Atdheu Im Ese

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 1

Atdheu Im

Atdhe, nje fjale qe menjehere te sjell ndermend vendlindjen tone te bukur. Per ne shqiptaret atdheu
eshte shume i rendesishem. Por ende shume toka shqiptare ndodhen jasht kufijve te shtetit shqiptar.

Historia me ne shqiptaret eshte treguar jo miqesore dhe shpesh shume e padrejt. Edhe pse tokat
shqiptare shtrihen ne disa shtete, ne na bashkon e njejta gjuhe. Gjuha jone e bukur shqipe, edhe
pse armiqte tane ne shekuj jane munduar ta zhdukin. Por nuk na bashkon vetem gjuha qe ne
flasim, por edhe e njejta kulture dhe tradita shekullore.
Kohet kane ndryshuar. Bota eshte bere me e mire. Ajo eshte bere me e mire sidomos per ne
shqiptaret. Shume te drejta tashme ata i kane fituar. Por ne duhet te perpiqemi si komb, te gjithe
shqiptar sa jemi, per ta bere nenen tone Shqiperi zonje. Te gjithe ata shqiptare qe ndodhen jashte
kufijeve te shtetit ame, duhet te kerkojne te drejtat e tyre dhe ne duhet ti mbeshtesim me dashurin
e vellait per vellane.
Pavaresisht se jetojme te ndare ne shtete te ndryshme, edhe pse kemi edhe diferenca, ne duhet ta
duam dhe ta mbeshtesim fort njeri tjetrin. Ta ndiejme prane njeri-tjetrin. Une nuk jam dakort qe
disa nga bashkmoshataret e mi nuk e pelqejne menyren se si ata sillen e flasin gjuhen shqipe. Kjo
nuk eshte rruga e drejt. Perkundrazi ata kete gjuhe te bukur e kane mbrojtur edhe me gjakun e
tyre. Ata edhe mund te mos e flasin shqipen si ne, por ata perpiqen qe ta mesojne mire ate.
Prandaj ata jane per t’u lavderuar.
Kur udheton jasht atdheut e ndien se sa shume ai vlen. Vendi me i dashur eshte shtepia jote,
keshtu dhe atdheu yne, Shqiperia eshte shtepia e perbashket e shqiptareve kudo ata jane. Pasuria
me me vlere eshte atdheu. Kur je larg tij malli te tret e zemra te duket bosh. Aty kemi lindur,
mesuar fjalet e para shqipe. Aty kemi femijerine tone, lodrat tona, shoket dhe shoqet tona.
Atdheu eshte vendi ku ti ke thene fjalen nene dhe ke hedhur hapat e pare. Per atdheun mund te
shkruash gjithe jeten tende, por perseri kjo do te ishte pak. Nuk mjafton vetem ta duash ate, por
edhe te punosh e luftosh per te.

You might also like