Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 7

Punoi:Rei Serana

Tema:Duhanpirja,semundja e mushkrive dhe kardioveskulare

Nentemat:
a)infarkti I miokardit
b)arterioskleroza,tromboza
c) bronkopneumonia dhe kanceri
d)astma bronkiale dhe emfizema

Infarkti I miokardit
Punoi:Rei Serana

Arterioskleroza përfaqëson një ndryshim që ndodh në brendësi të enëve të gjakut. Muret e


këtyre enëve forcohen, humbasin elasticitetin dhe diametri i tyre zvogëlohet gjithnjë e më shumë.
Për pasojë, çrregullohet proçesi i qarkullimit të gjakut në to, që mund të shkaktojë mbylljen e një
ene, duke u pasuar në këtë mënyrë, nga zhvillimi i një infarkti të miokardit.

Shkaqet
Për të parandaluar një infarkt miokardi dhe, veçanërisht, për të evituar një infarkt të ri, duhet
përkatësisht të eleminohen dhe të trajtohen faktorët e rrezikut, që paraqiten më poshtë:

 Duhanpirja
 Hipertensioni arterial
 Diabeti i sheqerit
 Mbipesha dhe obeziteti
 Mbingarkesa e rëndësishme fizike dhe psiqike
 Mungesa e aktivitetit fizik
 Ushqyerje jo e ekuilibruar, e pasur me yndyrna (kolesterol)
 Trashëgimia për sëmundje të arterieve koronare
 Menopauza
 Simptomat
 Shenja më karakteristike e një infarkti të miokardit është dhimbja e fortë prapa dërrasës
së kraharorit, që përhapet në shpinë, në krahë dhe/ose në qafë. Kjo dhimbje është shpesh
e shoqëruar nga një gjendje ankthi, irritimi, me episode djersitjeje, vështirësi në
frymëmarrje dhe të përziera.
 Një tjetër shenjë e infarktit është mospërgjigja ndaj derivateve të nitruara (nitroglicerinës)
sprai tek pacientët që kanë bërë dhimbje të gjoksit (dhimbje anginoze) më parë dhe u janë
qetësuar me këto medikamente. Tek personat e moshuar dhe diabetikët, infarkti mund të
jetë shpesh pa shenja, duke penguar në këtë mënyrë diagnostikimin dhe mjekimin sa më
të hershëm të tij.
 Kujdes: Në të gjitha rastet e dyshimta për infarkt të miokardit, është i detyrueshëm
kontakti i menjëhershëm me mjekun e urgjencës.

Trajtimi
Punoi:Rei Serana

Infarkti i miokardit: sa më shpejt që të jetë i mundur shtrimi në spital dhe operacioni.


Infarkti i miokardit konsiderohet një urgjencë mjekësore. Pacienti duhet të shtrohet në spital në
mënyrë urgjente për diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjes, pasi mbijetesa e tij pas këtij
episodi varet nga shpejtësia e kryerjes së këtyre proçeseve. Sa më shpejt të fillohet trajtimi dhe sa
më korrekt të jetë ai, aq më të mëdha janë mundësitë e shërimit të sëmundjes.

Trajtimi në kushte spitalore

Proçedurat invazive:

 Angiografia e arterieve koronare: mundëson lokalilizimin e ngushtimit të tyre, zgjerimin


e menjëhershëm të arteries përgjegjëse për infarktin, pas vendosjese së stentës.
 Në varësi të shkallës dhe të numrit të ngushtimeve të arterieve koronare, mund të
sigurohet kalueshmëria e gjakut në arterie nëpërmjet bypasit& nbsp;(lidhje ndërmjet
arterieve koronare të shëndosha)

Arterioskleroza dhe tromboza


Punoi:Rei Serana

Arterioskleroza është sëmundje e enëve të gjakut. Ajo karakterizohet nga trashja, ngurtësimi
dhe humbja e elasticitetit të mureve të arterieve. Ky proces gradualisht kufizon rrjedhjen e gjakut
në organe e inde dhe mund të çojë në rreziqe të rënda shëndetësore të shkaktuara nga
aterioskleroza, e cila është një formë specifike e arteriosklerozës e shkaktuar nga grumbullimi i
pllakave yndyrore, kolesterolit dhe disa substancave të tjera brenda dhe mbi arterie. muret. Mund
të shkaktohet nga pirja e duhanit, një dietë e keqe ose nga faktorë gjenetikë.

Shenjat dhe simptomat


Shenjat dhe simptomat e arteriosklerozës varen nga trashja dhe ngurtësimi i mureve të arterieve.
Pak nga pak zgavra e arterieve zvogëlohet, kështu që sasia e gjakut që e përshkron atë,
pakësohet. Në këto rrethana indet vuajnë për oksigjen dhe lëndë ushqyese. Nëse arterioskleroza
prek enët që ushqejnë zemrën ose trurin, pasojat janë shumë të rënda dhe mund të të shpien deri
në vdekje. Ushqimi i pasur me yndyra, teprimet me kafe dhe alkool, pirja e duhanit, ndejtja ulur,
sëmundja e sheqerit dhe tensioni i gjakut, janë disa nga shkaqet kryesore të shfaqjes së
arteriosklerozës. Nëse prekin enët cerebrale ose oftalmike, si në aksidentet cerebrovaskulare ose
sulmet ishemike kalimtare, shenjat dhe simptomat mund të përfshijnë dobësi të papritur, mpirje
të fytyrës ose gjymtyrëve të poshtme, konfuzion, vështirësi në të kuptuarit e të folurit dhe
probleme me shikimin. Nëse prek enët koronare, si në sëmundjen e arterieve koronare (përfshirë
isheminë akute të miokardit ose një "sulm në zemër"), shenjat dhe simptomat mund të përfshijnë
dhimbje gjoksi.

Trajtimi
Trajtimi është një nga forma e masave parandaluese të profilaksisë. Terapia mjekësore shpesh
përshkruhet për të ndihmuar në parandalimin e arteriosklerozës për kushtet themelore, të tilla si
medikamente për trajtimin e kolesterolit të lartë (p.sh.:, statinat, frenuesit e përthithjes së
kolesterolit), medikamente për trajtimin e tensionit të lartë të gjakut (p.sh.:, frenuesit ACE,
bllokuesit e receptorit të angiotenzinës II) dhe medikamente kundër trombociteve. Këshillohen
gjithashtu ndryshime në stilin e jetës, si rritja e ushtrimeve fizike, ndalimi i pirjes së duhanit dhe
moderimi i marrjes së alkoolit.

Tromboza është një nga kushtet më të zakonshme kardiovaskulare në botë, e cila është formimi i
mpiksjes së gjakut (trombe) që mund të bllokojë venat dhe arteriet, duke çuar në rezultate
potencialisht fatale.

Shkaqet e trombozës

Shkaqet e trombozës janë të shumëfishta. Ajo varion nga një dëmtim i enëve të gjakut - për
shembull pas një aksidenti shtëpiak ose rrugor - te sëmundjet e gjakut që mund të nxisin
Punoi:Rei Serana

mpiksjen e trombociteve. Pushimi i zgjatur në shtrat, për shembull pas një operacioni të
komplikuar ose goditje në tru, gjithashtu mund të nxisë shfaqjen e mpiksjeve të rrezikshme të
gjakut.

Vaksina AstraZeneca dhe tromboza

Më 15 mars 2021, vaksina e koronavirusit SARS-CoV-2, e prodhuar nga kompania


biofarmaceutike britanike-suedeze AstraZeneca u pezullua nga disa vende evropiane - si një
masë paraprake - pas shfaqjes së disa rasteve të trombozës.

Bronkopneumonia dhe kanceri


Pneumonia është një kategori e infeksioneve të mushkërive. Kjo ndodh kur viruset, bakteret ose
myku shkaktojnë inflamacion dhe infeksion në alveolet në mushkëri. Personat e prekur nga
bronkopneumonia mund të kenë probleme me frymëmarrjen, sepse rrugët e frymëmarrjes së tyre
ngushtohen. Për shkak të inflamacionit, mushkëritë mund të mos kenë mjaftueshëm ajër.
Simptomat e bronkopneumonisë mund të jenë të lehta ose të rënda.
Simptomat
Simptomat e bronkopneumonisë janë të ngjashme me simptomat e gripit, të cilat nëse kalojnë
disa ditë fillojnë të rëndohen. Simptomat kryesore të bronkopneunomisë përfshijnë:

 ethe;
 kollë me mukus;
 dhimbje gjoksi;
 frymëmarrje e shpejtë;
 djersitje;
 të dridhura;
 dhimbje koke;
 dhimbje muskujsh;
 lodhje;
 konfuzion në sjellje, sidomos te njerëzit e moshuar.

 Trajtimi mjekësor
 Mjeku juaj do të përshkruajë antibiotikë nëse një bakter është shkaku i pneumonisë suaj.
3-5 ditë pas fillimit të antibiotikëve ju do të filloni të ndiheni më mirë, megjithatë, duhet
ta përfundoni të gjithë kurën.

Kanceri është një term i përgjithshëm që përdoret për një grup me më tepër se 100 sëmundje të
cilat mund të prekin çdo pjesë të organizmit. Terma të tjerë sinonime që përdoren janë tumori
Punoi:Rei Serana

dhe neoplazma. Kanceri njihet si rritje e pakontrolluar e qelizave qe prodhojnë 1 tumor ose
neoplazme. Qelizat e kancerizuara humbasin specializimin e indit qe i përkasin dhe nuk i
përgjigjen mekanizmave te kontrollit qe normalisht e kufizojnë ndaljen e qelizave.
Njihen 4 tipa te Kancerave : KARCINOMAT, SARKOMAT, LEUKEMIA dhe LYMFOMA.

 Karcinomat : janë kancere qe rrjedhin nga indet epiteliale dhe qe përfshijnë kancerin e
lëkurës, gjëndrave, gjinjve dhe shume organeve te mbrendshme. Përfshijnë rreth 80-90 % te
numrit te përgjithshëm te kancerave.
 Sarkomat : janë tumore te indit lidhor.
 Leucemia : është kancer i tipit qe karakterizohet me rritje shume te shpejt te numrit te
leukociteve (rruzat e bardha te gjakut).
Kanceri lind nga një qelizë e vetme normale, e cila shndërrohet vetëvetiu (për shkaqe të
panjohura) në qelizë kancerore duke kaluar në faza të ndryshme, dhe duke formuar kështu masat
tumorale malinje. Këto ndryshime ndodhin si rezultat i ndikimit të faktorëve gjenetikë të
individit me një ose më shumë prej tre faktorëve të jashtëm, që janë:
Faktorët materialë kancerogjenë, si për shembull: rrezet ultravjollcë dhe rrezet e dëmshme.
Faktorët kimikë kancerogjenë, si për shembull: përbërësit e duhanit, Aflatoksina (një ndotës
ushqimor) dhe Arseniku (një ndotës i ujit të pijshëm). Faktorët biologjikë kancerogjenë, si psh:
disa lloje sëmundjesh të shkaktuara nga disa viruse (si virusi i Hepatitit, i Sidas, etj.), mikrobe
apo parazitë.

Astma bronkiale
Astma është një sëmundje kronike heterogjene e rrugëve të poshtme të frymëmarrjes e
karakterizuar nga inflamacioni kronik dhe hiperreaktiviteti i rrugëve të frymëmarrjes që çon në
kollë, gulçim/fershellima ne gjoks, vështirësi në frymëmarrje dhe ndjesi shtrengimi në gjoks.
Astma zakonisht shfaqet me dy fenotipe klinike relevante, astma alergjike dhe astma intrinseke
(nga faktore te brendshem)
Astma prek pacientët e të gjitha moshave dhe me nje prevalence ne rritje.
Simptomat e astmës mund të trajtohen në mënyrë efektive në shumicën e pacientëve.
Rol te rendesishem luan imunoterapia alergjen specifike, trajtim i personalizuar dhe barnat
biologjike.
Diagnostikimi dhe trajtimi ne kohe i alergjive te rrugeve te siperme respiratore (Rinitit Alergjik)
ul rriskun e instalimit te Astmes Bronkiale Alergjike.

Emfizema është një gjendje kronike ( e vazhdueshme) në të cilen muret e alveolë-s në mushkëri
dëmtohen gradualisht dëmtohen duke rezultuar në shkatërrimin e pathyeshëm të indeve të
mushkërive.
Punoi:Rei Serana

Alveolitet janë qeskat e ajrit në fund të degëve të vogla të rrugëve të frymëmarrjes së


mushkërive. Gjatë marrjes frymë ajri thithet poshtë, nëpërmjet degëve të vogla të rrugëve të
frymëmarrjes (bronkit dhe bronkiolit), duke arritur alveoli-in ku oksigjeni transferohet në gjak
dhe dioksidi i karbonit largohet nga gjaku.
Në emfizemë muret e alvelitit dëmtohen. Me përparimin e dëmtimeve të alvelitit mushkëritë
bëhen më pak elastike dhe më pak të afta për të transferuar oksigjenin në gjak. Kjo rezulton në
përjtimin e veshtirësive në frymëmarrje, sidomos në tendosje, por njëkohësisht edhe në sëmundje
të rënda gjatë pushimit.
Enfizema dhe bronkit kronik, veçanarisht nëse këto dy gjendje ndodhin së bashku, shkaktojnë
pengim afatgjatë të rrugëve të frymëmarrjes, të quajtur sëmundje pulmonar-e obstructive
kronike. (COPD)
Enfizema nuk ndodhë menjeherë, por në mënyrë graduale, zakonisht duke u zhvilluar me
kalimin e viteve. Shkaku i vetëm dhe më i parandalueshëm i emfizemës është pirja e cigares.
Ekspozimi ndaj ndotjeve industriale në ajër mund të jetë gjithashtu një faktor kontribues.
Ekziston një lloj i rrallë emfizeme, i quajtur emfizema A1AD – një gjendje gjenetike , ne të cilën
trupi i përsonit ka mungesën e proteinës së quajtur alfa1-anti-tripsinë (AAT). AAT mbronë
mushkëritë nga ekspozimi i tepruar ndaj një enzime të quajtur neutrofil elastase, që ndihmon në
luftimin e bakterieve, por që mund të dëmtojë mushkëritë, nese nuk neutralizohet nga AAT.
Duhani rritë shpejtesinë ndaj së cilës emfizema zhvillohet, në njerëzit me mungesën e alfa1-
antitripsinë.

You might also like