Gjuha Shqipe 11, Sem II

You might also like

Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 4

Libër mësuesi / “Gjuha shqipe 11”

TEST II

Periudha janar-mars Emri/mbiemri ____________________

Letërsia shqipe: një histori e shkurtër

Letërsia shqipe është një letërsi europiane e, megjithatë, ajo është zhvilluar relativisht e veçuar nga
kultura mbizotëruese europiane. Shqiptarët, të cilët rrjedhin nga fiset nomade vendëse të Ballkanit
Jugperëndimor, i konsoliduan vendbanimet e veta larg udhëkryqeve më të rrahura të qytetërimit
evropian. Kultura e tyre ka qenë dhe mbetet një kulturë krejt e ndryshme dhe unike, ndërsa letërsia e
tyre e shkruar edhe sot pasqyron shumë prej karakteristikave të saj të veçanta. Madje, ky është një
prej faktorëve që e bën letërsinë shqiptare kaq të mahnitshme.
Vëllimi “Letërsia shqipe: një histori e shkurtër” orvatet të mbushë këtë zbrazëti, duke bërë një
përshkrim të përmbledhur të zhvillimit të të shkruarit krijues në gjuhën shqipe. Ai përqendrohet tek
autorët dhe rrymat më kryesore të letërsisë shqipe, që prej teksteve më të hershme në shekujt e
trembëdhjetë, pesëmbëdhjetë dhe gjashtëmbëdhjetë, deri te fillimi i mijëvjeçarit të ri, dhe është shkruar
duke pasur parasysh një lexues të zakonshëm. Si i tillë, libri mund të jetë i dobishëm si udhëzues për të
gjithë ata, fushat e interesit të të cilëve përfshijnë kulturat ballkanike, letërsinë e krahasuar dhe historinë
e kulturës europiane në përgjithësi.
Letërsia shqipe u zhvillua relativisht vonë dhe rritja, madje edhe vetë ekzistenca e saj, është rrezikuar
në shumë periudha. Libri i parë i botuar në gjuhën shqipe, sipas të dhënave që kemi, u shkrua në vitin
1555. Por pavarësisht nga ai dhe nga vepra të tjera të hershme, për letërsi kombëtare në Shqipëri mund
të flitet me vetëm nga fundi i shekullit të nëntëmbëdhjetë e më tej.
Fillesat e shëndosha të letërsisë moderne në vitet 1930 u shfarosën pa mëshirë nga udhëheqësit
stalinistë, që morën pushtetin në vitin 1944 dhe e mbajtën deri në vitin 1990. Dhe, së fundi, me të
rënë diktatura, letërsia shqiptare e realizmit socialist, krijesë e regjimit komunist, u bë e vjetruar dhe
e padëshirueshme.
Për periudha të tëra historike, për shqiptarët ka qenë e ndaluar me ligj që të shkruanin dhe botonin
në gjuhën e tyre. Librat dhe shkollimi në shqip ishin të ndaluar në të gjithë Shqipërinë pothuaj deri në
fund të sundimit otoman në vitin 1912, dhe një ndalim i ngjashëm, herë zyrtar dhe herë jozyrtar, ka
qenë në fuqi edhe në Kosovë nën sundimin serb, deri në vitet 1960.
Pas një mungese të gjatë, gjashtë deri në shtatë milion shqiptarët e Ballkanit po rifitojnë tani vendin e
tyre në Europë dhe kultura e tyre në lulëzim meriton më shumë njohje e vlerësim. Do të shpresoja që ky
libër të japë shtysën e nevojshme për këtë.

ROBERT ELSIE, “Malet Eifel”, Gjermani, maj 2005


Përktheu nga anglishtja: Majlinda Nishku

225
Libër mësuesi / “Gjuha shqipe 11”

1. Lexoni tekstin e mësipërm dhe rrethoni përgjigjen e saktë.


I. Teksti i mësipërm është: 1 pikë
a. përshkrues;
b. informues;
c. udhëzues;
d. rrëfyes.

II. Qëllimi kryesor i shkrimit të mësipërm është: 1 pikë


a. përmbledhja e librit “Letërsia shqipe”;
b. historia e letërsisë shqiptare;
c. historia e shqiptarëve;
d. dokumentet e para të gjuhës shqipe.

III. Duke iu referuar tekstit të mësipërm, letërsia moderne shqipe i ka fillesat: 1 pikë
a. në vitin 1944;
b. në vitet ’30;
c. pas viteve ’90;
d. në vitin1912;

2. Përgjigjuni shkurt kërkesave të mëposhtme.


a) Shkruani dy prej informacioneve kryesore që jep teksti i mësipërm. 1 pikë
....................................................................................................................................................
....................................................................................................................................................

b) Cili është qëllimi i shkrimit të tekstit? 1 pikë


....................................................................................................................................................
....................................................................................................................................................

c) Evidentoni disa nga informacionet kohore në tekst. 1 pikë


....................................................................................................................................................
....................................................................................................................................................

3. Plotësoni në mënyrë të përmbledhur elementet e skemës së komunikimit. 6 pikë


dhënësi: ........................................................................................................................................
marrësi: .........................................................................................................................................
referenti: ........................................................................................................................................
mesazhi: .......................................................................................................................................
kanali: ...........................................................................................................................................
kodi: .............................................................................................................................................

226
Libër mësuesi / “Gjuha shqipe 11”

4.Riformuloni me fjalët tuaja tezën e objektit kryesor të informacionit në tekst. 2 pikë


.......................................................................................................................................................
.......................................................................................................................................................
5.Nënvizoni në tekst një opinion. 1 pikë

.......................................................................................................................................................
6.Bëni analizën gjuhësore të leksikut në tekstin e mësipërm.

a) Shkruani pesë fjalë të leksikut formal, karakteristike për tekstin. 1 pikë


....................................................................................................................................................
....................................................................................................................................................
b) Evidentoni 5 fjalë të leksikut të specializuar në tekst. 1 pikë
....................................................................................................................................................
....................................................................................................................................................
6.Formuloni një përkufizim për termin letërsi bazuar në tekstin e mësipërm. 1 pikë

..........................................................................................................................................................
7. Tregoni si janë renditur informacionet në tekst dhe argumentoni. 2 pikë

a) Në mënyrë kronologjike;
b) Sipas renditjes shkak-pasojë;
.....................................................................................................................................................
......................................................................................................................................................

8. Sipas përzgjedhjes së mësipërme, paraqiteni në mënyrë skematike mënyrën e renditjes


së informacionit në tekstin e mësipërm. 1 pikë
..........................................................................................................................................................

9. Gjeni dy karakteristika gjuhësore që përcaktojnë mënyrën e renditjes së informacionit në tekst.

2 pikë
....................................................................................................................................................

10. Evidentoni elementet e një lloji tjetër teksti, brenda tekstit të dhënë. Përcaktoni llojin e tij.
2 pikë
.............................................................................................................................................................

11. Bëni analizën gjuhësore të tekstit të dhënë. 2 pikë


a) Koha e foljeve ................................................................................
b) Mënyra e foljeve...................................................................................

227
Libër mësuesi / “Gjuha shqipe 11”

12. Plotësojini fjalitë e dhëna me ndajfolje. 3 pikë


- Libri i parë i botuar në gjuhën shqipe u shkrua (ndajfolje në shkallën sipërore) ..........................
- Fillesat e shëndosha të letërsisë moderne u shfarosën (ndajfolje në shkallën krahasore) ...............
- Do të shpresoja që ky libër të japë .........................

13. Thoni rasën e parafjalëve të nënvizuara. 3 pikë


Ai përqendrohet tek autorët dhe rrymat më kryesore të letërsisë shqipe, që prej teksteve më të hershme
në shekujt e trembëdhjetë, pesëmbëdhjetë dhe gjashtëmbëdhjetë, deri tek fillimi i mijëvjeçarit të ri
-tek................................................................................................................................................
- prej
..............................................................................................................................................
- në ...............................................................................................................................................

14. Gjeni dhe vendosni në tabelë lidhëzat në tekstin e mëposhtëm. 2 pikë


Për periudha të tëra historike, për shqiptarët ka qenë e ndaluar me ligj që të shkruanin dhe botonin
në gjuhën e tyre, sepse i tillë ka qenë zhvillimi historik në të. Kultura e tyre ka qenë dhe mbetet një
kulturë krejt e ndryshme dhe unike, ndërsa letërsia e tyre e shkruar edhe sot pasqyron shumë prej
karakteristikave të saj të veçanta, kështu që ajo është një pasqyrë e qartë e kombit shqiptar.

Lidhëza bashkërenditëse Lidhëza nënrenditëse

Nota 4 5 6 7 8 9 10
Pikët 0-8 9-12 13-16 17-22 23-28 29-32 33-35

228

You might also like