Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 7

Projekt

Lenda: Edukim Fizik


Tema: Sporti Dhe Shendeti
Klasa: VII-B

Punoi: Anja Cfarku


Te rinjte dhe sporti
Adoleshentet sot po preferojnë gjithmonë e më shumë të rrine para
pajisjeve teknologjike ,por gjithsesi sporti s’është harruar .Disa e kanë
hobin e tyre,disa ëndërrojnë që të jenë më të mirët ,disa thjesht
praktikojnë sporte për të pasur një shëndet te mirë.

Sportet i ndihmojnë adoleshentët të jetojnë një jetë më aktive , duke


reduktuar kështu rrezikun e obezitetit, diabetit dhe komplikimeve të tjera
të rënda shëndetësore dhe aktiviteti i mire fizik ndikon te adoleshentet
fizikisht dhe psikologjikisht.Sporti i ndihmon te rinjte te mesojne shume
aftesi te vlefshme e te rendesishme per jeten si udheheqja dhe
bashkepunimi.Adoleshentet qe praktikojne sport mesojne si te
perballojne stresin dhe presionin,mesojne te vendosin qellime dhe te
punojne fort per t’i arritur ato. Gjithashtu lidhje shoqerore te reja
krijohen dhe adoleshentet fitojne vetbesim.

Angazhimi ne sporte ndihmon adoleshentët të mbajnë një dietë më të


shëndetshme dhe të përmirësojnë sistemin e tyre kardiovaskular, ulin
presionin e gjakut, përmirësojnë gjendjen e tyre , si dhe sporti ndihmon
ata të bëjnë zgjedhje më të shëndetshme në jetë.
Si ndikon aktiviteti fizik ne shendetin tone?

Prej shumë kohësh doktorët e kanë ditur dhe e kanë shprehur qartë se
dieta e shëndetshme dhe aktiviteti fizik janë mënyrat më të mira për të
pasur një shëndet të mirë. Por shumë pak njerëz arrijnë të plotësojnë
normën e rekomanduar prej 150 minutash aktivitet fizik në ditë.
Në fakt vetëm 20% e njerëzve arrijnë ta përmbushin këtë rekomandim,
ndërsa 80% e njerëzve nga mosha 6+ vjeçare janë shumë pak aktivë ose
thuajse plotësisht inaktivë. Por njerëzit që bëjnë një jetë të tillë, në të
ardhmen paguajnë një çmim shumë të lartë. Për shkak të stilit të tyre të
jetesës ata janë më të rrezikuar nga problemet shëndetësore që
përfshijnë sëmundjet e zemrës madje edhe kancerin.
Për këtë arsye ekspertët duan që njerëzit të kuptojnë përfitimet pozitive
që aktiviteti fizik ka në shëndetin e njerëzve. Sipas tyre aktiviteti fizik
mund të ngadalësojë plakjen, përmirësojë gjendjen emocionale,
forcojë shikimin dhe mund të “dhurojë” shumë përfitime të tjera fizike
dhe mendore.
Ndaj “National Institutes of Health” (NIH) në SHBA do të nisë një
studim gjigand këtë vit. Studimi do të regjistrojë se çfarë ndodh brenda
një trupi aktiv. Përmes këtij studimi NIH shpreson të vërtetojë
shkencërisht se ativiteti fizik është ilaçi më i mirë për njerëzit.
Studimi do të zgjasë për 6 vite dhe në të do të marrin pjesë më shumë se
3000 vetë nga mosha 11 vjeçare dhe më të medhenj, të cilët deri më sot
kanë pasur një jetë jo aktive. Ata do të ndahen në grupe dhe do tu jepet
një program me ushtime fizike. Përpara çdo seance stërvitjeje,
pjesëmarrësve do tu matet presioni i gjakut, përqindja e dhjamit në trup
dhe masa muskulore. Shkencëtarët do t’i krahasojnë të dhënat e marra
prej tyre me një grup tjetër njerëzish që do të vazhdojnë të bëjnë një jetë
jo aktive.
Me anë të rezultateve të vërtetuara shkencërisht NIH shpreson që
njerëzit do ti pranojnë më në fund përfitimet shendetësore që vinë nga
një jetë aktive dhe do ta ndryshojnë stilin e tyre të jetesës.
Aktiviteti Fizik është një nga rrugët më të mira drejt shëndetit dhe
jetgjatësisë. E përveçse ndihmon trupin të jetë gjithnjë në formë, ju
ndihmon edhe me shëndetin mendor.

Mjekët e rekomandojnë sportin dhe aktivitetin në përgjithësi si një nga


mënyrat më të mira për largimin e stresit, depresionit dhe ankthit. E
megjithatë si në çdo proces tjetër edhe këtu duhet të tregoni kujde spërsa
i përket mënyrave dhe masës ushtrimit të këtyre aktivitete. Kjo pasi
zemra mund të lodhet së tepërmi dhe t’ju shkaktojë ndërlikime në
moment, por edhe gjatë përditshmërisë.

Sa duhet të ushtroheni?
Sipas ekspertëve është e rëndësishme të mbani nën kontroll frekuencës
kardiake gjatë stërvitjeve. Një zemrër e shëndetshme është e stërvitur,
por jo e sforcuar. Ndaj para se të kryeni aktivtete që mundojnë trupin
tuaj mbani në mendje disa këshilla. Nuk duhen kaluar 120/130 rrahje në
minutë dhe sidomos në periudhën e fillimit kur trupi duhet ende të
ambientohet me aktivitetin fizik. Kjo praktikë sipas mjekëve do ju
ndihmojë të mbani nën kontroll rrahjet e zemrës e ta mbani atë të
shëndetshme. E vlefshme si për personat që duan të humbasin në peshë
ashtu edhe për ata që thjeshtë preferojnë sportin e lëvizjen. Pas muajit të
parë të ushtrimit të aktivitetit fizik në mënyrë periodike do të vëreni
shumë përfitime në organizëm. Të cilat fillojnë që nga eleminimi i
toksinave apo tensioneve të trupit deri tek puna më e mirë e zemrës.
Po me muskujt çfarë ndodh?
Siç edhe përmendëm më lart sforcimi i tepërt e trupit nuk është i
këshillueshëm, ndaj merrni kohën e duhur për tu përshtatur. Pasi ta bëni
aktivitetin fizik pjesë të regjimit tuaj të përditshëm kujdesuni të zgjidhni
edhe sportin që ju pëlqen më shumë. Mund të jetë vrapi, futbolli, tenisi,
palestra apo të tjera me rëndësi është t’i kryeni në mënyrën e duhur dhe
të mos dëmtoni muskujt. Për ta minimizuar këtë mundësi mos harroni që
gjithnjë t’i masazhoni muskujt e këmbëve apo duarve tuaj, bëni tërheqje
të vogla të cilat ju çlirojnë tensionin apo dhimbjen e muskujve.

Këshilla për të filluar një rutinë ushtrimesh


 Synoni për 30 minuta aktivitet në shumicën e ditëve. Nëse është më e
lehtë, tre séance 10-minutëshe mund të jenë po aq efektive. Filloni që
tani duke dale për një shëtitje ose kërceni me këngën tuaj të preferuar.
 Planifikoni në mënyrë te rregullt të realizoni gjatë ditës tre ushtrime
ritmike që përfshijnë edhe krahët edhe këmbët e tua, sic janë të ecurit,
të vrapuarit, noti, trajnimi me pesha, artet marciale, ose vallëzimi.
 Shtoni një element të mindfulness në ushtrimet e tua. Në vend që të
fokusohoheni në mendimet e tuaja, fokusohuni në mënyrën se si
ndihet trupi yt gjatë kohës që ti lëviz – ose se si këmbët e tua godasin
dyshemenë, për shembull, ritmi i frymëmarrjes, ose ndjesia e erës në
lëkurën tënde.

Mendimi im :
Mendoj se të merresh me sport është një gjë shumë e mirë.Ndryshimi do
të jetë tërësisht pozitiv dhe do ndiheni më konfidentë kur të praktikoni
një sport.Duke treguar kujdesin e duhur ,sporti do ndikojë për një
shëndet fizik dhe mendor mjaft të mirë!

Pra ,mos prisni !Filloni dhe ju të praktikoni një sport!Me pak kujdes do
keni vetem efekte pozitive!!!

You might also like