse ka të bëjë me zbatimin e parimit të ligjshmërisë.
Për të pasur një figurë konkrete të veprës penale është e domosdoshme ekzistenca e të
gjithë elementëve përbërës të saj të marra së bashku, të cilët janë: a) objekti i veprës
penale; b) ana objektive; c) subjekti dhe ç) ana subjektive. Provueshmëria e elementëve
objektive dhe subjektive të figurës së veprës penale, shërben si bazë për të vënë një person
përpara përgjegjësisë penale.
Provueshmëria e elementëve objektive dhe subjektive të figurës së veprës penale, shërben
si bazë për të vënë një person përpara përgjegjësisë penale. Gjithashtu, vepra penale
paraqet në vetvete një unitet të të gjithë elementëve të figurës së saj. Ajo konsiderohet e
kryer në mënyrë të plotë atëherë kur ekzistojnë të katër elementët e saj: objekti, ana
objektive, subjekti dhe ana subjektive. Nëse mungon njëri prej këtyre elementëve, vepra
penale nuk ekziston. Prandaj, në çështjen konkrete, gjykata, duhet të shohë e të verifikojë,
ekzistencën e të gjithë elementëve të veprës penale dhe të figurës së saj në veçanti. Figura
e veprës penale, pasqyron formën juridike të veprës penale për rastin konkret. Nëse nuk
provohet qoftë edhe njëri nga këta elementë personi, nuk mund të dënohet.
Duke u rikthyer në çështjen objekt gjykimi, prokuroria ne konkluzionet perfundimtare
kekron deklarimin fajtor per të pandehurin Agim Kajmaku , për veprën penale
“Fallsifikimi i vulave stampave ose i formulareve” parashikuar nga neni 190/1 i K.Penal
”, por nga provat e paraqitura nga organi i prokurorise nuk provohet se ka konsumuar
të gjithë elementët objektiv e subjektiv të marrë së bashku, që kjo vepër penale të
konsiderohet e kryer. Prandaj, në çështjen objekt gjykimi, Gjykata, duhet të analizojë
elementët e figurës së veprës penale “Fallsifikimi i vulave stampave ose i formulareve”
parashikuar nga neni 190/1 i K.Penal Në këtë nen parashikohet shprehimisht se:

Neni 190/1 i K.Penal parashikon se:


“Fallsifikimi ose perdorimi vulave, i stampave apo formulareve te fallsifikuar ose paraqitja
e rrethanave te rreme ne keto te fundit, qe u drejtohen organeve kompetente denohen me
burgim nga gjashte muaj deri ne kater vjet .
Nga interpretimi i dispozitës së mësipërme rezulton se ligjvënësi ka parashikuar mbrojtje
të posaçme juridike të marrëdhënieve te vendosura per te siguruar prodhimin e perdorimin
e rregullt te vulave, stampave dhe formulareve si dhe plotesimin e tyre te rregullt, kur u
drejtohen organeve shteterore nga veprimet kriminale ose mosveprimet kriminale.
Veprimet që cënojnë marrëdhëniet e sipërpërmendura passjellin përgjegjësi penale. Këto
veprime për t’u cilësuar si vepër penale nga ligji duhet qe :
Subjekti: I pandehuri duhet te kete mbushur moshen per pergjegjesi penale , te jete i
pergjegjshem para ligjit dhe te mos kete shkaqe padënueshmërie.
Ana subjektive : I pandehuri vepren penale ta kete kryer me dashje te drejperdrejte.
Objekti Te jene cenuar nga i pandehuri marredheniet juridike te vendosura per te siguruar
prodhimin e perdorimin e rregullt te formulareve.
Ana objektive : I pandehuri me veprime aktive të kundraligjshme te kete paraqitur
rrethana te rreme ne plotesimin e formulareve .
Gjate gjykimi u provua se i pandehuri nuk ka patur dijeni qe nga autoritet greke ka patur
nje hetim per vepren penale te parashikuar nga neni 183 te K penal sipas legjislacionit
shqiptar

Gjykata arsyeton se do te kishim pergjegjesi penale nese do te identifikoheshin ne menyre


kumulative te gjithe elementet e vepres penale ndaj mungesa e objektit te vepres penale
do te mjaftonte per mos e marre ne pergjegjesi penale te pandehurin Agim Kajmaku.
I pandehuri Agim Kajmaku nuk eshte arrestuar, ndaj tij nuk eshte mbajtur asnje
procesverbal arresti, nuk eshte nxjerre ndonje urdher ndalimi dhe me pas te paraqitej
perpara nje gjykate. Provat qe Organi i Akuzes ka paraqitur perpara gjykates, te ardhura
me leterporosi te shtetit grek nuk e provojne kete fakt . Konkretisht ne urdherin nr
15/2003 citohet “Pasi morëm parasysh faktin se Jorgo Toto i biri i Thanasi dhe i Paraskevi,
i cili ka lindur në Tiranë-Shqipëri në vitin 1971, banor i Tiranës, Shqipëri, një tregtar shtetas
shqiptar, me vendbanim të panjohur i cili është dërguar me shkresën numër 79/2003 të
Vullnetit të Këshillit të Fajit të Artës, në seancën dëgjimore të Gjykatës Treanëtarëshe të
Apelit të Janinës, për çështje kriminale, për t'u gjykuar, për qarkullimin e monedhave të
falsifikuara (neni 208-paragrafi 1 a në fuqi), d.m.th., për krime të rënda dhe se ai tashmë
është një person me vendbanim të panjohur, dhe nuk u paraqit dhe nuk është arrestuar
apo ndaluar deri më sot, edhe pse ky vullnet është shprehur ashtu siç duhet.
Për këto arsye :Pasi pamë gjithashtu nenin 432 (paragrafi 1) i Kodit të Procedurës Penale.
Ne po pezullojmë procedurat në auditorin e Gjykatës Treanëtarëshe të Apelit në Janinë,
për Krimet e rënda të ngritura kundër të gjykuarit Jorgo Toto të Thanasi dhe të Paraskevi,
i cili ka lindur në Tiranë-Shqipëri në vitin 1971, banor në Tiranë, Shqipëri tregtar shtetas
shqiptar dhe me vendbanim të panjohur derisa të arrijë ose të arrestohet ose të sillet
përpara gjykatës.
Ne porosisim dhënien e këtij shërbimin përkundrejt njërit prej avokatëve të tij të caktuar
me prokurë dhe avokatëve kundërshtarë të tij dhe e vendosim njoftimin në vend publik të
vendbanimit të tij më të fundit që njihet, në përputhje me nenin 156 paragrafi 2 i Kodit të
Procedurës Penale.
-Gjykata arsyeton se ne rastin konkret nga cmuarja ne teresi e provave te administruara
dhe te shqyrtuara gjate shqyrtimit gjyqesor nuk provohet që i pandehuri Agim Kajmaku
te kete kryer veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve",
"Falsifikimi i dokumenteve zyrtarë", e kryer në bashkëpunim, "Kryerja e funksionit pas
dhënies fund të tij", të parashikuara nga nenet 190/1, 186/2 dhe 249 të K.Penal.- M. Sh.,
akuzuar për kryerjen e veprës penale "Falsifikimi i dokumentave zyrtarë“ kryer në
bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal. -I. B. akuzuar për kryerjen e
vepres penale “Fallsifikimi i dokumentave zyrtare” ne bashkepunim parashikuar nga
neni 186/2 i K Penal. -M. M. akuzuar për kryerjen e vepres penale “Shperdorimi i
detyres” parashikuar nga neni 248 i K Penal.
Gjate shqyrtimit te ceshtjes objekt gjykimi rezultoi plotesisht e provuar se i pandehuri
Agim Kajmaku i ka nxjerre urdherat per lirimin nga detyra te dy nenkryetareve te bashkise
dhe drejtorit te kabinetit dhe urdherin per emerimin e ketij te fundit ne detyren e
nenkryetarit, gjate kohes qe ka qene ne detyre dhe ende nuk ishte shkarkuar nga KQZ-ja.
Urdherat e nxjerra prej tij jane regjistruar rregullisht ne librin ndihmes te protokollit per
aktet e kryetarit dhe me pas jane pasqyruar edhe ne librin e protokollit me qellim qe t'i
njoftoheshin zyrtareve perkates. Vlera e urdherit merret qe ne momentin kohor kur kryetari
shpreh vullnetin per perpilimin dhe nenshkrimin e aktit dhe me pas me regjistrimin e tij
ne librin perkates te urdherave. Urdherat per lirim nga detyra per punonjesit Gentian
Picari, L. O.dhe H. B., kane numra mbas njeri tjetrit qe vijne ne menyre progresive dhe
jane te regjistruara rregullisht ne librin perkates te emerimeve. Urdheri per emerimin e
shtetasit Gentian Picari ne detyren e zv/kryetarit te bashkise, ka nje numer te ndryshem
nga tre urdherat e mesiperm, per arsye se ai eshte i regjistruar ne librin e emerimeve qe
eshte i ndryshem nga libri i lirimeve nga detyra.
Gjithashtu gjate ketij gjykimi u provua se te pandehurat M. Sh. , I. B.dhe M. M. i kane
kryer veprimet e tyre ne perputhje te plote me ligjin dhe ne permbushje te rregullt te
detyres se tyre gjate kohes qe i pandehuri Agim Kajmaku ushtronte detyren e tij si
kryetari Bashkise ne perputhje te plote me ligjin.

Gjykata arsyeton se garancia e nje procesi te rregullt parashikon se sa here vleresohet


rregullsia, sidomos kur kemi te bejme ne rastin e dhenies se nje vendimi denimi, te gjitha
provat e perseritshme duhet te formohen , krijohen ne gjykim ne pranine e te pandehurit
dhe paleve te tjera sipas parimit te kontradiktorialitetit.
Gjykata arsyeton : Duke u mbështetur në argumentet e cituara sa më lart, duke iu referuar
parimeve të përgjithshme të ligjit material penal të cilat disiplinojnë kushtet për pasjen e
përgjegjësisë penale në kuptim të këtij ligji, Gjykata ne lidhje me te pandehurit i vlereson
se ata nuk i kane kryer veprat penale per te cilat jane akuzuar .
Nuk ekzistojne elementet e figurave te veprave penale per te cilat jane akuzuar te
pandehurit. Gjithashtu nuk kemi elemente te figures te ndonje vepre tjeter penale. Gjykata
çmon se organi i prokurorise, pasi ka marre kallezimin, me te drejte ka filluar çeshtjen
penale, por pasi u provua gjate shqyrtimit gjyqesor se te pandehurit Agim Kajmaku, M.
Sh., I. B. dhe M. M. nuk kane kosumuar veprat penale respektive dhe ne keto rrethana
prokurori ne konkluzione perfundimtare kerkoi Terheqjen e akuzave dhe ne baze te nenit
388 germa “b” te K.Pr.Penale, deklarimin e pafajshem te te pandehurit Agim Kajmaku,
per veprat penale "Falsifikimi i dokumenteve zyrtarë", në bashkëpunim dhe "Kryerja e
funksionit pas dhënies fund të tij", parashikuar nga nenet 186/2 dhe 249 të
K.Penal.Terheqjen e akuzes dhe ne baze te nenit 388 /b e K.Pr.Penale, deklarimin e
pafajshme te te pandehures M. Sh., per vepren penale "Falsifikimi i dokumenteve
zyrtarë", në bashkëpunim parashikuar nga neni 186/2 i K.Penal. Terheqjen e akuzes dhe
ne baze te nenit 388/b e K.Pr.Penale, deklarimin e pafajshme te te pandehures I. B., per
vepren penale "Falsifikimi i dokumenteve zyrtarë", në bashkëpunim, parashikuar nga
neni 186/2 i K.Penal.Terheqjen e akuzes dhe ne baze te nenit 388/b e K.Pr.Penale,
deklarimin e pafajshme te te pandehures M. M., per vepren penale "Shpërdorimi i
detyrës" parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Gjykata cmon se kerkimi i prokurorit per deklarimin e pafajshem te te pandehurve Agim
Kajmaku, M. Sh., I. B. dhe M. M. per veprat penale respektive gjykata nuk gjen te
mbeshtetur ne ligjin procedurial penal .
Funksioni i Prokurorit ka te beje me ushtrimin e ndjekjes penale, ngritjen e akuzes dhe
perfaqesimin e saj ne Gjykate. Prokurori nuk jep drejtesi, ndryshe perfaqeson njeren pale
ne gjykim, ate akuzatore. Eshte atribut i Gjykates dhenia e drejtesise. Gjykata jep drejtesi,
duke konstatuar ekzistencen e faktit kriminal dhe duke individualizuar pergjegjesine
penale, mbi bazen e provave te rezultuara ne gjykim, te cilat shqyrtohen, nuk kane vlere
provuese te paracaktura dhe jane ne harmoni me njera-tjetren.

Gjykata ne keto kushte vendos se ndjekja penale ne ngarkim te te pandehurve Agim


Kajmaku , M. Sh. , I. B.dhe M. M. nuk mund te vazhdoje dhe bazuar ne nenin 377 te K
Pr. Penale e per rrjedhoje duhet te vendose pushimin e ceshjes objekt gjykimi.

Gjykata perfundimisht cmon se pas shume seancave gjyqesore duke siguruar nje proces
te rregullt gjyqesor, me qellim objektivitetin e plote te gjykimit te ceshtjes, organi i akuzes
nuk arriti te sjelle qofte dhe nje prove te vetme ku te inkriminoje te pandehurin Agim
Kajmaku, ne lidhje me vepren penale te parashikuar nga neni 190/1 i K Penal .
Në kushtet e lartpermendura Gjykata bazuar ne nenin 387/1 te K.Pr.Penale duke pasur
parasysh edhe kërkesën e prokurorit bere para gjykates ne konkluzionet perfundimtare
ne mbeshtetje te kritereve te nenit 377 të K.Pr.Penale, krijoi bindjen e plote se duhet
pushuar çështja penale Nr. 154 Akti regjistruar në në ngarkim të pandehurit Agim
Kajmaku akuzuar për kryerjen e veprave penale “"Falsifikimi i vulave, i stampave ose i
formularëve", "Falsifikimi i dokumenteve zyrtarë", e kryer në bashkëpunim, "Kryerja e
funksionit pas dhënies fund të tij", të parashikuara nga nenet 190/1, 186/2 dhe 249 të
K.Penal. -M. Sh., akuzuar për kryerjen veprës penale "Falsifikimi i dokumentave zyrtarë“
kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal. -I. B. akuzuar për
kryerjen e vepres penale “Fallsifikimi i dokumentave zyrtare” ne bashkepunim
parashikuar nga neni 186/2 i K Penal. -M. M. akuzuar për kryerjen e vepres penale
“Shperdorimi i detyres” parashikuar nga neni 248 i K Penal.
Gjykata duhet te shprehet per heqjen e mases se sigurimit personal “Detyrim per
paraqitje ne policine gjyqesore” caktuar me vendimin nr 559 date 08.07.2020 te Gjykates
se Apelit Tirane. ( neni 389 i K Pr Penale)

PER KETO ARSYE

Gjykata bazuar ne nenet 379/2, 382, 383, 384, 390, 377, 485,190 389 te K.Pr.Penale
V E N D O S I

-Pushimin e gjykimit te ceshtjes penale Nr. 154 Akti në ngarkim të te pandehurit


Agim Kajmaku akuzuar për kryerjen e vepres penale “Fallsifikimi i dokumentave
zyrtare” ne bashkepunim parashikuar nga neni 186/2 i K Penal .
-Pushimin e gjykimit te ceshtjes penale Nr. 154 Akti në ngarkim të te pandehurit
Agim Kajmaku akuzuar për kryerjen e vepres penale “Kryerja e funksionit pas dhenies
fund te tij” parashikuar nga neni 249 i K Penal.
- Pushimin e gjykimit te ceshtjes penale Nr. 154 Akti në ngarkim të te pandehurit
Agim Kajmaku akuzuar për kryerjen e vepres penale “Falsifikimi i vulave stampave ose i
formulareve”, parashikuar nga neni 190/1 i K.Penal.
-Bazuar ne nenin 389 te K Pr Penale heqjen e mases se sigurimit personal “Detyrim per
paraqitje ne policine gjyqesore” caktuar me vendimin nr 559 date 08.07.2020 te Gjykates
se Apelit Tirane.

-Pushimin e gjykimit te ceshtjes penale Nr. 154 Akti në ngarkim të te pandehures M.


Sh. akuzuar për kryerjen e vepres penale “Fallsifikimi i dokumentave zyrtare” ne
bashkepunim parashikuar nga neni 186/2 i K Penal
-Pushimin e gjykimit te ceshtjes penale Nr. 154 Akti në ngarkim të te pandehures I.
B. akuzuar për kryerjen e vepres penale “Fallsifikimi i dokumentave zyrtare” ne
bashkepunim parashikuar nga neni 186/2 i K Penal

-Pushimin e gjykimit te ceshtjes penale Nr. 154 Akti në ngarkim të te pandehures M.


M. akuzuar për kryerjen e vepres penale “Shperdorimi i detyres” parashikuar nga neni
248 i K Penal.
Bazuar ne nenin 190 te K Pr Penale provat materiale te sekuestruara me procesverbalet e
dates 06.11.2019
-Njesi komjuterike desktop i markes Fujitsu me te dhenat perkatese
-Regjistri i korrespondences mod.1 me kapak ngjyre bojeqielli t’i kthehen Bashkise
Vore .
Telefoni i markes Blackbarry model BB F100-6 t’i kthehet shtetasit Gentian Picari.
-Shpenzimet proçeduriale te parapaguara gjate fazes hetimore dhe ato gjyqesore sic
jane bere.
-Kundër këtij vendimi lejohet ankim nga palet në Gjykatën e Apelit Tiranë brënda 15
ditëve, duke filluar ky afat nga e nesermja e njoftimit te ketij vendimi.
- U shpall sot ne Tirane, datë 30.12.2021.

SEKRETARE GJYQTARE
PANDORA GJINI SHEFKIE DEMIRAJ ( MATAJ)

Shpenzimet proceduriale te Prokurorise


Nuk ka te evidentuara.
Shpenzime gjyqesore te seances paraprake
Nuk ka te evidentuara.
Shpenzimet gjyqesore te gjykimit ne themel
Njoftime 17*150= 2 550 (dymije e peseqind e pesedhjete) Lekë

You might also like