Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 12

Tema:Paraja elektronike në Shqipëri

ABSTRAKTI:
Njerëzimit i është dashur që për të plotësuar nevojat e tyre, të shkëmbenin një mall që e
kishin me shumicë me një mall tjetër. Por si të përcaktonin vlerën e këtij malli krahasuar me
mallin tjetër? Atëhere lindi nevoja për një ndërmjetsues që ishte “ paraja “ Paraja që në kohët
e hershme ka qenë në një formë a në një tjetër , një mjet i cili përcaktonte vlerën e një malli.
Format e saj ishin të ndryshme nga viti në vit, dhe nga ajo në formë fizike, kaloj në atë
elektronike, ku shihet se përdorimi i kësaj të fundit po rritet me ritme të shpejta.
Format e parasë elektronike janë disa, dhe përdormi i tyre tregon që ka bërë të mundur që të
ofrojë efikasitet dhe lehtësi në përdorim, edhe pse përdorimi i tyre nuk është ende tepër
masiv. Një rëndësi të madhe ka edhe përhapja e saj në Shqipëri, ku shihet se përdorimi i kësaj
forme të parasë ka një rritje të vazhdueshme, gjë që tregon se pavarësisht se përdorimi i saj
ende nuk është bërë e mundur të përdoret në cdo vend, përsëri njerëzit kanë tendencë ta
përdorin atë duke rritur besimin te konsumatorët, apo duke ja u lehtësuar punën.

HISTORIKU I PARASË
- Shkëmbimi ishte i nevojshëm për njerëzit që në kohët e hershme të cilët mund të
shkëmbenin produktet që u tepronin me produktet që ata kanëpasur nevojë.

- Por për të lindur shkëmbmi , është i nevojshem që të dy shkëmbyeësit të kenë nevojë


për njëri-tjetrin dhe të dyja palët të dinë vlerën e mallit të tyre, dhe kështu lindi paraja
si mjet shkëmbimi i të gjithëprodukteve të tyre.

- Sigurisht që paraja nuk ka pasur formen të cilën e ka sot pasi në fillim janë përdorur
sende të tjera shkëmbimi si guaska apo kripa ndërsa me kalimin e viteve filloi të
përdorej ari dhe argjendi meqënëse këto metale ishin rezistente, jetëgjatë dhe të
ndashme dhe mbi të gjitha vlerësoheshin nga të gjithë.

- Këto monedha u prodhuan nga banorë të lashtë të Anadollit Lindor gjatë shekullit të
V11 p.e.s. Pavarësisht se ato ishin më të lehta për tu numëruar dhe transportuar
kishin dy probleme kryesore që ishte vjedhja nga hajdutet në mënyrë të lehtë dhe
peshonin shumë.

- Kështu për shkak se nuk mund ti merrrnin monedhat e tyre ngado, filloi vendosja e
monedhave nëbanka ku nëpërmjet disa letrave apo dëftesave shënohej sasia e
monedhave që ata kishin dhe banka nëpërmjet këtyre letrave kushdo që i dispononte
u jepte sasinë e arit të shënuar.

- Kështu tregtarët filluan përdorimin e këtyre letrave nëpërmjet të cilave lindi dhe
kartëmonedha.

- Në vendin tonë prerja e monedhave e ka fillimin në shekullin 1V p.e.s në Dyrrah dhe


Apolloni në kohën e Ilirisë. Në shkurt të vitit 1926 u bë qarkullimi i monedhës së parë
kombëtare shqiptare nga Banka e Shqipërisë ku u caktua frangu ar dhe që prej vitit
1947 njësia monetare në vendin tone është leku. (1)

EVOLIMI I PARASË
Paraja ka evouar nëpër faza të ndryshme sipas vendit kohës apo rrethanave ku do të
përmendim:
1) Paratë e mallrave:
Këtu do të përmendim periudhën e hershme të qytetërimit njerëzor ku malli që
kërkohej dhe zgjidhej me pëlqimin e të dyja palëve përdorej si para. Mallra të tilla
si lëkura , kripa , orizi, , veglat , armët etj. Kjo mënyrë shkëmbimi njihej ndryshe
si ‘’shkëmbimi i këmbimit.
2) Paratë metalike:
Përparimi i njerëzimit solli ndryshimin e parave të mallrave në para metalike te
tilla si bakri, ari, argjendi për shkak të lehtësisë së përdorimit të tyre.
3) Paratë letër :
Metoda e mbajtjes së monedhave të arit dhe argjendit nga një vend në tjetrin u
cilësua si e papërshtatshme dhe e rrezikshme duke sjell shpikjen e parasë letër që
ishte një fazë mjaft e rëndësishme e zhvilimit të parasë e cila rregullohet dhe
kontrollohet nga Banka Qëndrore e vendit.

4) Paratë e kredisë:
Kjo lloj forme e shfaqjes së parasë u zhvillua thuajse krah për krah me atë të
parave letër. Njerzit një pjesë të parave të tyre i mbajnë si depozita në bankë të
cilat mund ti tërheqin lehtësisht nëpërmjet kontrolleve. Kontrolli njihet ndryshe si
paratë e kredisë ose të bankës që nuk janë para por kryejnë të njëjtin funksion si
paratë.

5) Paratë plastike:
Lloji më i fundit i parave është ajo në formën e kartave të kreditit apo debitit.
Qellimi i kësaj forme paraje është heqja e nevojës së mbajtjes së parave të
gatshme për të kryer transaksione.
Ndikimi i parasë në veprimtarinë ekonomike në tërësi është mjaft i
rëndësishëm.Rritja e ofertës së parasë sjell rritje të nivelit mesatar të të
ardhurave,cmimeve dhe punësimit. (3)

Ç’është paraja elektronike dhe si lindi ajo?


Paraja elektronike është një formë e parasë , në formë elektronikë , e njohur ndryshe dhe si
paraja dixhitale. Ajo përfshin rrjete kompjuterike si internet dhe sistemet dixhitale të vlerave
të ruajtura për transaksione.
Nevoja për formimin e parasë elektronike ka ardhur që në gysmën e dytë të viteve 80 në
Japoni, nga disa kompani si ato telefonike dhe të transportit , pra jo banka. Ato kishin si
qëllim zvendësimin e parasë cash dhe përmirësimin e shërbimit ndaj klientëve. Në vitin 1987
u formua një kartë e përbashkët dhe e pranushme në të gjitha degët e këtyre kompanive.
Duke qenë se teknologjia është bërë pjesë e gjerë e jetës sonë , ajo ka ndikuar edhe në
sistemin bankar , duke na shtuar këtë formë të re të përdorimit të parasë. Paraja elektronike
është një kartë elektronike( psh, kartë debiti) e cila mbart të dhënat e klientit që e ka në
pronësi.
Sa herë që klinti kryen pagesa të ndryshme , vlera që ndodhet në kartë do të reduktohet.
Paraja elektronike tregon të gjitha veprimet që kryhen për kalimin e fondeve nga një llogati
bankare tek një tjetër. Ajo përfshin edhe kartat me parapagesë, apo kartat e kreditit.
Kjo formë e parasë mundësohet nëpërmjet kriptogafisë dhe nënshkrimeve ( firma) dixhtale.
Thelbi i tyre është që bankat dhe klientët kanë kode dëshifrim. Këto kode kanë çift; një kod
publik që e di vetëm klienti dhe një kod privat që dihet dhe përdoret vetëm nga punonjësit e
bankës që janë për këtë detyrë.
Të gjithë informacionin që kodi privat kodifikon, kodi publik mund ta dëshifrojë dhe
anasjelltas. Klientët nënshkruajnë depozita dhe tërheqin para duke përdorur kodin e tyre
publik ndërsa banka përdor kodin publik të klientit, për të verifikuar tërheqjet dhe depozitat e
nënshkruara.
Kjo formë e ka lehtësuar jetën e individëve sepse e ka bërë më të lehtë kryerjen e
transaksioneve pa pasur nevojë të shkojmë në bankë dhe për të tërhequr para, apo edhe
mbajtjen e monedhave me vete. (2)

Cilat janë llojet e parasë elektronike?


Në përgjithësi kemi dy lloje të parasë elektronike; të indentifikushme dhe të
paindentifikushme (anonime).
Paraja elektronike e indentifikushme përmban informacion mbi indentitetin e personit, i cili
ka tërhequr paratë nga banka. Ky lloj i jep mundësi bankës “ të gjurmojë” paranë, teksa
qarkullon nëpër ekonomi.
Psh: nëse ne blejmë një produkt me kartë krediti, banka është në gjëndje, të indentifikojë
pagesën dhe të reduktojë shumën e harxhuar nga llogaria.
Paraja elektronike anonime funksionon si paraja cash. Kur ne tërheqim para nga banka
nëpërmjet një llogarie bankare, ajo shndërrohet në para cash ( para prej letre) dhe mund të
shpenzohet pa lënë gjurmë të transaksionit të kryer. (3)

Format më të zakonshme të përdorimit të parasë elektronike janë:


Kartelat bankare:kartela që lëshohen nga bankat komerciale i japin mundësi klientit të
paguajë me fondet nga llogaria bankare e tij. Disa lloje të kartelave më të përhapura janë Visa
, MasterCard etj. 3 prej llojeve të kartelave kryesore që lëshojnë këto banka janë:
- Debit Kartela e cila mundëson që klienti të tërheqi para nga llogaria e tij deri në vlerën
e fondeve që ai ka në llogari.
- Kredit Karta e cila i mundëson klientit të kryejë pagesa edhe pse nuk ka mjete në
llogari duke shfrytëzuar kredinë e lejuar nga banka në bazë të marrëveshjes paraprake, e
cila do të paguhet më vonë sipas një norme interesi.
- Kartela me parapagim është kartelë ku klienti kanë dispozicion një shumë të caktuar të
parave për përdorim.
Transfertat e kreditit – janë udhëzim nga paguesi , bankës së tij që do të debitojë llogarinë
bankare të tij dhe t’ia kreditoje llogarinë bankare përfituesit të fondeve.
E- banking – I jep mundësi qasje klientit në llogarinë e tij dhe kryerjen e pagesave përmes
internetit, portalit të bankës. Një përparësi është mos pritjae radhës në bankë, sepse këto
pagesa mund të bëhen edhe nga shtëpia.
Mobile banking – I mundëson klientit kryerjen e transaksioneve nga llogaria e tij
nëpërmjet telefonave mobile.
Urdhërpagesa periodike –klenti urdhëron bankën të kryejë pagesa periodike dhe me një
shumë të caktuar.
Debitimi Direkt – klienti i mundëson bankës që në bazë të një marrëveshje paraprake të
bëjë pagesa periodike nga një llogari në një tjetër. (3)

Në grafikun më poshtë do të shohim dhe një shpërndarje të këtyre formave , në


vendet e rajonit Perëndimor, ku vihet re një numër më i madh i ATM të
shpërndara në Kroaci dhe numri më i vogël në Malin e Zi, të ndjekur nga Kosova
dhe Shqipëria, numrin më të madh të POS, në Kroaci, dhe numrin më të vogël në
Shqipëri, për E-Banking kemi numrin më të madh në Maqedoni dhe numrin në të
vogël në Malin e Zi, për Kartelat e Kreditit , numri më i madh dallohet në Serbi
dhe me i vogli në Malin e Zi, dhe për Kartelat e Debitit, numri më i madh në
Kroaci, dhe më i vogli në Malin e Zi, gjë që le të kuptohet se për forma të
ndryshme të parasë elektronike kemi përdorim të ndryshëm, pra një nga arsyet se
sa në masë përdoret paraja elektronike është edhe përhapja e mjeteve të pagesës.
AVANTAZHET DHE DISAVANTAZHET E PARASË ELEKTRONIKE

AVANTAZHET
Paraja elektronike ashtu si paraja letër të jep mundësinë të blesh të mira apo shërbime.
• Përparësia kryesore që na ofron paraja elektronike është komoditeti që do të thotë që
ato zëvendesojnë nevojën për të mbajtur para cash me vete pasi ato tashmë janë në
formën e një karte krediti apo llogarie bankare për tu tërhequr apo përdorur nga
konsumatori,
• Përparësia tjeter e kësaj forme paraje është kursimi i kohës për të shkuar në bankë për
të kryer transaksione të ndryshme apo per të teërhequr para,
• Është e padëmtueshme sepse as nuk griset,laget apo prishet me kalimin e kohës.

DISAVANTAZHET
Falsifikatorët mund të krijojne një lloj të tyre te parasë elektronike që mund të jetë e
padallueshme nga paraja e vërtetë,
• Një rritje e pakontrolluar e parasë elektronike mund të çojë në rrezikimin e
sistemeve të kontrolluara të parasë duke rritur në këtë mënyrë sistemet joefikase dhe
në një sistem të tillë pagesash elektronike pastrimi i parave dhe evazioni fiskal mund
të përhapen me shpejtësi,
• Transaksioni nëpërmjet parave elektronike mund te cilësohet si i padukshëm në syrin
e njerëzve ndryshe nga transaksionet që kryhen me para cash, dhe njerezit duke mos
pasur mundësinë për ti parë këto transaksione kanë prirje që të krijojne një ndjenjë
pasigurie rreth tyre. (2)

PARAJA ELEKTRONIKE NË SHQIPËRI

Fillimet e parasë elektronike në Shqipëri kanë nisur në vitin 2003 ku nisi dhe hapja e një
numri fillimisht të vogël të ATM ose sic quhen ndryshe sportele automatike. Sot një pjesë e
madhe e bankave të cilat operojnë brenda në Shqipëri kanë krijuar një rrjet të gjerë ATM jo
vetëm në Tiranë por edhe në qytete të tjera.

Numri i përdorueve të ATM-ve viteve të fundit është rritur nga 34,090 në 295,250
përdorues.E gjithë kjo ka ardhur si rezultat i kalimit të pagesës së buxhetorëve nëpërmjet
rrugëve bankare.Pavarësisht nga mosbesimi i njerëzve, tashmë të gjithë punonjësit e
administratës publike paguhen nëpërmjet llogarive nga bankat e nivelit të dytë.Si rrjedhim
tërheqja e pagave nëpërmjet llogarive të tilla është bërë i zakonshëm.

Rritja e përdorimit të parasë elektronike në Shqipëri është rritur paralelisht me rritjen e


kryerjes së transaksioneve nëpërmjet rrugëve bankare.Duke sjellur kështu një rritje tepër të
madhe të kartave të kreditit të cilat nga 806 që ishin në vitin 2004 janë shtuar deri në 4,245, të
kartave të debitit nga 6,552 në 70,176 dhe gjithashtu të atyre cash nga 26,736 në 220,657
shifra këto të viteve 2004 dhe 2006. (2)

INSTRUMENTET E PAGESAVE
Në vitin 2021 u dallua një rritje e përdorimit të pagesave elektronike të pagesave me 29.5%
në nivel vjetor duke arritur 28.6 milion pagesa. Nga viti në vit shohim një zvogëlim të
transfertave të kreditit në formë letër, të cilat përbënë rreth 20.65 ndaj vëllimit total të
pagesave.
Pagesat me karta për të dytin vit radhazi po zënë vendin kryesor të përdorimit të
instrumenteve të pagesave, përkatësisht me 55.57% duke tejkaluar transfertat në formë letre.
Po ashtu shihet dhe një rritje e shpejtë e përdorimit të instrumenteve elektronike të pagesave
home banking , ku numri i pagesave të kryera përmes home banking, arriti në 1.7 milonë
transaksione, pra një rritje me 46.78% krahasuar me vitin e kaluar.

Në grafik paraqiten dy versione për të dalluar ecurinë e pagesave elektonike në krahasim me


pagesat cash. Në grafikun e parë, ku dallohet se nga viti në vit kemi një rritje të vlerës së
përdorimit të pagesës elektronike kundrejt asaj cash. Ndërsa në grafikun e dytë kemi
paraqitjen e pagesave elektronike të kryera për frymë, nga viti 2008 deri ne 2021, i cili arriti
deri ne 12.5 nga 10 pagesa që ishte objektivi sasior i Strategjisë Kombëtare të Pagesave me
Vlerë të Vogël (2018-2023). (4)

Institucionet e Parasë Elektronike


Përveç bankave ka dhe disa institucione financiare të cilat janë të licensuara si institucione të
parasë elektronike. Gjatë vitit 2021 në shqipëri kanë operuar 7 institucione të tilla, numri i të
cilave është rritur si pasojë e miratimit të ligjit “Për shërbimet e pagesave”.
Në Shqipëri aktualisht veprojnë disa institucione financiare jobanka si prsh:
 Unioni Financiar i Tiranës Sh.p.k.,
 Posta Shqiptare Sh.a.,
 CREDINS LEASING Sh.a.
 AK – Invest Sh.a.
 Opportunity Albania Sh.a.
 Fondi Besa Sh.a.
 FIN – AL SH.P.K.
 SHOQËRIA E PARË FINANCIARE E ZHVILLIMIT – FAF Sh.a.
 RAIFFEISEN LEASING Sh.a. etj
Këto institucione janë shoqëri të cilat kryejnë ndërmjetësim financiar dhe aktivitete të tjera
ndihmëse, të lidhura ngushtë me ndërmjetësimin financiar por që nuk klasifikohen si
pranuese depozitash. Disa nga aktivitetet jane: kredidhënia, investimi në letra me vlerë,
etj.Në këtë kategorizim institucionesh përjashtohen kompanitë e sigurimit dhe fondet e
pensionit.
Numri i pagesave me para elektronike ka shënuar një rritje të konsiderushme si në numër
ashtu edhe në vlerë gjatë vitit 2021, ne masën 79.04% dhe 44.8%. Pagesat elektronike që
kryhen nga sistemi bankar përbëjnë vetëm 24% të totalit të të gjithë pagesave që kryhen nga
ky sistem, dhe mbulojnë vetëm 0.5% të të gjithë vlerës së pagesave të kryera nga institucionet
e parasë elektronike dhe nga bankat që emëtojnë para. Shtimi i institucioneve të parasë
elektronike ka cuar në shtrirje më të gjerë të terminaleve në Shqipëri dhe ka krijuar
fleksibilitet për kryerjen e pagesave dhe kosto më të ulët. (4)

Konkluzionet:

• Paraja ka lindur si mjet shkëmbimi nga njerëzit për të pasur mundësinë që të tregtojnë dhe
këmbejnë mallrat mes njëri-tjetrit.
• Evolimi i parasë ka nisur që nga faza më e thjeshtë që është paraja e mallrave deri tek paraja
plastike në formën e kartave të kreditit apo debitit.
• Paraja elektronike është një kartë elektronike e cila u ka lehtësuar individëve kryerjen e
transaksioneve apo mbajtjen e monedhave me vete.
• Dy llojet e parasë elektronike janë: paraja e identifikueshme dhe ajo anonime.
• Format më të përdorshme të parasë elektronike janë:
-kartelat bankare
-transfertat e kreditit
- e-banking
- mobile banking
-urdhërpagesa periodike
- debitimi direkt
• Përdorimi i parasë elektronike ka avantazhet dhe disavantazhet e saj.
• Paraja elektronike në Shqipëri nisi në vitin 2003 dhe sot ajo zë vendin kryesor të përdorimit
si instrument pagese.
• Krahas bankave paraja elektronike ka institucionet e saja financiare që kanë sjell
fleksibilitet dhe kosto më të ulët.

Referencat:

1) Banka e Shqipërisë, 2011, 7 Mësime të shkurtra për paranë,

https://ëëë.bankofalbania.org/Botime/Botime_edukative/
7_mesime_te_shkurtra_per_parane.html
2) Banka e Shqiperisë, 2007, Paraja elektronike: E ardhmja e parase,
https://ëëë.bankofalbania.org/Botime/Botime_edukative/
Paraja_elektronike_Eardhmja_e_parase.html

3) University for Business and technology in Kosovo, 2019, Paraja elektronike( Rast
studimi shteti i Kosovës)

https://knoëledgecenter.ubt-uni.net/etd/1708/

4) Banka e Shqipërisë, 2021, Sistemet e Pagesave,

https://ëëë.bankofalbania.org/rc/doc/
Raporti_Vjetor_2021_shqip_Sistemet_e_pagesave_21964.pdf

You might also like