Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 4

Eksternalitetet Negative qe vijne si pasoje e Investimeve ne Hidrokarbure

Ne vendin tone si pasoje e zbulimeve te burimeve natyrore sic jane puset e neftes nxiten gjithnje e me
shume zhvillimin e industrive te nxjerrjes e perpunimit te naftes.

Nafta dhe gazi janë minerale djegëse natyrore të papërsëritshme, këto komponime hidrokarburesh
përbëjnë elementin bazë të zhvillimit ekonomik të rajonit. Ekzistojnë 12 vendburime nafte dhe gazi që
administrohen nga kompania e nxjerrjes së naftës e gazit “Albpetrol”, sh.a, Fier ( 8 prill 1999) dhe
shtrihen në rrethet Sarandë, Vlorë, Mallakastër, Fier, Lushnjë e Kuçovë. Vendburimet e naftës që janë
zbuluar në rajonin e marrë në studim vendosen në dy vargje strukturore, si: Vargu lindor, Karbunar -
Hekal - Ballsh - Patos - Verbas dhe vargu perëndimor, Amonicë - Gorisht - Kocul - Cakran – Mollaj.Gjate
ketij industrializimi sigurisht do te kishte pasoja positive per banoret e zones pasi do te perqendrohet
fuqia punëtore, do te kishte zhvillim infrastruktura e shërbimeve, transporti dhe këto qendra rurale do
te shndërroheshin në qendra urbane. Në këtë rast lokacioni i industrisë së naftës gradualisht çoi në
zhvillimin kompleks të gjithë hapësirës, duke formuar boshtin linear të hidrokarbureve në Shqipëri.Por
pervec te mirave qe keto investime sjellin do te marrim ne analize se cilat jane eksternalitetet negative
keto Kompani sjellin per banoret,ambientin.

Al Global Oi “RBH Beline”

Objektivat e kesaj kompanie ne lidhje me ndotjen mjedisore jane se

Shoqeria eshte e shume e kujdesshme dhe e perkushtuar ne trajtimin e ceshtjeve mjedisore. Shoqeria
bashkeopunon dhe ka lidhur kontrata te vazhdueshme me studio te specializuara, te pavarura, per
trajtimin e ndotjeve mjedisore, perfshi monitorimin dhe trajtimin e shkarkimeve te gazta, ujrave
nentokesore dhe siperfaqesore, nivelit te zhurmave, monitorimin e dekantimeve si nje nder burimet me
te medha te ndotjes se ajrit, tokes dhe ujrave.

KETU KEMI DISA INTERVISTA TE BANOREVE KU KETO KOMPANI OPEROJNE

“Kemi shumë shumë probleme me ajrin, me ushqimet, perimet,


zarzavatet që kemi këtu. Është bërë e padurueshme,” shprehet Ridvan
Azizi, një prej banorëve të fshatit Zharrëz, shtëpia e të cilit ndodhet
vetëm pak metra larg një grupi pusesh të kompanisë Albpetrol.

“Ngrihesh në mëngjes, ke erë sere, erë nafte, nuk di ç'të them,” shtoi
ai.

“Kemi vajtur disa herë në zyrën e ankesave…jemi ankuar te zyra e


ankesave të marrëdhënieve me publikun në Marinzë e Bankers-it dhe
asnjë zgjidhje s'është bërë,” tha ai.

“Ne po vdesim këtu. Vijnë e bëjmë ankesa ne, e asgjë s'po bëhet. Edhe
unë vetë jam e sëmurë, jam me karbon dhe kurohem. Tani unë po i lë
mjekimet, se s'kam lekë. Unë vete në Tiranë që mjekohem. Në shtet
kam vajtur, tani nuk ia dal dot as në shtet. Tani po kurohem këtu në
Fier, edhe këtu në Fier nuk ia dal dot, s'kam lekë,” tregon Lumturi
Rredhi.

“Kemi probleme me frymëmarrjen, na janë dëmtuar mushkëritë. Kemi


edhe pompat. I marrim shumë lekë këto, i marrim në Greqi dhe nuk
kemi më mundësi ta përballojmë,” shprehet Dashnor Selimi, një banor i
fshatit Zharrëz.

“Nuk futet fare shteti dhe jemi në hall të madh. Ndotja ka arritur
kulmin, është bërë e padurueshme,” u ankua Selimi.

“Kur ngrihemi sidomos në mëngjes, shumë keq, nuk dalim dot nga shtëpia.
Hap derën, shumë keq është. Shqetësimi, aroma, çfarë të them, çfarë arome
të them, shumë e keqe, shumë e rëndë, të gjithë të sëmurë,” tha Skënderaj .

“Për ajrin dhe për ujin e pijshëm kemi shumë, shumë problem. Këtu
është mjegull tërë kohën. Ka erë gazi shumë të theksuar. Ndërsa uji
është i papijshëm. Lumi as për vaditje nuk bën,” tha Bilbil Kalemaj nga
Patos Fshat

Një mjek i sëmundjeve profesionale në Fier u shpreh gjithashtu se


gjendja shëndetësore e banorëve të zonave naftëmbajtëse është më
keq nga sa dihet apo perceptohet. Sipas tij, jo vetëm të rriturit por
edhe fëmijët kanë norma të larta të fenoleve në gjak dhe pasoja të
tjera shëndetësore si pasojë e ekspozimit në ambiente të ndotura nga
gazrat e hidrokabureve.

Përveç problemeve që prania e fenoleve në gjak sjell për banorët që i


kanë bërë privatisht analizat, Instituti i Shëndetit Publik vërejti prani
të fenoleve në analizat e pakëta të urinës që realizoi me banorët e
zonës pas shpërthimit të pusit P29A.

Monitorimi evidenton se analizat e fenol urinës u kryen vetëm për 8


banorë të fshatit, me banesa në pozicione dhe largësi të ndryshme nga
pus-shpimi i naftës dhe që nuk punonin në sektorin e naftës.
Monitorimi vëren se në të gjitha rastet e analizave, pavarësisht
gjinisë, moshës dhe profesionit, vlerat e fenol urinës janë mbi normë,
rreth dy herë më të larta nga norma e lejuar për punonjësit e naftës.
Një prej banorëve ka qenë një nxënëse 13-vjeçe dhe vlerat kanë qenë
158, nga 80 maksimalja që lejohet për punonjësit e sektorit të
hidrokabureve.

“Prania e vlerave mbi normë të fenolit në urinë tek banorët e fshatit, të


cilët nuk punojnë në industrinë e naftës tregojnë për praninë e gazeve
të biomasës si dhe ekspozimin e popullatës në zonën e banuar”,
theksohet në raportin e ISHP-së.

Një situatë e ngjashme shfaqet dhe në fshatin Aranitas të bashkisë


Mallakastër. Sipas Drejtorisë së Shëndetit Publik në Mallakastër, në
qendrën shëndetësore Aranitas, nga 124 persona të egzaminuar, 80% e
tyre kanë shqetësime shëndetësore ku dominojnë: probleme të
sistemit të gjakut, problem të sistemit të tretjes dhe çrregullim I
metabolizmit të yndyrnave.

Studim 124 Banore

Probleme ne sistemin e gjakut Cregullim ne sistemin e tretjes


Metabolizmi I Yndyrnave

Në ujërat e lumit Gjanica, që prej segmentit ku derdhen mbetjet e


lëngshme të Kombinatit të Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh e
deri në derdhjen e tij në Seman, konstatohet prania e elementëve
kimikë që i ndryshojnë ngjyrën, herë në gri të hapur dhe herë në të
zezë, si edhe aroma e rëndë e hidrokabureve.

Rezultati
Është e paqartë se kur do të ndërhyhet për të pastruar mbetjet
historike të hidrokarbureve në Patos Marinzë, megjithatë, gjatë 5
viteve të fundit institucionet monitoruese të mjedisit kanë konstatuar
dhe shkelje të reja nga kompania Bankers Petroleum dhe disa herë
kanë marrë masa ndëshkuese.

You might also like