Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 29

Sigurimet Shoqërore dhe Shëndetësore

Prof. Dr. Petraq MILO


Tiranë, 2024
Përmbajtja
◼ Kuptimi
◼ Baza ligjore
◼ Objekti
◼ Subjektet detyruese
◼ Periudha e deklarimit
◼ Paguesi
 Biznesi i Madh
 Biznesi i Vogël
 I Vetpunësuar
◼ Penalitetet
SUBJEKTET DETYRUESE

▪ Shuma të detyrueshme me ligj për të gjitha të ardhurat e


siguruara nga paga
▪ Subjektet detyruese:
▪ Të gjithë individët që realizojnë të ardhura nga paga, si dhe
▪ të gjitha subjektet punëdhënëse në raport me fondin bruto
të pagave që ato u paguajnë punonjësve të tyre
▪ Paguesi:
▪ Të gjithë subjektet në rolin e punëdhënësit si:
▪ Të gjithë shoqëritë, subjektet të tatimit mbi fitimin
▪ Subjektet e tatimit të BV
▪ Të gjitha njësitë jofitimprurëse dhe institucionet
buxhetore
▪ Personat e vetpunësuar
▪ Mbi bazën e pagës bruto ose minimale sipas VKM për
sigurimet shoqerore dhe shendetesore
LLOJET E KONTRIBUTEVE

▪ Sigurimi shoqeror
▪ Sigurimi për sëmundje
▪ Sigurimi për barrë-lindjes
▪ Sigurimi për pensione
▪ Sigurimi për aksidente në punë dhe
sëmundje profesionale
▪ Sigurimi i papunësisë
▪ Sigurimi shëndetsor
Normat per Sigurimet Shoqerore dhe
Shendetesore

Kontributet ne Perqindje

Per Punemarresit Personi fizik ( i


vetepunesuar) per veten
e vet dhe per punonjesit
Pjesa e Nga paga e e papaguar te familjes
Gjithsej
Punedhenesit Punemarresit

Semundjeve (paaftesi e perkohshme) 0.3 0.18 0.12 0


Barrelindjeve 1.4 0.83 0.57 1.4
Pensioneve 21.6 12.79 8.81 21.6
Aksidenteve dhe semundjeve profesionale 0.3 0.3 0 0
Papunesise 0.9 0.9 0 0
Shuma e Sigurimit Shoqeror 24.5 15 9.5 23
Sigurim Shendetesor 3.4 1.7 1.7 3.4
Totali 27.9 16.7 11.2 26.4
LLOGARITJA E KONTRIBUTEVE
▪ Llogaritja e kontributeve bëhet mbi bazën e pagës bruto (totale) mujore
ne kufijte :
▪ ne nivelin e pages minimale 40 000 leke
▪ ne nivelin e pages maksimale 176 416 leke
▪ Paga bruto nenkupton shuma e të ardhurave : (i)nga paga sipas
kontratës së punësimit, (ii) plus të gjitha shtesat e pagave me karakter
të përhershëm që lidhet me marrëdhëniet aktuale të punës apo nga
veprimtaria ekonomike
▪ Shpërblimet apo pagesat e tjera që merr nga punëdhënësi një
punonjës dhe që nuk lidhen me marrëdhëniet aktuale të punës dhe nuk
kanë karakter të përhershëm nuk përfshihen në llogaritjen e pagës
totale bruto
▪ Kur një punonjës nuk punon të gjitha ditët/orët e muajit për arsye të
ndryshme për efekt të llogaritjes së detyrimit mbahet parasysh arsyeja
e mungesës :
▪ kur mungesat në punë justifikohen llogaritja e pages bruto mujore
do të bëhet si vijon: ditët/orët e punuara në fakt * tarifa ditore/orare
▪ kur mungesat në punë nuk dokumentohen paga bruto do të
llogaritet: ditët/orët e punës/orët së muajit si përcaktohen në
kontratë*tarifën ditore/orare
LLOGARITJA E KONTRIBUTEVE
▪ Në shumën e pagës bruto mujore nuk përfshihen të ardhurat që
marrin punonjësit nga:
▪ përfitimet nga sigurimet shoqërore apo shëndetsore (raportet
mjekësore, etj të ngjashme)
▪ kompensimet për rritjen e cmimeve
▪ dhuratat në mjete monetare
▪ nga detyrime ushqimore
▪ vlefta e ushqimeve që u jep punonjësve punëdhënësi
▪ shpërblimet nga fitimi
▪ shpërblimet nga fondi i vecantë
▪ honoraret
▪ shpërblime të tjera që nuk lidhen me marrëdhëniet aktuale të
punës apo nga dypunësimi
SHEMBULL - LLOGARITJA E KONTRIBUTEVE
▪ Shoqëria TID shpk është shoqëri ndërtimi e regjistruar në degën e
TPM, me aktivitet në Delvinë. Ajo ka lidhur kontrata pune me
punonjësit e vet. Kontrata përmban numrin e ditëve të punës mujore
26 ditë dhe pagën ditore 1,800 leke per specialistin A dhe 2,000
lekë për specialistin B dhe 1,800 lekë në ditë për ekonomistin. Ajo
disponon këto të dhëna në lidhje me pagën e dy punonjësve të vet
▪ Punonjësi A specialist ndërtimit:
▪ 24 ditë pune
▪ 2 ditë raport mjekësore të njohur nga Sigurimet që paguhet 80%

▪ 5.000 lekë honorar për pjesmarrje në bord

▪ 10,000 lekë shpërblim nga fondi i vecantë

▪ 5,000 lekë vlefta e ushqimit

▪ Punonjësi B specialist ndërtimi:


▪ 21 ditë punë
▪ 3 ditë me raport mjekësor që nuk njihet nga Sigurimet

▪ 2 ditë mungesa të papaguara për shkak të ndërprerjeve të energjisë

▪ 20,000 lekë shpërblim nga fitimi

▪ 5,000 lekë të ardhura ushqimore nga bashkëshortja

▪ Ekonomisti ka bërë 26 ditë pune dhe paguhet me pagën e plotë dhe nuk ka
asnjë element tjetër në pagën etj.
Llogaritja e Kontributeve
◼ Punonjësi A:
◼ Paga e punës : 24 x 1,800 = 43,200 lekë
◼ Përfitimi nga Sigurimet për raportin mjekësor: 2
x1,800x80%=2,880 lekë
◼ Shpërblimi i marrë nga honoraret dhe nga fondi i vecante
nuk konsiderohen si të ardhura që i nënshtrohen kontributit
të sigurimeve. (Por ato i nënshtrohen llogaritjes së tatimit
mbi pagat)
◼ Totali i pagës = 46,080 lekë
◼ Meqënëse paga është më e madhe se paga minimale por
më e vogël se paga maximale atëhere llogaritjet do të jenë:
◼ Kontributi i punonjësit= 46,080 x 11.2%= 5,161 lekë
◼ Kontributi i shoqërisë = 46,080 x 16.7% = 7, 695 lekë
◼ Totali 12, 856 lekë
Llogaritja e Kontributeve
◼ Punonjësi B:
◼ Paga e punës = (26 – 2) x 2,000=48,000 lekë
◼ Të ardhurat nga shpërblimi nga fitimi dhe nga kompensimi
ushqimor nuk i nështrohen llogaritjes së kontributeve. Llogaritja
e kontributit
 I Punonjësit = 48,000 x 11.2% = 5, 376 lekë
 I shoqërisë = 48,000 x 16,7% = 8,016 lekë
◼ Totali i kontributeve që derdh shoqëria = 13,392 lekë
◼ Paga e Ekonomistit = 26 ditë x 1,800 = 46,800 lekë
Sigurimet shoqërore
◼ Regjistrimi në organet tatimore
◼ Personi i detyruar për të paguar kontributet e
sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore duhet të
regjistrohet në organet tatimore brenda 15 ditëve
nga çasti kur lind detyrimi për të paguar.
◼ Personat e vetëpunësuar brenda 20 ditëve nga data
e regjistrimt në organet tatimore duhet të paraqiten
në agjensinë e sigurimeve shoqërore për të marrë
numrin e sigurimit të tyre (brenda 7 ditëve u jepet ky
numer).
◼ Penalitete per mos regjistrim:
 shoqëritë dënohen me 60,000 lekë gjobë kurse
 individët e vetpunësuar me gjobë 20,000 lekë.
Sigurimet shoqërore
◼ Organet që mbledhin kontributet
 Detyrën për të pranuar, verifikuar dhe mbledhur kontributet
e sigurimeve shoqërore ligji ua ka ngarkuar organeve
tatimore, të cilat i derdhin (brenda 30 ditëve BM dhe Brenda
45 ditëve BV) pastaj këto shumë në favor të ISSHoqërore
dhe ISShëndetsore.
Llogaritja e kontributeve
◼ Bëhet nga Punëdhënësi
 Për kontributin e punëmarrësit
 Për kontributin e punëdhënësit
◼ Përgjegjësia për llogaritjen e saktë është e punëdhënësit
 Gjoba për mosdeklairm të saktë
 Interesa për pagesë të vonuar
◼ Kufijte
 Minimalë 40,000 lekë
 Maksimal 176 416 leke
Llogaritja e Kontributeve -Raste
◼ Por kur individi mund të jetë i punësuar në më shumë
se nje vend pune?
 Në këto raste udhëzimi nr.26 dt.16.04.2009 parashikon
se llogaritja e kontributeve nuk do të bëhet për shumën
totale të pagave që ai merr por do të llogaritet për cdo
vend pune vecmas.

 Dallonhen disa raste:


◼ Kur të dyja subjektet janë në të njëjtër drejtori rajonale
 Paga maksimale tek njëri – tjerti zero me shënim në listë pagese
 Kur paga është nën kufirin maks – deklarojnë të dy subjektet me
vehte
Llogaritja e Kontributeve -Raste

◼ B) Kur dy subjektet nuk janë në të njëtën


drejtori rajonale:
 Secilisubjekt llogarit e deklaron me vehte
 Për shumën mbi pagën maksimale
◼ Paraqitet kërkesa OT për rimbursim
 Brenda 30 ditësh duhet të bëhet rimbursimi I subjektit ku
punonjësi ka marrë pagën me të lartë
▪ Ose me pagim detyrimesh,,,,,
 Subjekti brenda 30 ditësh rimburson punonjësin
Llogaritja e Kontributeve -Raste
◼ Po kur një individ është i punësuar me
kontratë pune me kohë të pjesshme?
Edhe në këtë rast do paguhen SSH&SH –
Pjesërisht
◼ Masa dhe lloji i sigurimit përcaktohet
 nga koha gjatë së cilës është i punësuar me
kontratë të pjesshme pune.
◼ kur punohet me pak se 24 orë në jave, (paguhen
kontributet vetëm per pensionet, aksidente në punë,
sëmundje profesionale dhe sigurimet shëndetsore)
◼ kur punohet më pak se një jave gjatë një muaji
(llogariten dhe paguhen kontributet për sëmundje
profesionale, aksidente në punë dhe sigurim
shëndetsore.
Llogaritja e Kontributeve -Raste

◼ Të punësuarit me kontratë pune, me ose pa afat, por me


kohë të pjesshme, që zgjat më pak se 87 orë në muaj, të
cilët sigurohen në mënyrë të detyrueshme, por jo më pak
se niveli minimal, për barrëlindje, pensione, aksidente
në punë e sëmundje profesionale dhe në sigurimin
shëndetësor
◼ Të punësuarit me kontratë pune, me afat më pak se një
javë gjatë vitit, me kohë të plotë ose të pjesshme ditore,
të cilët sigurohen në mënyrë të detyrueshme, ne nivelin
minimal, për aksidente në punë, sëmundje profesionale
dhe sigurim shëndetësor
◼ Punëtorët e shtëpisë
Llogaritja e Kontributeve -Raste
◼ Llogaritja e kontributeve për të vetpunësuarit
◼ Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore,
për personat e vetëpunësuar (përfshirë personat e
vetëpunësuar që punësojnë persona të tjerë) dhe
punonjesit e papaguar të familjes me te cilet punojne e
bashkejetojne, llogariten si një përqindje e pagës mujore
minimale.
◼ Përqindjet përkatëse dhe niveli i pages minimale
percaktohen në Vendimin e Këshillit të Ministrave “Për
disa çështje në zbatim të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993
“Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë,
i ndryshuar”.
◼ Përkatësisht paga minimale është 40,000 lekë dhe
maksimale 176416 lekë.
Llogaritja e Kontributeve -Raste
◼ Po kur veprimtaria ekonomike e personave të vetëpunësuar fillon,
përfundon apo ndërpritet?
◼ Kërkohet që:
 Veprimtaria të jetë ndërprerë të paktën për një periudhë prej së paku
një muaj të plotë kalendarik gjatë një periudhe deklarimi,
 dhe fillimi, mbyllja apo ndërprerja e veprimtarisë ekonomike i është
njoftuar degës së tatimeve me shkrim,
◼ Në këtë rast shuma e kontributeve për t’u paguar do të
llogaritet sipas formulës së mëposhtme:

shuma për t’u paguar për periudhën e deklarimit x (A / B)

ku: A = numri i muajve të plotë apo të pjesshëm brenda


periudhës së deklarimit gjatë së cilës është kryer veprimtaria
ekonomike;
dhe, B = numri i muajve të plotë gjatë periudhës së deklarimit.
Llogaritja e Kontributeve -Raste
◼ Neqoftese i vetepunesuari eshte njekohesisht edhe
punemarres ne nje punedhenes, atehere:
 Ai duhet të deklarojë dhe paguajë si :
◼ i vetpunësuar
◼ Si i punësuar

◼ Kontributi total nuk duhet të klaojë maksimumin ligjor.


◼ Deklarimi dhe pagesa do bëhet:
 Do t’i ndalohet nga punëdhënësi shuma përkatëse
 Pjesën tjetër deri në maksimumin ligjor do t’a deklarojë si i
vetpunësuar
◼ Nëse si i punësuar i ndalohet maksimimi i kontributit,
athëre:
 Nuk do të paguajë si i vetpunësuar
 Do deklarojë me zero
Llogaritja e Kontributeve -Raste
◼ Shembull 5.5
◼ Agroni ka një biznes riparim televizorash i
regjistruar si person fizik, të cilën e ushtron cdo
mbasdite. Njekohesisht ai është i punësuar në një
shoqëri të prodhimit dhe tregtimit të kompjuterave.
Gjatë muajit shtator 2009 Agroni ka marrë një
pagë nga shoqëria e kompjuterave prej 55,000
lekësh. Supozohet gjithashtu që ai nuk ka
persona të familjes në ngarkim
◼ Kërkohet : Tregoni se sa do të jenë kontributet e
sigurimeve shoqërore dhe shëndetsore që duhet
të paguajë Agroni gjatë muajit shtator?
Llogaritja e Kontributeve -Raste
◼ Zgjidhje 5.5
◼ Në këtë rast Agroni duhet të paguajë detyrimet dy herë:
 si i punësuar pranë shoqërisë së kompjuterave
◼ Llogaritja në këtë rast do bëhet mbi pagën e marrë në fakt,
meqënëse ajo është më e vogël se kufiri maksimal dhe më e madhe
se kufiri minimal për efekt të llogaritjes së kontributeve: Konkretisht
llogaritjet do te jenë
55,000 x 16.7 % = 9,185 lekë, paguhen nga shoqëria e kompjuterave
◼ 55,000 x 11.2% = 6,160 lekë, paguhen nga vetë paga e Agronit
 si i vetëpunësuar
◼ Llogaritja në këtë rast bëhet mbi bazën e diferencës së pagës
maksimale prej 176416 lekë me pagën reale të paguar tek shoqëria e
kompjuterave dhe përqindjes, sipas VKM prej 27.9%. Konkretisht ai
duhet të llogarisë dhe të paguajë në llogari të organeve të sigurimeve
shoqërore shumën si vijon:
◼ (176 416 – 55,000) x 27.9 % = 33,875 lekë
LLOGARITJA E KONTRIBUTEVE
NXENES - STUDENTE
▪ Nxënësit, studentët në kohën e praktikës së tyre
profesionale sigurohen nga punëdhënësi vetëm për
aksidentet në punë gjatë kohës së kontratës së
prakikës mësimore.
▪ Punonjësit e punësuar rishtazi në tatimpagues me
fason, nëse kryejnë një periudhë të formimit
profesional për punë të kualifikuar dhe kur
punëdhënësi nuk merr financime nga Ministrai e
Punes sigurohen vetëm për aksidente në punë dhe
sëmundje profesionale mbi pagën bruto minimale
dhe paguhen totalisht nga punëdhënësi
▪ Këta punonjës deklarohen së bashku me punonjësit
e tjerë, por bëhet shënimi ” në formim profesional”
LLOGARITJA E KONTRIBUTEVE – SHTETAS
TE HUAJ
◼ Shtesat e huaj të punësuar në tatimpagues shqiptarë ose
të vetëpunësuar në Shqipëri trajtohen njëlloj si punonjëst
shqiptarë. Pra detyrohen të sigurohen.
◼ Nëse shtetasi e huaj kanë rezidencë në dy vende, dhe
rezidencë të ëprhershme në vendin e huaj, do të bëjnë
sigurimin e detyueshëm vetëm në shtetin e tyre, por më
kusht që të ketë një marëeshje midis RSH dhe atij vendi.
◼ Kur shtetasit e huaj kanë një kontratë shërbimi me një
tatimpagues shqiptar nuk paguajnë sigurimin e
detyrueshëm
◼ Shtetasit e huaj që punojnë në një subjekt i cili nuk ka
detyrimin të regjistrohen në Shqipëri, sipas një akti ligjor
shqiptar, ose sipas një marrëveshje dypalëshe janë të
përjashtuar
SIGURIMET SHOQERORE - DEKLARIMI

▪ Shoqëritë apo përsonat fizikë të cilët, sipas këtij ligji, paguajnë


kontributet të SSH e SH duhet te plotësojnë dhe të dorezojnë ne
organet tatimore per cdo periudhe mujore një deklaratë për
paraqitjen e shumes totale të kontributeve per t'u paguar, shumen
dhe tipin e perfitimeve te paguara dhe vleren e kontributeve te
paguara, si dhe deklaratën analitike të të punësuarve e cila pasqyron
per cdo person të punësuar apo pjestar të familjes (për të
vetpunësuarit) emrin, numurin e sigurimeve shoqerore, shuma e
kontributeve per t'u paguar dhe shuma e perfitimeve
▪ Deklarimi kontributeve më pak se sa duhej dënohet me gjobë 50%
të shumës së detyrimit
▪ Afatet e deklarimit dhe te pageses :
▪ nga punedhenesi, çdo muaj, jo me vone se data 20 e muajit
pasardhes;
▪ nga personi i vetepunesuar jo me vone se data 20 e muajit te
parë pas mbarimit të çdo tremujori te vitit kalendarik
PASQYRE PERMBLEDHESE
Personi qe Kontributet Shpeshtesia e Afati per
detyrohet te qe paguhen deklarimit dhe deklarimin dhe
paguaje pageses pagesen
kontributet
Personi juridik i a) Kontributet qe mbahen nga paga Jo me vone se
regjistruar si e punemaresve Mujore data 20 e
tatimpagues i b) Kontributet e punëdhënësit per muajit
TVSH punemarresit pasardhës
Personi fizik i a) Kontributet e të vetëpunësuarit
regjistruar si për vete
tatimpagues i b) Kontributet për punonjësit e Jo me vone se
TVSH papaguar të familjes Mujore data 20 e
c) Kontributet që mbahen nga muajit
paga e punëmarrësve pasardhës
d) Kontributet e të vetëpunësuarit
për punëmarrësit
Personi juridik i Per çdo tremujor Jo me vone se
regjistruar si a) Kontributet qe mbahen nga pagat brenda dates 10 te datat:
tatimpagues i e punemaresve muajit te pare pas 20 Prill;
takses vendore b) Kontributet e punëdhënësit per perfundimit te çdo 20 Korrik;
mbi punemarresit tremujori te vitit 20 Tetor;
biznesin e vogel. kalendarik 20 Janar.
a) Kontributet e të vetëpunësuarit
Personi fizik i për vete Per çdo tremujor Jo me vone se
regjistruar si b) Kontributet për punonjësit e brenda dates 10 te datat:
tatimpagues i papaguar të familjes muajit te pare pas 20 Prill;
takses vendore c) Kontributet që mbahen nga perfundimit te çdo 20 Korrik;
mbi paga e punëmarrësve tremujori te vitit 20 Tetor;
biznesin e vogel. d) Kontributet e të vetëpunësuarit kalendarik 20 Janar.
për punëmarrësit
SIGURIMET SHOQERORE-DENIMET
▪ Mosdeklarimi në afat denohet me penalitet 10% e shumës së detyrimit
por jo më pak se 10,000 lekë
▪ Dorëzimi i pasaktë i deklaratës dënohet me gjobë 5 % të shumës së
detyrimit të papaguar për secilin muaj apo pjesë të muajit, por jo më
shumë se 25% e shumës së detyrimit të papaguar
▪ Në rast fshehje të detyrimit tatimor, pra kur deklarohet dhe paguhet më
pak kontribute sesa nga vlera reale që duhej deklaruar dhe paguar,
dënimi me gjobë është 100% e vlerës së fshehur
▪ Mosdeklarimi në afat i deklaratës - më një gjobë prej 10,000 lek
▪ Punëdhënësi duhet ta pajisë punëmarrësin me numrin e sigurimit
shoqëror (mbetet i njëjti edhe kur ndryshojnë vendin e punës)dhe të
mbajë regjistrime për periudhën e punës dhe shumat e paguara
▪ Kur ai nuk mban këto regjistrime dënohet me gjobë 30,000 lekë
▪ Kur punonjësve u është mbajtur SSH&Sh dhe nuk janë paguar në
organet përkatëse shoqëria dënohet me gjobë 50% të shumës dhe
nëse edhe pas 3 muaj nuk i derdh behet kallezim penal
SIGURIMET SHOQERORE – KONTROLLI

▪ Deklarimi i ndryshimeve të punonjësve : (i) punemarresit e


punesuar rishtazi, 24 orëve para fillimit te punes, (ii) te larguarit nga
puna duhet t’i deklarojne me shkrim brenda 10 diteve nga largimi, (iii)
si datë deklarimi merret data e postimit /dorëzimit në protokoll
▪ Organet tatimore kanë të drejtë të kontrollojnë punëdhënësin për të
verifikuar nëse deklaratat dhe pagesat e kontributeve të
detyrueshme janë të plota dhe të sakta si dhe për deklarimin e numrit
e punonjesve
▪ Për ushtrimin e kontrollit organet tatimore kanë të njëjtat të drejta dhe
detyrime si ato të kontrollit tatimor, dmth nese pengohen nga
punëdhënësi për të ushtruar kontrollin e tyre atëhere ai dënohet me
gjobë prej 100 mijë BV dhe 1 milion lekësh bizneset e tjera
▪ Mosdelakrimi i punonjësit gjobitet me 50 mijë lekë per biznesin e
vogel, 100 mijë lekë për herë të parë per biznesin e madh, dhe 100
mijë për cdo punonjësi plus dhe detyrimin e SSH e Sh per here te
perseritur
SIGURIMET SHOQERORE - VLERESIMI

▪ Vlerësimi Kur organet tatimore zbulojnë se kontributet nuk janë


paguar, lëshojnë një njoftim vlerësimi, ku paraqitet shuma e
kontributeve shtesë për t’u paguar, së bashku me vlerën e interesave
dhe të gjobave që duhen paguar.
▪ Pagesa e shumave të vlerësuara bëhet brenda 10 ditëve nga data e
dërgimit të njoftimit të vlerësimit
▪ Afatet kohore të vlerësimit Organet tatimore kanë të drejtë të bëjnë
vlerësime, sipas nenit 17 të këtij ligji, brenda 5 vjetëve nga data kur
duhej të ishte depozituar deklarata për periudhën e vlerësuar
▪ Në rastet e një ndryshimi në vlerësim, si rezultat i apelimit, afati
kohor shtyhet sa kohëzgjatja e apelimit
▪ Nëse kontributet nuk paguhen në kohë, mbahen interesa për pagesë
të vonuar. Interesat nuk falen nga asnjë autoritet
▪ Masa e interesit për pagesë të vonuar është ajo e përcaktuar në
ligjin nr. 8560 datë 22.12.1999 “Për procedurat tatimore në
Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar
APELIMI
▪ E drejta e apelimit Çdo person, që detyrohet të paguajë kontribute,
gëzon të drejtën e apelimit për vlerësimin e kontributit shtesë të
interesave ose gjobave
▪ Çdo punëmarrës ka të drejtën e apelimit për llogaritjen e vlerës së
kontributit, të mbajtur nga punëdhënësi
▪ Çdo i punësuar mund të apelojë me shkrim pranë Institutit të
Sigurimeve Shoqërore për llogaritjen e shumës së kontributeve të
mbajtura nga punëdhënësi.
▪ Duke qënë se janë organet tatimore ato që kontrollojnë dhe bëjnë
vlerësime për kontributin e llogaritur dhe të paguar, rezultatet e te
cilës i komunikojnë me njoftim vlerësimi tatimor, atëhere
punëdhënësi dhe personi i vetëpunësuar mund të apelojnë me shkrim
në organet tatimore, pra në drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve
dhe pastaj në Komisionin e Apelimit Tatimor

You might also like