Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 1

GJUHË SHQIPE KLASA VI

Planifikimi i orës mësimore Data _____________________

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
Rubrika: Njohuri për gjuhën Situata e të nxënit:
Tema mësimore: Përshtatja e kryefjalës dhe e kallëzuesit. Vendi i tyre në fjali Punë me fisha
Rezultatet e të nxënit: Fjalët kyç:
Nxënësi: ● fjali
 përcakton lidhjen e përshtatjes kryefjalë kallëzues; ● gjymtyrë
 përcakton vendin e gjymtyrëve kryesore në fjali;
● përshtatje
 përshtat si duhet me shkrim dhe me gojë kryefjalën dhe
kallëzuesin.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me
 Teksti mësimor; temat ndërkurrikulare:
 Fisha;
 Fjali të ndryshme.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Punë e drejtuar me fisha; Di, dua të di, mësova; Ushtrime.
Organizimi i orës së mësimit
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: Punë e drejtuar me fisha
Shkruhen në tabelë disa fjali dhe kërkohet prej nxënësve t’i shkruajnë duke kthyer në numrin shumës kryefjalën. Më pas
diskutojnë çfarë ndryshoi te fjalitë e dhëna.
- Unë luaj me top.
- Ti je njeri punëtor.
- Kënga ishte kënduar në festival.
- Ne luajmë me top.
- Ju jeni njerëz punëtorë.
- Këngët ishin kënduar në festival.
Nxënësit diskutojnë rreth përshtatjes së kryefjalës me kallëzuesin në numër e vetë.

Ndërtimi i njohurive të reja: Di, dua të di, mësova


Nxënësit rikthehen në tekst për të parë materialin teorik dhe arrijnë vetë në përfundimin se si përshtatet kryefjala me
kallëzuesin dhe vendi që ato zënë në fjali. Vizatohet në dërrasë të zezë skema e metodës “Di, dua të di, mësova”, që e
plotësohet bashkë me nxënësit.

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Ushtrime


Punohet me ushtrimet. Punohet ushtrimi 1 sipas kërkesës. Nxënësit përcaktojnë llojin e kallëzuesit.
Punohen ushtrimet 2, 3, 4 sipas kërkesës.
Ushtrimi 6, 7 punohen sipas kërkesës. (Tek ushtrimi 7, jo të gjitha fjalitë janë me kallëzues emëror).
Ka dhe përdorime të foljes jam si folje në kuptimin e saj të parë. Te fjalitë 3, 6, 7 janë në kuptimin e parë të foljes jam).

Vlerësimi: Bëhet vlerësimi i orës mbështetur në nivelet e arritjes dhe në rezultatet e të nxënit të temës mësimore.
Niveli II:
 përcakton lidhjen e përshtatjes kryefjalë kallëzues;
Niveli III:
 përcakton vendin e gjymtyrëve kryesore në fjali;
Niveli IV:
 përshtat si duhet me shkrim dhe me gojë kryefjalën dhe kallëzuesin.
Detyrat dhe puna e pavarur: Ushtrimi 8

You might also like