Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 3

QARKONI ALTERNATIVËN E SAKTË

1)Individi që rrjedh nga kryqëzimi i dy prindërve që ndryshojnë për një ose me shumë tipare quhet:
a) Linje e pastër; 6) Homozigot dominant; c) Homozigotë reçesiv; d) Hibrid

2) Dy format alternative të gjenit quhen:a)Dominant;b)Reçesive;c)Alele;d)


3)___________quhet përmbajtja alelike e një individi: A) Alel; B) Gjen; C) Gjenotip; D) Fenotip

4) Kur cifti i gjeneve përgjegjëse për një tipar të dhënë përbëhet nga alele iden- tike individi quhet:
A) Homozigot; B) Heterozigot; C) Hibrid; D) Gametë

5) Kur cifti i gjeneve përgjegjëse për një tipare të dhënë përbëhet nga alele të ndryshme individi quhet:
A) Homozigot; B) Heterozigot; C) Dominant; D) Recesiv

6. Fenilketonuria (PKU) është paaftësia e disa njerëzve për të shndërrua aminoacidin fenilalalinë në
aminoacidin tirozinë. Gjeni përgjegjës për shndërrimin e fenilalalinës në tirozinë është dominant ndaj
gjenit PKU.Nëse nëna është heterozigote dhe babai homozigot për PKU propabiliteti që ata të kenë një
fëmijë normal është: A) 0.25;B) 0.5; C) 0.75; D) 1

7. Tek kuajt ngjyra e zezë e qimes (B) dominon ndaj ngjyrës kafe (b). Nga kryqëzimi i dy kuajve njëri i
zi dhe tjetri kaf gjysma e pasardhësve rezultuan kafe dhe gjysma të zinj, kjo do të thotë që gjenotipi i
prindit me ngjyrë të zezë është: A) BB; B) Bb; C) Bb; D) BB Ose Bb

8. Nga kryqëzimi i individëve heterozigotë në FI: 3/4 dolën me tiparin dominantë dhe 1/4 me tiparin
reçesiv.Propabiliteti i pasardhësve me gjenotip homozigot dominant është: A) 1/4; B) 1/2; C) 3/4; D) 1

9. Tek bizelet ngjyra e verdhë është dominante ndaj ngjyrës së gjel- bër. Nëse kryqëzohet një bimë me
gjenotip heterozigotë me një bimë me gjeno- tip homozigotë dominant propabiliteti i shfaqjes së tiparit
ngjyrë e gjelbër është: A) 1/4; B); C) Ngjarje E Sigurt; D)Ngjarje E Pamundur

10. Aleli A dominon mbi alelin a. Kryqëzohen dy indi- vidë homozigot recesiv.Propabiliteti i shfaqjes së
tiparit reçesiv është: A) 1/4; B) 1/2; C) Ngjarje E Sigurt; D) Ngjarje E Pamundur

11.Te njeriu tipari bardhosh është i fshehtë.Nëse në një familje me kate fëmijë vetëm njëri është
bardhosh, gjenotipi i prindërve duhet të jetë: A)AA;B)Aa;C)Aa;D)AA ose Aa
12. Tek gjedhët ngjyra e hirtë (A) dominon ndaj ngjyrës së bardhë (a) nëse propabiliteti i formimit të
gametit A është 0.5 dhe alelit a është 0.5, nga kryqëzimi i dy prindërve heterozigotë propabiliteti i
pasardhësve heterozigot do të jetë: A) 0.25; B) 0.5; C) 0.75; D) 1

13. Tek gjedhët gjeni përgjegjës për anomalinë "mungesë pjesore qime- jeje" është i fshehtë. Nga
kryqëzimi i dy gjedhëve 50% e viçave dolën normale dhe 50% të sëmurë. Gjenotipi i prindërve është:A)
QQ Dhe Qq: B) Qq Dhe Qq; C) Qq Dhe Qq; D) QQ Dhe Qq

14. Tek minjtë ngjyra e zezë (A) dominon ndaj ngjyrës së bardhë (a). Nëse kryqëzohen dy minj
heterozigot propabiliteti që katër këlyshë të lindin me këtë rradhë: I zi, i zi, i zi, i bardhë është:
A) 3/16; B) 9/64; C) 27/64; D) 27/256

15. Te njeriu ngjyra kafe e syve është dominante ndaj ngjyrës së hirtë. Një grua me sy kafe (heterozigote)
martohet me një burrë me sy të hirtë propabiliteti që të pestë fëmijët të lindin me sy të hirtë është: A) 1/32
;B) 1/64 ;C) 5/32; D) 5/64

16. Leshi i zi tek delet përcaktohet nga aleli recesiv b, ndërsa leshi i bardhë nga aleli B dominant.
Kryqëzohet një dash i bardhë heterozigotë me një dele të bardhë heterozigot. Propabiliteti që të lindin tre
qingja:i bardhë, i zi, i bardhë është: a)3/16;b)9/16;c)3/64; d) 9/64

17. Te njeriu tubosja e gjuhës është tipar zotërues. Propabiliteti që nga dy prindër heterozigotë dy fëmijët
të mos e tubosin gjuhën është:A) 3/4; B) 1/4; C) 1/16;D) 3/16

18. Gjeni A dominon mbi alelin a Propabiliteti që nga martesa e dy in- dividëve të lindin dy pasardhës
me gjenotip aa është 1/16.Gjenotipi i prindërve është:
A) AA Dhe Aa; B) Aa Dhe Aa; C) Aa Dhe Aa; D) AA Dhe Aa

19.Tek lepujt aleli përgjegjës për ngjyrën e zezë është dominant ndaj alelit përgjegjës për ngjyrën e
bardhë.Propabiliteti që nga çiftëzimi i dy lepujve të lindin vetëm 3 lepuj të verdhë është 1/8.Gjenotipi i
prindërve është:A) BB Dhe Bb; B) BB Dhe Bb; C) Bb Dhe Bb; D) Bb Dhe Bb

20.Kryqëzohet një drozofilë me krahë të gjatë me një drozofilë me krahë të shkurtër. Në F1 të gjithë
pasardhësit dalin me krahë të gjatë. Dy individë të Flu kryqëzuan dhe dhanë 184 pasardhës. Shfaqin
fenotip dominant: A) 138; B) 92; C) 46; D) 184

You might also like