Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

ADRIANA KULLA

PLAN DITOR Data : 18.03.2024


Lënda :GJUHË SHQIPE
Tema mësimore : Situata e të nxënit:
Dorëzohet bora Qarkullimi i ujit në natyrë dhe formimi i shiut.

Rezultatet e të nxënit: Konceptet / Fjalët kyçe


• dorëzohet,
• lexon me intonacion poezinë; • pikëz uji,
• dallon kuptimet e figurshme në vargjet e poezisë; • gjerb,
• shkruan rreth figurës së tekstit; • vezullim.
• përshkruan “dorëzimin e stinës” së dimrit.
Burimet, materialet dhe mjetet didaktike: Lidhja me fushat e tjera:
teksti i nxënësit, fleta formati, stilolaps. Gjuha dhe komunikimi, Artet
Shkencat e natyrës

Ecuria e zhvillimit të mësimit

Imagjinatë e drejtuar

Nxiten nxënësit flasin rreth njohurive të marra për qarkullimin e ujit dhe formimin e shiut në lëndën e Diturisë
së natyrës.

Mbyllni sytë dhe mendoni:


Jemi në fund të dimrit. Ti je një pikë uji në degët e një peme.
• Çfarë do të ndodhë me ty?

Hapni sytë dhe tregoni udhëtimin tuaj imagjinar.


Dëgjohen me vëmendje idetë e nxënësve.

Punë e drejtuar
Njoh nxënësit me titullin e poezisë, shkruar nga poeti shqiptar Xhevahir Spahiu. Lexohet poezia në heshtje nga
nxënësit. Nënvizojnë fjalët që nuk i kuptojnë.
Gjerb – pi duke thithur nga pak, surb.
Përpëlitet – bëj përpjekje të mëdha për të gjetur një rrugëdalje.
Lexohet poezia me zë të lartë dhe me intonacion nga disa nxënës.

Punë në grupe
Ndahen nxënësit në grupe dhe analizojnë strofat e poezisë.

Grupi i parë – lexon titullin dhe strofën e katërt.


Në prag pranvere bora dorëzohet dhe dimri ia lë vendin pranverës. Në rrezet e pakta, që autori i shpreh në
mënyrë figurative me fjalët “gishta rrezesh” bora dorëzohet, shkrihet e bëhet ujë, uji avullon e bëhet re dhe reja
bëhet ëndërr. Një ëndërr e bukur apo… s’e dimë...
Grupi i dytë – lexon strofën e parë.
Krahasohet pika e ujit me një pikë loti. Ashtu si loti përpëlitet në qepallat e syrit, ashtu dhe pika e ujit përpëlitet
nëpër qepallat e gjetheve dhe kur bie, tretet në harrim (humbet thellë në tokë).
Grupi i tretë – lexon strofën e dytë.
Vera pret që të vijë, por më parë duhet të vijë pranvera, se ndryshe s’ka si të ndodhë.
Grupi i katërt – lexon strofën e tretë.
Një zog po pi vezullimin, vesën. Dhe pika e ujit si një perlë hyn brenda zogut dhe niset në një udhëtim së
bashku me të, kushedi se ku. Qarkullimi i ujit – pika e ujit bie në tokë, më pas avullon e ngjitet në qiell e më
pas bie përsëri në tokë.
Çdo grup gjen shprehjet e figurshme me anë të të cilave jepen dukuritë natyrore në poezi.
· Një pikëz uji sa një pikë loti
· E vetme vera në mes të udhës mbetet
· Në gishta rrezesh dorëzohet bora
· E reja bëhet ëndërr
Nxënësit dallojnë kuptimin e parë dhe të figurshëm të titullit “Dorëzohet bora”. Kuptimi i parë: i dorëzoj, i jap
dikujt në dorë diçka.
Dorëzohem – pranoj humbjen, pranoj se u munda.
Kuptimi i figurshëm: dorëzohet bora para diellit, pranon se ai e mundi. Pra, dimri duhet të tërhiqet dhe t’ia lërë
vendin pranverës.

Shkrim i lirë
U kërkoj nxënësve që të krijojnë duke parë figurën e tekstit.
- Si duken pikat e ujit që janë ngjitur pas degës?

- Çfarë kanë brenda?


- A mund të bëjnë të ëndërrosh?
Jepet një shembull:
Tri pika të mëdha uji qëndrojnë mbi degën e pemës. Rrezet e diellit kanë filluar t’i përkëdhelin. Duan t’i
shkëputin nga pema. Lulet brenda tyre ngjajnë si një kaleidoskop. Pikat e ujit u luten rrezeve të diellit, që t’i
marrin me vete me qëllim që të shohin vende të tjera. Ato janë të gëzuara, sepse do të ngjiten lart, lart dhe
përsëri do të kthehen në tokë…
Lexohen punimet para klasës duke inkurajuar nxënësit që kanë krijuar me fantazi.
Vlerësimi për:
N2- lexon me intonacion poezinë;
N3- dallon kuptimet e figurshme në vargjet e poezisë dhe shkruan rreth figurës së tekstit;
N4- përshkruan “dorëzimin e stinës” së dimrit.

Detyra: Mësoni poezinë përmendësh. Krijoni një fjalorth me fjalët e rralla poetike të poezive që ke mësuar.

You might also like