Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 3

PROJEKT

KLASA:VIII
LENDA:HISTORI
TEMA:SHQIPERIA GJATE SHEKULLIT XX

PUNOI:ANTONIO
CAUSHI
Fillimi i përpjekieve për të vendosur ura bashkëpunimi midis shteteve të Ballkanit përbën një
moment shumë të rëndësishëm në marrëdhëniet ndërshtetërore në rajon, e si pasojë edhe në
historinë diplomatike të vendeve të Gadishullit Ballkanik, një rajon i njohur për marrëdhënie
konfliktuale midis etnive të vendosura atje. Pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore,
Ballkani plotësoi hartën e tij politike me 6 shtete të pavarura. Trashigimia e dhimbshme e
Kongresit të Berlinit (1878), e Konferencës së Londrës (1912-1913) dhe i sistemit të
marrëveshjeve të Versajës (1919-1920), përfaqësonte një ndikim të fortë të Fuqive të Mëdha
në politikën ballkanike, në veçanti në marrëdhëniet ndërmjet shteteve të rajonit, duke e bërë
këtë rajon një vatër të gatshme për fillimin e konflikteve të reja në Evropë. Anglia si më e
interesuara nga Fuqitë e Mëdha për të ruajtuar ekujlibrat dhe status quo-në e vendosur
përkohësisht në Evropë nga vendimet e Konferencës së Versajës, e kënaqur nga çfarë kishte
arritur dhe shumë e interesuar për të shmangur një konflikt te ri, arriti të zbuste marrëdhëniet
franko-gjermane, nëpërmjet Paktit të Lokarnos te vitit 1925, që garantonte paprekshmërinë e
kufirit franko-gjerman. Ky pakt hapi një kapitull të ri në marrëdhëniet ndërmjet këtyre
shteteve, një marrëdhënie mirëkuptimi e dëshire reciproke për mirëkuptim dhe prosperitet.
Këtë frymë Londra zyrtare u përpoq ta shtrinte edhe në rajone të tjera të nxehta në Evropë,
ku më i spikaturi ishte Ballkani, jo vetëm për çështje konfliktuale të trashiguara nga vendimet
e ndërkombëtarëve për rajonin, por edhe nga përplasja e interesave të Fuqive të Mëdha të
interesuara në rajon kryesisht Franca dhe Italia. Në këtë kuadër historik në mesin e viteve 20-
të fillon në Ballkan ideja e Lokarnos ballkanike, pra shtete që mirëkuptoheshin dhe
shmangnin nevojën e ndërhyrjes së Fuqive të Mëdha për të zgjidhur problemet midis tyre.

Jo rastësisht kjo ide artikulohet për herë të parë nga MPJ grek Rendis, përsa kohë Greqia
ndodhej nën një influence të qëndrueshme angleze. Sipas legatës shqiptare në Athine, Rendis
bënte thirrje për një “arbitrazh të detyruar” në divergjencat midis shteteve ballkanike, sipas të
cilit “..në fillim shtetet e kënaqura nga paqja e arritur, aleate të Antantës, të lidheshin
ndërmjet tyre për të garantuar paqen në Ballkan dhe më pas të ftoheshin edhe shtetet e
pakënaqura nga Versaja si Bullgaria.”(D.7. V. 1925 ). Ishte vendosur që kjo ide të diskutohej
në shtator 1925 në takimin më të afërt të Lidhjes së Kombeve. Në Gjenevë diplomatët
shqiptarë u udhëzuan të merrnin kontakt me delegacionet ballkanike dhe të bëheshin të gjitha
përpjekiet që Shqipëria të mos mbetej jashtë çdo marrëveshjeje ballkanike ( D. Fl.31,
v.1925).
Çështja u dikutua në Lidhjen e Kombeve, por u prit me dyshim nga delegacionet ballkanike
pjesëmarrëse. Shpesh ajo u konsiderua si një përpjekie e Greqisë për të mos njohur detyrimet
që kishte ndaj shteteve të rajonit. Për Bullgarinë, tek shtetet ballkanike, ndryshe nga Fuqitë e
Mëdha, “..mbretëron po ai mentalitet i vjetër dhe i keq i shtypjes së minoriteteve, plaga e e
Ballkanit produkt i konferencave ndërkombëtare. Që të mund të realizohet një i tillë pakt, më
parë lipset që çështja e minoriteteve të gjejë solisionin (zgjidhjen ) e saj njerëzore, ndryshe
turbullirat në Ballkan nuk kanë të sosur dhe të drejtat e minoriteteve që sot po dërmohen nën
thundrën ushtarake, shpejt a vone do të triumfojnë”. Si organizata e vetme ndërkombëtare që
merrej me respektimin e të drejtave të minoriteteve për kohën, ata kërkonin ndërhyrjen e
Lidhjes së Kombeve për të korrigjuar rrënjët e problemit, pasi çdo përpjekie tjetër e quanin
krejt sipërfaqësore. (fl.4-5 v.1926).

Projekti i viteve 1925-1926 për krijimin e “Lokarnos Ballkanke” nuk u realizua pasi nuk u
arrit të mënjanoheshin kontradiktat kryesore midis vendeve ballkanike dhe të vetë Fuqive të
Mëdha. Edhe pse dështuan përpjekiet për realizimin e një pakti ballkanik të garancisë dhe
sigurimit në mesin e viteve ’20-të të shekullit XX, kjo ide nuk u braktis. Ajo u rimor në
fillim të viteve ’30-të.
Nga 1920 deri 1924 u ndërruan shumë qeveri e kryeministra ku Ahmet Zogu shijoi me shumë
pushtet. Në qershor 1924 Fan Noli me mbështeteshit e tij udhëhoqi Revolucionin Demokratik
të qershorit. Noli premtoi se do të bënte Reformën agrare por nuk ia arriti. Vendi u zhyt në
anarki totale. Fuqitë të Mëdha nuk e njohën qeverinë e re. Vetëm Bashkimi Sovjetik e njohu
dhe për një javë mes dy vendeve pati marrëdhënie diplomatike. Ahmet Zogu ndodhej në
Jugosllavi dhe që aty përgatiti planin e rikthimit në pushtet. Nga fundi i vitit 1920 Ahmet
Zogu udhëhoqi kunderrevolucionin dhe u rikthye në pushtet. Është e vërtete se Zogu u
ndihmua nga jugosllavet por ndihma e tyre ishte shumë e vogël dhe papërfillshme.

You might also like