Matematika Ne Shekuj Dhe Sot

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 16

Projekt

Tema:Zhvillimi i mendimit matematik në


shekuj.

Lënda:Matematikë
Klasa:12-c
Punoi:Marsida Gashi
OBJEKTIVAT

Të njihemi me periudhat kryesore të


zhvillimit të matematikës.
Të aftësohemi me realizimin e
detyrave kërkimore.
Të njohim personazhet me
kontributin më të madh në histori.
Hyrja
Per te kuptuar shkencën e matematikes eshte e rëndësishme
te pershkojme historine per te pare zbulimin e saj, për te njohur
fillimet e saj, dhe se kush e zbuloi atë.
Fjala "matematike" vien nga gjuha e lasht greke (uáonua
máthema), ge do te thote mesim, studim, shkencë, perveç kesaj ajo
pergjat koheve ka marrë nje kuptim më te
ngushte dhe më teknik qe do te thot "studim matematik" .
Matematika perbën nj fushë të njohurive abstrakte të
ndertuara me ndihmën e arsyetimeve logjike mbi koncepte
të tilla si numrat, figurat, strukturat dhe transformimet.
Matematika dallohet nga shkencat tjera per nje lidhje te
veçante që ka ajo me realitetin. Ajo eshtë e nje natyre të
paster intelektuale, e bazuar tek nje seri aksiomash të
deklaruara te verteta (do te thote që aksiomat nuk i jane
nenshtruar asnje eksperience por jane te frymezuara nga
eksperienca) ose mbi disa ligje perkohesisht të pranuara.
Nj pohim matematikor - i quajtur pergjithesisht teorema ose
propozicion konsiderohet i vertete nese procesi i vertetimit
formal qe percakton vlefshmerine e saj respekton nje strukturë
arsyetuese logjike-deduktive.
Matematika merret me studimin e raporteve
sasiore dhe cilësore te objekteve konkrete dhe
abstrakte, si dhe me studimin e formave
hapesinore. Sipas BurbaKisteve ajo eshte shkence
që studion relacionet dhe ne thelbin e saj është
kuptimi i numrit. Matematika ishte shkence
deduktive d.m.th perfundimet e saj jane te
pergjithshme dhe jane rrjedhim logjik i aksiomave.
Matematika eshte zhvilluar ndryshe ne vende te
ndryshme
Matematika Babilonase!

Matematika Babilonase i perket matematikes se njerëzve te


Mesopotamise, që nga qyteterimi hershem Sumerian,
përgjate periudhes Helenistike, deri ne krishtërim. Quhet
matematika Babilonase per shkak te vendit ku u studiua. Me
vone gjat sundimit Arab, Mesopotamia, vecanërisht
Baghdadi, u bë nje qender e rëndësishme e studimit të
matematikes islamike.
Matematika Egjiptiane
• Matematika egjiptiane i referohet matematikes të
shkruar ne gjuhën egjiptiane. Nga periudha helenistike,
grekët zevendesuan gjuhën egjiptiane si gjuhë te
shkruar te dijetarëve egjiptiane. Studimi matematikor
në Egjipt vazhdoi vone nën sundimin e Perandorise
arabe, si pjese e matematikes islame, kur arabishtja u
be gjuha e shkruar e dijetarëve egjiptiane.
Matematika Greke.

• Në Greqine antike matematikaperjetoi nje zhvillim të


madh nganje plejade e tere matematikanesh sic jane :
Pitagora, Talesi, Platoni, Eudoksi,Euklidi, Arkimedi, etj.
Grekët e vjetër matematikën e kuptonin në sensin e
gjeometrisë dhe ishin ata te parët që i vertetonint, e
vërtetat matematikore të cilat ato i quanin teorema.
Njohurite matematikorete grekëve te veter më vone i
pervetesuan dhe i pasuruan arabët te cilët quhen edhe
themelues të algjebres. Perkthimet arabe të veprave te
matematikanëve greke në mesjete depërtuan në Evrope.
Matematika ne Rilindje
Në periudhen e Rilindjes, matematika u be nje disipline qe
u studia per vete merite. Nje nga matematicianet me të
rendesishem ne kete periudhe ishte Galileo Galilei, i cili
zhvilloi metoda te reja per llogaritjen e distancave dhe
shpejtesive te trupave ne levizje. Ne këte periudhe, u
zhvillua edhe gjeometria analitike, me
perdorimin e koordinatave per te pershkruar figurat
geometrike. Ky zhvillim u be i mundur nga puna e
matematicianëve si Descartes dhe Fermat.
Historia e zhvillimit te gjeometrise!
Gjeometria eshtë dege e matematikës që i studjon
figurat e rrafshit dhe hapesires dhe relacionet ne mes
tyre. Fjala gjeometri vjen nga gregishtja dhe ka
kuptimin"matje e tokes" këtë fjale e krijoi Herodoti.
Me kalimin e shekujve gjeometria ishte bere nje kompleks
studimesh dhe kërkimesh shumë te gjëra dhe shume te
pasura. Koha se kur ka "lindur"
gjeometria si shkence sipas Euklidit eshte
(shekulli i III-të).Kontribute ne gjeometri kanë dhenë edhe
matematikanët Arkimedi dhe Apolloni i Perges.
Ndertime gjeometrike
Shkencëtarët e lashtë kushtuan vemendje te
veçante per ndertimin e objekteve gjeometrike qe ishin
te pershkruara ne ndonjë mënyre tjetër. Instrumente
klasike te lejuara ne ndërtime gjeometrike jane ato me
busull dhe mastar. Megjithate, disa probleme dolen te
jene te veshtira ose te pamundura per te zgjidhur vetem
me këto mjete, per te ndertuar parabola dhe kthesa te
tjera, si dhe pajisje mekanike.
Matematicientet me te njohur te historise se
matematikesh
1.Euklidi (Euklidi i Aleksandrisë rreth 365 - 275 p.e.s.) eshtë themelues i
metodes aksiomatike ne gjeometri. Ai të gjitha njohurite gjeometrike por
edhe matematike te kohës së vet i permblodhi dhe i sistematizoi ne 13
libra te cillat njihen me titullin Elementet.
2.Pythagoras of Samos lindi afërsisht ne vitin 592 p.e.s. dhe vdiq 486
p.e.s., ishte matematikan dhe filozof grek. Pitagora eshtë shumë i njohur
me teoremem e tij ne matematike, e cila njihet si "Teorema e Pitagores"
eshtë mjaft e thjeshte por per nga rëndësia eshtë e jashtzakonshme.
3.René Descartes: Ishte filozof francez, matematikan, dhe
shkrimtar i cili pas rinise se tij shkoi te jetojë në Holande. Konsiderohet
themelues i filozofise moderne sidomos i filozofise perëndimore Sistemi
koordinativ i Descartesit i cili lejon që figurat gjeometrike qe shprehen me
ndihmen e ekuacioneve algjebrike prandaj ai quhet edhe baba i gjeometrise
analitike.
Matematika ne ditet e sotme
Sot, matematika eshtë nje disipline shume e rëndësishme ne
shume fusha te jetes, sic jane shkencat natyrore, inxhinieria,
financat dhe teknologjia. Matematicianët moderne po zhvillojnë
teknika te reja per te zgjidhur probleme te ndryshme, sic jane
modelimi i sistemeve komplekse dhe analiza e te dhenave te
mëdha.
Perves kesaj, matematika eshte gjithashtu një disipline e
rendesishme ne arsim, duke u mësuar ne shkolla dhe
universitete ne te gjithe boten. Matematika eshe nje gjuhe
universale, qe perdoret për te shprehur ide dhe koncepte në
mënyre te qartë dhe tëkuptueshme.
Perfundimi:
Mësova se matematika ka pasur nje rruge te
gjate zhvillimi dhe se ka ecur edhe eshte zhvilluar me kalimin e
kohes neper disa faza te caktuara. Gjate punes zgjerova
njohurite per sa i perket historise se matematikes. Matematika
eshte lëndë shkencore e cila u shfaq ne kohët shume te lashta
si rezultat i veshtirsive te njerezve ne perballje me problemet
ne jetën e perditshme.
Kuptova lidhjen e ngushte te zhvillimit ekonomik ne zhvillimin e
shkences së matematikes. Pash se matematika kishte nje rol te
rëndesishem ne zhvillimin e shoqërisë njerezore.

You might also like