Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 135

Gjergji Vangjeli Esuida Rrushi Daniela Ruçi

NJERIU
DHE NATYRA

rku
ri

k
4

a
d it
a To
A fë r

rs
Ma

ni
t

ur
Sa

e ri
J u p it

ni
u
pt
n i Ne
Gjergji Vangjeli Esuida Rrushi Daniela Ruçi U ra

ni
to

NJERIU
Plu

DHE NATYRA
Gjergji Vangjeli     Esuida Rrushi     Daniela Ruçi

NJERIU DHE NATYRA 4


Për klasën e katërt të arsimit 9-vjeçar

Prishtinë, 2022
Miratuar nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit
Korrik, 2015

BOTIME

Drejtoi botimin: Arlinda RRUSHI


Recensentë të MASHTI-t: Prof. Kimete Lluga Rizani, Jehona Hysenaj, Drenushë Morina
Redaktore: Aida BARO, Brunilda MENO
Korrektor: Arlon LIKO
Paraqitja grafike dhe kopertina: Elidor KRUJA
Shtypi: Shtypshkronja Pegi, Lundër, Tiranë
ISBN:

© Botime Pegi sh.p.k, dega në Kosovë, qershor 2022


Të gjitha të drejtat për këtë botim në gjuhën shqipe janë tërësisht të
zotëruara nga Botime Pegi shpk. Ndalohet çdo riprodhim, fotokopjim,
përshtatje, shfrytëzim ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar, pjesërisht ose
tërësisht, pa miratimin paraprak nga botuesi.

Botime Pegi: cel: +355 069 40 075 02;


e-mail: botimepegi@botimepegi.al; web: www.botimepegi.al
Sektori i shpërndarjes: cel: +355 069 20 267 73; 069 40 106 88;
e-mail: marketing@botimepegi.al
Shtypshkronja Pegi: cel: +355 069 40 075 01;
e-mail: shtypshkronjapegi@yahoo.com
Hyrje
Paketa e lëndës “Njeriu dhe natyra” për klasën e katërt përbëhet nga Libri i nxënësit,
Fletorja e punës dhe Libri i mësuesit.
Libri i nxënësit është hartuar në përputhje me kurrikulën e fushës së shkencave të natyrës
dhe me programin e lëndës “Njeriu dhe natyra”. Libri është i këndshëm, i përshtatshëm,
i lehtë në përdorim dhe me gjuhë të kuptueshme, lehtësisht të perceptueshme si nga
nxënësit, ashtu edhe nga mësuesit.
Libri i nxënësit dhe Fletorja e punës nxitin nxënësin dhe e përfshijnë atë në mënyrë aktive
dhe bashkëpunuese për të zhvilluar aftësitë bazë të kërkimit shkencor.
Libri i nxënësit ka në themel katër koncepte bazë: Materia, vetitë dhe shndërrimet; Bota e
gjallë; Proceset fizike; Toka, mjedisi dhe gjithësia. Përmbajtja e tyre zgjerohet dhe trajtohet
përgjatë njësive mësimore. Renditja e njësive mësimore, interpretimi dhe gjuha e përdorur
janë në përputhje me karakteristikat e zhvillimit moshor të nxënësit.
Ky tekst përmban figura dhe pyetje që nxitin nxënësin të diskutojë me argumente, të
zhvillojë ide për veprimtari praktike dhe të zgjerojë njohuritë rreth zhvillimit shkencor,
duke rritur në këtë mënyrë të menduarit kritik dhe gjykues në nxjerrjen e përfundimeve.
Çdo njësi mësimore ka të njëjtën strukturë organizimi. Fillimisht prezantohen konceptet
e njohura, të cilat u paraprijnë termave apo dukurive të reja që trajtohen në vijim.
Në rubrikën “Veprimtaria”, nxënësi orientohet dhe nxitet në kryerjen e punëve praktike,
si dhe në arritjen e përfundimeve. Rubrika “Mësuam se” përforcon njohuritë e trajtuara
gjatë orës mësimore. “Pyetje dhe detyra” është pjesa ku nxënësi shpreh me fjalë ose me
shkrim atë çka mësoi në njësinë mësimore.
Fletorja e punës përmban ushtrime të ndryshme, të cilat nxënësi mund t’i kryejë në klasë
ose si detyra shtëpie


 Ju urojmë suksese!
Përmbajtje
1
Hyrje  III
Materialet dhe vetitë e tyre
1.1 Natyra dhe studimi i saj  4
1.2  Trupat dhe materialet e tyre  6
1.3  Vetitë e materialeve dhe përdorimi i tyre  8
1.4 Klasifikimi i materialeve  10
1.5  Tretja e lëndëve  12
1.6  Përzierja dhe ndarja e lëndëve  14
1.7  Punë praktike: Ndarja e lëndëve  16
1.8  Përbërësit e ajrit  18
1.9  Rëndësia e oksigjenit  20
1.10 Mbrojtja e ajrit  22
1.11 Punë praktike: Oksigjeni ndihmon djegien  24
Kontrolloni përparimin tuaj 25

2 Bota e gjallë
2.1  Riprodhimi i bimëve. Pjalmimi  26
2.2 Riprodhimi vegjetativ i bimëve  28
2.3  Riprodhimi i insekteve  30
2.4  Riprodhimi i amfibëve dhe shpendëve 32
2.5 Riprodhimi i gjitarëve  34
2.6 Përse ushqehemi?  36
2.7 Ushqimi i shëndetshëm  38
2.8 Ruajtja e ushqimit  40
2.9  Substanca të dëmshme për shëndetin 42
2.10 Fazat e rritjes dhe zhvillimit të njeriut  44
2.11 Ndryshimet në trupin tim. Puberteti  46
2.12 Kujdesem për veten  48
Kontrolloni përparimin tuaj 51

3 Proceset fizike
3.1  Trupat, masa dhe vetitë e tyre  52
3.2  Lëvizja e trupave  54
3.3  Valët dhe krijimi i tyre  56
3.4  Shndërrimet e kthyeshme dhe të pakthyeshme të lëndës  58
3.5 Punë praktike: Lëndët dhe vetitë e tyre  60
3.6  Zhytja, pluskimi dhe fundosja e trupave në ujë  61
3.7 Punë praktike: Forca shtytëse e trupit të zhytur në lëng  63
3.8  Shtypja atmosferike dhe pesha e ajrit  64
3.9  Burimet e energjisë 66
3.10  Avullimi, vlimi dhe lëngëzimi i ujit  68
3.11  Elektriciteti atmosferik  72
3.12  Qarku elektrik. Ndërtimi i tij  74
3.13  Përcjellësit dhe veçuesit elektrikë  76
3.14  Punë praktike: Lëndët e tjera që përcjellin elektricitetin  78
3.15  Përdorimi dhe mbrojtja nga elektriciteti  80
3.16  Ç’janë magnetet?  82
3.17  Lëndët magnetike dhe jomagnetike  84
3.18  Punë praktike: Fuqia e magneteve. Gjilpëra magnetike  86
3.19  Ndërtimi i elektromagnetit. Përdorimi i tij 88
3.20  Punë praktike: Ndërtimi i elektroskopit  90
3.21  Funksioni dhe përdorimi i elektroskopit 92
Kontrolloni përparimin tuaj  95

4 Toka, mjedisi dhe gjithësia


4.1  Qielli dhe yjet  98
4.2  Sistemi ynë diellor  100
4.3  Dielli, burimi i jetës  102
4.4  Planeti Tokë  104
4.5  Hëna, sateliti natyror i Tokës  106
4.6  Stinët, dita dhe nata  108
4.7 Orientimi në natyrë  110
4.8 Harta 112
4.9 Format e relievit 114
4.10 Atmosfera 116
4.11 Klima. Moti  116
4.12 Qarkullimi i ujit në natyrë 118
4.13  Zonat klimatike 120
4.14  Njeriu dhe mjedisi natyror 122
4.15  Ndotja e Tokës 124
Kontrolloni përparimin tuaj  126
Fjalorth 128
1 Materialet dhe vetitë e tyre
F jalë kyçe
natyrë, ekosistem,
1.1 Natyra dhe studimi i saj burime të ripërtëritshme,
burime të paripërtëritshme
Natyra është mjedisi përreth nesh. Në këtë mjedis
gjenden materiale që vijnë nga bota e gjallë
dhe nga ajo jo e gjallë.
Bota e gjallë përbëhet nga të gjitha
gjallesat që marrin frymë, ushqehen,
rriten, lëvizin, riprodhohen dhe kanë
shqisa.
Bota jo e gjallë përbëhet nga: dheu,
shkëmbi, uji, mineralet, metalet etj.

Të gjitha gjallesat bashkëveprojnë si me njëra-tjetrën,


ashtu edhe me materialet që vijnë nga bota jo e gjallë. Ky bashkëveprim
ndodh brenda një ekosistemi natyror.
Natyra na siguron një sërë burimesh të nevojshme për të jetuar.
Burimet e saj ndahen në: burime të ripërtëritshme (burime, që nuk harxhohen kurrë,
si energjia e diellit, energjia e erës, energjia e ujit) dhe burime të paripërtëritshme
(burime, të cilat nuk janë të përhershme: si nafta, mineralet, uji i pijshëm).

4
Natyra na siguron edhe ciklet
natyrore, siç janë: qarkullimi i ujit,
i klimës dhe i lëndëve ushqyese.

Veprimtaria 1.1
Bëni një shëtitje në natyrë dhe, nëpërmjet Mjetet e nevojshme
shqisave, studioni mjedisin përreth. bllok shënimesh dhe laps

Çfarë bimësh shihni? Përshkruani madhësitë, format dhe ngjyrat e tyre.


Vizatoni bimën që ju pëlqeu më shumë.

Pyetje dhe detyra


1. Çfarë është natyra për ju?
2. A mund të përmendni dy burime natyrore të paripërtëritshme?
3. Bisedoni me prindërit dhe tregoni tri arsye pse i jeni mirënjohës natyrës.

Mësuam se
Natyra është mjedisi që ndodhet kudo rreth nesh.
Bashkëveprimi i gjallesave me njëra-tjetrën, dhe me materialet
përreth tyre, quhet ekosistem natyror.

5
1.2 Trupat dhe materialet F jalë kyçe
material, i fortë/i butë,
e tyre mineral, natyrore
Materialet janë lëndë të ndryshme, organike, kompozita
të cilat, në bazë të vetive që kanë,
përdoren për të ndërtuar trupa ose
objekte të ndryshme.
Raftet e librave, dera, tavolina, të
gjitha këto janë prej druri. Druri është
material natyror.
Veshjet tona përbëhen nga pambuku
(material bimor),
leshi (material shtazor), fije sintetike (material
i përpunuar) etj.
Njeriu nuk ka shfrytëzuar vetëm atë çfarë siguron
natyra në sipërfaqen e tokës, por edhe atë që
ndodhet në brendësi të saj.
Në koren e Tokës gjendet një
pasuri lëndësh:

• të forta, si: mineralet e kromit, hekurit,


bakrit, nikelit etj.

• të buta, siç është argjila;

• të lëngëta, si: nafta dhe nënproduktet


e saj; benzina, vajguri, grasoja etj.;

• të gazta, si: gazi natyror, i cili gjen përdorime të shumta


në fushën e energjisë.

Materiali është treguesi kryesor i lëndës. Në bazë të vetive që ka dhe gjendjes në


të cilën ndodhet, mund të përcaktohet edhe shumëllojshmëria e përdorimit të tij.
Materialet janë: natyrore organike (druri, kauçuku) dhe kompozita. Kompozitat përftohen
nga kombinimi i të paktën dy materialeve me veti të ndryshme ose të njëjta.

6
Veprimtaria 1.2 Mjetet e nevojshme
Bëni një shëtitje në natyrë. Gjeni objekte kuti kartoni, lupë, doreza
të përbëra nga materiale të ndryshme, për
shembull: druri, hekuri, plastike, pambuku etj.
Kur të ktheheni në klasë, diskutoni për vetitë e tyre, nëse janë të forta, të buta,
të thyeshme, elastike etj.

Gruponi disa materiale që ndodhen në klasë, sipas funksionit që kanë.

Materiali Objekti Funksioni

Pyetje dhe detyra


1. Ç’lloj materialesh njihni dhe ku gjejnë përdorim ato?
2. Cilat janë materialet që gjenden në koren e Tokës?
3. Përmendni disa nga materialet shtazore e bimore që përdoren më shpesh.
4. Jepni shembuj ku gjejnë përdorim nafta dhe gazi natyror.
5. Me ndihmën e prindërve, shkruani historikun rreth përdorimit të gjerë të argjilës.

Mësuam se
Materialet janë të ndryshme: të forta, të lëngëta, të gazta.
Materialet janë me prejardhje bimore, shtazore, natyrore dhe të
përpunuara.
Shumë nga produktet që siguron natyra, njeriu i përdor për të
plotësuar nevojat e tij jetësore.

7
1.3 Vetitë e materialeve dhe përdorimi
i tyre F jalë kyçe
veti, fortësi, shkëlqim,
Cilësitë a veçoritë që ka një objekt, të cilat i shfaq përkulshmëri,
kur vepron me objekte të tjera, quhen veti. Vetitë e tij
përshkueshmëri, përcjellës
varen nga materiali prej të cilit përbëhet.
Për shembull, druri është shumë i fortë, ndaj përdoret
për të ndërtuar objekte të përmasave të mëdha dhe
për të mbajtur sende të rënda. Letra është shumë e
butë dhe, si e tillë, mund të dëmtohet nga veprime
fare të vogla. Por, si druri
ashtu edhe letra, digjen
lehtësisht nga zjarri.
Materialet mund të grupohen në bazë të fortë­sisë,
shkëlqimit, përkulshmërisë, përshkueshmërisë etj.

Metalet përcjellin mirë rrymën


elektrike dhe nxehtësinë, shkrihen
në temperatura të ndryshme, përpunohen dhe u jepet
forma që dëshirojmë. Metalet kanë dhe veti magnetike
(magneti).

Veshjet janë prej materiali bimor (pambuku) ose


shtazor (leshi). Këto materiale përpunohen lehtë,
krijojnë dhe ruajnë ngrohtësinë, por nuk janë
përcjellëse të elektricitetit.

Plastika është një lloj materiali jonatyror, i cili përkulet


lehtësisht, mund të shkrihet në temperaturë të ulët, është i
lehtë dhe shumë i përdorshëm.

8
Veprimtaria 1.3
Kërkoni në shtëpi objekte të vogla, të tilla Mjetet e nevojshme
si: laps, gomë, gotë plastike, kapakë vazosh disa kuti ku mund të vendosen
dhe shishesh, lodra plastike, monedha etj. objekte të vogla
Në bazë të materialit nga i cili përbëhen dhe
vetive që shfaqin, ndajini në:
1. materiale me shkëlqim;
2. materiale të forta;
3. materiale të buta;
4. materiale të përkulshme (elastike).

Diskutoni me shokët dhe mësuesin/en


për materialet që gjetët.

Pyetje dhe detyra


1. Nga se përcaktohen vetitë e materialeve?
2. Si e kuptoni shprehjen: “Materialet, edhe pasi përpunohen, ruajnë disa nga
vetitë e mëparshme”?
3. Renditni emrat e disa materialeve që kanë vetinë e përkulshmërisë.
4. Çfarë vetish ka një material me prejardhje bimore? Sillni disa shembuj.
5. Shkruani në fletore emrat e të gjitha objekteve prej druri që ndodhen në
dhomën tuaj.

Mësuam se
Materialet mund të grupohen në bazë të vetive që kanë.
Vetitë e materialeve përcaktohen nga cilësitë dhe veçoritë që kanë.
Materialet mund të përpunohen pa humbur vetitë e tyre.

9
1.4 Klasifikimi i materialeve
F jalë kyçe
Materialet mund të klasifikohen sipas fortësisë,
i/e fortë, i/e lëmuar,
gjendjes së lëndës (e ngurtë, e lëngët apo e gaztë),
me dhe pa shkëlqim
përbërjes (metal, organike), shijes (të kripur/të ëmbël),
tretshmërisë, përcjellshmërisë elektrike etj.
Një material mund të
klasifikohet në disa grupe. Për shembull, mermeri bën
pjesë në grupet e materialeve të forta dhe të lëmuara.
Të gjitha materialet përbëhen nga grimca, copëza
shumë të vogla, të padukshme për syrin.
Mënyra se si lidhen këto grimca me njëra-tjetrën
përcakton nëse materiali është i ngurtë, i lëngët
apo i gaztë.
Grimcat e një trupi të ngurtë
qëndrojnë ngjitur me njëra-tjetrën
dhe në pozicione të caktuara, prandaj trupat e
ngurtë janë të fortë dhe nuk e ndryshojnë formën.
Te lëngjet, grimcat ndodhen
pranë njëra-tjetrës, por
ato i ndryshojnë lehtësisht
pozicionet e tyre, duke u rroku­
llisur drejt njëra-tjetrës. Për këtë
arsye, lëngjet e ndryshojnë lehtësisht
formën.
Grimcat e lëndëve të gazta ndodhen larg njëra-tjetrës,
prandaj ato nuk kanë formë e mund të ngjishen me lehtësi.

Lëndët mund t’i klasifikojmë edhe si lëndë të pastra dhe të


përziera.
Një material është i pastër, kur nuk është i përzier me
materiale ose lëndë të tjera, pra të gjitha grimcat e tij janë
të njëjta, në formë dhe përmasa.

10
Kur një material përbëhet nga dy a më shumë
lëndë të pastra, quhet i përzier, pra grimcat
e tij kanë forma e përmasa të ndryshme. Për
shembull, uji i detit, i cili përbëhet nga grimca
uji dhe grimca kripe të përziera së bashku.

Veprimtaria 1.4 Mjetet e nevojshme


Analizoni materialet nga të cilat përbë­ laps me gomë, fletë për shënime
het lapsi dhe përgjigjuni pyetjeve të
mëposhtme:
• Cili është materiali më i fortë? Çfarë funksioni kryen ai te lapsi? Pse përdoret
ky material pikërisht për këtë funksion?
• Cili është materiali më elastik te lapsi? Përse shërben ai?

Pyetje dhe detyra


1. Pse trupat e ngurtë nuk e ndryshojnë formën kur i shtypim?
2. Gota prej qelqi, mund të klasifikohet si material me shkëlqim, i lëmuar apo që
përshkohet nga drita? Argumentoni përgjigjen.
3. Cili është dallimi kryesor midis trupave të ngurtë, të lëngët dhe të gaztë?

Mësuam se
Materialet klasifikohen në bazë të cilësive dhe veçorive të tyre.
Materialet përbëhen nga grimca dhe lidhja e tyre me njëra-
tjetrën përcakton nëse materiali është i ngurtë, i lëngët apo në
gjendje të gaztë.

11
1.5 Tretja e lëndëve
F jalë kyçe
Disa lëndë përzihen me ujë ose me lëngje të tjera e tretshme, tretësirë,
dhe nuk dallohen me sy të lirë. Në këtë rast, themi tretës, e patretshme
që këto lëndë janë të tretshme. Të tilla janë: kripa,
sheqeri etj. Nga tretja e lëndës me ujë ose lëngje
të tjera përftohet tretësira. Një tretësirë përbëhet
nga:
• lënda e tretshme;
• tretësi.

Për shembull, në tretësirën e ujit me kripë, kripa


është lënda e tretshme, ndërsa uji tretësi.
Disa lëndë të tjera nuk mund të treten në ujë ose në lëngje. Këto quhen lëndë të
patretshme. Të tilla janë: rëra, pluhuri i shkumësit, orizi etj.

Veprimtaria 1.5a
Tretja e kripës Mjetet e nevojshme
Mbushni një gotë me ujë. Hidhni në të një ujë, dy gota, kripë, një lugë
lugë me kripë. Trazojeni dhe vëreni çfarë
ndodh.
A u tret plotësisht kripa në ujë?
Çfarë u përftua? Cila është lënda
e tretur dhe cili është tretësi në
tretësirën që përgatitët?
Tretësira e përftuar quhet tretë­
sirë e pangopur. Nëse do të
vazhdojmë të hedhim sërish
kripë në gotë, në një moment
do të shohim që kripa nuk tretet
më. Në këtë rast, kjo tretësirë
quhet tretësirë e ngopur.

12
Veprimtaria 1.5b Mjetet e nevojshme
ujë, lugë, dy enë qelqi, sheqer
Ndikimi i temperaturës në
procesin e tretjes
Merrni dy enë qelqi. Në njërën prej tyre hidhni ujë të ngrohtë, kurse në enën tjetër
ujë të ftohtë. Në secilën, hidhni nga një lugë sheqer. Përziejeni dhe vëreni çfarë
ndodh me sheqerin. Në cilën enë u tret më shpejt sheqeri? Pse?

Pyetje dhe detyra


1. A është tretësirë uji i detit?
2. Tregoni disa lëndë të tretshme dhe disa të patretshme.
3. Provoni me ndihmën e prindërve në shtëpi: a formohet tretësirë nëse hedhim
në ujë një lugë me sodë buke dhe e përziejmë atë? Pse?

Mësuam se
Tretësira përftohet nga tretja e lëndës së tretshme në lëngun tretës.
Temperatura ndikon në shpejtësinë e tretjes.

13
1.6 Përzierja dhe ndarja e lëndëve
F jalë kyçe
Në jetën e përditshme, shumë lëndë përzihen me
njëra-tjetrën (grimcat e tyre përzihen e krijojnë përzierje, filtrim,
lëndët e përziera). Këto lëndë mund të ndahen fundërrim, avullim,
me anë të metodave të ndryshme. Përzierjet e letër filtruese
lëndëve të ngurta që nuk treten në lëngje, mund
të ndahen me anë të filtrimit, fundërrimit dhe avullimit.

Veprimtaria 1.6a
Mjetet e nevojshme
gotë, hinkë, letër filtruese një enë ose
gotë me përzierjen e ujit me rërën

Filtrimi
Mbi gotën bosh, vendosni një hinkë
me një letër filtruese brenda saj.
Hidhni mbi të përzierjen e ujit me rërë.
Do të shikoni që uji kalon lehtësisht në
gotën poshtë dhe në filtrin e hinkës
do të mbetet rëra.

Veprimtaria 1.6b

Mjetet e nevojshme
dy gota, ujë, rërë

Fundërrimi
Në një gotë me ujë, hidhni pak rërë dhe përziejeni. Lëreni
ashtu për disa minuta. Do të vëreni që rëra bie në fund
të gotës. Derdheni me kujdes ujin në gotën tjetër.

14
Mjetet e nevojshme
Veprimtaria 1.6c ujë, kripë, një llambë me alkool, një
enë
Avullimi
Tretni një lugë kripë në një enë. Vendoseni enën me
tretësirën e ujit me kripë mbi llambën me alkool ose
mbi një burim tjetër nxehtësie. Parashikoni çfarë do Uji po
të ndodhë kur të avullojë uji. avullon
Kripë dhe mbetet
Lëreni tretësirën mbi burimin e nxehtësisë, derisa uji vetëm kripa.
të avullojë plotësisht.
Çfarë vini re në fund të enës?

Uji i detit është një tretësirë e përbërë nga kripa dhe


uji. Kriporet janë pellgje të mëdha, të mbushura me ujë
deti, nga i cili nxirret kripa. Ky proces realizohet me anë
të avullimit.
Pyetje dhe detyra
1. Si i gjejmë zakonisht lëndët në natyrë?
2. Çfarë metodash përdorim për të ndarë lëndët nga një përzierje?
3. Cila nga fjalitë e mëposhtme tregon përfundimin e veprimtarisë 1.6c:
a) Me anë të avullimit, mund të ndajmë nga përzierja një lëndë të ngurtë, të
tretur në ujë.
b) Me anë të avullimit, nuk mund të ndajmë nga përzierja një lëndë të ngurtë,
të tretur në ujë.

Mësuam se
Përzierja formohet nga dy ose më shumë lëndë.
Lëndët e pastra mund të veçohen nga përzierjet.
Për veçimin e disa lëndëve përdorim metoda të ndryshme, si:
filtrimi, fundërrimi, avullimi.

15
1.7 Punë praktike: Ndarja e lëndëve

Përzierjet formohen nga dy ose më shumë F jalë kyçe


lëndë. Ato mund të krijohen edhe midis përzierje,
lëngjeve. Kur përziejmë ujin me naftën, e qëndrueshme,
vërejmë se, pas disa minutash, nafta e paqëndrueshme,
do të qëndrojë mbi ujë. Kjo përzierje
dekantim, thithje,
është e paqëndrueshme. Ndërsa, kur
magnet, sitje
përziejmë kripën me ujë, krijohet një
përzierje e qëndrueshme. Për të ndarë
lëndët nga përzierjet e tyre, përdorim
metoda të ndryshme, duke shfrytëzuar vetitë e secilës lëndë.

Veprimtaria 1.7a
Mjetet e nevojshme
gotë, ujë, vaj, lugë, shiringë
Dekantimi
Në një enë, hidhni dy gota me ujë dhe një
me vaj. Përzieni pak me lugë vajin me ujin.
Lërini disa minuta sa të bëhet e
dukshme në enë ndarja e vajit nga
uji. Do të shikoni që vaji qëndron
mbi ujë, sepse është më i lehtë.
Hidhni sërish një gotë me ujë në
enë, derisa të shikoni që i gjithë
vaji të jetë ndarë nga përzierja.
Në këtë mënyrë, keni ndarë vajin
nga uji. Ky proces quhet dekantim.

Veprimtaria 1.7b
Ndarja e lëngjeve nëpërmjet thithjes
Në një gotë me ujë, hidhni pak vaj. Përzieni me lugë
vajin me ujin. Lërini ashtu për disa minuta, derisa të

16
bëhet i dukshëm vaji mbi ujë. Më pas, me anë të shiringës, thithni vajin dhe
derdheni në një gotë tjetër. Vazhdoni kështu, derisa të keni ndarë ujin nga vaji në
gota të ndryshme.

Ndarja e lëndëve të ngurta me anë të magnetit


Kur njëra nga lëndët e përzierjes është prej metali, për ndarjen e
tyre përdorim magnetin.

Veprimtaria 1.7c
Përzieni pak rërë me grimcat e hekurit. Më pas,
afroni magnetin pranë kësaj përzierjeje. Çfarë Mjetet e nevojshme
vëreni? rërë, grimca hekuri, magnet

Kjo metodë përdoret për të ndarë mbetjet


e metaleve nga mbetjet e tjera.

Ndarja e lëndëve të ngurta me anë zhavorr

të sitjes sitë

Merrni pak zhavorr të përzier me grimca rëre.


Hidheni atë në një sitë dhe tundeni mbi një enë
të hapur. Çfarë do të vëreni në enë? Po në sitë,
çfarë do të mbetet? Grimcat e rërës dhe zhavorrit
rërë
ndahen nga njëra-tjetra me anë të sitjes.

Pyetje dhe detyra


1. Çfarë metodash përdorim për të ndarë lëngjet nga një përzierje?
2. Çfarë shfrytëzojmë për të ndarë lëndët nga një përzierje?
3. Përse përdoret metoda e ndarjes me anë të magnetit?

Mësuam se
Përzierjet janë të qëndrueshme dhe të paqëndrueshme.
Grimcat e lëndëve të ngurta në një përzierje mund t’i ndajmë nga njëra-
tjetra me anë të sitjes.
Për të ndarë lëndët nga përzierja e tyre, shfrytëzojmë vetitë e secilës lëndë.

17
1.8 Përbërësit e ajrit
F jalë kyçe
Ajri është elementi më i rëndësishëm i jetës në Tokë.
ajri, azoti, oksigjeni
Ai shërben për frymëmarrjen e organizmave të
gjallë, si dhe rregullon temperaturën e sipërfaqes
së Tokës.
Ajri është përzierje gazesh. Ndër to,
azoti është gazi që zë pjesën më të
madhe të grimcave të ajrit (78%), dhe
pas tij oksigjeni (21%). Ajri përmban
edhe grimca të gazit të dioksidit të
karbonit, hidrogjenit, si dhe
të avujve të ujit.
Në ajër gjenden 1%
edhe papastërti 21%
natyrore (1%), siç janë pluhuri dhe hiri vullkanik, si dhe
ndotësit që krijohen nga veprimtaria prodhuese e shoqërisë 78%
njerëzore.

Njerëzit e shfrytëzojnë ajrin në jetën


e përditshme. Për shembull, me ajër
fryhen gomat e makinave apo të biçi­
kletave; me ajër punojnë makina të
ndryshme (p.sh., makina për thyerjen
e betonit).

18
Veprimtaria 1.8a Mjetet e nevojshme
gërshërë, laps, një copë letër
në formë katrore, një shkop, një
gjilpërë me kokë

Ndërtimi i mullirit me erë


Merrni letër me ngjyra dhe priteni me gërshërë
në formë katrori me brinjë 21 cm. Përkulni secilin
cep të letrës deri në mesin e katrorit. Në pikën
ku bashkohen 4 cepat e letrës, ngulni një gjilpërë
me kokë. Më pas, helikën e krijuar fiksojeni te një
shkop ose laps.

Veprimtaria 1.8b
Loja me flluska
Luani me flluska sapuni, si në figurën përbri.
Si mendoni, pse flluskat fillojnë të fluturojnë lart?
Çfarë i vë në lëvizje ato?

Pyetje dhe detyra


1. Vizatoni një skemë, ku të shpjegoni se cilët janë tre përbërësit kryesorë të ajrit
dhe pjesën që zë secili në të.
2. Pse e quajmë ajrin elementin më të rëndësishëm të jetës?

Mësuam se
Ajri është elementi më i rëndësishëm i jetës në Tokë.
Ajri është përzierje gazesh.
Kur ajri është i pastër, nuk mund të shihet, shijohet apo nuhatet.

19
1.9 Rëndësia e oksigjenit

Oksigjeni është shumë i domosdoshëm për jetën F jalë kyçe


në Tokë. Të gjitha kafshët dhe njerëzit thithin oksigjen,
oksigjen për të jetuar. Jeta jonë pa oksigjen mund dioksid karboni,
të zgjaste vetëm disa minuta. Bimët, gjatë ditës, fotosintezë, ndotje
thithin dioksid karboni dhe nxjerrin oksigjen.

Procesi, nëpërmjet të cilit bimët përdorin


dritën e diellit për të prodhuar oksigjen,
quhet fotosintezë. Pra, burim i oksigjenit në
Tokë janë të gjitha bimët, si ato që rriten në
tokë, ashtu edhe ato që rriten në ujë.
Pastërtia e ajrit është shumë e rëndësishme
për shëndetin e njeriut. Por sot, cilësia e tij,
sidomos në qytete, është përkeqësuar.

Mbeturinat, makinat që lëvizin


në rrugët e qytetit, trafiku, por
dhe aktivitete të tjera njerëzore
e ndotin ajrin me grimca të
dëmshme.

20
Veprimtaria 1.9
Plotësoni ilustrimin me fjalët oksigjen dhe dioksid karboni.

Njerëzit thithin dhe nxjerrin .

Bimët thithin dhe çlirojnë .

Pyetje dhe detyra


1. Pse zhytësit përdorin balona me oksigjen, kur zhyten thellë në ujë?
2. Si quhet procesi i prodhimit të oksigjenit nga bimët?

Mësuam se
Oksigjeni është një nga përbërësit më të rëndësishëm të ajrit për
jetën në Tokë.
Bimët janë burim i oksigjenit në planetin tonë.
Fotosinteza është procesi i prodhimit të oksigjenit nga bimët.

21
1.10 Mbrojtja e ajrit

Ajri i pastër është i padukshëm, nuk ka shije, F jalë kyçe


as erë, as ngjyrë. Por, kur ai është i ndotur,
ndodh krejt e kundërta, pasi mund të ketë erë smog, ajri i ndotur,
të rëndë dhe mund të shihet. A e keni parë ajrin ndotës
që del nga oxhaqet e fabrikave, apo nga pjesa e
pasme e makinave që lëvizin nëpër rrugë? Po kur keni kaluar pranë një kazani me
mbeturina, a e keni ndier sa erë të rëndë mban ajri përreth tij? Po era që lë pas
shpërthimi i një fishekzjarri, a ju shqetëson?

Përbërës të tillë, të pranishëm në


ajër, janë ndotës dhe, nëse janë
me shumicë, mund ta dëmtojnë
seriozisht shëndetin e njeriut dhe
mjedisin jetësor.
Një prej dukurive më të rrezikshme
është smogu, i cili përbëhet nga
avujt e ujit dhe gazet e dëmshme
dhe krijohet në qytetet ku ka
trafik të dendur.

Shumica e ndotësve të ajrit janë të dëmshëm për shëndetin e njeriut, sepse


shkaktojnë:
• sëmundje të syve dhe organeve të
frymëmarrjes;
• helmim;
• alergji dhe sëmundje të tjera.
Në ajër jetojnë shumë mikrobe. Ato
janë të rrezikshme dhe shkaktojnë
sëmundje. Ajri i ndotur i ndihmon
mikrobet që të rriten, prandaj duhet
të përpiqemi ta mbajmë atë të
pastër, pa ndotës.

22
Veprimtaria 1.10
Ndizni një qiri dhe mbajeni poshtë një pllake
metalike. Çfarë do të ndodhë? Çfarë është
mbetja e zezë në sipërfaqen e pllakës së metalit?
Si u formua ajo? Ku do të shkonte ajo, sikur të
mos e pengonte sipërfaqja metalike?

Këshilla për të mbajtur ajrin të pastër.

• Mbillni sa më shumë pemë dhe lule.


• Mos lejoni djegien e mbetjeve në mjedisin ku
jetoni.
• Mbuloni gojën me një shami sa herë teshtini
apo kolliteni. Në këtë mënyrë do të parandaloni
përhapjen e mikrobeve në ajër.
• Mësoni më shumë rreth ndotjes dhe si ta
kontrollojmë atë. Kjo do të na ndihmojë të
mbajmë të pastër ajrin.

Pyetje dhe detyra


1. Pse ajri i ndotur dëmton shëndetin?
2. Cilat janë disa prej sëmundjeve që shkaktohen
prej tij?

Mësuam se
Ajri i ndotur përmban grimca pluhuri, hiri, avuj uji, por
edhe mikrobe. Të gjitha këto grimca ndotëse që çlirohen në
ajër, e bëjnë ajrin të dëmshëm.
Ajri i pastër përftohet vetëm nga bimët, të cilat e filtrojnë
dhe e pastrojnë atë, duke na dhënë oksigjen.

23
1.11 Punë praktike: Oksigjeni ndihmon
djegien
F jalë kyçe
A e dini se Toka është i vetmi planet në sistemin tonë
diellor që ka oksigjen? Oksigjeni është një gaz që ndez oksigjen, zjarr, digjet
zjarrin. Pa oksigjen nuk ka zjarr, pa oksigjen nuk mund
të digjet asgjë në Tokë. Po si ta kuptojmë këtë?

Mjetet e nevojshme
qiri, gotë ose kavanoz qelqi,
Veprimtaria 1.11 shkrepëse, pjatë e sheshtë

Ndizni një qiri dhe mbulojeni me një gotë.


Vëzhgojeni për pak. Do të shihni se, edhe pa i fryrë, flaka e qiririt do të shuhet.
Pse ndodhi kështu? Flaka e qiririt
u fik, sepse ajo përdori gjithë
sasinë e oksigjenit që ndodhej në
ajrin brenda gotës, pra që ishte i
pranishëm aty.
Çfarë ere mban ajri kur del nga
kavanozi? Çfarë u prodhua nga
djegia e qiririt?

Pra, nëse duhet të shuajmë një zjarr, duhet t’i ndërpresim


furnizimin me oksigjen. Ky është dhe parimi mbi të
cilin janë ndërtuar fikëset e zjarrit. Shkuma që
nxjerrin ato, bllokon oksigjenin që të mos shkojë
aty ku është flaka.

Pyetje dhe detyra


1. Çfarë ndodh kur diçka digjet?
2. Çfarë u prodhua nga djegia e qiririt?
3. Çfarë ndodhi me qiririn, kur mbi të vendosëm një gotë?

24
Kontrolloni përparimin tuaj Tema 1
1. Shkruani dy burime të ripërtëritshme dhe dy burime të paripërtëritshme.
a) burime të ripërtëritshme
b) burime të paripërtëritshme
2. Ndani sipas gjendjes lëndët e poshtëshënuara, duke i shkruar brenda kuadratit.
Lëndë e ngurtë E lëngët E gaztë

letra  plastika  oksigjeni  uthulla  dioksidi i karbonit  vaji

3. Cili nga këto pohime është i vërtetë dhe cili i gabuar? Qarkoni më poshtë:
a) Metalet janë përcjellëse të mira të rrymës elektrike. I saktë I gabuar
b) Metalet nuk e përcjellin nxehtësinë.  I saktë I gabuar
c) Temperatura nuk ndikon në shpejtësinë e procesit të tretjes. I saktë I gabuar
4. Cili është dallimi ndërmjet përzierjes dhe tretësirës?

5. Çfarë metodash përdorim për të ndarë lëndët nga një përzierje?

6. Cili është dallimi midis përzierjes së qëndrueshme dhe asaj të paqëndrueshme?

7. Cilët janë disa nga përbërësit e ajrit?

8. Pse është e rëndësishme mbrojtja e ajrit?

25
2 Bota e gjallë
F jalë kyçe
2.1 Riprodhimi i bimëve. riprodhim, lule, thekë,

Pjalmimi pjalmore, pjalm, pistil,


krezë, pjalmim, pllenim

Riprodhimi është një proces thelbësor i të gjitha qenieve të gjalla. Ai është një
proces biologjik, përmes të cilit gjallesat lënë pasardhës. Te bimët, procesi i
riprodhimit bëhet në disa mënyra. Te bimët me lule, organi i riprodhimit është
lulja. Pjesa mashkullore e lules përbëhet nga thekët. Çdo thek është i përbërë
nga një fije e hollë dhe nga një qese, që
quhet pjalmore. Ajo është e mbushur pistili
me një pluhur të verdhë, që quhet pjalmorja
pjalm. Pjesa femërore e lules përbëhet theku
nga pistili, i cili vendoset në qendër të
vezorja
lules.
Kur kokrrizat e pjalmit dalin nga pjesa femërore
qesja pjalmore dhe bien mbi krezën e lules
e pistilit, atëherë ndodh pjalmimi. petla nënpetla
Ky proces realizohet në mënyra të
ndryshme.

Pjalmimi me anë të erës


Te disa bimë, grimcat e pjalmit janë të lehta. Ato i merr era dhe
i shpërndan mbi krekëzat e pistilave të luleve. Kështu ndodh
zakonisht pjalmimi te bimët që nuk kanë ngjyra të ndezura dhe
aromë, të tilla si: plepi, gruri etj.

Pjalmimi me anë të insekteve


Kur një bletë, grerëz apo flutur shkon te një lule,
së bashku me nektarin ajo merr me vete edhe kokrrizat
e pjalmit, duke i çuar në bimë të tjera. Kështu ndodh
pjalmimi te bimët që kanë lule me ngjyra të ndezura dhe
me aromë, të tilla si: lulet e kumbullës, mollës, dardhës etj.

26
Vetëpjalmimi
Kur në një lule, kokrrizat e pjalmit (organi mashkullor) bashkohen
me pistilin (organi femëror), ndodh procesi i vetëpjalmimit.
Bashkimi i pjalmit me vezën brenda në vezore quhet pllenim.
Pasi ndodh pllenimi, vezorja fillon dhe rritet, petlat fillojnë e
bien dhe formohet fryti. Pas frytit formohet fara. Kur fara bie
në tokë, mbin një bimë e re.

Mjetet e nevojshme
Veprimtaria 2.1 laps, letër, lupë, disa lule të
ndryshme, luleborë, lule molle etj.
Hulumtojmë pjalmimin e luleve
Në oborrin e shtëpisë, të shkollës, në park
ose në fotografi, vëzhgoni lule të llojeve të
ndryshme. Vizatojini dhe emërtoni pjesët e
tyre. Tregoni si është pjalmuar secila lule.

Pyetje dhe detyra


1. Cilat janë mënyrat e përhapjes së
grimcave të pjalmit?
2. Cilat lloje lulesh pjalmohen nga insektet?
3. Ku dallon pjalmimi nga pllenimi?

Mësuam se
Transportimi i pjalmit nga thekët, në pistilin e lules së të njëjtit
lloj, quhet pjalmim.
Lulet që pjalmohen nga insektet kanë ngjyrë të ndezur dhe
aromë.
Bashkimi i pjalmit me vezën brenda në vezore quhet pllenim.

27
2.2 Riprodhimi vegjetativ i bimëve
F jalë kyçe
Disa bimë riprodhohen me anë të rrënjës, kërcellit apo
edhe gjetheve të tyre. Ky riprodhim që realizohet me rrënjë, kërcell, gjethe,
anë të këtyre organeve, quhet riprodhim vegjetativ. riprodhim vegjetativ,
shartim
Riprodhimi me kërcej mbitokësorë
dhe nëntokësorë
fryti
Kur mbjellim në tokë luleshtrydhe (dredhëza), pas
disa ditësh vërejmë se disa kërcej, duke u rritur bima
horizontalisht me tokën, e prekin atë dhe aty mbijnë e rritur
duke dhënë një bimë të re.
Kur mbjellim patate apo qepujka, pas disa ditësh lulja
shohim se mbi tokë ka dalë një bimë e re. Pas pak filizi
kohësh, po të hapim gropën ku kemi mbjellë patatet,
do të shohim që aty janë rritur disa patate të reja. rrënja
Po kështu, edhe te qepa do të shohim një qepë më
të madhe se ajo që kemi mbjellë në fillim.

Riprodhimi me rrënjë, gjethe ose degë


Disa bimë zbukuruese, si trëndafili, riprodhohen me anë të pjesëve të rrënjëve.
Pasi vendosim në tokë një pjesë të rrënjës së bimës, pas disa kohësh do të shohim
se do të lindë një bimë e re.
Ka dhe bimë të tjera, si begonja, që riprodhohen me anë të gjethes.

Veprimtaria 2.2a
Merrni një gotë me ujë.
Në të vendosni një gjethe Mjetet e nevojshme
begonje. Pas disa ditësh, një gotë me ujë dhe një gjethe
do të shihni që në fund begonje
të bishtit të gjethes do të
dalin disa rrënjë të holla.
Më pas, futeni në tokë dhe
ajo do të formojë një bimë
të re.

28
Shartimi
Disa bimë mund të riprodhohen edhe nga dora e njeriut.
Ky proces quhet shartim. Shartimi ndodh kur kërcelli i
një bime bashkohet me kërcellin e një bime tjetër. Ai
kryhet në bimë të së njëjtës familje, si: molla me një
mollë të egër, dardha me gorricën (dardhën e egër), apo
limoni me mandarinën. Por mund të bëhet edhe në bimë
të ndryshme si: portokalli me shegën etj.

Veprimtaria 2.2b Mjetet e nevojshme


Merrni një kërcell një kërcell hardhie ose trëndafili,
hardhie ose trëndafili. pak pleh organik, një lopatë e vogël
Hapni një gropë të vogël
në tokë. Hidhni pak
pleh e përziejeni derisa të bëhet njësh me dheun. Vendosni
aty kërcellin e hardhisë ose të trëndafilit. Ujiteni një herë në
javë. Pas disa kohësh, do të shihni se kërcelli do të lëshojë
sytha dhe kështu do të merrni një bimë të re.

Pyetje dhe detyra


1. Çfarë është riprodhimi vegjetativ?
2. Si realizohet riprodhimi vegjetativ me anë të kërcejve?
3. Si realizohet riprodhimi vegjetativ me anë të gjetheve?
4. Ku ndryshon riprodhimi vegjetativ nga pllenimi i bimëve?

Mësuam se
Riprodhimi vegjetativ kryhet me anë të rrënjëve, kërcejve dhe
gjetheve të bimëve.
Riprodhimi i disa bimëve bëhet me kërcej mbitokësorë dhe
nëntokësorë.
Shartimi i bimëve bëhet në disa bimë të njëjta, por edhe në bimë
të ndryshme.

29
2.3 Riprodhimi i insekteve
F jalë kyçe
Riprodhimi i insekteve insekte, vezë,
Insektet janë të llojeve të ndryshme, të tilla si: larva, pupë, bleta
flutura, miza etj. Në pranverë dhe në verë, këto mbretëreshë
insekte i lëshojnë vezët e tyre në gjethet e pemëve.
Për shembull, flutura i lëshon vezët në një gjethe dhe
aty lindin larvat. Në fillim, ato ngjajnë më shumë Veza
me krimbat. Pas disa javësh, larva shndërrohet Larva
në pupë. Më pas, asaj fillojnë t’i dalin krahët
dhe, kur zhvillohet plotësisht, pupa çahet
dhe prej saj del një flutur e re.
Cikli i jetës
së fluturës

Ndërsa te bleta, riprodhimin e bën të


mundur mbretëresha. Ajo lëshon mbi 2000 Pupa
vezë në ditë, në hoje të bëra nga dylli i bletëve Flutura
punëtore. Pas tri ditësh, vezët kthehen në larva
me ngjyrë të bardhë, e më pas larvat shndërrohen
në pupa. Kur procesi i zhvillimit brenda pupës mbaron,
ajo del dhe kështu kemi një bletë të re.

Cikli i jetës së bletës

Veza Larva Pupa Bleta e re

30
Veprimtaria 2.3 Mjetet e nevojshme
tri kokrra të vogla fasule të bardha,
Fazat e ciklit jetësor të fluturës makarona në formë dredhke, pupe
Prisni kartonin me ngjyrë të gjelbër në formën dhe fluture, karton i gjelbër, etiketa
e katër gjetheve. Vendosni mbi to fasulet dhe
makaronat, si në figurë. Emërtoni në etiketa fazat e ciklit jetësor të fluturës.

1 2

4 3

Pyetje dhe detyra


1. Pse shumica e insekteve riprodhohen në pranverë dhe në verë?
2. Përshkruani me fjalët tuaja riprodhimin e bletës.

Mësuam se
Shumë insekte riprodhohen në verë dhe në pranverë.
Fazat e riprodhimit të insekteve janë: vezë, larvë, pupë, insekt.

31
2.4 Riprodhimi i amfibëve dhe
shpendëve F jalë kyçe
qeliza mashkullore,
pllenohen, embrion,
Riprodhimi i bretkosës
klloçkë
Bretkosa, si çdo amfib (ujëtokësor) tjetër, riprodhohet
në pranverë dhe në verë. Bretkosa femër i lëshon
vezët në ujë, kurse mashkulli lëshon një lëng të
bardhë që përmban qeliza mashkullore.
Kur qelizat mashkullore takohen me vezët, ato
pllenohen. Nëse uji është i ngrohtë, vezët e
pllenuara çahen dhe prej tyre dalin larva Vezët Embrioni
me bisht të gjatë.
Me kalimin e ditëve, larvat fillojnë të
ndryshojnë. Fillimisht, atyre u dalin
Cikli i jetës Larva
këmbët e pasme, pastaj të përparmet.
Bretkosa së bretkosës
Pas tre muajsh, mushkëritë e larvës
zhvillohen. Bishti fillon t’u zhduket
dhe ato marrin pamjen e zakonshme të
bretkosave. Bretkosa e re fillon të marrë
Larva me Larva me
frymë jashtë mjedisit ujor. 4 këmbë 2 këmbë

Riprodhimi i shpendëve bëhet jashtë


barkut të nënës. Për t’u shumuar,
shpendët pjellin vezë. Të gjitha vezët
brenda tyre kanë një embrion. Po si
formohet pasardhësi i shpendëve nga
veza?
Pula është një shpend shtëpiak. Kur një
pulë fillon dhe ngroh vezët e saj, ajo
quhet klloçkë.

32
Disa ditë pasi klloçka ka ngrohur vezën,
brenda saj zhvillohet zogu i vogël.
Procesi i zhvillimit të zogut brenda
vezës zgjat 21 ditë. Kur zogu arrin dhe
zhvillohet, ai e çan lëvozhgën e bardhë
të vezës me sqep dhe del jashtë. Më pas,
ngrihet më këmbë dhe fillon të ushqehet vetë.

Veprimtaria 2.4
Shikoni me vëmendje figurat.
Diskutoni rreth tyre dhe
plotësoni secilën etiketë me
emërtimin përkatës të fazës së
zhvillimit.

Pyetje dhe detyra


1. Sa ditë zgjat zhvillimi i zogut brenda vezës?
2. Ku ndryshon pllenimi i vezës së pulës nga ai i bretkosës?
3. Vizatoni ciklin e zhvillimit të bretkosës.

Mësuam se
Procesi i zhvillimit të zogut të pulës brenda vezës zgjat 21 ditë.
Bretkosa riprodhohet në verë dhe pranverë.
Pllenimi i vezëve të bretkosës bëhet në ujëra të ngrohta.

33
2.5 Riprodhimi i gjitarëve

Riprodhimi është tipar themelor i gjitarëve, në F jalë kyçe


grupin e të cilëve bën pjesë edhe njeriu. Ashtu si gjitarë, placentë,
shpendët, edhe gjitarët pllenohen. Pllenimi ndodh qeliza mashkullore,
kur, brenda trupit të nënës, një vezë lind, gji
femërore bashkohet me qeliza
mashkullore.

Nga ky bashkim krijohet embrioni, i cili më pas


zhvillohet brenda trupit të nënës dhe formohet bebja.
Bebja zhvillohet brenda në placentë, e rrethuar
nga një lëng i ngrohtë. Kohëzgjatja e qëndrimit të
bebes në placentë është e ndryshme në gjitarë të
ndryshëm. Për shembull, te barku i një gruaje, ajo
qëndron nëntë muaj, ndërsa te kafshët, si lopa, delja,
macja etj., kohëzgjatja është e ndryshme.

Pasi bebja zhvillohet plotësisht në barkun


e nënës, ajo lind. Bebet e sapolindura
ushqehen me qumësht nga gjiri i nënës.

Rëndësia e riprodhimit
Riprodhimi është një element i rëndësishëm për
ciklin jetësor, sepse mundëson lindjen e gjallesave të reja, të cilat më vonë do
të riprodhohen, duke lindur gjallesa të tjera, e kështu me radhë. Ai siguron
vazhdimësinë e gjallesave, duke parandaluar kështu zhdukjen e tyre, si dhe lejon
transmetimin e karakteristikave të prindërve te fëmijët. Riprodhimi siguron ruajtjen
e jetës në planetin Tokë.

34
Veprimtaria 2.5
Hulumtojmë ciklet jetësore të gjitarëve
Emërtoni fazat e ciklit jetësor të kalit.

Pyetje dhe detyra


1. Ku qëndron ndryshimi midis riprodhimit të shpendëve dhe gjitarëve?
2. Gjeni informacion rreth kohëzgjatjes së qëndrimit të bebes në barkun e nënës
në kafshë të tilla si: lopa, qeni, macja.

Mësuam se
Pllenimi ndodh kur, brenda trupit të nënës, një vezë femërore
bashkohet me qeliza mashkullore.
Kohëzgjatja e zhvillimit të të voglit brenda barkut të nënës është
e ndryshme, në kafshë të ndryshme.
Gjitarët i ushqejnë të vegjlit me qumësht.

35
2.6 Përse ushqehemi?
F jalë kyçe
Ushqimi për ne është si karburanti për makinat. ushqim,
Ushqimi siguron energjinë dhe lëndët ushqyese
lëndë ushqyese
të nevojshme për të kryer të gjitha funksionet e
trupit, për të ruajtur shëndetin e mirë dhe për të
zhvilluar aktivitetet e përditshme.
Ushqimi përmban lëndë ushqyese, të cilat
ndihmojnë trupin tonë të kryejë të gjitha
aktivitetet: të mendojë, të vrapojë, të
kërcejë dhe të luajë. Ushqimet që ne
shijojmë, shpesh kanë elemente shumë të
nevojshme për trupin tonë, të cilat ai nuk
mund t’i prodhojë vetë.

Piramida ushqimore
Buka dhe makaronat na japin energji. Gjalpi dhe vaji shërbejnë për të pasur nerva
të shëndetshëm. Mishi i pulës dhe peshku na ndihmojnë që të kemi muskuj të
fuqishëm; perimet dhe frutat përmbajnë shumë vitamina dhe minerale.

Yndyra, vajra

Mish, peshk

Qumësht, djathë dhe


nënprodukte qumështi

Fruta dhe perime

Drithëra

36
Studiuesit mendojnë se dieta jonë ditore duhet të përmbajë 5 racione drithëra (si
bukë, byrek, makarona), 3 racione fruta e perime, 2 racione me qumësht, djathë,
kos dhe shumë pak produkte me bazë yndyrash apo sheqeri (siç janë ëmbëlsirat
e çokollatat).
Ushqimi i shëndetshëm na mbron nga sëmundjet. Nëse nuk marrim sasinë e
duhur të ushqimit apo të lëndëve ushqyese, atëherë do të ndihemi të lodhur dhe
më pas do të sëmuremi. Por ne mund të sëmuremi edhe nëse ushqimi që hamë
është i ndotur me mikrobe dhe kimikate të dëmshme për trupin tonë.

Veprimtaria 2.6 Mjetet e nevojshme


tri lloje ushqimesh me shije të
Shijo si një shef gatimi! ndryshme, një shall
❃ Çdo nxënës/e sjell në klasë tri lloje të ndryshme ushqimesh (p.sh.: një copë
çokollatë, një copë karotë të pastruar, një mollë, një vezë të zier etj.).
❃ Me anë të një shalli, i mbyllin sytë shokut/shoqes të bankës dhe i japin që të
provojë disa prej ushqimeve të sjella në klasë.
❃ Nxënësi/ja me sytë e mbyllur, pasi shijon ushqimin, thotë me zë të lartë emrin
e ushqimit që ai mendon se ka dalluar vetëm nëpërmjet shijes.
– Si mendoni, a është e vështirë të dallojmë ushqimin vetëm me anë të shijes?
Pse?
– Çfarë mund të themi në përfundim të kësaj veprimtarie?
– Cila është shija që u pëlqen më shumë fëmijëve? Pse?

Pyetje dhe detyra


1. Pse ushqimi është i rëndësishëm për ne?
2. Cili është ushqimi që ju pëlqen më shumë? Pse?
3. Pse nuk duhet të hamë ushqime që kanë shumë sheqerna? Diskutoni për këtë
me prindërit tuaj.

Mësuam se
Ushqimi për ne është si karburanti për makinat. Ai vë në punë muskujt,
furnizon trurin me energji, që ne të mendojmë; bën të mundur që muskujt
të lëvizin dhe ne ecim, vrapojmë.
Ushqimi është gjithçka që na nevojitet për të kryer aktivitetet e përditshme.

37
2.7 Ushqimi i shëndetshëm
Ushqimi duhet të jetë i shumëllojshëm dhe i zgjedhur F jalë kyçe
mirë, mbi të gjitha i freskët dhe i bollshëm.
Një ushqim i vetëm nuk i përmban të gjitha lëndët karbohidrate, proteina,
ushqyese në sasitë e nevojshme. Për t’u rritur të fortë vitamina, yndyra,
dhe të shëndetshëm, duhet të ndjekim një dietë të minerale
ekuilibruar ushqimore.
Ajo duhet të përfshijë ushqime të shumëllojshme, të të gjitha ngjyrave. Lëndët
ushqyese ndahen në disa grupe: karbohidrate, proteina, vitamina, yndyra dhe
minerale.

Karbohidratet (sheqernat)
Sheqernat ose karbohidratet gjenden te buka, makaronat, byreku, patatja etj. Ato
sigurojnë energji për trupin, me qëllim që të kryejmë të gjitha aktivitetet e ditës.

Bukë Patate Sheqer

Yndyrat
Edhe yndyrat sigurojnë energji për trupin tonë. Ato veprojnë si lëndë rezervë
energjie. Yndyrat na ndihmojnë për të mbajtur trupin ngrohtë.

Djathë Vaj Arra

Proteinat
Fëmijët kërkojnë më shumë proteina për rritjen e tyre, në krahasim me të rriturit.
Ushqimet e pasura me proteina janë: mishi, peshku, qumështi, veza.

Vezë Qumësht Mish pule

38
Vitaminat
Vitaminat shërbejnë që të kemi dhëmbë, kocka dhe lëkurë të shëndetshme.
Po ashtu, ato na ndihmojnë për të luftuar infeksionet dhe sëmundjet.

Mineralet
Trupi ka nevojë për shumë minerale si: kalcium, hekur, natrium,
kalium etj. Trupi i fëmijëve ka nevojë për kalcium, për të pasur kocka
dhe dhëmbë të shëndetshëm. Kalciumin e marrim nga qumështi dhe
produktet e tij.

Veprimtaria 2.7
Ndani ushqimet e paraqitura në figurë sipas lëndëve ushqyese që përmbajnë.
Shkruani emrin e ushqimit poshtë secilës kolonë.

Karbohidrate Proteina Yndyrat Vitamina


Bukë Banane

Pyetje dhe detyra


1. Cilat janë grupet e lëndëve ushqimore?
2. Ku gjenden më shumë mineralet?
3. Pse janë të rëndësishme proteinat për fëmijët?
4. Çfarë duhet të hamë për të pasur kocka të forta?

Mësuam se
Ushqimi na siguron energjinë që na duhet për të menduar, mësuar dhe luajtur.
Lëndët ushqyese ndahen në: karbohidrate, proteina, vitamina, yndyra dhe
minerale.
Që të rritemi të fortë, duhet të ushqehemi në mënyrë të ekuilibruar.

39
2.8 Ruajtja e ushqimit
F jalë kyçe
Shpesh, ushqimi që hamë, mund të ndotet dhe të na
sëmurë. Ushqimet e pambuluara janë të ekspozuara ndotet, myk,
ndaj pluhurit dhe mizave, të cilat mbartin dhe kriposje, zierje, ftohje,
transportojnë mikrobe, duke shkaktuar sëmundje, si tharje
diarreja, tifoja etj.
Nëse ushqimet lihen për një kohë të gjatë jashtë
frigoriferit, ato mund të prishen, pasi mikrobet
që ndodhen në ajër, ngjiten tek ushqimi e
rriten shpejt në prani të lagështirës dhe
ngrohtësisë. Herë pas here, në ushqime të
ndryshme shohim njolla të zeza, jeshile ose
gri. Aty është formuar myku. Myku është një
kërpudhë e dëmshme, e cila përmban helme që
dëmtojnë shëndetin.
Prandaj, ne duhet të tregojmë kujdes për ushqimin dhe
ta ruajmë atë sipas rregullave të higjienës.
Ushqimi mund të ruhet për një kohë të gjatë, duke përdorur disa metoda të
ndryshme.

Kriposja e ushqimit është një nga metodat më të


vjetra të ruajtjes së tij. Mishi, peshqit dhe turshitë
ruhen në këtë mënyrë.

Një metodë tjetër shumë e mirë është dhe


zierja. Duke e zier ushqimin, ne vrasim
mikrobet që mund ta prishin atë. Prandaj,
shumë prej ushqimeve zihen në temperatura
të caktuara.

40
Vendosja e ushqimit në frigorifer ose ftohje:
Ftohja është një metodë e thjeshtë për të ruajtur
ushqimin për disa ditë. Ajo ruan shijen dhe vlerën
ushqyese të ushqimeve.

Tharja e frutave në diell heq ujin dhe parandalon rritjen


e mikrobeve.

Një metodë tjetër që ruan ushqimet është ajo e shtimit


të sheqerit tek ushqimet, i cili gjithashtu ndalon rritjen
e mikrobeve. Kështu, ne përgatisim reçelra, pelte,
marmelata dhe mund t’i ruajmë ato për një kohë të
gjatë.

Pyetje dhe detyra


1. Pse prishet ushqimi?
2. Si mund ta ruajmë ushqimin të pastër e të shëndetshëm?
3. Pse nuk prishet ushqimi kur vendoset në frigorifer?
4. Pyesni prindërit apo gjyshërit tuaj se cilat nga metodat e ruajtjes së ushqimit
përdorin në shtëpi dhe si e realizojnë atë.

Mësuam se
Nëse hamë ushqime të prishura dhe të ndotura, ne sëmuremi.
Ka disa mënyra për të ruajtur ushqimin, si: tharja, ftohja, zierja,
kriposja.
Nuk duhet të konsumojmë ushqime të ekspozuara ndaj pluhurit
dhe mizave.

41
2.9 Substanca të dëmshme për shëndetin
Disa substanca ndikojnë negativisht në organizmin e F jalë kyçe
njeriut, veçanërisht kur përdoren me tepri. Ato ndahen
duhani, alkooli, kafeina
në dy grupe: në grupin e parë bëjnë pjesë ilaçet që
na jep mjeku për t’u shëruar, kurse në grupin e dytë
hyjnë: duhani, alkooli, kafeina etj.

Duhani është një bimë, e cila pihet si cigare.


Por gjatë djegies, ajo çliron shumë helme dhe
dëmton mushkëritë.
Shumica e duhanpirësve e fillojnë duhanin
që në adoleshencë, kjo sepse në këtë moshë
kanë pak ose aspak njohuri për dëmet që
shkakton duhani.

Alkooli është një pije që ndikon keq në organizmin


e njeriut, veçanërisht kur pihet në sasi të madhe.
Ai të heq përqendrimin dhe të bën të humbasësh
ekuilibrin.

42
Kafeina është një substancë që gjendet në
kafe, kakao, çokollata, çaj, pijet me gaz,
ilaçe etj. Ajo është shumë e dëmshme për
fëmijët.

Veprimtaria 2.9
1. Shikoni me vëmendje etiketat e disa produkteve që blihen në market. Midis
të dhënave për produktin, aty do të gjeni edhe ato që lidhen me sigurinë e
shëndetit.
2. Vizatoni në fletore tri nga këto etiketa dhe diskutoni rreth tyre me shokët dhe
mësuesin/en.
3. Disa prej simboleve që mund të gjeni tek etiketat e produkteve janë paraqitur
më poshtë:

Pyetje dhe detyra


1. Si ndikon duhanpirja në shëndetin e njeriut?
2. A është kafeja një substancë e dëmshme për shëndetin?
3. A rrezikohet shëndeti ynë, nëse qëndrojmë për një kohë të gjatë në një ambient
të mbyllur, ku pihet duhan? Pse?
4. Bëni një poster me informacione kundër pirjes së duhanit.

Mësuam se
Duhani, alkooli, kafeina janë substanca që rrezikojnë shëndetin,
ndaj që në fëmijëri duhet të marrim njohuritë e duhura për
dëmet që shkaktojnë ato në organizëm.

43
2.10 Fazat e rritjes dhe zhvillimit të njeriut

Ashtu si te gjitarët e tjerë, edhe te njeriu, i F jalë kyçe


vogli rritet brenda trupit të nënës. Faza e parë rritje, embrionale, fetus,
e rritjes, quhet fazë embrionale. Pas saj, vjen zhvillim, forma trupore,
faza e fetusit, e cila zgjat deri në lindje. Pas
ndryshim
lindjes, jeta e njeriut kalon në disa faza të tjera:
bebe, fëmijëri, adoleshencë, i rritur dhe në fund,
mosha e pleqërisë.

Me ardhjen në jetë, fëmija


ka shumë nevojë për
përkujdesjen dhe dashurinë
e prindërve. Ai përshtatet
me mjedisin ku jeton, ka
zhvillim shumë të shpejtë
dhe krijon marrëdhënie
me bashkëmoshatarët.
Gjatë pubertetit, e cila
është faza e kalimit nga
fëmijëria në adoleshencë,
si vajzat, ashtu edhe
djemtë rriten jo vetëm nga
ana fizike, por edhe në
drejtim të të menduarit.

Disa veçori të periudhës së pubertetit janë:


• ndryshimet fizike: pesha, gjatësia, të qenit aktiv gjatë gjithë kohës;
• ndryshimet psikologjike: të menduarit me hollësi, kujtesa e mirë, por
shpeshherë edhe të shpërqendruar ose pasivë dhe të mbyllur në vetvete;
• zhvillimi i personalitetit dhe ai social: mbrojnë me këmbëngulje mendimin
e tyre, duke u përpjekur ta argumentojnë; janë të shoqërueshëm, shpeshherë
me persona më të rritur, çka i bën ata të duken më të pjekur.

44
Veprimtaria 2.10
Sa jam rritur?
Periudha Pesha në g/kg gjatësia në cm

lindja

çerdhja

parashkollori

klasa I

klasa II

klasa III

klasa IV

Pyetje dhe detyra


1. Cilat janë fazat e rritjes së njeriut?
2. Në cilën fazë jeni ju tani?
3. Ndërtoni një album me fotografi nga periudha të ndryshme të jetës suaj.
4. Sillni në klasë veshje që keni përdorur kur keni qenë më të vegjël.

Mësuam se
Njeriu, ashtu si gjithë gjallesat e tjera, kalon në disa faza rritjeje
dhe zhvillimi.
Pamja e njeriut ndryshon me rritjen e tij.
Në moshën e pubertetit, njeriu ndryshon në aspektin fizik,
psikologjik, emocional dhe social.

45
2.11 Ndryshimet në trupin tim. Puberteti
F jalë kyçe
Në fazën e pubertetit, si vajzat, ashtu edhe djemtë
pësojnë ndryshime në qenien e tyre. Këto ndryshime pubertet, ndryshime,
janë më të theksuara në tipare, në zë, lëkurë, kocka, forma trupore
flokë etj. Te vajzat, format trupore bëhen më të
dukshme. Ato manifestohen me rritje të trupit, gjoksit
dhe flokëve. Gjithashtu, shfaqen aknet (puçrrat) në fytyrë. Te djemtë, ajo që bie
më shumë në sy është trashja e zërit, rritja e përmasave trupore, dalja e qimeve
në fytyrë. Në këtë periudhë, trupi i njeriut është i aftë për të riprodhuar.

Gjatë kësaj faze të rritjes, fëmijët


janë të prirur të imitojnë sjelljet e
më të rriturve, të jenë gjykues dhe
të japin mendimin e tyre për çështje
dhe problematika të ndryshme. Janë
të lirshëm, të hapur dhe nuk kanë
ndrojtje. Kjo fazë ndikon shumë në
formimin e karakterit të njeriut dhe
shpeshherë është vendimtare në
rritjen e tij.
Te vajzat, periudha e pubertetit fillon
në moshën 11-15 vjeç, ndërsa te
djemtë është pak më e vonë, fillon
rreth moshës 13-15 vjeç. Në këtë
kohë, prindërit dhe shkolla luajnë
një rol shumë të rëndësishëm në
këshillimin e fëmijëve.

Në krijimin e personalitetit ndikojnë dy faktorë kryesorë: ndikimi i jashtëm,


shoqëria, shkolla, librat që zgjedhim për të lexuar, televizioni, interneti etj., dhe
ndikimi i brendshëm, ku hyjnë faktorët gjenetikë ose trashëgues.

46
Veprimtaria 2.11
Diskutim me mësuesin/en
ose psikologun/en e shkollës

Unë po ndryshoj...
Diskutoni rreth ndryshimeve që vini re
në trupin tuaj.

Pyetje dhe detyra


1. Cilat janë ndryshimet që pëson trupi në periudhën e pubertetit?
2. A ndieni dhe ju në vetvete ndryshime në trupin tuaj?
3. Përshkruani ndryshimet që vëreni.

Mësuam se
Me kalimin e viteve, trupi im ndryshon.
Këto ndryshime nuk janë vetëm në gjatësi e peshë, por edhe në
organet e tjera të trupit.
Çdo ditë, unë ndryshoj në trup, në tipare dhe në mendime.

47
2.12 Kujdesem për veten
F jalë kyçe
Në jetën e përditshme, larja e duarve, banjat
sistematike, veshjet e pastra, mbajnë mikrobet larg higjienë, larja e
trupit tonë. Higjiena personale është ndihmesë për dhëmbëve, e fytyrës,
shëndetin, bukurinë dhe ndërveprimin tonë në shoqëri. e flokëve dhe e trupit
Higjiena fillon që në mëngjes, me larjen e duarve,
fytyrës dhe dhëmbëve.

Dhëmbët duhet të lahen të paktën dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje,


pas ngrënies. Vizitat te dentisti duhet të jenë të shpeshta, për arsye se është më
mirë të parandalojmë, sesa të kurojmë dëmtimin e dhëmbëve.
Edhe lëkura ka nevojë për kujdes të veçantë. Ajo është në kontakt të vazhdueshëm
me mjedisin përreth dhe është bartëse kryesore e mikrobeve. Në poret e saj mund
të qëndrojnë papastërti, të cilat bëhen shpesh edhe vatra infeksionesh.
Kujdesin më të madh duhet ta kemi në larjen e duarve, pasi nëpërmjet tyre,
bashkë me ushqimin përcjellim edhe shumë papastërti të tjera. Duart duhet të
lahen shpesh, sa herë që ne përfundojmë një punë dhe gjithmonë para ngrënies.
Ato duhet të lahen me ujë dhe detergjent, sepse vetëm larja me ujë nuk mund të
pastrojë të gjitha papastërtitë.
Fytyra është pjesa më e ekspozuar ndaj pluhurave. Ajo duhet të lahet para se të
shkojmë për të fjetur. Në këtë mënyrë, heqim prej saj të gjitha papastërtitë që ka
marrë gjatë ditës. Larja në mëngjes e mban lëkurën më të freskët.
Larja e flokëve gjithashtu është shumë e rëndësishme. Ajo duhet të bëhet dy herë
në javë, me shampo të përshtatshme për llojin e flokut.
Me higjienë personale nuk kuptojmë vetëm mbajtjen pastër të trupit, por edhe të
veshjes. Ajo duhet të jetë e pambuktë, e pastër dhe e hekurosur.

48
Veprimtaria 2.12
Demonstroni në klasë veprimet që kryeni çdo mëngjes.
Tregoni përvojat që keni me mjekun dhe këshillat që merrni nga më të rriturit për
mbajtjen e higjienës personale.

Pyetje dhe detyra


1. Çfarë kuptoni me higjienë personale?
2. Pse larja e duarve ka rëndësi të veçantë për shëndetin?
3. Pyetni më të rriturit pse rrezikohet organizmi kur nuk mjekohen dhëmbët.

Mësuam se
Higjiena është e rëndësishme për shëndetin tonë.
Larja e fytyrës, dhëmbëve dhe duarve mban mikrobet larg
organizmit tonë.
Te mjeku duhet të drejtohemi jo vetëm për kurim, por edhe për
këshillim e parandalim.

49
Kontrolloni përparimin tuaj Tema 2
1. Cilat janë tri mënyrat e pjalmimit të bimëve?

2. Qarkoni alternativën e saktë.


Riprodhimi i bimëve me anë të rrënjës, kërcellit apo gjetheve, quhet:
a) pjalmim;
b) vetëpjalmim;
c) pllenim;
d) riprodhim vegjetativ.
3. Emërtoni fazat e riprodhimit të fluturës.

4. Pse është i rëndësishëm riprodhimi për gjallesat?

50
5. Përgjigjuni pyetjeve.
a) Cilat nga ushqimet e mëposhtme përmbajnë më shumë proteina?
Veza, mishi, buka, peshku, patatja.

b) Pse janë të rëndësishme proteinat?

6. Si mund ta ruajmë ushqimin tonë të pastër e të shëndetshëm?

7. Cilat janë dëmet që i shkakton alkooli organizmit?

8. Lidhni me shigjetë moshën me fazën e rritjes së njeriut.

3–5 vjeç • • i rritur


5–6 vjeç • • adoleshent
11 – 15 vjeç •
mbi 16 vjeç • • fëmijë

9. Renditni disa nga ndryshimet që pëson trupi gjatë periudhës së pubertetit, te


vajzat dhe te djemtë.

51
3 Proceset fizike
F jalë kyçe
3.1 Trupat, masa dhe lëndë, vëllim, masë,
vetitë e tyre trup, dendësi, gjendje
agregate

Gjithçka që ka peshë dhe zë një vend në hapësirë, quhet lëndë.


Sasia e hapësirës që zë lënda quhet vëllim. Kjo do të thotë se
lënda ka peshë dhe vëllim. Me peshë kuptojmë masën e trupit
të shprehur në gram. Krahas peshës, trupi ka edhe dendësi.
Dendësia është veti e lëndës prej së cilës është ndërtuar trupi.

Gjendja në të cilën ndodhet lënda quhet gjendje agregate. Lënda mund të jetë në
tri gjendje: e ngurtë, e lëngët dhe e gaztë.
Objektet që kemi në klasë, si tavolina, mjetet mësimore, dera, dritaret etj., janë në
gjendje të ngurtë. Uji dhe pijet e ndryshme janë në gjendje të lëngët, ndërsa ajri
që thithim çdo çast, është në gjendje të gaztë.
GJENDJE E NGURTË GJENDJE E LËNGËT GJENDJE E GAZTË
Ngrohje
Shkrirje
Avullim
Akull Avuj uji

Ngrirje Ftohje Kondensim

Lëndët, kur ngrohen ose ftohen, mund të kalojnë nga një gjendje në një tjetër. Për
shembull, kur akulli ngrohet, ai shkrin e bëhet lëng. E njëjta gjë ndodh edhe me
akulloren gjatë verës.
• Kalimi nga gjendja e lëngët në të ngurtë quhet ngrirje.
• Kalimi nga gjendja e ngurtë në të lëngët quhet shkrirje.
• Kalimi nga gjendja e lëngët në të gaztë quhet avullim.
• Kalimi nga gjendja e gaztë në të lëngët quhet kondensim.

52
Veprimtaria 3.1a Mjetet e nevojshme
A është lëndë ajri? Pra, a ka peshë ajri dhe a zë dy tullumbace, një laps, fije peri
një vend në hapësirë?
Merrni dy tullumbace. Fryni një nga tullumbacet dhe
lidheni me pe në njërën anë të lapsit. Në anën tjetër
lidhni tullumbacen e dytë, të pafryrë. Mbajeni lapsin në
qendër, për të krijuar baraspeshë. Çfarë do të ndodhë me
"peshoren" që krijuat? Lapsi do të anohet nga tullumbacja
e fryrë. Kjo tregon që ajri zë jo vetëm hapësirë, por ka
edhe peshë.

Veprimtaria 3.1b
Merrni një shishe me ujë dhe hidheni ujin në Mjetet e nevojshme
gotë. Çfarë ndodh me ujin? një shishe me ujë dhe një gotë
Lënda në gjendje të lëngët merr formën
e enës në të cilën ndodhet.
A ndodh kjo me trupat e ngurtë? Pse?

Pyetje dhe detyra


1. Ç’kuptoni me gjendje agregate të lëndës?
2. Si e kuptojmë që ajri rreth nesh ka peshë dhe vëllim?
3. Diskutoni, pse trupat e ngurtë nuk marrin formën e
enës në të cilën ndodhen. Argumentoni me shembuj përgjigjen tuaj.

Mësuam se
Trupat në natyrë gjenden në tri gjendje: të ngurtë, të lëngët
dhe të gaztë.
Trupat kanë masë, vëllim dhe dendësi.
Lëngjet marrin formë e enës në të cilën ndodhen.

53
3.2 Lëvizja e trupave F jalë kyçe
lëvizje drejtvizore,
Të gjithëve na ka rënë rasti të udhëtojmë në rrugë e lakuar, pingul,
të gjata, të drejta, shpeshherë me shumë kthesa. pikë referimi
Lëvizja që bën automjeti në vijë të drejtë quhet
lëvizje drejtvizore, ndërsa lëvizja në kthesa quhet
lëvizje e lakuar.
Trupat në natyrë janë në lëvizje ose në
gjendjen e tyre të prehjes (gjendje
qetësie).
Trupat i vë në lëvizje një forcë që
ushtrohet mbi to. Marrim shembull
topin, që qëndron në mes të fushës.
Për aq kohë sa mbi të nuk ushtrohet
asnjë forcë, themi se ai është në gjendjen
e prehjes. Për t’u futur në portë, duhet që
futbollisti të ushtrojë forcë mbi të. Në këtë
mënyrë, topi del nga gjendja e tij e mëparshme (e
prehjes) dhe vihet në lëvizje.

1 2 3

Lëvizja që bën topi, pavarësisht largësisë nga porta, quhet lëvizje e lakuar.
Lëvizjet e trupave, kur kryhen në rrafsh ose paralelisht me tokën, quhen lëvizje
drejtvizore të njëtrajtshme, ndërsa kur ato ndodhin nga lart-poshtë, kemi të bëjmë
me lëvizje pingul me tokën.

54
Gjatë lëvizjes, trupi përshkon një rrugë. Për të përcaktuar
lëvizjen e trupit dhe rrugën që ka përshkuar, duhet të
dimë pikën e nisjes dhe pikën e mbërritjes. Pikënisja
quhet ndryshe pikë referimi. Ajo është një pikë e
pandryshueshme.

Ai që studioi lëvizjen drejtvizore të trupave,


ishte fizikani, astronomi dhe matematikani
anglez, Isak Njuton (Isaac Newton).

Veprimtaria 3.2
Plotësoni tabelën me shembuj sipas lëvizjeve të dhëna.
Lloji i lëvizjes Shembulli

trupi në lëvizje drejtvizore


të njëtrajtshme

trupi në lëvizje të lakuar

trupi në lëvizje pingul me tokën

Pyetje dhe detyra


1. Çfarë quajmë lëvizje drejtvizore?
2. Jepni disa shembuj të lëvizjeve të trupave.
3. Shpjegoni si e kuptoni lëvizjen e një trupi pingul me tokën.

Mësuam se
Trupat janë në lëvizje ose në prehje.
Për të dalë nga gjendja e prehjes, mbi trupat duhet të ushtrohet
një forcë.
Trupat lëvizin në mënyrë horizontale, të lakuar dhe vertikale
(nga lart-poshtë).

55
3.3 Valët dhe krijimi i tyre
F jalë kyçe
Të gjithëve na ka ndodhur që kur jemi buzë detit të valë, valët zanore,
gjuajmë me guralecë. Kur gjuajtja bëhet me një kënd jehona, valët e zërit
të pjerrët, guri kryen disa lëvizje mbi sipërfaqen e ujit.
Në këtë rast, valët që përhapen në ujë, janë valë të
cilat vijnë duke u zgjatur mbi sipërfaqen e tij. Kur gjuajtja bëhet pingul mbi ujë,
valët që përhapen në sipërfaqe janë në formë rrathësh.

Valët janë lëkundje të pakufizuara. Ato përhapen në mjedise të përshtatshme, jo


vetëm në ujë, por edhe në ajër, në materiale të ndryshme, si metali, plastika, druri etj.
Lëkundjet që ndodhin te një trup, e detyrojnë atë të lëvizë herë në njërën anë,
herë në tjetrën, derisa të arrijë gjendjen e tij të ekuilibrit.

Kur shkopi godet mbi membranën e daulles,


ajo dridhet dhe prodhon valë. Këto valë quhen
valë zanore.
Kalimi i zërit (fjalës) për të arritur në veshin
e dëgjuesit, kryhet nëpërmjet valëve. Rrezet e
diellit, për të mbërritur në tokë depërtojnë në
ajër, duke krijuar gjithashtu valë përmes ajrit.

56
Me siguri keni dëgjuar për lakuriqin e natës, një
gjitar i cili fluturon dhe gjuan gjatë natës. Lakuriqi
i natës ka aftësinë të orientohet në errësirë me anë
të sinjaleve valore, që e ndihmojnë të mos përplaset
me objekte, si: pemët, muret e shpellave etj.

Jehona
Ju ka ndodhur që kur jeni në udhëtim ose
ekskursion, të thërrisni me zë të lartë dhe zëri t’ju
kthehet sërish prapa? Apo të dëgjoni fjalën tuaj
që përsëritet disa herë? Kjo është jehona. Zëri juaj
përcillet nëpërmjet ajrit, valët e zërit përplasen në
faqet e malit dhe kthehen mbrapsht te ju, me një
vonesë përsëritëse.

Veprimtaria 3.3 Mjetet e nevojshme


dy gota plastike, një fije spangoje
Si të ndërtoni një urë
komunikimi
Lidhni dy gotat me fijen e spangos, si në
figurë. Vendosini ato në rolin e telefonit.
Njëri nga nxënësit flet, ndërsa tjetri e
dëgjon. Tingulli përhapet përmes spangos.

Pyetje dhe detyra


1. Përshkruani llojet e valëve nëpërmjet disa shembujve.
2. Bëni dallimin ndërmjet valëve zanore dhe valëve të ujit.

Mësuam se
Valët vijnë nga një ngacmim i jashtëm.
Valët përhapen në forma të ndryshme.
Lakuriqi i natës është një gjitar, i cili orientohet në errësirë
nëpërmjet sinjaleve valore.

57
3.4 Shndërrimet e kthyeshme dhe
të pakthyeshme të lëndës
F jalë kyçe
Shpeshherë, gjatë verës vendosim ujë në frigorifer
për t’u bërë akull. Nëse akullin e nxjerrim jashtë, në ndryshime, shndërrim
temperaturën e dhomës, ai shkrin dhe kthehet sërish në i kthyeshëm, shndërrim
ujë. Kur lënda kalon nga një gjendje në një tjetër, themi i pakthyeshëm
se kemi të bëjmë me ndryshime të saj. Këto ndryshime
mund të jenë fizike (në formë, madhësi etj.) ose kimike (në përbërje ose përmbajtje).
Kur uji kalon në temperaturë nën zero gradë Celsius, kthehet në akull. Me rritjen
e temperaturës, ai kthehet sërish në ujë, pa pësuar asnjë ndryshim në përbërjen e
tij. Kalimi i lëndës nga një gjendje në një tjetër, pa pësuar ndryshim kimik, quhet
shndërrim i kthyeshëm.

Shndërrimet e lëndëve mund të jenë të kthyeshme, por edhe të pakthyeshme.


Çfarë janë shndërrimet e pakthyeshme? A e keni vënë re si digjet një fije
shkrepëseje? Fija e shkrepëses është prej druri dhe koka e saj e kuqe përbëhet
nga një lëndë kimike e veçantë, që ndizet lehtë.
Prej djegies shkaktohet flaka, tymi dhe mbetja e hirit të drurit me ngjyrë të zezë.
Pra, fija e shkrepëses ka ndryshuar jo vetëm në formë, por edhe në përmbajtje.
Në çdolloj djegieje ndodh pothuajse e njëjta gjë. Kështu ndodh edhe me drutë
kur i vendosim në zjarr. Pas kësaj, është e pamundur që t’i kthejmë në gjendjen
e tyre të mëparshme. Shndërrime të tilla janë të pakthyeshme.

58
Si përfundim, mund të themi se shndërrimet e
kthyeshme shoqërohen me ndryshime të vetive fizike
të trupave (formë, madhësi dhe strukturë), ndërsa
shndërrimet e pakthyeshme shoqërohen me ndryshime
të vetive kimike, të cilat lidhen me përbërjen e tyre.

Shkrirja e hekurit është një shndërrim i kthyeshëm.

Ndryshkja e tij është një shndërrim i pakthyeshëm.


Veprimtaria 3.4
Plotësoni tabelën me emrat e disa lëndëve, që pësojnë shndërrime të kthyeshme
ose të pakthyeshme.
Shndërrime të kthyeshme Shndërrime të pakthyeshme
Qelqi Nafta
... ...

Pyetje dhe detyra


1. Cilat janë dy llojet e ndryshimeve të lëndës?
2. Çfarë quajmë shndërrime të pakthyeshme? Po të kthyeshme?
3. Tregoni disa lëndë, të cilat nuk kthehen më në gjendjen e tyre fillestare.

Mësuam se
Shndërrimet e lëndës mund të jenë të kthyeshme dhe të
pakthyeshme.
Shndërrimet janë të kthyeshme, kur lënda kthehet sërish në
gjendjen e saj fillestare.
Shndërrimet janë të pakthyeshme, kur lënda nuk kthehet më
në gjendjen e saj fillestare.

59
3.5 Punë praktike: Lëndët dhe vetitë e tyre

Eksperimenti 1

Hidhni një lugë sheqer në tigan dhe Mjetet e nevojshme


vendoseni në zjarr. Sheqeri fillon të shkrijë sheqer, llambë alkooli, tigan, lugë druri
duke marrë ngjyrë të errët. Hiqeni tiganin
nga zjarri dhe provoni shijen e sheqerit
pasi është ftohur. A ju ngjason me karamelen? Pra, shija e tij ka ndryshuar, po
ashtu edhe pamja. Tashmë kemi një lëndë tjetër, të ndryshme nga e para. Sheqeri
i djegur mund të kthehet në karamele, por jo në gjendjen e tij të mëparshme (në
kokrra të bardha e të vogla).
• Çfarë ka ndodhur me sheqerin?
• Ç'lloj shndërrimi është ky?
• Diskutoni në klasë rreth
përfundimeve që nxorët nga ky
eksperiment.

Eksperimenti 2
Mjetet e nevojshme
Për të kuptuar si ndodh avullimi i lëndës,
llambë alkooli, enë qelqi (zjarrduruese)
bëni këtë eksperiment: me kapak, shkrepëse, ujë
Mbi një llambë alkooli të ndezur, vendosni
një enë me ujë. Mbulojeni me kapak dhe prisni derisa uji të fillojë të ziejë. Pas
vlimit të ujit, hiqeni kapakun nga ena.
• Çfarë vini re?
• Kapaku është i mbushur me bulëza uji.
• Po në momentin që hiqni kapakun,
çfarë vini re?
• Avujt e ujit ngrihen lart, pra uji është
kthyer në gjendje të gaztë.

60
3.6 Zhytja, pluskimi dhe
fundosja e trupave në ujë

Kur një trup bie në ujë, ekzistojnë dy mundësi: F jalë kyçe


ose do të fundoset (kjo ndodh kur pesha e trupit zhytet, noton, pluskon,
është e përqendruar në një pikë), ose do të pluskojë fundoset,
mbi sipërfaqen e ujit (kur pesha e trupit është e
shpërndarë në një sipërfaqe të gjerë).

Forca e rëndesës (F2)

Shumë trupa, siç janë druri, gjethet, kamerdaret Trupi me masë


të caktuar (m)
me të cilat notojmë në det, nuk fundosen, por Dendësia e trupit (p)

pluskojnë në ujë. Kur një trup pluskon mbi


sipërfaqen e ujit, themi se dendësia e tij është më Vëllimi i lëngut (V)

e vogël se dendësia e lëngut mbi të cilin pluskon.


Kur dendësia e trupit është më e madhe se dendësia
e lëngut, atëherë trupi zhytet si në rastin e gurit
Forca e shtypjes (F1)
në figurë.

0
7 1
6 2
kg
5 4 3 Arkimedi, dijetari që jetoi gjatë viteve 287-212
0
6
7
kg
5 4 3
1
2 para erës sonë, zbuloi se forca shtytëse e trupit të
zhytur në një lëng është e barabartë me peshën e
3 3 kg
lëngut, të cilën ky trup e zhvendos jashtë tij.
kg

Një trup noton në lëng, kur forca shtytëse që ushtron lëngu


mbi të është më e madhe se pesha e trupit.
Një trup pluskon, kur forca shtytëse që ushtron lëngu mbi
të është e barabartë me peshën e trupit.
Një trup fundoset, kur pesha e tij është më e madhe se
forca shtytëse që ushtron lëngu mbi trupin.

61
Veprimtaria 3.6
Merrni një enë me ujë dhe hidhni brenda saj objekte
të ndryshme. Çfarë do të ndodhë, nëse aty brenda do
të hidhni një top prej plasteline?
Po nëse hidhni një petale trëndafili?
Shkruani më poshtë përfundimet që do të nxirrni nga
kjo provë.

Pyetje dhe detyra


1. Çfarë e bën një trup të zhytet në ujë?
2. Pse gjethet pluskojnë në ujë?
3. Shpjegoni si arrijnë anijet të lundrojnë në oqean.
4. Diskutoni në klasë për objektet që pluskojnë.

Mësuam se
Trupat mund të notojnë, të pluskojnë ose të zhyten në lëng.
Notimi, pluskimi dhe zhytja e trupit varen nga forca shtytëse që
ushtron lëngu mbi trupin.

62
3.7 Punë praktike:
Forca shtytëse e trupit të zhytur në lëng
Eksperimenti 1
Në fillim, mbusheni enën plot me ujë Mjetet e nevojshme
dhe nën të vendosni një enë tjetër më të
dy enë qelqi me madhësi të ndryshme,
madhe se ena e mbushur.
gurë peshe, fletë letre, peshore etj.
Vendosni fletën e letrës mbi sipërfaqen e ujit.
Çfarë ndodh?
Fleta e letrës qëndron në sipërfaqe, apo zhytet
poshtë? 6
7
0
1
2
kg
5 4 3

Tani, në enën e mbushur plot me ujë, hidhni një


gur peshe 3 kg. 3
kg
Çfarë ndodh në këtë rast?
Guri i peshës qëndron në sipërfaqe apo zhytet
poshtë, duke shkaktuar derdhjen e ujit nga ena?
Si mendoni? A është e njëjtë sasia e ujit që derdhet nga ena, me masën e gurit
të peshës që u zhyt brenda saj?
Peshoni ujin e derdhur në enën e madhe.
Shkruani përfundimin që nxorët:

Eksperimenti 2
Vendosni në një enë me ujë një top
Mjetet e nevojshme
pingpongu. Siç e vini re, topi nuk zhytet
enë me ujë, top pingpongu
në fund të enës, por
qëndron në sipërfaqen
e ujit.
Provoni të shtyni me gisht topin e pingpongut për ta fundosur.
Çfarë do të ndodhë?
Topi do të dalë sërish mbi sipërfaqe, sepse forca shtytëse e ujit
është më e madhe se forca e rëndesës e topit të pingpongut.

63
3.8 Shtypja atmosferike dhe pesha
e ajrit
F jalë kyçe
shtypje, trysni
Megjithëse ajri është i padukshëm, ai përbëhet nga
molekula gazesh dhe ka peshën e vet. Atmosfera, atmosferike, barometër,
për shkak të peshës së ajrit, ushtron shtypje mbi ngrohja e tokës
të gjitha sendet dhe gjallesat. Kjo shtypje
(dukuri) quhet trysni atmosferike. Arsyeja që ne nuk e ndiejmë
këtë trysni, është se ajo ushtrohet njëkohësisht në të gjitha
drejtimet.
Trysnia atmosferike matet me një pajisje që quhet
barometër.
Fizikani italian Evanxhelista
Torriçeli (Evangelista Torricelli,
1608-1647) ishte i pari që
mati trysninë atmosferike. Në
një enë të mbushur me zhivë, ai
vendosi një tub qelqi të mbyllur me
kapak. Për shkak të trysnisë së ajrit, zhiva
u ngjit lart. Kështu, ai vërtetoi se ajri ka peshë dhe, në të
njëjtën kohë, ndërtoi edhe barometrin e parë.
Sa më lart të ngjitemi, aq më shumë rrallohet
ajri. Kur alpinistët ngjiten në lartësi
të ndryshme, sa më lart shkojnë,
aq më të vështirë e kanë të
mbushen me frymë.
Ajri në bregdet është më i
dendur dhe frymëmarrja
është më e lehtë. Ndaj themi
që shtypja atmosferike në
bregdet është më e madhe se
në majë të malit. Ndikim ka edhe
ngrohja e tokës, si rezultat i së cilës
ajri ngrohet dhe vihet në lëvizje.

64
Ajri i ngrohtë ka veti të ngjitet lart dhe të rrallohet, duke krijuar trysni të ulët. Ajri
i ftohtë tkurret, ngjishet, bëhet më i dendur dhe krijon trysni më të lartë. Gjatë
dimrit, ajri është i ftohtë, ndaj shtypja atmosferike është më e lartë se në verë.

Veprimtaria 3.8
Punë eksperimentale
Merrni një gotë dhe mbusheni plot me ujë.
Mbulojeni atë me një letër ose karton. Duke e
mbajtur mirë letrën ose kartonin të puthitur me
gotën, kthejeni gotën përmbys.
Hiqeni dorën nga letra ose kartoni.
Çfarë ndodh?
Letra ose kartoni me të cilën keni mbuluar gotën
të kthyer përmbys, nuk e lejon ujin të dalë prej
saj.

Trysnia atmosferike shtyp në të gjitha drejtimet


letrën ose kartonin, pra, ushtron mbi të një forcë
më të madhe se pesha e ujit që ndodhet në gotë.

Pyetje dhe detyra


1. Pse ajri është më i dendur në bregdet se në majë të malit?
2. Në cilën lartësi shtypja atmosferike është më e ulët?
3. Shkruani disa shembuj eksperimentalë të shtypjes atmosferike.

Mësuam se
Forca që ushtron ajri mbi gjithçka që ndodhet në sipërfaqen e
tokës, quhet shtypje ose trysni atmosferike.
Shtypja atmosferike matet me barometër.
Shtypja atmosferike varet edhe nga lartësia mbi nivelin e detit.

65
3.9 Burimet e energjisë
F jalë kyçe
burime të pashtershme,
Dielli, uji dhe ajri janë burime të pashtershme, pa të
energji e pastër,
cilat jeta në Tokë nuk do të ekzistonte. Këto burime,
njeriu i ka shfrytëzuar jo vetëm për të mbijetuar, hidroenergji, ndotje,
por edhe për të përmbushur më mirë nevojat e tij. burime të shtershme,
Energjia e përftuar nga shfrytëzimi i këtyre burimeve lëndë djegëse fosile
quhet ndryshe energji e pastër.

Dielli është burimi më i madh i energjisë në Tokë.


Sot, një pjesë e energjisë së tij përdoret gjerësisht
në prodhimin e energjisë elektrike. Kjo realizohet
me anë të paneleve diellore, të cilat e shndërrojnë
energjinë diellore në energji termike ose elektrike.

Era nuk është gjë tjetër, veçse lëvizja e rrymave të


ajrit që shkaktohet nga ndryshimi i temperaturës
së tij.
Turbinat (mullinjtë) e erës ndërtohen në vende
ku kalojnë shumë rryma ajri. Kur era fryn,
helikat rrotullohen dhe vënë në lëvizje turbinën
që prodhon energji elektrike.

Energjia që përftohet nga burimet ujore (uji


i rrjedhshëm) quhet hidroenergji.
Lumi mbush liqenin ose rezervuarin pas
digës dhe në momentin që hapen portat e
hidrocentralit, uji rrjedh poshtë, në tubat që
janë në brendësi të saj, duke vënë kështu
në lëvizje turbinat. Duke qenë se puna e
hidrocentraleve nuk shkakton ndotje të ajrit,
energjia e prodhuar prej tyre quhet energji
e pastër.
66
Burimet e ujërave termale janë gjithashtu burime të
energjisë së ripërtëritshme. Nxehtësia termike e këtyre
ujërave që burojnë në sipërfaqe të tokës, vjen nga
nëntoka ose nga shtresat e thella të saj.

Burimet e energjisë që shkaktojnë ndotjen e ajrit


Përpos burimeve të pastra të energjisë, njeriu, për të përmbushur nevojat e tij
përdor edhe burime të tjera të prodhimit të energjisë. Këto burime quhen ndryshe
burime të shtershme ose të paripërtëritshme. Pasi digjen, ato prodhojnë hi, dioksid
karboni dhe energji. Të tilla janë: qymyri, nafta, benzina dhe gazi natyror. Këto
lëndë quhen ndryshe lëndë djegëse fosile dhe janë burim i ndotjes së ajrit, sepse
çlirojnë gaze ndotëse në atmosferë.
Mjetet e nevojshme
Veprimtaria 3.9 xham zmadhues, fletë letre
Burimet kryesore të energjisë
Merrni një xham zmadhues dhe një fletë letre. Mbajeni xhamin në drejtim të
diellit, ndërsa fletën e letrës vendoseni poshtë tij.
Si mendoni, çfarë do të ndodhë?
Rrezet e diellit grumbullohen në xhamin zmadhues dhe fleta
që ndodhet nën të, brenda pak minutave do të marrë flakë.
Shkruani mendimin tuaj se pse ndodh kështu.

Pyetje dhe detyra


1. Si ndahen burimet e energjisë?
2. Si funksionon një hidrocentral?
3. Pse burimet e paripërtëritshme ndotin mjedisin?
4. A ka burime termale në vendbanimin tënd? Shkruaj emrat e zonave ku ndodhen ato.

Mësuam se
Burimet e energjisë ndahen në: të ripërtëritshme dhe të paripërtëritshme.
Burimet e ripërtëritshme, dielli, uji dhe era, quhen ndryshe burime të
pastra energjie.
Burimet e paripërtëritshme janë burime fosile, sepse pasi digjen, ato
nuk ripërtërihen më.

67
3.10 Avullimi, vlimi dhe lëngëzimi i ujit

Rrezet e diellit bien mbi dete, lumenj, liqene, F jalë kyçe


pra kudo mbi sipërfaqen e tokës. Nën veprimin temperaturë, avullim,
e temperaturës, uji ngrohet dhe ngrihet lart bulëza, flluska, vlim,
në formë avujsh. Këta avuj janë të ngrohtë e
lëngëzim, pikë vlimi
të lehtë dhe ngjiten lart në qiell. Pra, retë që
shohim, s’janë gjë tjetër veçse avujt e ujit, të
cilët lëvizin për shkak të erës. Sapo bien në kontakt me rryma të ftohta ajri, ata
kthehen në tokë në formë reshjesh.
Pra, me avullim kuptojmë shndërrimin e lëngut në gjendje të gaztë. Avullimi është
proces natyror që krijohet me rritjen e nxehtësisë së ujit.

Një formë tjetër e avullimit është dhe vlimi. Vlimi karakterizohet


nga bulëza ose flluska të avullit. Për shembull, nëse vëmë një
enë me ujë në zjarr, pas njëfarë kohe uji do të fillojë të
ziejë, ndryshe themi se është në gjendje vlimi. Në çastin
që avujt e ujit prekin kapakun e enës, në sipërfaqen e tij
formohen bulëza të vogla, të cilat kthehen sërish në formë
piklash dhe qarkullojnë brenda enës së mbyllur. Ky proces
quhet lëngëzim.
Si në rastin e parë, kur rrezet e diellit krijojnë qarkullimin e ujit në
natyrë, ashtu edhe në rastin e dytë, vëmë re rolin që ka temperatura në kryerjen
e këtij procesi.
Nxehja e ujit në mënyrë të pandërprerë, derisa ai formon flluska të mëdha,
quhet vlim. Temperatura në të cilën ndodh vlimi i ujit, quhet pikë vlimi.
68
Veprimtaria 3.10
Vëzhgoni figurat e mëposhtme. Shpjegoni procesin që ndodh në secilin rast.

Pyetje dhe detyra


1. Çfarë quajmë avullim dhe si ndodh ky proces?
2. Si ndikon rritja e temperaturës në gjendjen agregate të lëngjeve?
3. Renditni disa lëndë që, nën veprimin e temperaturës, ndryshojnë gjendjen
e tyre.

Mësuam se
Avullimi është kalimi lëndës nga gjendja e lëngët në të gaztë.
Pikë vlimi quhet temperatura ku ndodh vlimi.
Lëngëzim është kalimi i lëndës nga gjendja e gaztë në të lëngët.

69
3.11 Elektriciteti atmosferik

Elektriciteti gjendet në trupa të ndryshëm. Këta trupa F jalë kyçe


përbëhen nga grimca të vogla, të cilat kanë ngarkesa elektricitet, ngarkesë
elektrike. Ngarkesat janë dy llojesh: pozitive dhe elektrike pozitive,
negative. ngarkesë elektrike
Disa trupa mund të fitojnë ngarkesë elektrike me anë negative, elektrizim,
të fërkimit.
rrufe, vetëtimë,
bubullimë, rrufepritës

Mjetet e nevojshme
Veprimtaria 3.11a shufër plastike, një copë rrobe prej leshi,

Fërkoni shufrën plastike me copën disa copëza letre

e rrobës prej leshi. Pastaj afroni


pranë shufrës disa copëza letre.
Çfarë ndodh?

Pas fërkimit të shufrës me copën e


rrobës prej leshi, do të vëreni se shufra
i tërheq ato. Në këtë rast themi se
shufra plastike u elektrizua.
Trupat e elektrizuar e tërheqin ose e shtyjnë njëri-tjetrin. Kur dy trupa janë me
ngarkesë të njëjtë, ata shtyhen; ndërsa kur janë me ngarkesë të ndryshme, tërhiqen.

Veprimtaria 3.11b
Merrni dy shufra qelqi. Fërkojini me një copë
mëndafshi. Afrojini pranë njëra-tjetrës, si në
figurë. Çfarë vini re?

70
Elektriciteti gjendet edhe në atmosferë. Kur është mot i
keq, elektrizimi rritet më shumë. Gjatë lëvizjes së reve dhe
afrimit të tyre prodhohet rrufeja. Rrufeja është një shkëndijë
e fuqishme elektrike. Ajo nuk ndodh vetëm ndërmjet reve,
por edhe midis tyre dhe tokës. Kur një re e ngarkuar i afrohet
tokës, nën ndikimin e saj, sipërfaqja e tokës ngarkohet me shenjë
të kundërt. Ngarkesa elektrike mund të jetë aq e madhe, saqë mund të
ndodhë shkarkesa elektrike ndërmjet resë dhe tokës. Kjo shkarkesë njihet me emrin
vetëtimë, ndërsa zhurma që ne dëgjojmë menjëherë pas saj, quhet bubullimë.
Kur rrufeja shkarkon në tokë, është e rrezikshme, sepse goditja e saj mund të
shkaktojë zjarr ose djegie. Për t'u mbrojtur prej saj, njerëzit vendosin rrufepritëse
në majë të ndërtesave të larta.

Si të mbroheni nga rrufeja


Gjatë një moti të keq:
- nuk duhet të qëndroni poshtë pemëve, sepse mund të shërbejnë
fare lehtë si rrufepritëse. Largësia nga pema duhet të jetë rreth dy
herë sa lartësia e saj;
- nuk duhet të qëndroni në këmbë në një fushë, por ulur;
- mos përdorni telefon me kabllo. Nëse një rrufe godet linjat e
jashtme telefonike, elektriciteti përçohet edhe te ju;
- nëse qielli fillon të errësohet, shpejtësia e erës rritet dhe nisin
vetëtimat, shkoni në një vend ku mund të jeni të sigurt.

Pyetje dhe detyra:


1. Sa lloje ngarkesash elektrike njihni?
2. Si elektrizohet një trup?
3. Si shkaktohet rrufeja?
4. Çfarë duhet të bëjmë për t’u mbrojtur nga rrufeja?

Mësuam se
Trupat e ndryshëm përmbajnë ngarkesa elektrike.
Ngarkesat e njëjta shtyhen, kurse ato me shenja të kundërta, tërhiqen.
Rrufeja është një shkëndijë e fuqishme elektrike, që nuk ndodh vetëm
ndërmjet reve, por edhe midis tyre dhe tokës.
Për t’u mbrojtur nga rrufeja, njerëzit vendosin rrufepritëse në lartësi të
caktuara.

71
3.12 Qarku elektrik. Ndërtimi i tij

Rryma elektrike është rrjedha e elektricitetit në një drejtim F jalë kyçe


të caktuar. Gjatë përdorimit të saj, gjithmonë formohet qark elektrik, bateri,
një qark elektrik. Në qark, rryma elektrike rrjedh nga
tela përçues
poli pozitiv në polin negativ. Për të kuptuar më mirë se
si ndodh kjo, ndërtoni vetë një qark të thjeshtë elektrik.

Veprimtaria 3.12a Mjetet e nevojshme


një bateri, dy tela përçues të veshur, një
llambë e vendosur në një mbajtëse, çelës

+ – –
+

Bateritë janë të llojeve të


ndryshme. Ato kanë polin
pozitiv (+) dhe polin negativ (-).
Çelësi shërben për hapjen dhe
për mbylljen e qarkut.

Në fillim, zhvishni deri në 2 cm mbështjellësen plastike të dy telave përçues. Lidhni


skajet e telave me polet e baterisë, me çelësin dhe me llambën, si në figurë.
Do të vëreni se kur çelësi
është i mbyllur, rryma
kalon në qark dhe llamba
ndizet, ndërsa kur çelësi
është i hapur, rryma
elektrike ndërpritet dhe
llamba nuk ndizet.

72
Mjetet e nevojshme
Veprimtaria 3.12b dy bateri, dy llamba në mbajtëse llambash,
çelës, tel përçues, shirit ngjitës

Lidhni me shirit ngjitës dy bateritë së bashku, për të përftuar një bateri më të


fuqishme. Sigurohuni që poli pozitiv i njërës bateri të jetë vendosur kundrejt polit
negativ të baterisë tjetër. Më pas, lidhni në qark llambat siç tregohet në figurë.
Mbyllni çelësin dhe vrojtoni llambat. Çfarë do të vëreni? Po kur hapni çelësin?

– + –
+

Pyetje dhe detyra


1. Cilat janë elementet përbërëse të një qarku të thjeshtë elektrik?
2. Çfarë ndodh me llambën, kur qarku është i mbyllur? Pse?
3. Çfarë ndodh me llambën, kur qarku është i hapur?

Mësuam se
Qarku elektrik i thjeshtë përbëhet nga elemente të tilla si:
bateria, telat përcjellës, llamba dhe çelësi.
Çelësi hap dhe mbyll rrymën elektrike në qark.

73
3.13 Përcjellësit dhe veçuesit elektrikë

Trupat janë përcjellës ose veçues të elektricitetit. F jalë kyçe


Përcjellës të mirë të elektricitetit janë metalet, si: bakri, përcjellës elektrik,
alumini, hekuri, ari etj. Prandaj, për të shpërndarë veçues elektrik, metal,
energjinë elektrike që prodhohet në hidrocentrale hidrocentral, plastikë
apo centrale, deri në shtëpitë tona, përdoren telat
metalikë, zakonisht prej bakri ose prej alumini.
Për të provuar që një trup është përcjellës i elektricitetit, ne mund të përdorim
qarkun e thjeshtë elektrik që ndërtuam më herët.
Kur ndërtuam qarkun elektrik, telat që përdorëm ishin përcjellës bakri të veshur.
Pra, themi që bakri është përcjellës i elektricitetit.

Veprimtaria 3.13a Mjetet e nevojshme


Në qarkun elektrik që ndërtuat, prisni qarku elektrik që ndërtuat, kapëse letrash (prej
me pinca (me ndihmën e mësuesit/es) alumini), gozhdë, copë tel prej çeliku, pinca
njërin nga përcjellësit. Midis skajeve
të tij lidhni një kapëse të vogël letrash.
Çfarë vëreni? Kapësja prej alumini e përcjell
elektricitetin.
Në të njëjtin përfundim do të arrini edhe
po të përdorni gozhdën, telin prej çeliku
etj. Kjo tregon që metalet janë përcjellës të
elektricitetit.

Ndërsa jopërcjellësit (veçuesit) elektrikë janë prej plastike, qelqi, zifti etj. Për këtë
arsye, telat që përdorët për ndërtimin e qarkut ishin të veshur me plastikë. Këtë
gjë mund ta vini re edhe te telat që shpërndajnë elektricitetin brenda mjediseve
të shtëpisë. Po kështu, edhe te spinat që futen në prizë apo pincat që përdoren
për të prerë një përcjellës të veshur me plastikë. Kjo bëhet për t’u mbrojtur nga
elektriciteti, sepse plastika është veçues elektrik.

74
Mjetet e nevojshme
Veprimtaria 3.13b qarku elektrik që ndërtuat, spango, fill prej
Në skajet e përcjellësit të këputur të plastike, fill prej rrobe, copë qelqi
qarkut elektrik që ndërtuat, lidhni një
fill plastik. Çfarë vëreni? Pse nuk ndizet llamba?
Provoni të lidhni me skajet e përcjellësit edhe materiale të tjera, si: spango, fill prej
rrobe, qelq etj. Çfarë do të ndodhë me llambën?

Pyetje dhe detyra


1. Cilat materiale e përcjellin elektricitetin?
2. Cilat materiale janë veçuese të elektricitetit?
3. Pse dorezat e pincave dhe spinat që vendosim në prizë janë të veshura
me plastikë?

Mësuam se
Trupat janë përcjellës ose veçues të elektricitetit.
Trupat prej metali janë përcjellësit më të mirë të elektricitetit.
Trupat prej plastike, rrobe, qelqi etj., janë veçues të elektricitetit.

75
3.14 Punë praktike: Lëndët e tjera që
përcjellin elektricitetin
F jalë kyçe
Përcjellës dhe veçues të elektricitetit nuk janë vetëm ujë shumë i pastër,
trupat e ngurtë, por edhe lëngjet. Për të studiuar
tretësirë kripe
përcjellshmërinë e tyre, do të kryejmë veprimtaritë e
mëposhtme (me ujë shumë të pastër dhe me tretësirë
kripe).

Veprimtaria 3.14a
Mjetet e nevojshme
Lidhni përcjellësit, baterinë dhe llambën sipas një enë qelqi me ujë shumë të pastër,
skemës së dhënë. Njërin nga përcjellësit këputeni tela përcjellës 15-20 cm të gjatë, një
dhe të dyja skajet e tij vendosini në enën me ujë bateri, llambë e vogël me mbajtëse
shumë të pastër. Do të shihni që llamba nuk do
të ndizet. Çfarë do të thotë kjo?
Uji shumë i pastër nuk e përcjell elektricitetin.

– +

76
Veprimtaria 3.14b Mjetet e nevojshme
një enë qelqi me ujë, tela përcjellës
Në enën me ujë hidhni pak kripë gjelle
15-20 cm të gjatë, një bateri, kripë
dhe trazojeni, për të përftuar kështu një
tretësirë. Lidhni përcjellësit, baterinë dhe gjelle, llambë e vogël me mbajtëse

llambën sipas skemës së dhënë. Njërin nga


përcjellësit këputeni dhe të dyja skajet e tij vendosini në enën me tretësirën e
kripës. Do të shihni që llamba do të ndizet.
Çfarë do të thotë kjo?
Tretësira e kripës së gjellës e përcjell elektricitetin.

– +

! KUJDES! Uji i papastër është përcjellës i elektricitetit.

Pyetje dhe detyra


1. Pse u ndez llamba, kur skajet e përcjellësit u futën në tretësirën e kripës?
2. Pse kur uji ishte shumë i pastër, llamba nuk u ndez?

Mësuam se
Uji shumë i pastër nuk e përcjell elektricitetin.
Tretësira e kripës së gjellës e përcjell elektricitetin.

77
3.15 Përdorimi dhe mbrojtja nga
elektriciteti
F jalë kyçe
Rryma elektrike është e pranishme kudo. Njerëzit e rrezik, goditje
përdorin atë si për ndriçim, ashtu edhe për të vënë në elektrike, spinë, prizë
punë shumë pajisje shtëpiake si: televizor, frigorifer,
makinë larëse etj. Ajo prodhohet në hidrocentrale,
termocentrale, centrale bërthamore etj.
Nga vendi ku prodhohet deri në shtëpitë tona,
energjia elektrike vjen nëpërmjet kabllove dhe
telave prej bakri ose prej alumini. Shtyllat
që mbajnë kabllot apo telat që përçojnë
energjinë elektrike, bartin shumë rreziqe. Po
kështu, duhet të bëjmë kujdes me elektricitetin
e rrjetit, sepse nëse kalon në trupin tonë, mund
të pësojmë goditje elektrike.
Rryma, nëse nuk preket, nuk është e rrezikshme, por mund të
jetë vdekjeprurëse kur bie në kontakt me të.
Nëse jeni duke luajtur jashtë, kurrë mos u afroni
afër pajisjeve elektrike, siç janë: shtyllat me
kabllo apo tela të energjisë elektrike.
Asnjëherë mos u përpiqni të hipni në
ndonjë pemë mbi të cilën kalojnë kabllot
e energjisë elektrike. Asnjëherë mos luani
me lodra fluturuese
KUJDES! afër një shtylle elektrike.
Kujdes duhet të tregoni dhe
gjatë përdorimit të pajisjeve shtëpiake. Pajisjet kanë
spina, të cilat duhet të futen në prizat në mur. Në
çdo rast, përpara se ta hiqni spinën nga priza, fikeni
pajisjen.

TENSION
I LARTË

78
Mos i fusni kurrë në prizë Mos i thani flokët në banjë. Mos i
gishtat apo objekte të përdorni asnjëherë pajisjet elektrike
ndryshme, sidomos ato kur i keni duart të lagura ose kur
metalike, pasi mund të jeni brenda në vaskë, sepse mund të
pësoni goditje elektrike. pësoni goditje elektrike.

Nëse shikoni priza dhe Nëse shihni ndonjë pajisje elektrike


kabllo të dëmtuara, mos ose kabllo të përfshirë nga zjarri,
i prekni ato. mos hidhni ujë mbi të.
Nëse shihni situata të rrezikshme
që kanë të bëjnë me elektricitetin,
lajmëroni të rriturit!
Pyetje dhe detyra
1. Ku prodhohet energjia elektrike?
2. Pse është e rrezikshme të luajmë afër shtyllave të elektricitetit?
3. Çfarë kujdesi duhet të tregojmë, kur përdorim pajisjet shtëpiake?
4. Tregoni ndonjë rast ku përdorimi i elektricitetit mund të ketë qenë i rrezikshëm
për jetën e përdoruesit.

Mësuam se
Elektriciteti është kudo rreth nesh.
Njerëzit duhet të tregojnë kujdes në përdorimin e elektricitetit.
Elektriciteti mund të shkaktojë situata të rrezikshme për jetën.

79
3.16 Ç’janë magnetet?
F jalë kyçe
Për të mbledhur materiale të vogla prej metali, ne
mund të përdorim magnetin. Magnetet kanë forma magnet shufër,
dhe madhësi të ndryshme si: magnet shufër, magnet magnet patkua,
patkua, në formë disku dhe në formë unaze. Magneti tërheq, materiale
tërheq materiale, të cilat quhen materiale magnetike. magnetike, poli i
veriut dhe poli i jugut

V
V

J
J

Zgjidhni të paktën pesë objekte për të provuar. Për shembull, kopsa, lapsa, susta,
rruaza, copa letre etj.
Bëni provën dhe shënoni rezultatet.
A janë të gjitha materialet magnetike?
Magnetet nuk veprojnë njësoj mbi objektet. Ato
e humbin fuqinë, nëse dëmtohen. Shumë prej
J

objekteve që përdorim në jetën e përditshme


kanë magnet. Për shembull, televizori, radioja
etj. Magnetet tërheqin pjesët metalike dhe i
mbajnë ato të fiksuara.
Magnetet kanë pole magnetike, të cilat quhen
V

poli veri dhe poli jug. Në magnetet e paraqitura në


figurë, skaji me ngjyrë të kuqe është poli veri, kurse
skaji blu është poli jug. Magnetet mund të shtyhen ose
të tërhiqen.

80
Veprimtaria 3.16
Lidhni me fije mesin e dy magneteve shufër. Mbajeni fundin e fijes me dorë, në
mënyrë të tillë që magnetet të lëkunden. Kur magnetet të ndalojnë së lëkunduri,
afrojini me njëri-tjetrin. Çfarë ndodh me to?
Tani, mbajeni magnetin në mënyrë të tillë që, skajet me të njëjtën ngjyrë, për
shembull të kuqe, të jenë përballë njëri-tjetrit. Përsëriteni provën disa herë.
Çfarë vini re?

Pyetje dhe detyra


1. Cilat objekte tërheqin magnetet?
2. Cilat janë polet e magneteve?
3. Cilat pole shtyhen? Cilat pole tërhiqen?
4. Vizatoni magnetin në formë patkoi dhe shënoni në skajet e tij polet përkatëse.

Mësuam se
Magneti tërheq disa objekte metalike, të cilat quhen objekte
magnetike.
Magnetet kanë dy pole.
Polet e kundërta tërheqin njëri-tjetrin, ndërsa polet e njëjta shtyhen.

81
3.17 Lëndët magnetike dhe jomagnetike

Magnetet përdoren për prodhimin e F jalë kyçe


shumë pajisjeve, të cilat janë pjesë e lëndë magnetike,
jetës së përditshme. Ato përdoren lëndë jomagnetike
më shumë në pajisjet si televizor,
radio, kompjuter etj. Gjithashtu,
magnetet përdoren për ndarjen
e lëndëve magnetike nga ato jomagnetike.
Por, cilat janë lëndë magnetike dhe cilat jomagnetike?

Veprimtaria 3.17a Mjetet e nevojshme


magnet, materiale të ndryshme si:
Fillimisht, afroni te magneti secilin prej
gozhdë, stilolaps, vizore, sustë, gomë,
objekteve metalike.
laps, kapëse letrash etj.
Vëzhgoni çfarë ndodh. Rezultatet e provës
shkruajini në fletore.
Tani provoni të afroni te magneti objektet e tjera, që nuk janë prej metali. Çfarë
vini re?
Si përfundim, mund të themi se lëndë magnetike quhen ato lëndë që tërhiqen nga
magneti. Të tilla janë: hekuri, çeliku, alumini etj.
Ndërsa lëndë jomagnetike janë ato që nuk tërhiqen prej magnetit, për shembull:
plastika, letra, druri etj.

Mjetet e nevojshme
Veprimtaria 3.17b magnet, disa gozhdë
Merrni një magnet dhe vendoseni
pranë një gozhde. Më pas, gozhdën, pa e shkëputur nga magneti,
afrojeni te gozhdët e tjera. Çfarë vëreni?
Po nëse largohet magneti, çfarë ndodh?
Një trup prej lënde magnetike mund të kthehet në një
magnet të përkohshëm.

82
Veprimtaria 3.17c
Mjetet e nevojshme
Merrni një magnet dhe një gozhdë. Fërkojeni magnet, gozhdë, pluhur hekuri
për pak gozhdën me njërin pol të magnetit.
Lëreni për disa minuta gozhdën ashtu të
ngjitur me magnetin. Më pas, largojeni magnetin nga gozhda dhe
afër gozhdës afroni pak pluhur hekuri. Çfarë do të vëreni?
Gozhda u magnetizua.

Pyetje dhe detyra


1. Përmendni emrat e dy lëndëve magnetike.
2. Përmendni emrat e tri lëndëve jomagnetike.
3. Pyesni prindërit se cilat nga objektet që keni në shtëpi, kanë në
përbërjen e tyre magnet.

Mësuam se
Magnetet përdoren gjerësisht në jetën e përditshme.
Lëndët që tërhiqen nga magneti, janë lëndë magnetike.
Lëndët që nuk tërhiqen nga magneti, janë lëndë jomagnetike.

83
3.18 Punë praktike: Fuqia e magneteve.
Gjilpëra magnetike
F jalë kyçe
fuqia e magnetit, gjilpërë
Veprimtaria 3.18a magnetike, busull
Forca tërheqëse e magnetit
Vendosni kapësen e letrave te numri zero i
Mjetet e nevojshme
vizores (si në figurë). Në skajin tjetër të vizores,
dy magnete të ndryshme, kapëse
vendosni magnetin, me polin veri përballë
letrash, vizore
kapëses. Afrojeni ngadalë magnetin drejt saj.
Pasi magneti të ketë tërhequr kapësen e letrave, vëreni sa milimetra është zhvendosur
ajo drejt tij. Shënoni milimetrat në fletore.

Përsëriteni provën, por tani me polin e jugut të magnetit. Matni përsëri sa milimetra
është zhvendosur kapësja. Shënoni në fletore dhe krahasoni fuqitë e dy poleve të
magnetit.
Përsëriteni provën me një magnet tjetër. Çfarë vini re?

Për të provuar që një trup është magnetik ose jomagnetik përdorim edhe gjilpërën
magnetike, e cila është një magnet në formë gjilpëre, me dy pole të ngjyrosura.
Me ngjyrë të kuqe është poli i veriut, kurse me ngjyrë blu është poli i jugut.
Nëse afrojmë pranë gjilpërës një trup magnetik, ajo do të lëvizë; ndërsa kur
afrojmë një trup jomagnetik, gjilpëra nuk lëviz.

84
Veprimtaria 3.18b Mjetet e nevojshme
gjilpërë, tapë, enë me ujë
Ndërtimi i një busulle magnetike
Vëzhgoni një busull. Ajo përbëhet nga një fletë e hollë magnetike, e cila
tregon drejtimin veri-jug. Për të ndërtuar vetë një busull magnetike, merrni
një gjilpërë prej çeliku dhe fërkojeni për disa minuta me një magnet. Më
pas, do të vëreni që gjilpëra është magnetizuar.

VP
P
V
JP

VL
J

L
JL

Vendoseni gjilpërën mbi një tapë, e cila ndodhet në një enë me ujë. Vëreni çfarë
drejtimi merr gjilpëra në ujë.
Në këtë mënyrë keni ndërtuar një busull magnetike, polet e së cilës tregojnë
drejtimin veri-jug.

Pyetje dhe detyra


1. A ishin të njëjta leximet e vizores për secilin pol të magnetit?
2. Po për të dyja magnetet, a ishin të njëjta leximet e vizores?
3. Cilin drejtim tregon gjilpëra magnetike e busullës?

Mësuam se
Magnete të ndryshme kanë forca tërheqëse të ndryshme.
Gjilpëra magnetike e busullës tregon drejtimin veri-jug.

85
3.19 Ndërtimi i elektromagnetit.
Përdorimi i tij

Elektromagnetet ndërtohen duke përdorur rrymën elektrike. Për të ndërtuar një


elektromagnet na nevojiten: një bateri, një gozhdë çeliku, kapëse letrash, gjilpërë
magnetike dhe dy tela përçues elektrikë.

Gozhdën mbështilleni sa më dendur me telin përçues. Të dyja skajet e telit përçues


lidhini me polet e baterisë, si në figurë.
Për të provuar elektromagnetin, afroni pranë gozhdës një kapëse letrash ose një
gjilpërë magnetike. Çfarë vëreni?
Përsëriteni provën, duke shkëputur njërin
nga përcjellësit prej polit të baterisë. Po tani,
çfarë vini re?
Kur kalon rrymë elektrike, gozhda magneti­
zohet dhe, për pasojë, tërheq kapësen ose
gjilpërën magnetike.
Kur nuk kalon rrymë elektrike, gozhda nuk
ka veti tërheqëse.

P L

J
Elektromagnetet përdoren gjerësisht në jetën
e përditshme. Ato i gjejmë në disa pajisje
shtëpiake, si: makina larëse, shtrydhësja e
frutave etj.

86
Elektromagnetet përdoren edhe në industri.
Për shembull, vinçat që grumbullojnë metale,
punojnë me elektromagnet. Gjithashtu,
elektromagnetet përdoren në uzinat e
përpunimit të metaleve.

Pyetje dhe detyra


1. Si ndërtohet një elektromagnet i thjeshtë?
2. Ku përdoren elektromagnetet?

Mësuam se
Elektromagnetet krijohen duke përdorur rrymën elektrike.
Elektromagnetet përdoren në pajisje të ndryshme shtëpiake dhe
në industri.

87
3.20 Punë praktike: Ndërtimi i
elektroskopit
F jalë kyçe
Elektroskopi është një mjet që përdoret për të dalluar elektroskopi, fletë
ngarkesën elektrike të trupave. Ai përbëhet nga një shufër metalike, sfera e
metali, e mbyllur brenda një shisheje qelqi. Kjo shufër ka elektroskopit
dy fletë metalike shumë të holla (ari ose alumini), të
lidhura në pjesën e poshtme të saj. Nga ana tjetër, kjo strukturë është e mbyllur
me një mbulesë prej materiali izolues dhe, në skajin e sipërm, ajo ka një sferë të
vogël. Sfera e elektroskopit funksionon si një marrës për ngarkesën elektrike të
objektit që duam të studiojmë.

Si të krijoni një elektroskop


të thjeshtë

Mjetet e nevojshme
një shishe qelqi, e cila duhet të jetë
e pastër dhe shumë e thatë, një tapë
për të mbyllur hermetikisht shishen,
një tel bakri i trashë 20-25 cm, pincë,
gërshërë, letër alumini, ngjitës izolant,
një tullumbace, një copë prej leshi

Hapat që duhet të ndiqni:


Vazo
Hapi 1 Tel bakri
qelqi
Merrni një tel bakri afërsisht 20 centimetra
më të gjatë se gjatësia e shishes së qelqit. Ngjitës
izolant
Hapi 2
Përdridhni fundin e telit të bakrit, duke bërë Kapak për vazon e qelqit
një lloj spiraleje. Kjo pjesë do të veprojë si një
marrës për ngarkesën elektrike të objektit që Letër alumini në
formë trekëndore
duam të studiojmë.

88
Hapi 3
Kaloni nëpër tapë telin e bakrit. Sigurohuni që pjesa e
përdredhur të jetë drejt majës së elektroskopit.
Hapi 4
Bëni një kthesë të lehtë (në formë L-je) në skajin e poshtëm të
telit të bakrit.
Hapi 5
Priteni letrën e aluminit në mënyrë të tillë që të formoni dy
trekëndësha me gjatësi brinje afërsisht 3 centimetra. Duhet që
të dy trekëndëshat të jenë identikë.
Sigurohuni që ata të jenë aq të vegjël, sa të mos prekin muret
e brendshme të vazos.
Hapi 6
Bëni nga një vrimë të vogël në cepin e sipërm të secilit
trekëndësh dhe vendosini të dy në skajin e poshtëm të telit të
bakrit.
Mundohuni t'i mbani sa më lirshëm trekëndëshat e vegjël, në
mënyrë që të mos përthyhen ose rrudhosen.
Hapi 7
Vendosini kapakun vazos dhe mbylleni me shumë kujdes, që
trekëndëshat prej alumini të mos prishen.
Është e rëndësishme që të dy trekëndëshat të jenë në kontakt, kur vulosim enën.
Nëse nuk është kështu, atëherë do t’ju duhet të modifikoni kthesën e telit të bakrit,
derisa fletët të prekin njëra-tjetrën.

Pyetje dhe detyra


1. Përse përdoret elektroskopi?
2. Tregoni hapat e ndërtimit të një elektroskopi të thjeshtë.

Mësuam se
Elektroskopi përbëhet nga një shufër metali, e mbyllur brenda
një ene qelqi, e cila ka dy fletë metalike shumë të holla (ari ose
alumini), të lidhura në pjesën e poshtme të saj.
Në pjesën e sipërme, elektroskopi ka një sferë të vogël, e cila merr
ngarkesën elektrike të objektit që duam të studiojmë.

89
3.21 Funksioni dhe përdorimi
i elektroskopit
F jalë kyçe
Elektroskopi përdoret për të dalluar ngarkesën ngarkesë elektrike
elektrike të trupave. Për të provuar këtë, mjafton e njëjtë, ngarkesë
që të prekim sferën e elektroskopit me një objekt. elektrike e kundërt
Kur objekti që i afrojmë, ka ngarkesë elektrike të
njëjtë me atë të elektroskopit, do të shohim se fletët rrinë të ndara nga njëra-tjetra.

Nga ana tjetër, nëse fletët bashkohen, do +


+ +
të thotë se objekti ka ngarkesë elektrike të
kundërt me ngarkesën e elektroskopit.
+ +
Kështu, nëse pranë elektroskopit afrojmë një + +
trup me ngarkesë elektrike pozitive, atëherë
elektroskopi do të marrë po atë ngarkesë
elektrike që ka trupi.

Provoni elektroskopin që ndërtuat vetë


Para se të filloni veprimtarinë, sigurohuni që
elektroskopi nuk është i ngarkuar. Për këtë,
prekeni elektroskopin me një shufër metalike për
të zhdukur çdo ngarkesë të mbetur në pajisje.
Ngarkoni me elektricitet një objekt. Për shembull,
merrni një tullumbace dhe fërkojeni me një
copë prej leshi, në mënyrë që sipërfaqja e saj
të elektrizohet. Afrojeni tullumbacen më afër
sferës së bakrit. Do të shikoni që elektroskopi
do të ngarkohet. Për këtë, vëzhgoni reagimin e
trekëndëshave (fletëve) prej alumini. Ata do të
largohen nga njëri-tjetri, sepse që të dy kanë
ngarkesë me të njëjtën shenjë (negative në këtë
rast).

90
Mundohuni që këtë provë ta kryeni në ditë të thata, pasi lagështia e ajrit ndikon
shumë në realizimin e saj.
Provoni përsëri duke përdorur një krehër, magnet ose mjete të tjera. Çfarë do të
vëreni?

Pyetje dhe detyra


1. Si janë fletët e elektroskopit, kur afrojmë një trup me
ngarkesë të njëjtë?
2. Çfarë ngarkese do të marrë elektroskopi, nëse pranë tij
do të afrojmë një objekt të ngarkuar pozitivisht?

Mësuam se
Kur një objekt ka ngarkesë elektrike të njëjtë me atë të
elektroskopit, fletët janë të ndara nga njëra-tjetra.
Kur një objekt ka ngarkesë elektrike të kundërt me atë të
elektroskopit, fletët janë të bashkuara.

91
Kontrolloni përparimin tuaj Tema 3
1. Plotësoni fjalitë e mëposhtme me fjalët në kuti:
gjendje agregate, dendësi, ngrirje, e lëngët, vëllim, shkrirje, gram, avullim,
e gaztë, lëndë, e ngurtë
Çdo gjë që ka peshë dhe zë një vend në hapësirë, quhet . Sasia e hapësirës
që zë lënda quhet . Me peshë kuptojmë masën e trupit të shprehur në
. është veti e lëndës prej së cilës është ndërtuar trupi. Gjendja
në të cilën ndodhet lënda quhet e lëndës. Lënda në
natyrë ndodhet në tri gjendje: e , dhe . Kalimi nga
gjendja e lëngët në të ngurtë quhet , ndërsa kalimi nga gjendja e ngurtë
në të lëngët quhet dhe kalimi nga gjendja e lëngët në të gaztë quhet
.
2. Shkruani llojin e lëvizjes që kryen objekti:

3. Ndani lëndët sipas llojit të shndërrimeve.

Shndërrime të kthyeshme:
Shndërrime të pakthyeshme:

92
4. Plotësoni fjalitë:
Kur dy trupa janë me ngarkesë të njëjtë, ata . Ndërsa
kur janë me ngarkesë të ndryshme, .
është një shkëndijë e fuqishme elektrike që nuk
ndodh vetëm ndërmjet reve, por edhe midis tyre dhe tokës.

Njerëzit, për t’u mbrojtur nga rrufeja, përdorin


5. Vëzhgoni qarkun elektrik dhe përgjigjuni pyetjeve.

a) Cilat janë elementet e qarkut elektrik?

b) Çfarë funksioni kryen elementi A?

c) Si rrjedh rryma në qark: në drejtim të akrepave të orës apo në drejtim të


kundërt?

d) Nëse në qark do të shtonit një llambë tjetër, si do të ndriçonin llambat, më


shumë apo më pak?

93
Tema 3
6. Burimet e energjisë janë: dielli, uji dhe era. Shkruani si i shfrytëzon njeriu këto
burime për të përmbushur nevojat e tij.

7. Cili nga këto materiale është përcjellës i elektricitetit? Qarkojeni.

94
8. E vërtetë (V) apo e gabuar (G)?  V G
a) Të gjithë duhet të bëjmë kujdes me elektricitetin e rrjetit.
b) Përdorimi i pajisjeve elektrike në banjë nuk është i rrezikshëm.
c) Kur qarku është i mbyllur, llamba nuk ndriçon.
9. Cili prej këtyre materialeve është magnetik? Qarkojeni.
hekuri, plastika, çeliku, druri, qelqi, letra
10. Çfarë mjetesh nevojiten për të ndërtuar një elektromagnet?

11. Përshkruani elementet përbërëse të elektroskopit.

12. Çfarë ndodh kur pranë elektroskopit afrojmë një objekt me ngarkesë të njëjtë
me të?

95
4 Toka, mjedisi dhe gjithësia
4.1 Qielli dhe yjet F jalë kyçe
yjësi, astronomi,
teleskop
Natën, qielli është i mbushur me yje. Yjet janë
lëmshe gazi, që lëshojnë dritë të fuqishme. Edhe
Dielli është një yll.
Grupet e yjeve që formojnë figura të dukshme në
kupën qiellore, quhen yjësi. Në lashtësi,
njerëzit orientoheshin me anë të
yjeve, ndaj për ta pasur më të
lehtë orientimin, u vendosnin
emra yjësive. Emërtimi i
yjësive është bërë me emra
të mitologjisë greke, si për
shembull, yjësia e Orionit,
apo me emrat e figurave që u
ngjanin këto yjësi, si: Arusha e
Madhe, Yjësia e Demit etj.
Shkenca që merret me studimin e yjeve,
quhet astronomi.

Me sy të lirë, ne mund të shohim vetëm yjet më të


ndritshme, kur qielli është pa re. Shkencëtarët përdorin
teleskopin për të parë dhe studiuar me hollësi yjet dhe përbërjen
e tyre.

Yjet kanë ngjyra të ndryshme: të kuqe, portokalli, të verdhë,


të bardhë ose blu. Ngjyra varet nga nxehtësia e yllit. Sa më
i nxehtë të jetë ylli, aq më e ndritshme dhe më e fortë do
të jeta drita që lëshon ai.

96
Dielli është ylli më i afërt, nga i cili marrim dritë e
nxehtësi. Meqenëse Toka rrotullohet rreth Diellit,
pamja që shohim në qiell në orë të ndryshme të
natës, është gjithashtu e ndryshme. Po kështu,
njerëzit që jetojnë në Australi, shohin pamje tjetër
nga ajo që shohin njerëzit në Evropë, në të njëjtën
orë të natës.

Mjetet e nevojshme
Veprimtaria 4.1 plastelinë me ngjyrë të verdhë,
Krijoni me plastelinë 7 topa të vegjël dhe kunja dhëmbësh
i bashkoni ata me njëri-tjetrin me kunja
dhëmbësh, si në figurë. Kështu keni krijuar pamjen
e yjësisë së Arushës së Madhe.
Por ju mund të krijoni edhe figura të yjësive të
tjera. Provoni të krijoni një yjësi të re dhe tregojani
shokëve.

Pyetje dhe detyra


1. Pse ndriçojnë yjet?
2. Shpjegoni pse ndryshon pozicioni i yjeve gjatë natës.
3. Si quhet shkenca që merret me studimin e yjeve?

Mësuam se
Yjësitë janë grupe yjesh që formojnë figura në kupën e qiellit dhe
na ndihmojnë të orientohemi gjatë natës.
Astronomia është shkenca që merret me studimin e yjeve.
Yjet janë lëmshe gazi që digjen, çka i bën ato të ndriçojnë me
ngjyra të ndryshme.

97
4.2 Sistemi ynë diellor
F jalë kyçe
Trupat qiellorë formojnë sisteme, në qendër të së planet, orbitë, satelit,
cilave qëndron një diell. asteroide, kometa,
Sistemi ynë diellor ka në qendër të tij Diellin dhe meteorë
gjithçka tjetër rrotullohet rreth tij, si planetët dhe
hënat e tyre, ashtu edhe asteroidet e kometat.
Planetët janë trupa qiellorë që sillen rreth një ylli. Ata nuk kanë dritë të tyren, por
pasqyrojnë dritën e Diellit.

Në një natë të kthjellët, ne mund të shohim dhe planetë që ndriçojnë, si p.sh.


Marsin dhe Afërditën. Disa prej tyre janë kaq të ndritshëm sa duken si yje.
Planetët e sistemit diellor, sipas largësisë së tyre nga Dielli, janë: Mërkuri, Afërdita,
Toka, Marsi, Jupiteri, Saturni, Urani, Neptuni dhe Plutoni.
Secili planet rrotullohet rreth
boshtit të vet dhe në të njëjtën
kohë edhe rreth Diellit, sipas një
rruge që quhet orbitë. Planetët
ri

rk u
rrotullohen rreth Diellit, për shkak
k të forcës tërheqëse të tij.
a

d it
a To
A fë r
Planetët që janë më afër Diellit,
M a rs
janë më të nxehtë se ata që
ni

t
ndodhen më larg. Sa më larg
ur

Sa

Diellit të ndodhen planetët, aq më


r i
J u pi t e
të ftohtë janë.
Mërkuri, Afërdita, Toka dhe Marsi
ni

tu
ep
U ra
n i N
quhen planetë të brendshëm dhe
përbëhen kryesisht nga shkëmbinj
ni

to
Plu
dhe hekur.
Jupiteri, Saturni, Urani dhe
Neptuni quhen planetë të jashtëm. Ata janë planetë të mëdhenj dhe përbëhen
kryesisht nga gaze dhe akull.
Satelit quhet çdo trup që rrotullohet rreth një planeti. Hëna është një satelit i
Tokës.

98
Asteroidet janë copa të vogla shkëmbi ose metali që vërtiten në
hapësirë. Sistemi diellor ka mijëra asteroide.

Kometa është një trup qiellor, që rrotullohet rreth Diellit. Ajo


përbëhet nga akulli dhe gazi. Kur kometa i afrohet Diellit, një pjesë e
akullit avullon. Gazet dhe pluhurat që çlirohen prej kometës, formojnë
një bisht të shndritshëm.

Meteorët janë copa të vogla që shkëputen nga asteroidet apo nga


kometat dhe, kur hyjnë në atmosferën e Tokës, fillojnë të digjen. Kur një
meteor përplaset në tokë, ai formon aty gropa, të cilat quhen kratere.

Veprimtaria 4.2
Zgjidhni një planet në sistemin tonë diellor. Hulumtoni në faqen e NASA-s në
internet, për t’iu përgjigjur pyetjeve të mëposhtme.
Emri i hënave të tij:
Numri i hënave:
Emrat e hënave:
Temperatura e planetit:
Largësia nga Dielli:
Nga se përbëhet planeti?

Pyetje dhe detyra


1. Ku dallohen planetët nga yjet?
2. Cilët janë planetët më afër Diellit?
3. Cili planet rrotullohet rreth Diellit për një kohë më të gjatë? Pse?
4. Ku dallohen planetët e jashtëm nga planetët e brendshëm në sistemin tonë diellor?

Mësuam se
Dielli është qendra e sistemit tonë diellor dhe rreth tij rrotullohen
9 planetë me hënat e tyre, por dhe asteroidet dhe kometat.
Planeti është një trup qiellor që sillet rreth një ylli.
Planetët që janë më afër Diellit, janë më të nxehtë se ata që
ndodhen më larg.

99
4.3 Dielli, burimi i jetës

Dielli është ylli më i afërt me planetin Tokë. Ai F jalë kyçe


ndodhet miliona kilometra larg nesh. Dielli ka
formën e një sfere gjigante. Ai përbëhet prej një njollat e Diellit,
gazi, i cili digjet pa pushim. Djegia e gazit krijon fotosintezë
dritë verbuese dhe nxehtësi tepër të madhe, një
pjesë e së cilës mbërrin deri te ne. Drita e tij është
aq e fuqishme, sa planetët e sistemit tonë diellor
ndriçojnë natën, duke reflektuar dritën e marrë
nga Dielli.
Nëse e shohim Diellin me teleskop,
në sipërfaqen e tij do të dallojmë
disa njolla të mëdha dhe të errëta.
Ato duken të errëta, sepse kanë
temperaturë më të ulët se pjesa
tjetër e Diellit.
Dielli është burimi i energjisë dhe
dritës në Tokë. Pa diell, në Tokë nuk
do të kishte jetë dhe çdo gjë do të ishte
në errësirë. Nxehtësia e diellit përhapet në
hapësirë në të gjitha drejtimet. Ndonëse shumica
kësaj nxehtësie humbet në kozmos, një pjesë e saj mbërrin
deri në sipërfaqen e planetit tonë.

Energjinë dhe dritën e diellit e përdorin


bimët për procesin e fotosintezës. Ato
prodhojnë oksigjenin dhe ushqimin
për organizmat e tjerë që jetojnë në
planetin tonë.
Pa dritën dhe nxehtësinë e diellit,
bimët nuk do të rriteshin dot. Pa bimë,
nuk do të kishte kafshë, as njerëz. Pra,
nuk do të kishte jetë.

100
Veprimtaria 4.3
Gjeni informacion për Diellin në internet dhe përgjigjuni pyetjeve të
mëposhtme:

1. Sa larg është Dielli?

2. Sa i madh është Dielli?

3. Nga se përbëhet Dielli?

4. Sa i nxehtë është Dielli?

5. Sa i vjetër është Dielli?

Pyetje dhe detyra


1. Nga se krijohet nxehtësia e Diellit?
2. Pse themi se jeta në Tokë varet plotësisht nga Dielli? Shpjegoni përgjigjen tuaj,
duke vizatuar një skemë.
3. Pse njollat në sipërfaqen e Diellit nuk ndriçojnë si pjesa tjetër e tij?

Mësuam se
Dielli është burimi i energjisë dhe i dritës në Tokë.
Dielli është një top gjigant gazi, i cili ndodhet miliona kilometra larg nesh.
Pa diell, në Tokë nuk do të kishte jetë.

101
4.4 Planeti Tokë
F jalë kyçe
Korja e Tokës, Manteli,
Toka është planeti i tretë i sistemit tonë diellor. Ajo
rrotullohet rreth Diellit me shpejtësi 107 000 km/orë. Bërthama e Tokës
Toka ka vetëm një satelit natyror: Hënën.
Shkencëtarët mendojnë që Toka mund të jetë krijuar
rreth 4,6 miliardë vjet më parë. Ajo është i vetmi planet në sistemin diellor që ka
jetë, sepse ngrohet nga Dielli, ka atmosferë, oksigjen dhe ujë,
elemente pa të cilat nuk mund të jetohet.

Toka ngjan me qepën, sepse ashtu si qepa,


edhe planeti ynë ka disa shtresa. Shtresa
e sipërme e saj quhet Korja e Tokës. Ajo
është shtresa ku ne jetojmë dhe ndërtojmë
shtëpitë tona. Korja e Tokës përbëhet nga
një larmi e madhe shkëmbinjsh, të cilët kanë
përbërje të ndryshme e bartin minerale shumë
të vlefshme, si: hekur, alumin, silic etj.
Trashësia e Kores së Tokës ndryshon nga 5 kilometra në 70
kilometra në pikën e saj më të lartë. Ajo Korja
ndahet në dy lloje: korja e tokës oqeanike
dhe korja kontinentale. E para përfaqëson Manteli
shtratin e oqeaneve dhe normalisht është
më e hollë se ajo kontinentale.
70% e sipërfaqes së planetit tonë është e Bërthama
mbuluar nga uji i deteve dhe i oqeaneve,
prandaj korja oqeanike ka sipërfaqe më
të madhe sesa korja kontinentale.
Shtresa e dytë, që gjendet poshtë Kores
së Tokës quhet Mantel.
Në zemër të planetit, poshtë Mantelit, ndodhet Bërthama. Bërthama e Tokës
është e zjarrtë dhe shumë e nxehtë. Ajo përbëhet nga metali i shkrirë.

102
Veprimtaria 4.4 Mjetet e nevojshme
plastelinë me ngjyra (e kuqe, e verdhë,
Merrni 6 topa plasteline me ngjyra të portokalli, blu, jeshile, kafe)
ndryshme, për të krijuar Tokën me shtresat
e saj. Bëni një top të vogël me plastelinë
të kuqe. Ai përfaqëson bërthamën e nxehtë
të planetit tonë. Rrethojeni me plastelinë të
verdhë e portokalli për shtresën e mantelit
dhe në fund përdorni ngjyrën blu. Do t’ju
duhet gjithashtu pak plastelinë e gjelbër, për
të formuar kontinentet në pjesën e jashtme të
Tokës.
Po ta prisni në mes planetin tuaj të vogël,
brenda tij do të shfaqen shtresat me ngjyra
që keni krijuar.
A ju ndihmoi kjo veprimtari për të kuptuar më
mirë shtresat e Tokës?

Pyetje dhe detyra


1. Sa e vjetër është Toka?
2. Pse ka jetë në planetin tonë?
3. Cilat janë shtresat e Tokës?
4. Nga se përbëhet Korja e Tokës?

Mësuam se
Toka është planeti i tretë i sistemit tonë diellor dhe i vetmi
planet ku ka jetë.
Hëna është sateliti natyror i Tokës.
Toka përbëhet nga disa shtresa, të cilat janë: Bërthama, Manteli
dhe Korja e Tokës.

103
4.5 Hëna, sateliti natyror i Tokës
F jalë kyçe
Toka ka vetëm një satelit natyror dhe ai
satelit natyror, çerek
është Hëna. Ajo rrotullohet rreth Tokës dhe
të dyja bashkë rrotullohen rreth Diellit. hëne, hënë e plotë,
Largësia mesatare e qendrës së Hënës nga cikli hënor
ajo e Tokës është 384 mijë km. Hëna kryen
një rrotullim të plotë rreth Tokës për 27,3 ditë, kohë gjatë së cilës ajo kryen
edhe një rrotullim të plotë rreth vetes. Diametri i Hënës është 3474 km.
Në Hënë nuk ka as ajër, as ujë, pra nuk ka jetë. Forca tërheqëse e saj është shumë
e vogël, rreth 6 herë më e dobët sesa ajo e Tokës.
Hëna ndriçon për shkak të pasqyrimit të rrezeve të Diellit. Pjesa e ndritshme e
Hënës që ne shohim, ndryshon formë vazhdimisht sipas një cikli.
Kur Hëna ndodhet midis Tokës dhe Diellit,
gjysma e errët e saj është e kthyer nga
Toka, prandaj ne nuk e shohim. Pas disa
ditësh, fillojmë të shikojmë një pjesë të
vogël të saj, pikërisht atë që ndriçohet
nga Dielli. Pas 7 ditësh, ne shohim në
qiell çerekun e Hënës dhe kjo fazë quhet
çereku i parë i Hënës. Hëna është 10 herë
më e shndritshme kur është e plotë, sesa
kur është çerek hëne.
Pas 14 ditësh, Hëna ka bërë gjysmën e
rrotullimit të saj rreth Tokës. Ajo është e
rrumbullakët dhe me një shkëlqim të plotë.
Pikërisht ky është çasti kur ne shohim
Hënën e plotë. Pas kësaj, ajo fillon të
zvogëlohet derisa nis një cikël të ri hënor.
Cikli hënor zgjat plot 299,5 ditë.

Neil Armstrong është njeriu i parë që zbriti


në Hënë, më 20 korrik 19 969 9, me anijen
kozmike të quajtur “Saturn 5”.

104
Veprimtaria 4.5 Mjetet e nevojshme
Për disa net me radhë, dilni në ballkon ose ilustrime me fazat e hënës, laps për
dritare dhe shikoni se çfarë forme ka Hëna. shënime
Shënoni datën poshtë figurës që tregon formën që keni parë në qiell. Përsëriteni
këtë ushtrim çdo 4 ditë. Cili është përfundimi që mund të diskutoni në klasë?

Pyetje dhe detyra


1. Çfarë forme ka Hëna?
2. Sa është diametri i Hënës?
3. Pse në Hënë nuk ka jetë?
4. Pse ndriçon Hëna?
5. Përse Hënën e shohim në forma të ndryshme?
6. Sa ditë zgjat cikli hënor?

Mësuam se
Hëna është sateliti i vetëm natyror i Tokës.
Hëna kryen një rrotullim të plotë rreth Tokës për 27,3 ditë.
Hëna ndriçon për shkak të pasqyrimit të rrezeve të Diellit.
Gjatë ciklit hënor, i cili zgjat 29,5 ditë, Hëna e ndryshon formën disa
herë, derisa fillon sërish një cikël të ri.

105
4.6 Stinët, dita dhe nata
F jalë kyçe
Toka rrotullohet rreth Diellit dhe rreth vetes. Rruga orbitë, vit i brishtë,
që përshkon Toka rreth Diellit, quhet orbitë. boshti i Tokës,
Koha që i duhet Tokës për t’u sjellë rrotull Diellit ekuinoks, solstic
është 365 ditë e 6 orë. 1 herë në 4 vjet, viti është
i brishtë dhe ka 366 ditë, sepse muaji shkurt ka 29 9 ditë.
Për shkak se boshti i Tokës është pak i pjerrët, rrezet e Diellit nuk e ngrohin njësoj
të gjithë sipërfaqen e saj, duke formuar kështu stinët.

Vjeshtë
Kur Poli i Veriut është i anuar nga Dielli,
në hemisferën veriore (ku jetojmë dhe ne)
Pranverë
ditët janë më të gjata dhe temperaturat më
Dimër Verë
të larta. Pra, jemi në stinën e verës. Gjatë
Dielli kësaj kohe, në Hemisferën Jugore është
Verë
Pranverë Dimër stina e dimrit. Në Hemisferën Veriore, kur
mbaron dimri, fillon stina e pranverës,
ndërsa në atë Jugore, kur mbaron vera,
Vjeshtë
fillon stina e vjeshtës.

Toka, si një top gjigant, rrotullohet për 24 orë Dita

rreth boshtit të vet. Boshti i Tokës është një bosht


imagjinar, që lidh Polin e Veriut me atë të Jugut.
Si rezultat i rrotullimit të Tokës rreth vetes, krijohet
a
dita dhe nata. Nat

Kur njëra anë e Tokës është e kthyer nga Dielli dhe ndriçohet prej tij, në atë faqe
të planetit është ditë. Por, duke qenë se
21 mars 23 shtator
Toka rrotullohet rreth vetes, kjo pjesë e saj
fillon të zhytet në errësirë, rrezet e diellit
largohen dhe në këtë anë të planetit bie
nata.
Në 21 mars dhe 23 shtator, dita me natën
janë të barabarta në të gjithë globin. Kjo
dukuri quhet ekuinoks.

106
21 qershori, në Hemisferën e Veriut shënon ditën më 21 qershor 21 dhjetor
të gjatë të vitit. Ndërkaq, 21 dhjetori, në Hemisferën
e Jugut shënon natën më të gjatë. Këto dy data, pra
21 qershori dhe 21 dhjetori, quhen solstice: solstici i
verës (dita më e gjatë) dhe solstici i dimrit (nata më e
gjatë). Solsticet dhe ekuinokset shënojnë fillimin e një
stine dhe festohen në mënyra të ndryshme.

Veprimtaria 4.6
Plotësoni tabelën me orën kur lind e kur perëndon dielli. Për kryerjen e kësaj
veprimtarie mund t’ju ndihmojnë prindërit.
Data Ora e lindjes së Ora e perëndimit Kohëzgjatja e
diellit të diellit ditës
20 mars 2022

Pyetje dhe detyra


1. Sa lloj lëvizjesh bën Toka?
2. Nga cilët faktorë formohen stinët?
3. Çfarë stine është në Hemisferën Veriore, kur Poli i Jugut është i anuar nga Dielli?
4. Si krijohet dita dhe nata?
5. Për sa kohë rrotullohet Toka rreth vetes?
6. Tregoni ndryshimin midis solsticit dhe ekuinoksit.

Mësuam se
Rrotullimi i Tokës rreth Diellit kryhet për 365 ditë e 6 orë.
Një herë në katër vjet, viti ka 366 ditë, ndaj quhet vit i brishtë.
Stinët krijohen si pasojë e rrotullimit të Tokës rreth Diellit dhe pjerrësisë së
boshtit të Tokës, i cili bën që rrezet e Diellit të mos e ngrohin njësoj të
gjithë sipërfaqen e saj.
Dita dhe nata krijohen si pasojë e rrotullimit të Tokës rreth boshtit të vet.
Boshti i Tokës është një bosht imagjinar, i cili lidh Polin e Veriut me atë
të Jugut.

107
F jalë kyçe
4.7 Orientimi në natyrë Ylli Polar, skica,
shkalla e zvogëlimit,
Orientimi me anë të Diellit është mënyra më e plani, legjenda
hershme, e përdorur nga njeriu. Dielli kryen të
njëjtat lëvizje çdo ditë. Lindje quhet ana e horizontit nga lind Dielli, ndërsa
perëndim, vendi ku ai perëndon. Veri dhe jug
janë dy anët e tjera të horizontit. Nëse qëndroni
me fytyrë nga lindja, perëndimi është pas jush.
Veriu është në anën tuaj të majtë, ndërsa jugu
lindje është në anën e djathtë.
veri
jug
perëndim
Arusha
e Vogël Ylli
Natën, njerëzit orientohen zakonisht Polar
Arusha
me anë të një ylli të ndritshëm, i cili e Madhe
tregon gjithmonë veriun. Ky quhet Ylli
Polar. Ai është një yll që ndodhet në
yjësinë e Arushës së Vogël.
Ne mund të orientohemi edhe nëpërmjet
trungjeve të prera të pemëve. Nëse
shikojmë me kujdes trungun e një peme
të prerë, rrathët e tij janë më të ngjeshur në drejtim të veriut të horizontit.
Gjithashtu, lëvorja e trungut të pemës është më e ashpër dhe e mbuluar me
myshqe nga ana e veriut. Duke ditur veriun, ne mund të
Jug përcaktojmë fare lehtë anët e tjera të horizontit.
Po për t’u orientuar na ndihmojnë edhe skicat. Skica është
një vizatim i zvogëluar, me formë të përafërt i një apo i
Veri disa trupave që gjenden në një hapësirë të caktuar.
Shkalla e zvogëlimit të skicës na tregon sa herë më e
vogël është ajo që paraqitet nga madhësia reale e saj.
Nëse në natyrë, largësia nga një shtëpi te pema është 12 m (1200 cm), në skicë
mund të bëhet 12 cm.

0 2 4 6 8 10 12 m

108
Në këtë rast, shkalla e zvogëlimit është një me njëqind dhe shënohet kështu 1:100.
Plani është tërësia e trupave të një hapësire të caktuar, e parë nga sipër dhe
e paraqitur me simbole. Shpesh për paraqitjen e trupave në një skicë përdoren
shenja apo simbole.
Simbolet apo shenjat sqarohen në një tabelë, që vendoset në cep të planit, e cila
quhet legjendë.
Plani i një klase
karrige

tavolinë
tabela

lule bankë, e parë nga lart

dera

Veprimtaria 4.7
Dilni në oborrin e shkollës apo të shtëpisë dhe vëzhgoni trungjet
e pemëve nëse kanë myshk apo jo. Bëni një vizatim të pemës dhe
myshkut. Më pas, përpiquni të përcaktoni anët e horizontit.

Pyetje dhe detyra


1. Si orientoheshin në natyrë njerëzit, kur nuk ekzistonin hartat?
2. Cilat janë anët e horizontit?
3. Përshkruani disa mënyra orientimi në natyrë.
4. Çfarë tregon skica?
5. Përse përdoret shkalla e zvogëlimit?

Mësuam se
Ditën, mund të orientohemi në natyrë me anë të Diellit, kurse natën,
me anë të Yllit Polar.
Lëvoret e pemëve dhe myshqet na ndihmojnë të gjejmë veriun e të
orientohemi në natyrë.
Skica dhe plani janë vizatime të zvogëluara, që tregojnë trupat dhe
objektet që gjenden brenda një hapësire të caktuar.
Legjenda paraqet të gjitha simbolet që janë përdorur në vizatimin e
një skice ose një plani.

109
F jalë kyçe
4.8 Harta hartë, glob, meridian,
Meridiani i Grinuiçit,
Ekuator, paralele
Jarinje
SERBI Harta është një skicë e madhe, e cila përdoret për të
Leposaviq
paraqitur në letër sipërfaqe të mëdha toke. Në hartë,
Bërnjak

Zveçan Podujevë
Mitrovicë
Merdare sipërfaqe të tilla paraqiten të zvogëluara shumë
MALI I ZI
Kullë Istog
Skënderaj
Vushtrri
Mutivodë
herë nga madhësia e tyre reale. Shkalla e zvogëlimit
Pejë
Drenas
Obiliq
F. Kosovë
Prishtinë
Novobërdë
mund të jetë 1:20 mijë, pra 1:20000, 1:75 000,
1:1 000 000 etj.
Klinë Graçanicë
Kamenicë
Deçan
Lipjan
Malishevë Ramilluk

Çdo hartë ka shkallën e saj të zvogëlimit, e cila


Dheu
Qafa e Morinës Gjilan i Bardhë
Rahovec Shtime
Gjakovë Kllokot
Suharekë Ferizaj

shkruhet dukshëm në të. Pjesa e sipërme e hartës


Muqibabë
Qafa e Prushit Viti

Shtërpcë Kaçanik
Prizren
Vermicë
Glloboçicë
Hani i Elezit
tregon gjithmonë orientimin drejt veriut; pjesa e
poshtme tregon jugun; djathtas ndodhet lindja
Dragash

SHQIPËRI MAQEDONIA

dhe majtas, perëndimi.


E VERIUT
0 25
kilometra
Shkalla: 1:525,400

LEGJENDË
Autostradë Kufiri i Kosovës
Aks kombëtar, 2 korsi Qytet
Rrugë kombëtare Fshat
Rrugë rajonale (të asfaltuara) Pikë e kalimit kufitar
Rrugë rajonale (të paasfaltuara)

Duke qenë se Toka ka formë të rrumbullakët, paraqitja më


reale e saj bëhet nëpërmjet një harte, që ka pothuajse të
njëjtën formë me të. Për këtë shërben globi. Në një glob mund
të paraqiten vetëm sipërfaqet e mëdha të Tokës, si: kontinentet,
oqeanet, liqenet dhe qytetet më të mëdha të botës.

Meridiani i Grinuiçit
Meridiane

Paralele
Të gjitha vijat që bashkojnë
Polin e Veriut me Polin e Jugut,
quhen meridiane. Me marrëveshje, si
meridian i parë është marrë Meridiani i Grinuiçit
(ai kalon në Grinuiç, qytet afër Londrës).
Rrethi që ndan globin në dy gjysma të
barabarta, quhet Ekuator. Pra, ai e ndan botën
në dy hemisfera: në Hemisferën Veriore dhe në
Ekuatori Hemisferën Jugore.

110
Të gjithë rrathët e tjerë, paralelë me Ekuatorin, quhen paralele.
Paralelet dhe meridianet formojnë rrjetin gjeografik të koordinatave. Meridianet
tregojnë gjatësinë gjeografike, ndërsa paralelet, gjerësinë gjeografike. Me ndihmën
e gjerësisë dhe të gjatësisë gjeografike përcaktohet pozita e çdo vendi në hartë
dhe në glob.
5

4
Veprimtaria 4.8
Drini është planifikuesi i qytetit. 3
A mund ta ndihmoni Drinin në krijimin e
një harte për qytetin, kur ju janë dhënë 2
koordinatat gjeografike për disa objekte
që gjenden në këtë qytet. Vizatojeni 1
hartën tuaj në një fletë të bardhë.
A B C D E
Banka

B4 = E3 = D1 =
pemë shtëpi bankë

Pyetje dhe detyra D2 = B1 = E4 =


stacion treni shkollë fushë futbolli
1. Përse përdoren hartat?
2. Si realizohet paraqitja e elementeve në harta?
3. Cili është meridiani fillestar?
4. Në sa hemisfera ndahet Toka? Tregoni në hartë Ekuatorin.
5. Përse shërbejnë meridianet dhe paralelet?

Mësuam se
Harta është një skicë e madhe, e cila përdoret për të paraqitur në letër
sipërfaqe të mëdha toke.
Çdo hartë ka shkallën e saj të zvogëlimit të objekteve.
Globi është një paraqitje reale e formës së Tokës.
Ekuatori është rrethi që ndan globin në dy hemisfera të barabarta.
Meridianet janë të gjitha vijat që bashkojnë Polin e Veriut me Polin e Jugut.

111
4.9 Format e relievit F jalë kyçe
reliev, fusha, kodra,
Reliev quhet pamja e sipërfaqes së Tokës, me të male, hartë fizike
gjitha format e ulëta dhe të ngritura të saj.
Relievi i Tokës është krijuar përgjatë shumë viteve, nga
veprimi i faktorëve të brendshëm (si tërmetet) dhe faktorët
e jashtëm (si klima, bora, erozioni). Në vijim do të njihemi
me disa nga format e relievit.
Fusha është hapësirë e sheshtë ose e pjerrët, që arrin deri
në 200 metra mbi nivelin e detit. Në natyrë, fushat gjenden
zakonisht bashkë me kodrat. Lartësia e kodrave arrin nga
200 deri në 1000 metra mbi nivelin
e detit. Te një kodër dallohet rrëza,
shpati dhe maja e saj.
Malet janë pjesë të ngritura të sipërfaqes së tokës, që arrijnë
mbi 1000 metra mbi nivelin e detit. Në çdo mal dallohet
rrëza e malit, shpati dhe maja e malit.
Malet, në përgjithësi, gjenden në grumbuj ose njëri pas tjetrit,
duke formuar vargmale.
Vendi më i ulët mes dy majave, quhet qafë mali. Ndërmjet
maleve gjenden gryka, ku zakonisht kalojnë përrenj dhe lumenj.
Format e ndryshme të relievit i gjejmë jo vetëm në sipërfaqen e
kontinenteve, por edhe në fundin e oqeaneve.
M

Harta fizike e paraqet relievin në letër sipas një


. K
o
zna

pa
on
go

L. i Lla

shkalle zvogëlimi të caktuar. Metoda më e njohur


L. Ibë

ik
Ro

Liqeni
i Gazivodës
pit
r
na

Fusha
ok

e Llapit
.M

për të treguar relievin është përdorimi i ngjyrës: e


Liqeni
M

a i Batllavës

un
F
Çyç usha s

u L. Sit

m
s h nica
L u

e DK o d r a t e

avi
a

gjelbër për fushat; e verdhë për kodrat; kafe për


L.
F nicë
kët e N

ca

a
re
g u
Dr

ca
Malet e
in i

Liqeni
L . Pe
e K o s

i Badovcit
jës Gollakut
i B a rd hë

eni

L. Klinë
Dr
i

L . i D e ça n i t L.

malet dhe blu për sipërfaqet ujore, si: lumenjtë,


Golesh
en
Dr
D u k

ic
sh

L. Miru
Liqeni shë ës
o v ë

Liqeni i Perlepnicës
i Radoniqit
M.
je

çë s

i Ca

liqenet, detet apo oqeanet.


a

e Bi n
B

rrale
g

in vës va
va

ra ora
E re
s
L.

nik
it M. i Nerodimës mo L. M
Ana
L. D

iiB L
M.
rin

ard
P ku
.L


epenc

da
as
htr

Kara

rit
ik

ar
Sh
LEGJENDË e Relievi (në m)
> 2500
t
le

Kufiri i Kosovës
Ma

Liqenet 1000
Lumenjtë kryesorë
0 5 10 20 30
Degët e lumenjve km <500

112
1:650 000
Veprimtaria 4.9 Mjetet e nevojshme
kuti kartoni, gërshërë, ngjitës, ngjyra
Prisni me gërshërë copa kartoni në forma të
ndryshme me diametër: 15 cm, 12 cm, 10 cm,
8 cm, 5 cm, 3 cm, 2 cm, dhe ngjitini njëra mbi tjetrën si në figurën e mëposhtme.
Në fund, pasi t’i keni ngjitur të gjitha, do të shihni se keni krijuar modelin e një
mali.

Pyetje dhe detyra


1. Çfarë formash gjenden në sipërfaqen e Tokës?
2. Ç’kuptojmë me fjalën reliev?
3. Çfarë dallojmë te një mal?
4. Si mund ta përshkruani relievin?
5. Për çfarë na ndihmojnë ngjyrat në hartë?
6. Si e tregojmë lartësinë e relievit në hartë?

Mësuam se
Pamja që ka sipërfaqja e Tokës me të ulurat dhe të ngriturat e saj
quhet reliev.
Relievi ka forma të ndryshme, siç janë malet, kodrat, fushat etj.
Relievi paraqitet me anë të hartave fizike sipas një shkalle zvogëlimi
të caktuar.

113
4.10 Atmosfera F jalë kyçe
atmosfera,
mbështjella e gaztë,
Toka është planeti i vetëm në sistemin diellor që ka troposfera, stratosfera,
atmosferë. Atmosfera është mbështjella e gaztë rreth mezosfera, jonosfera,
e përqark Tokës, me një trashësi prej disa kilometrash. ekzosfera
Ajo e ruan ngrohtësinë që merr Toka nga Dielli, njësoj
si xhamat e një serre. Atmosfera na mbron nga rrezet e dëmshme të diellit. Kjo
është një nga arsyet që në Tokë ka jetë.

Atmosfera përbëhet nga lëndë të gazta, si


oksigjeni, azoti dhe dioksidi i karbonit; të
lëngëta, si uji; dhe të ngurta, në trajtën e
grimcave të pluhurit.
Në atmosferë formohen të gjitha dukuritë
që kanë lidhje me motin, si: retë, era,
reshjet etj.

Atmosfera ndahet në disa shtresa:


1. Troposfera shtrihet nga sipërfaqja e Tokës deri
në lartësinë 15 km. Në troposferë formohen retë
dhe kryhet qarkullimi i ajrit. Temperatura e ajrit
arrin deri në -50 gradë Celsius.
2. Stratosfera është shtresa e ajrit mbi troposferë
dhe shtrihet deri në lartësinë 50 km mbi sipërfaqen
e Tokës. Këtu gjendet shtresa e ozonit, e cila e
mbron Tokën nga rrezet e dëmshme të diellit.
3. Mezosfera quhet shtresa e atmosferës që
shtrihet mbi stratosferë, deri në lartësinë 80
km nga sipërfaqja e Tokës. Këtu ajri është tepër
i rrallë, ndërsa temperatura arrin deri në -9 90
gradë Celsius.
4. Jonosfera paraqet shtresën që ndodhet mbi mezosferë, deri në lartësinë 500
km nga sipërfaqja e Tokës. Temperatura këtu arrin deri në 2000 gradë Celsius.
5. Ekzosfera është shtresa mbi jonosferë, deri në lartësinë 1000 km mbi sipërfaqen
e Tokës.

114
Mjetet e nevojshme
Veprimtaria 4.10 pesë gota të vogla prej letre, një laps
me majë të mprehur, vizore, dy pipa
lëngjesh, gjilpërë, kapëse letrash
Ndërtimi i një erëmatësi
Hapni një vrimë në anën e secilës gotë, rreth gjysmë centimetër nën buzë. Këtë
veprim bëjeni për katër gota, ndërsa në gotën e pestë, hapni me
majën e lapsit katër vrima të baraslarguara nga
njëra-tjetra (siç tregohet në figurë). Në pjesën e
poshtme të saj hapni një vrimë tjetër, ku të
fiksoni lapsin.
Më pas, lidhni dy gota me anë të pipës
së lëngjeve. Kështu veproni edhe me dy
gotat e tjera. Fiksoni të gjitha gotat
si në figurë me anë të një gjilpëre me
kokë. Gotat duhet të vendosen në të
njëjtin drejtim. Më pas, instrumentin
që krijuat, vendoseni në mjedis të jashtëm
për të parë se si do të lëvizë nga era. Ky
instrument quhet erëmatës. Si mendoni,
përse gotat duhet të kenë të njëjtin drejtim?
Si lëviz instrumenti, kur era është shumë e
fortë?

Pyetje dhe detyra


1. Ç'është atmosfera?
2. Nga se përbëhet atmosfera?
3. Në sa shtresa ndahet atmosfera?

Mësuam se
Atmosfera është mbështjella e gaztë rreth e përqark Tokës.
Atmosfera përbëhet nga lëndë të gazta, të lëngëta dhe të ngurta.
Atmosfera përbëhet nga 5 shtresa, të cilat janë: Troposfera,
Stratosfera, Mezosfera, Jonosfera, Ekzosfera.

115
4. 11 Klima. Moti

Moti paraqet gjendjen fizike brenda një territori F jalë kyçe


të caktuar në një çast të dhënë. Elementet e motit moti, temperatura, klima,
janë: temperatura e ajrit, shtypja atmosferike, zonë e ftohtë, zonë e
shpejtësia e erës, vranësirat, reshjet etj. nxehtë, gjerësi, lartësi
Klima është tërësia e kushteve meteorologjike
mesatare dhe dukurive atmosferike gjatë një
periudhe kohe të caktuar (javë, muaj, vite, dekada, shekuj, mijëvjeçar), në një
zonë të caktuar.
Në territorin tonë, edhe pse sipërfaqja nuk është shumë e madhe, temperaturat
nga veriu në jug ndryshojnë brenda së njëjtës stinë. Për shembull, në stinën e
dimrit, kur në një zonë të veriut ka reshje bore dhe bën shumë ftohtë, në jug moti
mund të jetë mjaft i mirë, madje mund të mos bjerë 6borë.

Zona e ftohtë polare


PV

Zona e butë Rreth


i Arktik Verior

Zona e nxehtë ekuatoriale


Tropiku i Gaforres

Zona e butë
Ekuatori

Tropiku i Bricjapit
Zona e ftohtë polare Rre
thi Arktik Jugor
PJ

Klima ndryshon nga njëri pol në tjetrin, ndryshon nga vendet malore në ato
bregdetare.
Kështu, zona ekuatoriale është zonë e nxehtë, zonat polare janë zona të ftohta
dhe zonat mes poleve dhe Ekuatorit janë zona me klimë të butë.
Sa më shumë t’i afrohemi Ekuatorit, aq më nxehtë bën, sepse në këtë zonë rrezet
e diellit bien pingul me Tokën. Ndërsa në pole, rrezet e diellit bien në mënyrë të
pjerrët, prandaj klima është e ftohtë.

116
Klima e Tokës përcaktohet nga gjerësia, domethënë largësia nga Ekuatori dhe
lartësia, pra, nga lartësia mbi nivelin e detit.
Në zonat bregdetare, ajri është më i dendur, çka ndihmon në ruajtjen më gjatë të
nxehtësisë. E kundërta ndodh në vendet malore.
Klima ndahet në:
E ftohtë: karakteristikë e zonave polare, ku rrezet e diellit bien
pjerrtasi. Kjo bën që temperaturat të jenë të ulëta.

E butë: karakteristikë e zonave ndërmjet poleve dhe Ekuatorit.


Temperaturat janë mesatare dhe bien shira gjatë gjithë vitit.
Në këtë zonë ndërrohen të 4 stinët.

E nxehtë: karakteristikë e zonës ekuatoriale.


Temperaturat janë shumë të larta.

Veprimtaria 4.11
Shkruani nga një karakteristikë ose kuriozitet për secilën zonë.
Zona e butë Zona e nxehtë Zona e ftohtë

Pyetje dhe detyra


1. Ku ndryshon klima nga moti? Renditni tiparet dalluese.
2. Nga se varen ndryshimet klimaterike?
3. Tregoni karakteristikat e klimës në zonën tuaj.

Mësuam se
Në pjesë të ndryshme të Tokës, klima është e ndryshme.
Moti është gjendje fizike që lidhet me reshjet, trysninë
atmosferike, shpejtësinë dhe drejtimin e erës etj.
Klima përcaktohet nga lartësia dhe gjerësia gjeografike.

117
4.12 Qarkullimi i ujit në natyrë
F jalë kyçe
Toka njihet si planeti i ujit, sepse 70% e sipërfaqes
së tij është ujë. Uji gjendet në lumenj, liqene, oqeane, cikël i ujit, qarkullim
akullnaja, ajër, nën tokë, mbi tokë, te bimët dhe në i ujit, avull, kondensohet
trupin e njeriut. Uji është në lëvizje të vazhdueshme
ndërmjet tokës, oqeaneve dhe atmosferës.
Kjo lëvizje quhet cikël i ujit ose qarkullim i ujit në natyrë.

Kondensimi

Avullimi

Ujëra nëntokësore
Lumi
Deti

Dielli dhe era shkaktojnë avullimin e ujit nga gjethet e pemëve, nga trupat e
kafshëve, nga sipërfaqet e lumenjve, të deteve dhe të oqeaneve. Në këtë mënyrë,
uji shndërrohet nga gjendja e lëngët në gjendje të gaztë, pra shndërrohet në
avull. Avulli i ujit ngrihet në shtresat e larta të atmosferës, kondensohet, pra
ftohet dhe shndërrohet në pika uji (lëng). Kur temperaturat janë shumë të ulëta,
ai shndërrohet në gjendje të ngurtë, si akull, breshër ose borë. Një pjesë e reshjeve
bie drejtpërdrejt në ujë; një pjesë e thith toka dhe depërton në brendësi të saj,
duke krijuar ujërat nëntokësore, që dalin mbi tokë në formën e burimeve; një pjesë
bashkohet me lumenjtë e derdhet në dete, dhe në këtë mënyrë vazhdon qarkullimi
i ujit në natyrë.

118
Veprimtaria 4.12 Mjetet e nevojshme
një enë plastike me kapak të tejdukshëm,
Vendosim brenda enës një copë gur (që
një gur dhe një vazo e vogël me bimë,
simbolizon malin), një vazo të vogël me bimë
një copë e vogël letre alumini
ose çdo bimë tjetër, dhe një pellg të vogël me
ujë, të sajuar brenda një copë letre alumini. Enën e mbyllim me kapak dhe e
vendosnim në diell për disa orë. Vëzhgojmë se çfarë ka ndodhur brenda enës dhe
kapakut të saj.
Diskutojmë me shokët në klasë për përfundimet që nxorëm nga kjo veprimtari.

Pyetje dhe detyra


1. Pse themi që Toka është planeti i ujit?
2. Si formohet cikli i ujit?
3. Sa lloje ujërash gjenden në planetin tonë?

Mësuam se
Uji, i ngrohur nga dielli, avullon dhe ngjitet në ajër si avull i
padukshëm.
Uji qarkullon vazhdimisht ndërmjet tokës, oqeaneve dhe atmosferës.
Sasia më e madhe e ujit që gjendet në tokë është ujë i kripur dhe ai
formon detet dhe oqeanet.

119
4. 13 Zonat klimatike
F jalë kyçe
zona klimatike,
Jo të gjitha vendet e planetit kanë temperaturë të
klimë e nxehtë, klimë
njëjtë në të njëjtën stinë: një vend është më i ngrohtë,
një tjetër më i ftohtë. Në Ekuator bën nxehtë; në pole mesatare, klimë e ftohtë
bën ftohtë; në mal është më freskët sesa në fushë etj.
Meqenëse në Tokë, klima nuk është e njëjtë, për lehtësi studimi, sipërfaqja e
planetit ndahet në zona klimatike. Zonë klimatike quhet një brez i Tokës që ka
klimë, lagështirë, bimësi dhe pamje të jashtme pak a shumë të njëjtë.
180 0 165 0 150 0 135 0 120 0 105 0 90 0 75 0 60 0 45 0 30 0 15 0 00 15 0 30 0 45 0 60 0 75 0 90 0 105 0 120 0 135 0 150 0 165 0 180 0
Ishulli OQEANI I NGRIRË I VERIUT

Rrethi Polar i Veriut Zona me klimë të ftohtë


Franc Jozef
75 0 Groenlanda 75 0
Kepi i Veriut

Rrethi Arktik

Ma
Islanda

Siberia

le t
Gjiri Ishujt Faroe
60 0 60 0
i Hadsonit

U ra
Britania D e t i Voll ga

A M E R I K A i Ve r i u t
e Madhe Moska

le
Vankuver Londra
E V R OPA Ma
le t
Gadishulli
Kamçatka LEGJENDA
Ma A lt
le t ai Lartësia mbi nivelin e detit
Deti
45 0
E V E R I U T
Alpet
Deti i Zi
Ka u
ka z
e
Aral
A Z I A ët ira
e Go bi
t 45 0
metra
Sh kr et

Ka
Hokaido

D es p ik
Gadishulli Shqipëria
Azoret 3,000

ti
Zona me klimë mesdhetare
Sardenja Deti

Tropiku i Veriut
Iberik
ado Uashington Pekini
i
lor Sicili i Japonisë
sip Deti Pllaja 2,000
Los Anxheles Ko si le t
M e sKreta
dhe Ma
le t e Tibetit
M atl a s H im 500
i

Za Deti
M

30 0 A g ro Jance
Kajro a la i Kinës 30 0
Ishujt Miduei Ishujt s je t Lindore 200
Gjiri Kanarie
Tropiku i Gaforres
i M e k s i kë s
O Q E A NI Shkretëtira e Saharasë Gadishulli Tajvani
0

De
Ishujt Hauai Gadishulli Arabik

ti
Nili
Jukatan Kuba Thellësia e detit/oqeanit
Mumbai
O Q E A N I

iK
A F R I K A

uq
Xhamajka D e t i Deti Deti Luzon 0
15 0
er 15 0
i Ka r a i b e v e
A T L A N T I K Kepi Verde N ig
Saheli Arabik
Gjiri
i Bengalit
i Kinës
Jugore
Guam

PAQ Ë S O R 200
O Q EA N I Trinitad 2,000

Ekuatori Zona me klimë të nxehtë


Pllaja Sri Lanka
Etiopiane
Ishujt
Gjiri Kongo Marshall Lumë
00
Ekuator PAQ ËSO R Am
az on
a i Guinesë
Baseni
Ishujt Maldive
Borneo Celebes Ekuator
00

AMERIKA i Kongos Kilimanxharo Sumatra Guinea e Re


Ishujt
Solomon
Timori

15 0 E JUGUT Za m
be ri
Madagaskari
O Q E A NI 15 0

Tropiku i Jugut
Sh Helena
Ishujt

Zona me klimëI Nmesdhetare


Mauritius Kaledonia e Re Fixhi
Tropiku i Bricjapit Rio de Zhanejro Shk r etëti ra Tropiku i Bricjapit
e Kal ahar i t
D IA N AUSTRALIA
Ande t

ma
Pa na

30 0 30 0
Kejp Taun
Sidnei
Buenos Ajres Kepi i Shpresës së Mirë
Patagonia

Tasmania
45 0 45 0

Zona me klimë të ftohtë


Ishujt

Rrethi Polar i Jugut


Ishujt Folkland Kerguelen
Xheorxhia
e Jugut
Toka e Zjarrtë

60 0 60 0

Rrethi Antarktik Rrethi Antarktik

75 0
A N T A R K T I K A
180 0 165 0 150 0 135 0 120 0 105 0 90 0 75 0 60 0 45 0 30 0 15 0 15 0 90 0 45 0 60 0 75 0 90 0 105 0 120 0 135 0 150 0 165 0 180 0

Kjo ndarje bëhet duke u bazuar në gjerësitë gjeografike të vendeve, domethënë, nga
largësia që kanë vendet nga Ekuatori. Sa më afër Ekuatorit të jetë një vend, aq më i
ngrohtë është ai, dhe sa më afër poleve të jetë një vend, aq më i ftohtë është.
Vendet që kanë klimë të nxehtë shtrihen në të dyja anët e Ekuatorit. Temperaturat
janë shumë të larta dhe ka reshje të shumta. Bimësia është shumë e
zhvilluar dhe përherë e gjelbër.
Në veri dhe në jug të tropikëve ndodhen zonat me klimë mesatare.
Në veri dhe në jug të rrathëve polarë shtrihen zonat me klimë
të ftohtë. Në këto zona ka akull gjatë gjithë vitit.

Njohja e klimës së një vendi është e rëndësishme për të ditur


çfarë bimësie duhet kultivuar aty, apo se çfarë aktivitetesh
mund të zhvillohen. Në Kosovë, dimri është i ftohtë dhe vera e
freskët. Në zonat fushore, dimri është i butë dhe vera e nxehtë.

120
Veprimtaria 4.13
Në cilën zonë klimatike jeton kjo kafshë? Hulumtoni në internet dhe më pas
plotësoni tabelën.
Fotografia e kafshës Emri Zona klimatike

Diskutoni në klasë gjetjet tuaja.

Pyetje dhe detyra


1. Si kryhet përcaktimi i llojeve të klimës?
2. Cilat janë zonat klimatike? Përshkruani karakteristikat për secilën prej tyre.
3. Përse është e rëndësishme njohja e klimës së një vendi?

Mësuam se
Në Tokë dallohen tri lloje zonash klimatike: zona me klimë të
nxehtë, zona me klimë mesatare dhe zona me klimë të ftohtë.
Zonë klimatike quhet një brez i Tokës që ka klimë, lagështirë,
bimësi dhe pamje pak a shumë të njëjtë.

121
4.14 Njeriu dhe mjedisi natyror
F jalë kyçe
Aktiviteti i njeriut është gjithmonë i lidhur me
mjedisin natyror. Disa aktivitete janë të dobishme natyrë, prerja e pyjeve,
për natyrën, ndërsa disa të tjera i shkaktojnë asaj monument natyror
dëme të pariparueshme.
Duke i shfrytëzuar burimet
natyrore pa kriter, njeriu po ndryshon edhe pamjen e natyrës.
Kështu, për shembull, ndërtimi i liqeneve artificiale pranë
zonave të banuara, zbut klimën e këtyre zonave. Prerja
dhe djegia e pyjeve shkakton gërryerjen e tokave, prish
shtretërit e lumenjve dhe ndryshon rrjedhën e tyre. Hedhja
e mbetjeve vend e pa vend, sjell ndotjen e tokës, të ujit dhe
të ajrit. Mbetjet e plastikës qëndrojnë në natyrë për qindra vjet
pa u shpërbërë. Por natyra është thesari
i një vendi, që duhet përcjellë brez pas
brezi.
Trashëgimia natyrore përbëhet nga malet,
peizazhi, bota e gjallë, relievi dhe të gjitha
pasuritë e mbitokës apo nëntokës së një
vendi.
Kosova ka një trashëgimi të pasur natyrore,
si Parku i Sharrit, Shpella e Gadimes, Kanioni
i Mirushës, të cilat kanë vlera të veçanta dhe
mbrohen me ligj.
Monumente natyrore quhen objektet që gjenden
në natyrë e që kanë vlera të rralla natyrore
dhe biologjike për një vend.
Monumenti natyror është një burim
kulture dhe edukimi, burim i kënaqësisë
shpirtërore, burim për punë kërkimore-
shkencore. Ato duhet të njihen, të mbrohen
dhe t’u trashëgohen brezave.

122
Veprimtaria 4.14
Pyesni prindërit ose hulumtoni në internet për të mësuar më shumë rreth një
monumenti natyror që gjendet në komunën tuaj.

Emri i monumentit natyror:

Tiparet e tij:

Cilat janë vlerat e veçanta të këtij monumenti natyror?

Diskutoni në klasë rreth informacioneve që gjetët për monumentin natyror.

Pyetje dhe detyra


1. Si ndikon mjedisi në jetën e njeriut?
2. Po njeriu, si ndikon mbi mjedisin?
3. Pse themi që veprimet e njeriut mbi mjedisin sjellin pasoja të dobishme,
por edhe të dëmshme?
4. Përse duhet të kujdesemi për mjedisin?

Mësuam se
Njeriu e përdor mjedisin natyror për të plotësuar të gjitha nevojat
dhe dëshirat e tij.
Trashëgimia natyrore është thesari i një vendi.
Monumentet natyrore janë objekte me vlera të rralla për një vend.
Kosova ka një trashëgimi të pasur natyrore dhe shumë monumente të
tilla, të cilat duhen njohur e trashëguar në breza.

123
4.15 Ndotja e Tokës
F jalë kyçe
Dheu është shtresa e sipërme e sipërfaqes së shtresa e sipërme,
tokës. Ai mendohet si një sistem jetësor, ku jetojnë pjellori, krijimi i dheut
organizma të shumëllojshëm. Dheu ka një veti të
veçantë - pjellorinë, që është aftësia e tokës për të prodhuar bimë dhe kultura
bujqësore.
Krijimi i dheut është një proces i gjatë, që vjen si rezultat i qarkullimit të vazhdueshëm
të lëndëve dhe të energjisë ndërmjet organizmave të gjallë (bimëve, kafshëve
dhe mikroorganizmave) dhe botës jo të gjallë (gurëve dhe
mineraleve). Mirëpo sot, toka dhe shtresa e dheut
po rrezikohen nga erozioni (gërryerja), acidimi,
ndotja dhe kripëzimi.
Vit pas viti, shtresa pjellore e dheut
po humb sasi të mëdha, për shkak të
erozionit.
Po kështu, toka (dheu) mund të tejngopet
me kripëra për shkak të përdorimit të
madh nga njerëzit të plehrave kimike. Ky
proces është i papërshtatshëm për organizmat
që jetojnë në tokë dhe për cilësinë e prodhimeve
bujqësore.
Mbrojtja e dheut (tokës) është mjaft e rëndësishme,
sepse ai i thith shumë lehtë lëndët e dëmshme
që lëshojnë burime të ndryshme ndotëse.
Në shumicën e rasteve, toka është e ndotur
nga metalet, kimikatet, vajrat, nafta,
pesticidet, eksplozivët dhe gazet helmuese,
lëndët radioaktive ose biologjike, si dhe
substanca të tjera të dëmshme. Shpesh këto
ndotje vijnë nga mbetjet e zonave urbane
apo nga ato të fabrikave, që shkarkohen të
gjitha mbi tokë dhe nën tokë.

124
Veprimtaria 4.15
Mjetet e nevojshme
Në fundin e një ene me vrima vendosni gurë të tri enë me vrima në fund, gurë të imët,
imët; në tjetrën, rërë dhe në të tretën, argjilë. rërë, argjilë
Për të demonstruar se uji pastrohet kur kalon
në shtresat e sipërfaqes së tokës dhe në ato të nëntokës, derdhni një gotë me
ujë të ndotur me baltë në secilën prej
enëve.
Vëzhgoni dhe diskutoni për rezultatet.
• Cila enë e derdh më shpejt ujin?
• Cila më ngadalë?
• Si ndikojnë materiet e ndryshme në
filtrimin e ujit dhe pastrimin e tij?
Diskutoni në klasë për rezultatet e kësaj
veprimtarie.

Pyetje dhe detyra


1. Çfarë kuptoni me ndotje të tokës?
2. Cilët janë faktorët që ndikojnë në formimin e tokës bujqësore?
3. Çfarë pasojash ka ndotja e tokës?
4. Si mund ta mbrojmë tokën nga ndotja?

Mësuam se
Dheu është shtresa e sipërme e sipërfaqes së tokës dhe është baza për
jetën tokësore në planetin tonë.
Krijimi i dheut është një proces i gjatë, i cili bazohet në qarkullimin e
energjisë dhe lëndëve nëpërmjet organizmave të gjallë (bimëve, kafshëve
dhe mikroorganizmave) dhe botës jo të gjallë (gurëve dhe mineraleve).
Toka bujqësore ndotet nga pesticidet që përdor fermeri. Po kështu, ajo
i përthith shumë lehtë lëndët e dëmshme, të lëshuara nga burime të
ndryshme ndotëse.

125
Kontrolloni përparimin tuaj Tema 4
1. Plotësoni secilin pohim me njërën nga fjalët e mëposhtme.
minerale astronomi yjësi planetët teleskopin korja

a) quhen grupet e yjeve që formojnë figura të dukshme në qiell.


b) Shkenca që merret me studimin e yjeve, quhet .
c) Shkencëtarët përdorin për të vrojtuar dhe studiuar me
hollësi yjet dhe përbërjen e tyre.
d) janë trupa qiellorë, që sillen rreth një ylli dhe pasqyrojnë dritën
e Diellit.
e) e Tokës përbëhet nga një larmi e madhe shkëmbinjsh, të cilët
kanë përbërje të ndryshme dhe mbartin shumë të vlefshme, si:
hekur, alumin, silic etj.

2. Shkruani në secilën etiketë emrin e shtresës së Tokës.

3. E vërtetë (V) apo e gabuar (G)?  V G


- Hëna është sateliti i vetëm natyror i Tokës. 
- Hëna kryen një rrotullim të plotë rreth Tokës për 42 ditë.
- Hëna ndriçon për shkak të pasqyrimit të rrezeve të Tokës. 
- Gjatë ciklit të saj, Hëna e ndryshon formën disa herë, derisa fillon
sërish një cikël të ri.
- Një herë në katër vjet, viti ka 365 ditë, ndaj quhet vit i brishtë. 

126
4. Plotësoni skemën.

Ndotja e tokës (dheut) shkaktohet nga

5. Shëno V për pohimin e vërtetë dhe G për pohimin e gabuar.  V G


a) Toka rrotullohet rreth Diellit 
b) Dielli rrotullohet rreth Tokës. 
c) Rrotullimi i plotë i Tokës zgjat një ditë. 
d) Koha që i duhet Tokës për të bërë një rrotullim të plotë rreth vetes,
është 24 orë. 

6. Shënoni emrat e dy kafshëve që jetojnë në secilën nga këto zona


klimatike.
Zona klimatike Emri i kafshës
Zona me klimë të nxehtë
Zona me klimë mesatare
Zona me klimë të ftohtë

7. Si orientohemi në natyrë? Renditni disa mjete ose mënyra.


1.
2.
3.

8. Përshkruani një monument natyror të Kosovës dhe tregoni pse duhet


ta mbrojmë atë dhe t’ua lëmë trashëgimi brezave të ardhshëm.

127
Fjalorth
A Energji – aftësia që ka një trup ose lëndë për të
Adoleshencë – periudha gjatë së cilës njeriu, nga bërë një punë të caktuar.
fëmijë, bëhet një individ i rritur. F
Alergji – gjendje shëndetësore, e cila shoqërohet
me rritje ose ulje të theksuar të ndjeshmërisë Faktor – rrethana ose shkaqe që ndikojnë në një
së organizmit, kur brenda tij hyjnë lëndë si punë ose veprim.
pluhurat apo substanca të tjera të dëmshme. Fatkeqësi natyrore – ngjarje të rënda, të
Ar – metal i çmuar. shkaktuara nga dukuritë natyrore.
Argjilë – material që ngjason me baltën, i butë, Flluskë – bulë ajri ose gazi brenda një cipe të
me ngjyrë të bardhë ose të kuqërremë; përdoret hollë, p.sh., flluskat e sapunit.
për të bërë enë kuzhine ose sende të tjera G
zbukurimi.
Gaz – lëndë që ndryshon formën lehtësisht,
Asteroide – copa të vogla shkëmbi ose metali që
shpesh pa ngjyrë e pa aromë.
vërtiten në kozmos.
Goditje elektrike – goditje e shkaktuar nga
Astronomi – shkenca që merret me studimin e
elektriciteti me tension të lartë.
yjeve dhe qiellit.
Grimë – pjesë shumë e vogël e një lënde.
Avull – uji në gjendje të gaztë.
Azot – element kimik, gaz pa ngjyrë e pa erë, që GJ
përbën pjesën më të madhe të ajrit.
Gjendje agregate e lëndës – gjendja në
B të cilën ndodhet lënda: e ngurtë, lëngët, e gaztë.
Bakër – metal që përdoret për të prodhimin e H
telave elektrikë.
Habitat – vendbanimi i një kafshe ose bime.
Boshti i Tokës – bosht imagjinar, i cili lidh Polin
e Veriut me atë të Jugut. I
Burim elektriciteti – burimi nga vjen energjia Ilaçe – lëndë, të cilat shërbejnë për të
elektrike. parandaluar ose shëruar një sëmundje.
Ç Insekt (kandërr) – gjallesë me trup shumë të
vogël.
Çelës – element, i cili shërben për të hapur ose
mbyllur qarkun elektrik. J
D Jorruazorë – kafshët që nuk kanë skelet.
Decibel – njësia matëse e tingullit (zërit dhe K
zhurmës). Kalbje – procesi i prishjes, shpërbërjes së
Dridhje – lëkundje të shpejta. materialeve bimore nga organizmat.
E Kondensim – shndërrimi i avujve ose gazeve në
lëng. Procesi i kthimit të ujit në formë bulëzash,
Ekosistem – përbëhet nga një bashkësi
kur ajri i lagësht bie në kontakt me një sipërfaqe
organizmash që ndërveprojnë si midis tyre,
të ftohtë.
ashtu edhe me mjedisin fizik.
Ekuinoksi – dukuri astronomike, si rezultat i së L
cilës dita bëhet e barabartë me natën. Lëng – lënda në gjendje të lëngët.

128
M Puberteti – periudha nga fëmijëria në
Magnet – mineral hekuri ose çeliku, që ka vetinë adoleshencë, gjatë së cilës trupi pëson ndryshime
të tërheqë sendet prej hekuri, çeliku, nikeli etj. të dukshme.
Matësi i nivelit të tingullit – aparat që tregon se Pupë – larva e disa kandrrave, e cila është e
sa i fortë është tingulli. mbështjellë me një cipë të hollë në formën e
Mbetje – ajo që mbetet nga një produkt dhe nuk fshikëzës.
nevojitet më për përdorim. Q
Mbroj – marr masa për të ruajtur diçka nga
rreziku ose dëmtimi. Qark i mbyllur – qark elektrik, në të cilin
Mikrobe – gjallesa mikroskopike, të cilat elektriciteti rrjedh pa ndërprerje.
shkaktojnë sëmundje të ndryshme. R
Mikroorganizëm – gjallesë shumë, shumë e vogël.
Ricikloj – përpunoj një material që ka qenë
Model – diçka që merret si shembull për të bërë.
mbetje për ta ripërdorur.
N Ripërdor – përdor edhe një herë materialin që
Naftë – lëndë djegëse që nxirret nga nëntoka. është përdorur më parë.
Prej saj përftohen nënprodukte të tjera, si: Rrjedh – lëviz pa ndërprerje në një drejtim të
benzina, vajguri, parafina etj. caktuar.
Ndotje e mjedisit – kur nuk tregohet kujdesi i S
duhur për pastërtinë e ajrit, ujit dhe tokës.
Satelit – trup qiellor që rrotullohet rreth një
Ngrirje – ftohja e një lëngu derisa të kalojë në
planeti a një ylli.
gjendje të ngurtë.
Smog – ajër i ndotur, i cili duket si një mjegull
O e dendur ngjyrë kafe në të verdhë ose gri në të
Oksigjen – element kimik: gaz pa ngjyrë, pa erë, bardhë. Ai shkaktohet nga shkarkimi në ajër i
pa shije, i cili përbën rreth një të pestën e ajrit ndotësve dhe ngrihet mbi horizont.
dhe është i domosdoshëm për frymëmarrjen e Sh
gjallesave dhe për djegien.
Shkrirje – procesi gjatë të cilit një lëndë e ngurtë,
Orbita – rruga që bën një trup qiellor në
duke u nxehur, kalon në gjendje të lëngët.
hapësirë.

P T
Teleskop – mjeti që përdoret për të vrojtuar dhe
Pajisje elektrike – mjet që përdor rrymën elektrike
studiuar me hollësi yjet dhe përbërjen e tyre.
për të punuar.
Trup i ngurtë – gjendje agregate e lëndës, e cila
Parandalim – marrja e masave për të ndaluar të
nuk ndryshon formën e saj lehtësisht.
ndodhë diçka.
Përcjellës – material që përçon nxehtësinë, Y
elektricitetin etj.
Yjësi – grupe yjesh që formojnë figura të
Pika e vlimit – temperatura në të cilën vlon
dukshme në kupën qiellore.
lëngu.
Pikë e shkrirjes – temperatura në të cilën shkrin Zh
një trup i ngurtë. Zhavorr – rërë e trashë, e përzier me gurë të
Pistíl – organi femëror i lules, i përbërë nga vegjël, e cila gjendet zakonisht në brigjet dhe në
vezorja, shtyllëza dhe krekëza. shtretërit e lumenjve. Përdoret në ndërtim, për
Planetë – trupa qiellorë që sillen rreth një dielli. shtrimin e rrugëve, për përgatitjen e betonit etj.
Polet e magnetit – skajet e një magneti.
Prizë – pajisje që shërben për të lidhur një aparat
elektrik me elektricitetin e rrjetit.

129
REFERENCA
- Korniza kurrikulare e Arsimit Parauniversitar të Republikës së Kosovës, e rishikuar, Prishtinë, gusht 2016
- Kurrikula bërthamë e Arsimit të Mesëm të Ulët të Kosovës, gusht 2016, Prishtinë
- Kurrikula lëndore/programi mësimor për lëndën “Njeriu dhe natyra”, Standarde për tekstet shkollore,
Prishtinë, 2011
- Junior Green Pack Albania - Paketa e Gjelbër Junior (Libri i Mësuesit) The Regional Environmental Center
Albania ISBN: 978-9928-202-84-4
- Dituri natyre 4, Jon Board, Alan Cross, Tiranë 2018
https://www.youtube.com/watch?v=kreeXLdKwZ0
https://www.youtube.com/watch?v=ikCkE6sDSMs
https://en.wikipedia.org/wiki/Electroscope
https://en.wikipedia.org/wki/Magnet
https://www.slideshare.net/eniacs/puberteti
http://www.akm.gov.al/assets/energjite-e-rinovueshme.pdf
https://www.probleme.me/shendeti/femija-adoleshentet/ndryshimet-fizike-puberteti/
https://encrypted-tbn0.gstatic.com/images?q=tbn:ANd9GcRN9k3gI-IXhq9-RrYzXBSF_ejKIq0iKcgFjB_
QrfF5YRspe5XSh-HmESlKV7jUOMne248&usqp=CAU
https://quizlet.com/185035897/ndarja-e-lendeve-te-perziera-ne-lende-te-pastra-flash-cards/
https://www.dreamstime.com/

You might also like