Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 3

MEDITIMI 2

Për me e kuptu proqesin e meditimit do të bëjmë një krahasim me oqeanin


për me kuptu se si punon mendja.
Oqeani në sipërfaqe ka shumë valë, herë të vogla herë të mëdha, kështu
edhe mendja në siperfaqe ka shume mendime, të cilat shfaqen në mënyrë
simultane, të gjitha në të njejtën kohë.
Mirpo në thellësi është krejt qetë.
Mendja ka tendencë të shkoj kah kënaqësia më e madhe, nuk kënaqet me
pak, prandaj gjithmon kërkon zgjidhje më të mirë, kjo spjegon pse njeriu kur
nuk ndalet.
Prandaj kur mendja kthehet kah mbrenda, kah thellësia e tij, ku ka qetsi,
ajo e eksperiencon këtë kënaqësi, dhe fillon dëshira për me e zgjat këtë
gjendja kënaqësie, pra prej kënaqësisë të vogël kah ajo e madhe.
Ku e dijme ne këtë.
nëse e shef bombën atomike e kupton ku qëndron fuqia më e madhe.
sa ma thellë e deri te atomi vjen deri te nje forcë më e madhe, prandaj me
shkuarjen mbrenda mendja e eksperiencon një qetsi një kënaqësi të madhe.

Në fillim, një meditator fillestar ka me eksperiencu aktivitet të shtuar të


mendjes, gjendje kjo absurde, sepse për herë të parë kur ajo e kthen vërejtjen
mbrenda fillon me pas pauza në mendim normal. Kjo pauzë krijon mundësi
që mendimet e akumulume me shumë kohë të lirohen dhe të dalin në
sipërfaqe. Kjo dëshmon se mendimet që i kemi nuk zhduken por
akumulohen, e kjo e tregon mekanizmin se si krijohet stresi në njeriun.
Mendimet e mira si edhe ato të këqija akumulohen dhe krijojnë memori që
në të ardhmen krijon stres në nënvetedijen e njeriut, mvarësisht prej
momentit, ose simbas situatës që shkaktojnë memoritë të rikujtohen, të dalin
në sipërfaqe.

Gjatë meditimit ne krijojmë një pauzë pak më të madhe që ato mendime të


lirohen, të dalin në sipërfaqe, dhe të zhduken. Kjo liron mendjen prej një
bare të madhe, krijon një kënaqësi të madhe, prandaj ajo ka dëshirë për me
mbet aty sa ma shumë. Por ekzistojnë probleme teknike për këtë, si psh.
koha e limitume, obligimet ne punë, punët e pakryme që duhen kryer,
ambienti jo i mirë me shumë zhurëm që e prish meditimin, rahatinë, si dhe
lodhja e trupit, jo fleksibiliteti i saj, gërqe në muskuj si dhe dhimbja ne nyje.
Për të i evituar këto probleme duhet me mar masa të duhuna për me kriju
ambient të volitshëm që bile për 20 minuta, ose 30 minuta asgje mos të na
pengoj.

MEDITIMI NUK ESHTE DICKA CKA BEJME, AJO NDODH VET.


Në fillim ulemi sa ma' konfort me kokën , qafën dhe shpindën në një vijë,
për me qen sa ma i drejt që mos me pas probleme ma vone gjatë meditimit.
duart e lidhuna në prehën, me shuplakat e kthyme nalt njena përmbi tjetrën
me sytë e mbylluna, rrijmë ashtu nja 2 minuta në qetësi dhe mandej fillojmë
me e kujtu "MANTRA"-ën, pa zë, në mënyre të kontinume...
Mantra ka rol që me e kap vërejtjen e mendjes dhe që mos të lejoj ate që
ajo të shkon në shumë direkcione, në drejtime të pakontrolluara, shpesh kjo
krahasohet me majmunin, si ai shkon, kërcen pa kontroll në shumë
direkcione palidhje dhe pa u ndal.
Në fillim kemi me eksperiencu aktivitet të ritur të mendjes, shkak se
mendja po rebelon këtë kontroll, nuk e don, sepse kjo është dicka e re, dicka
që nuk është normale për ate. Prandaj ajo krijon një furi mendimesh, që e
vështirson meditimin , por me kalimin e kohës ky aktivitet bjen dhe me
eksperiencimit të qetësisë vjen ajo kënaqësia që mendja e pranon dhe
ngadale qetësohet dhe fillon të kënaqet në atë qetësi.

me kalimin e kohës kemi me vërejt se ky aktivitet i mendjës ka kriju një


hares dhe ne kemi haru ta' kujtojmë mantrën, ska problem, vetëm e kujtojmë
këtë dhe fillojmë prap ta' kujtojmë mantrën në heshjte, në qetësi, ngadale, pa
sforcim, gjithnjë tue e zvoglu intenzitetin e mantrës, derisa nga fundi i
meditimit duket sikur mantra vjen nga nje largësi dikund, shumë larg, si nje
eko nga fundi i detit.

DERISA VJEN MOMENTI KUR MANTRA ZHDUKET, MENDIMET


ZHDUKEN, IDEJA PER TRUPIN ZHDUKET, IDEJA PER BOTEN
ZHDUKET, KEMI SHKU NE THELBIN, NE ATOMIN E KRIJESE
SONE, VETEM NDOSHTA PER NJE SEKOND, JO ME GJATE.

Kjo gjendje e përndritjes me kohën zgjatet dhe stabilizohet dhe njeriu fillon
me qenë i qetë , kreativ, mer në kontroll jetën e tij, pamvarsisht nga rethanat

Gjatë meditimit është me rëndësi me pas kujdes mos me u lidhë për të


rahunat e zemrës, ose të zgjaturit e frymëmarjes. Duhet mantra të vjen në
mënyrë independente nga këto. Në fillim ka tendenc me u kap për këto, por
kur vërehet kjo dukuri duhet me i ikën kësaj, me vetëdije, jo me forcë.
Gjatë meditimit vjen deri te zvoglimi i konsiderushëm i frymëmarjes, dhe
krijohet nje vkuum në mushkëri, prandaj herë mbas here vjen deri te një
merje e madhe e frymës, kur ndodhë kjo mere këtë si shenjë që mditimi
është tue shku në mënyrë të drejt.
Krejt në fund të meditimit e ndalim mantën dhe vazhdojme të rijmë në
qetësi per 2-3 minuta. Nëse ndiejmë ndonjë jo komfort në trup ose në
mendje, ndonjë dhimbje atëhere rijme më gjatë në këtë mënyrë derisa ajo të
kalon, zakonisht kjo zgjat edhe një 2 ose 3 minuta të ardhëshme.
Nëse edhe pas kësaj ka ndonje sensacion jo të mirë ne trup ose dhimbje
dikund, mundeni të shtriheni ne tokë per nja 5-10 minuta. Mund që njeriu të
shkoj në gjumë të leht, kjo është shumë mirë.

Maybe some sleepiness comes in 5 to 10 minutes. This will


indicate that some big block of stress is dissolved and the
system is free for greater enjoyment and accomplishment."
kjo është shumë mirë. Kjo tregon që një bllok ose stres i madh është hjek,
është tretur, është zhdukur.

Nëse vjen gjumi gjatë meditimit, mos me e ndal, por më mirë është të
shtrihemi dhe të vazhdojmë gjumin, dhe posa të zgjohemi të vazhdojmë
meditimin nga fillimi , se jemi të freskët.

You might also like