Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

PROCESE FONETIKE

1.ASIMILIMI – Dy tinguj që janë pranë njëri-tjetrit bëhen krejtësisht të njëjtë ose të ngjashëm.
Asimilimi i plotë në distancë: - numur – numër, çarape – çorape, shirup – shurup…

2.DISIMILIMI – Dy tinguj të njëjtë ose të afërt në tiparet e tyre, bëhen të ndryshëm ose
largohen nga këto tipare.
P.sh. birbil – bilbil, arbitër – albitër…

3.PËRNGJITJA (AGLUTINIMI) – Bashkimi në një njësi të vetme leksikore i dy ose më


shumë fjalëve që përdoren dendur pranë njëra – tjetrës.
P.sh. atë =herë atë + herë, mandej = më + andej, përballë = për + ballë…

4.BUZORËZIMI (LABIALIZIMI) i zanoreve: - Zanoret që janë pranë bashkëtingëlloreve


buzore mund të ndikohen prej tyre dhe të kthehen në zanore të buzorëzuara.
P.sh. krypë – kripë, hypi – hipi, rrypi – rripi…

5.QIELLZORIZIMI (PALATALIZIMI) i zanoreve: - Nën ndikimin e bashkëtingëlloreve


qiellzore, zanoret mund të kthehen në qiellzore (palatale).
P.sh. qengji – qingji, një – nji, gjendje – gjindje…

6.METATEZA – Ndërrimi i vendeve të tingujve në fjalë.


P.sh. trubull – turbull, shloj – lëshoj…

7.SINALEFA – Dukuria e reduktimit të dy tingujve në një të vetëm.


- Me anë të elizionit (m’i dha);
- Me anë të kontraksionit (alkool > alkol, koordinoj > kordinoj)

8.SINEREZA – Kur dy zanore që janë pranë, bashkohen në difongje.


P.sh. stadium, idiot, vëllai, babai…

9.DIEREZA – Shqiptimi në dy rrokje të ndryshme i dy zanoreve që zakonisht formojnë një


rrokje të vetme.
P.sh. Austria, autonomi, autor, neutron…

ROTACIZËM Kalimi i n-së në r në mes të dy zanoreve në fjalët e disa gjuhëve e në


dialektet. Dukuria e rotacizmit.

Apofonia është proces i vjetër fonetik e morfologjik. Është formuar me


ndryshimin e zanores së temës së fjalës: e kthimit të: e-së > o, je > o dhe a >o

Është vërtetuar në fushën e foljeve, në veçanti te disa folje në të kryerën e


thjeshtë: - e > o: bredh > brodha, dredh > drodha, hedh > hodha, heq > hoqa
etj. - je > o: mbjell > mbolla, vjel > vola, nxjerr > nxora, ndjek > ndoqa, sjell >
solla etj. - a > o: marr > mora, dal > dola etj. Disa folje të ashtuquajtura
apofonike gjatë zgjedhimit të tyre zanoren: e (ose je) e kthejnë në: i: hidhem
(hidhja), hiqem (hiqja); sillet (sillja), ndiqet (ndiqja) etj.

Metafonia quhet ndërrimi i zanores a > e dhe e > i. Dukurinë e metafonisë e


ndeshim tek emrat dhe te foljet. P.sh., ndërrimi: - a > e: natë - net, asht -
eshtra, dash - desh; - e > i: shteg - shtigje, breg - brigje.

Qiellzorëzimi (palatalizimi) palatum = qiellzë.Tingujt që palatalizohen (kur


edhe formohet shumësi i disa emrave) në gjuhën shqipe janë: 1. k > q: ujk -
ujq, mik - miq, plak - pleq, bujk - bujq; ose te foljet: pjek - poqa, ndjek - ndoqa
etj.; 2. g > gj: zog - zogj, murg - murgj, varg - vargje; te foljet: djeg - dogja; 3. ll
> j: ishull - ishuj, shembull - shembuj, shekull - shekuj; 4. l > j: muskul -
muskuj; 5. r > j - e ndeshim te një numër i kufizuar emrash: lepur - lepuj,
flamur - flamuj.

Diftongu, i njohur gjithashtu si zanore rrëshqitëse, është një kombinim i dy


tingujve zanorë ngjitur brenda së njëjtës rrokje. Teknikisht, një diftong është një zanore
me dy objektiva të ndryshëm: domethënë, gjuha (dhe/ose pjesë të tjera të aparatit të të
folurit) lëviz gjatë shqiptimit të zanores. Më e rëndësishmja, diftongjet përmbahen plotësisht në
bërthamën e rrokjes.

You might also like