Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 4

Detyre dosje nr.

1
 Cfare eshte virusi komjuterik?
Virusi është një program i vogël i cili është në gjendje të shumëzohet e të
shpërndahet nëpër funksionet e caktuara të kompjuterit dhe ta bëje atë që të mos
funksionoj normalisht apo ta shkatërroj gjithë sistemin e eksplorimit.
Virusi i kompjuterit është program kompjuteri i cili shkruhet nga “njerëzit e
dobët dhe infektojnë një ose shumë kompjutera pa lejen apo dijen e përdoruesit
të kompjuterit. Këto programe u ngjiten programeve tjera dhe shkatojnë viroza
të ndryshme në ato programe duke i infektuar në forma të ndryshme fajllat e
programit të cilët ekzekutohen ose edhe tërë programin. Virusët punojnë njëjtë
si në Windows, po ashtu edhe në IOS duke infektuar fajllat me
prapashtesën .zip ose .exe. Një virus është joakiv derisa ekzekutoni një program
apo aplikacion të infektuar, ose startoni kompjuterin tuaj, i cili përmban një disk
që është i infektuar me viruse të cilët po ashtu kanë infektuar sistemin tuaj
kompjuterik. Virusi është aktiv atëherë kur ai futet në memorien e kompjuterit
dhe krijon kopje të vetvetës ose sistemit të fajllave në diskun e kompjuterit.
Disa viruse janë programuar posaqerishtë për të dëmtuar të dhënat në
kompjuterin tuaj duke krijuar defekte në programe, fshirjen e fajllave ose edhe
fshirjen e tërë hard diskut. Shumë viruse sillen në atë formë duke shfaqur një
mesazh në ekran ose duke bërë komente në formë të zërave “verbal” në një
kohë të caktuar ose si një ngjarje e programuar pas replikimit të vetvetës së tyre,
që në njëfarë mënyre të bëjnë pre e gjahut të tyre. Viruset tjera e bëjn sistemin e
kompjuterit të çrregullohet ose të ketë përplasje të shpeshta brenda-përbrenda
sistemit kompjuterik.
 Pasojat qe shkakton virusi.
Por dëmet mund të jene të ndryshme ka nga ata që sjellin pak dëme si psh ata
qe sulmojnë mousin apo tastierën disa të tjerë pengojnë disa programe të
funksionojn normalisht por me të rrezikshmit sot janë në gjendje ta fshijnë
tërë hard diskun.

Reklamat Pop-up
Të gjithëve na ka ndodhur që gjatë navigimit në internet të na shfaqet një dritare
e shndritshme ku shkruhet me shkronja të mëdha: KLIKONI KËTU PËR TË
FITUAR ÇMIMIN TUAJ! Fatmirësisht këto reklama po shmangen gjithnjë e
më tepër duke qenë se shfletuesit modernë kanë të integruar bllokues të këtyre
reklamave. Ato mund të shfaqen vetëm në rast se shfletuesi juaj nuk është
përditësuar.
Në qoftë se këto lloj reklamash shfaqen në kompjuterin tuaj edhe pasi keni
mbyllur shfletuesin dhe nuk jeni duke naviguar në internet atëherë me siguri
keni të bëni me një virus. Asnjëherë nuk duhet të klikoni në të pasi nuk do të
bëni gjë tjetër përveç se do të shtoni disa maluere në kompjuter. Për të larguar
këtë lloj virusi infektues është mirë që të përdorni softuerët antimaluer si Spybot
& Destroy(pa pagesë) ose Malwarebytes Virus removal (25$).
Kompromentimi i llogarive
Viruset kanë aftësi të përhapen dhe të infektojnë sa më shumë kompjuterë që të
jetë e mundur dhe një prej mënyrave që ato përdorin është kompromentimi i
llogarive e-mail. Është mirë që të kontrolloni shpesh mesazhet që dërgoni dhe të
merrni masat në qoftë se vini re se është dërguar ndonjë mesazh pa dijeninë
tuaj. Gjithashtu është e këshillueshme që të ndërroni fjalëkalimin herë pas here.
Paralajmërimet Lockdown
Në disa raste ndodh që papritur të shfaqet në ekranin e kompjuterit tuaj një
mesazh ku informon përdoruesin se kompjuteri është bllokuar për shkak të
veprimeve ilegale të kryera me të dhe sigurisht për t’a kthyer atë në gjendjen e
mëparshme duhet të paguhet një shumë e caktuar parash. Mos u shqetësoni, në
të vërtetë asgjë nuk është ilegale, por kompjuteri juaj është infektuar me
ransomware. Në raste të tilla do duhet të skanoni kompjuterin me AVG ose
Kaspersky.
Sistemi nuk funksionon ose ngadalësohet
Në qoftë se sistemi nuk funksionon ashtu si duhet ose ngadalësohet atëherë me
siguri është infektuar me ndonjë maluer të caktuar. Kjo vlen vetëm për rastet
kur sistemi ka probleme papritur, pasi në qoftë se lind gradualisht atëherë me
siguri nuk janë kryer veprimet e nevojshme të mirëmbajtjes. Në raste të tilla do
të ishte mirë që të aksesonit Task Manager dhe të kontrolloni se çfarë është
duke u ekzekutuar në ato momente.
Gjithçka është në rregull
Pavarësisht se mund të duket sikur sistemi funksionon për mrekulli kjo nuk do
të thotë se nuk ekzistojnë shanset që kompjuteri juaj të jetë infektuar. Në fakt sa
më i sofistikuar të jetë një virus i caktuar aq më pak ekzistojnë shanset që t’a
identifikoni atë. Prandaj është gjithnjë e këshillueshme që të kryeni kontrolle të
vazhdueshme për të parandaluar dëme të mëdha.
 Nje nga llojet e viruseve
Malicious Software
Quhet softueri i cili është qëllimisht i përfshirë ose i insertuar në sistem për
qëllime të dëmshme.Virusi është ajo pjesë e softverit e cila infekton programet
tjera duke i ndryshuar ato,me ndryshim në ketë rast nënkuptojme kopjen e atij
virusi në mënyrë që të infektoj programe tjera.Kurse fjala malware vjen si
kombinim i fjaleve malicious software.
Tipet dhe llojet e malware
Malicious software mund të ndahet në dy kategori:

1. Ato që ju duhet një host program për t'u instaluar në sistem dhe
2. Ato që janë të pavarura.
Virusët, logic bombs janë të kategorisë së parë kurse të kategorisë së dytë janë
Worms dhe Bot. Poashtu virusët mund t'i klasifikojmë edhe në kërcenime
softverike që nuk replikohen dhe atyre që replikohen,p.sh. logic bombs dhe
backdors si dhe bot janë të tilla që nuk replikohen ndërsa worms janë prej atyre
që kur të ekzekutohen kopjojne vetveten dhe më pas ato kopje mund të
shpërndahen në atë sistem apo në tjetrin.

Punoi:Sidrita Serica

You might also like