Tatimi mbi fitimin

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 1

MENU

Tatimi mbi fitimin


Organizata jofitimprurëse është e detyruar të
regjistrohet për Tatimin mbi Fitimin, në rast se kryen
aktivitet ekonomik dhe realizon të ardhura të
tatueshme sipas përcaktimeve të ligjit 8438, Datë
28.12.1998 për Tatimin mbi të Ardhurat.

Mundësia për deklarim

A. Në ato raste kur tatimpaguesi, i cili edhe pse


mund të jetë themeluar si OJF apo Ent
publik/ndërmarrje shtetërore ka për detyrim të
dorëzojë deklaratën për tatimin mbi fitimin, apo në
raste të tjera edhe më specifike ku nuk është i
përjashtuar nga tatimi mbi fitimin dhe qarkullimi
vjetor objekt i tatimit është më i vogël se 8 mln lekë
në vit, në ato raste tatimpaguesi i referohet
përkatësisht trajtimit që bëhet në Ligjin Nr.9632,
datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore", i
ndryshuar.

B. Fitimi i tatueshëm për periudhën tatimore


përcaktohet në bazë të bilancit dhe të anekseve të
tij, që duhet të jenë hartuar në përputhje me ligjin
“Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”.
Për përcaktimin e fitimit është shumë e
rëndësishme të evidentohen shpenzimet e
njohura, ato që kryhen për qëllime fitimi, sigurimi
dhe ruajtje të fitimit, në masën që këto
shpenzime duhet domosdoshmërisht të provohen
dhe dokumentohen nga tatimpaguesi, nëpërmjet
faturës tatimore me TVSH, faturës së thjeshtë
tatimore dhe çdo dokumenti tjetër të përpiluar
dhe të lëshuar në përputhje me udhëzimet e
Ministrit të Financave, në zbatim të legjislacionit
tatimor.

C. Organizata jofitimprurëse përgatit deklaratën


vjetore të të ardhurave të tatueshme në formën e
përcaktuar në udhëzimin e Ministrit të Financave,
dhe e dorëzon në organet tatimore brenda datës 31
Mars të vitit pasardhës, duke paraqitur në të njëjtën
kohë bilancin kontabël, së bashku me anekset e tij,
si dhe çdo të dhënë tjetër.
Tatimi i llogaritur në bazë të deklaratës vjetore të
të ardhurave të tatueshme, pakësuar me shumat
e përcaktuara si të zbritshme, dhe me
parapagimet e bëra gjatë periudhës tatimore,
paguhet nga tatimpaguesi në llogarinë e
organeve tatimore, në çastin e paraqitjes së
deklaratës vjetore të të ardhurave të tatueshme.

Çfarë janë këstet paraprake të tatimit mbi


fitimin?
1 . Tatimi mbi fitimin paguhet çdo tremujor ose çdo
muaj në formë paradhënie gjatë vitit, bazuar në
këste mujore.

2 . Administrata tatimore, bazuar në të dhënat e


deklaratës së fitimit të tatueshëm të vitit
paraardhës, dorëzuar nga tatimpaguesi brenda
datës 31 Mars të vitit vijues, llogarit këstet
mujore të paradhënieve të tatimit mbi fitimin për
periudhën Prill –Dhjetor të vitit vijues dhe për
periudhën Janar –Mars të vitit të ardhshëm.

3 . Këstet mujore të paradhënieve të tatimit mbi


fitimin, për periudhën Prill –Dhjetor të vitit vijues
dhe për periudhën Janar –Mars të vitit të
ardhshëm, i njoftohen tatimpaguesit brenda
datës 30 Prill të çdo viti.

4 . Këstet e paradhënieve të tatimit mbi fitimin,


përcaktuar si më sipër paguhen nga
tatimpaguesit në bazë tremujore ose në bazë
mujore.

Llogaritja e kësteve mujore të paradhënieve

A. Kur tatimpaguesi e fillon veprimtarinë në vitin


vijues, këstet mujore të paradhënieve të tatimit mbi
fitimin llogariten duke u bazuar në deklaratën
parashikuese për shumën e vlerësuar të tatimit mbi
fitimin të bërë nga vetë tatimpaguesi, pjesëtuar me
numrin e muajve të mbetur deri në fund të vitit, pa
llogaritur këtu muajin e parë të regjistrimit. Kjo
formulë llogaritjeje do të shërbejë edhe për
përcaktimin e kësteve mujore të paradhënieve të
tatimit mbi fitimin për 3-mujorin e parë të vitit
pasardhës.
Më pas, për 9-mujorin në vijim të vitit pasardhës
(Prill-Dhjetor) këstet mujore të paradhënieve të
tatimit mbi fitimin llogariten duke pasur të dhënat
e deklaratës së fitimit të tatueshëm të vitit
paraardhës.

B. Në rastin kur tatimpaguesi, në çdo kohë, gjatë


periudhës tatimore, vërteton para organeve tatimore
se tatimi mbi fitimin për këtë periudhë tatimore do të
jetë, në mënyrë domethënëse, më i ulët se tatimi mbi
fitimin në periudhën paraardhëse ose periudhën e
dytë paraardhëse, atëherë organet tatimore
pranojnë zvogëlimin e parapagimeve, sipas
rregullave të vendosura me udhëzim të Ministrit të
Financave.
Në rast se subjekti ka ulur këstet e parapagimit,
të caktuara nga organi tatimor, dhe detyrimi
tatimor vjetor për tatimfitimin, që rezulton nga
bilanci, tejkalon parapagimin me më shumë se
10%, subjekti duhet të paguajë kamatëvonesa
mbi diferencën ndërmjet detyrimit real vjetor dhe
shumës së parapaguar gjatë vitit, sipas rregullave
të vendosura me udhëzim të Ministrit të
Financave.

C. Nëse organet tatimore vlerësojnë se tatimi mbi


fitimin për periudhën vijuese tatimore do të tejkalojë
me më tepër se 10 për qind tatimin mbi fitimin e
periudhës së mëparshme tatimore, ato mund të
rregullojnë në rritje parapagimet, në përputhje me
tatimin mbi fitimin e vlerësuar prej tyre.

Përllogaritës Tatim Fitimi


Zgjidh vitin

2014

Të ardhurat e tatueshme

Shpenzime të zbritshme

Rezultati

Tatimi i llogaritur

Dokumenta ndihmëse

LIGJ nr 8438 date 28.12.1998 Per


tatimin mbi te ardhurat i ndryshuar

Regjistrohu në buletinin periodik!

Vendos e-mailin tënd...

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve


Rruga Gjin Bue Shpata, Tirana 1000, Albania

Denoncime 0800 14 14

Na ndiqni edhe në

Created by Impuls

You might also like