Romeo Dhe Zhuljeta

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

Romeo dhe Zhulieta- tragjedi nga Uilliam Shekspir

Subjekti:

1- Dy familje të pasura të Veronës, Montagët dhe Kapuletët, kanë një përplasje në rrugët e
qytezës. Princi dhe banorët nuk mund t’i përballojnë përplasjet e vazhdueshme, prandaj
Princi deklaron se personi i rradhës që të prish qetësinë e Veronës do të ekzekutohet.
2- Romeo Montag dhe shokët e tij vendosin të venë të maskuar ne festën e Kapuletëve, ku ai
takon Zhulieta Kapulet. Ai bie menjëherë në dashuri me të. Të dy janë të tronditur kur
marrin vesh se janë armiq për shkak të gjakmarrjes midis familjeve të tyre.
3- Frat Laurensi marton fshehtësisht Romeon dhe Zhuljetën.
4- Romeo shkon të festoj martesën e tij me shokun e vetë, Mërkutin, dhe kushëririn e tij,
Benvolion. Mërkuti grindet me kushëririn e Zhuljetës, Tibaltin, i cili e vret. Për tu
hakmarr, Romeo vret Tibaltin.
5- Princi internon Romeon pasi ai vrau Tibaltin. Çifti i ri është zemërthyer.
6- Kapuleti, babi i Zhulietës, ia premton atë Parisit. Zhulieta refuzon dhe shkon tek Frat
Laurensi, ku ata ngren një plan që do ta ribashkonte atë me Romeon.
7- Zhulieta pi një barë që do ta bënte të dukej sikur kishte vdekur. Në varr, ajo pret Romeon
që të dy të largohen se bashku. Romeo nuk e merr në kohë letrën rreth planit dhe kur
mbërrin në Veronë, mendon se ajo ka vdekur vërtet.
8- Ai helmon veten për tu bashkuar me Zhuljetën në botën e përtejme. Ajo zgjohet dhe sheh
kufomën e Romeos. E ligështuar, Zhulieta vret vetën me thikën e Romeos.
9- Të goditur nga kjo tragjedi, e cila në përreth 5 ditë solli 4 vdekje, Kapuletët dhe Montagët
betohen t’i japin fund gjakmarrjes.
Titulli: Romeo dhe Zhulieta

Autori: William Shakespear

Lloji i veprës: Tragjedi

Motivet: Forca e dashurisë; dashuria si shkak i dhunës; individi kundrejt shoqërisë; fatet e
paracaktuara

Struktura: 5 akte

Koha e shkrimit: rreth viteve 1590

Koha e historisë: rilindja- shek. XIV-XV

Koha e brendshme: 5 ditë

Vendi: Veronë dhe Mantua, Itali

Personazhet kryesore: Romeo dhe Zhulieta

Personazhet dytësore:
 Eskali (princi i Veronës)
 Parisi (kushëriri i princit)
 Montagu (babai i Romeos)
 Kapuleti (babai i Zhulietës)
 Zonja Kapulet (mamaja e Zhulietës)
 Zonja Montag (mamaja e Romeos)
 Mërkuti (kushëriri i princit)
 Benvolio (nip i Montagut)
 Tibalti (nip i zonjës Kapulet)
 Frati Laurens (françeskan)
 Frati Xhon (françeskan)
 Baltazari (shërbëtor i Romeos)
 Samsoni dhe Grigori (shërbëtorë të Kapuletit)
 Vaja e Zhuljetës

You might also like