Letërsia e Vjetër Shqiptare 4

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 1

Letërsia e vjetër shqiptare

Letërsia e vjetër shqiptare u lind në kohën kur vendi ynë ishte i pushtuar nga
osmanët, ideologjia ishte fetare dhe nën kushte të shoqërisë feudale e gjithë kjo u
zhvillua në mesjetë. Duke u nisur nga qëllimet atdhetare, shkrimtarët e kësaj periudhe
shkruan edhe vepra mësimore e didaktike.
Letërsia e vjetër shqipe ndahet ne tri periudha:

1. Letërsia e Humanizmit - me përfaqësues kryesor Marin Barletit.


2. Letërsia Filobiblike - me përfaqësues Pjeter Budin, Pjeter Bogdani, Frang Bardhi.
3. Letërsia e Bejtexhinjve - me përfaqësues Muhamet Kyçyku, Nezim Berati.

Libri i parë i shkruar në gjuhën shqipe është “Meshari” i Gjon Buzukut, botuar
më 1555.
Vepra me rëndësi e këtij lloji është “Historia e Skënderbeut” e Marin Barletit, botuar
rreth viteve 1508-1510 .
Me letërsi të vjetër shqiptare kuptojmë letërsinë e tre shekujve. Në qoftë se në
shekullin XVI u shkrua vetëm “Meshari” në shekullin XVII ai ndiqet nga librat në gjuhën
shqipe të Pjetër Budit, Frang Bardhit, Pjetër Bogdanit etj.
Veprat e tyre kanë kryesisht karakter fetar ose mësimor, janë fjalorë disagjuhësh ose
përkthime. Ata vetë kanë një formim greko-bizantin, ndaj dhe në shkrimet e tyre
përdorin kryesisht alfabetin grek, por pati edhe nga ata, si Anonimi i Elbasanit,
Theodhor Haxhifilipi e ndonjë tjetër, që krijuan edhe alfabete të veçanta të shqipes,
duke dashur të vënë në dukje individualitetin e gjuhës shqipe dhe dallimin e saj nga
gjuhët e tjera.
Fakt i rëndësishëm i jetës letrare të shekullit të XVIII dhe fillimit të shekullit të XIX
është krijimtaria e bejtexhinjve (letërsi shqiptare me alfabet arab) me përfaqësues
kryesore: Hasan Zyko Kamberi , Nezim Frakulla , Muhamet Çami, e të tjerë.
Një degëzim të veçantë të letërsisë së vjetër shqiptare përbënte letërsia arbëreshe,
prodhim i shqipëtarëve të emigruar në Itali para dhe pas vdekjes së Skënderbeut.
Letërsinë arbëreshe e shënuan veprat e Jul Varibobës (shek. XVIII), ku bie në sy jo
vetëm origjinaliteti i trajtimit të materialit, por edhe cilësia e lartë artistike, traditë e që u
çua pastaj me përpara nga shkrimtarët arbëreshë të Rilindjes Kombëtare (De
Rada, Dhimitër Kamarda, Gavril Dara i Riu, Zef Skiroi, Anton Santori, Nikolla Keta, Zef
Serembe etj.).
Ndonëse e kufizuar në tematikë dhe e përfaqësuar me një numër të vogël veprash,
rëndësia e letërsisë së vjetër qëndron, në rradhë të parë, në faktin se ajo është
shprehje e vitalitetit të popullit shqiptar, e qëndresës së tij kundër pushtuesit e kulturës
së huaj. Nëpërmjet veprave të kësaj letërsie u ruajt e gjallë dashuria për gjuhën shqipe
dhe tradita për shkrimin e saj.

You might also like