Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 3

Tremujori i parë

BIOLOGJI 10

TEST

Emër dhe mbiemër..........................................................................

Pjesa e parë: Qarkoni përgjigjen e saktë në pyetjet e mëposhtme.


1. Cili nga shkencëtarët e mëposhtëm propozoi sistemin binomial të emërtimit të
gjallesave?
A. Darvini
B. Kyvieri
C. Lineu
D. Mendeli 1 pikë

2. Çfarë përfaqëson procesi i difuzionit: 1 pikë


A. lëvizjen e ujit nëpërmjet një membrane gjysmë të përshkueshme;
B. lëvizjen e joneve ose molekulave nga një zonë me përqendrim të lartë në një zonë me
përqendrim të ulët;
C. lëvizjen e substancës së tretur nga një zonë me përqendrim të ulët në një zonë me
përqendrim të lartë;
D. lëvizjen e ujit nga lëngu qelizor në qeliza?

3. pH optimal për një qelizë varet nga: 1 pikë


A. vendi i veprimit
B. temperatura
C. presioni
D. përqendrimi i tij

4. Fibrat luajnë një rol shumë të rëndësishëm në dietën e njeriut. Cila nga pohimet e
mëposhtme është shpjegimi më i saktë për këtë:
A. përmbajnë jone të rëndësishme mineralesh;
B. parandalojnë kancerin e stomakut duke veshur stomakun;
C. ndihmojnë në parandalimin e kapsllëkut dhe nxitin tkurrjet e zorrëve me anë të
peristaltikës;
D. reduktojnë sasinë e feçeve të prodhuara?
1 pikë

5. Emërtoni indin bimor, i cili transporton sakarozën. 1 pikë


A. Ksilema.
B. Kambiumi.
C. Korteksi.
D. Floema.

Pjesa e dytë
Përcaktoni nëse fjalitë e mëposhtme janë të sakta apo të gabuara. Vendosni shkronjën S ose G,
në vendet boshe. 5 pikë

1..........Myshqet dhe fieret janë përshtatur më mirë për jetën në tokë sesa fieret.
2..........Vezorja e bimës mbron ovulat, embrionin dhe formon frutën.
3..........Araknidët, trupin e kanë të ndarë në kokë, gjoks dhe bark dhe kanë katër palë çifte
këmbësh.
4...........Qeliza bimore ndryshon nga qeliza bimore nga prania e murit qelizor dhe kloroplasteve.
5..........Qelizat me funksion dhe ndërtim të njëjtë bashkohen për të dhënë organet.

Pjesa e tretë
Osmoza është një rast i veçantë i difuzionit të ujit.
a. Përshkruani osmozën në qelizat bimore. 2 pikë

b. Përshkruani osmozën në qelizat shtazore. 2 pikë

Pjesa e katërt:
1. Jepet diagrami i prerjes së gjethes:
a. Emërtoni pjesët e gjethes dhe përshkruani funksionin e secilës pjesë. 6
pikë

2. Krahasoni procesin e fotosintezës me frymëkëmbimin. 4


pikë

Nota 4 5 6 7 8 9 10
Pikët 1-5 6-8 9-12 13-15 16-18 19-21 22-24

Suksese në provim

You might also like