Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 4

Cikli i jetës së një ylli

Gjatë vrojtimit të yjeve natë pas nate, qoftë edhe me teleskop, ata duken të pandryshueshëm. Me të
vërtetë, gjatë ekzistencës së njerzimit, shumica e yjeve kanë ndryshuar shumë pak, me përjashtim të yjeve
nova dhe supernova.

Megjithëse yjet duken sikur nuk lëvizin në lidhje me njëri – tjetrin, me metodat e sotme dallohen lëvizjet
e tyre që kryhen me shpejtësi rreth qindra km/s.

Nga ana tjetër, yjet dallohen nga njëri – tjetri për sa i përket ndriçimit, i cili varet nga sasia e energjisë
dritore që yjet rrezatojnë në njësinë e kohës, pra nga fuqia rrezatuese, dhe nga largësia prej nesh.

Nga matjet e pavarura të masës së yjeve dhe të fuqisë dritore që ata rrezatojnë rezulton se midis tyre ka
një lidhje: sa më e madhe masa e yllit, aq më e madhe fuqia dritore që ai rrezaton.

Një parametër tjetër i rëndësishëm i yllit është temperatura e tij e sipërfaqes që përcaktohet nga spektri i
rrezatimit elektromagnetik të yllit. Kjo temperaturë ndryshon nga rreth 3 500 K për yjet që duken të kuq
deri në 50 000 K për yjet që duken në ngjyrë blu.

Duke i krahasuar yjet nga këto parametra, në fillim të shekullit 20, u zbulua se shumica e yjeve kishin
fuqinë dritore të rrezatuar pothuaj në përpjesëtim të drejtë me temperaturën e sipërfaqes. Yjet që i binden
këtij rregulli formojnë vargun kryesor të yjeve. Por u vu re gjithashtu se dy grupe yjesh ishin jashtë këtij
vargu. Njëri grup dallohet për fuqi të madhe rrezatuese por me temperaturë të ulët, ata quhen gjigandët e
kuq. Grupi tjetër përbëhet nga yje që rrezatojnë pak, pra kanë masë të vogël, por temperaturë në
sipërfaqe shumë të lartë; këta quhen xhuxhët e bardhë.

Shkencëtarët shtruan pyetjen: pse është ky ndryshim midis këtyre grupeve të yjeve? Dhe përgjigjet e
mundshme ishin dy: mos vallë ata janë të tillë që në lindjen e tyre apo, mundet që secili grup të paraqesë
moshë të ndryshme në jetën e yjeve? Astronomët dhe astrofizikanët mendojnë se përgjigja e dytë është
më e arsyeshme. Ata, duke u nisur nga ndryshimet midis karakteristikave të këtyre grupeve të yjeve, kanë
parashikuar se si një yll evoluon që nga lindja deri në shuarjen e tij.

Sipas kësaj ideje, një yll lind kur re, kryesisht prej hidrogjeni, ngjeshen në saje të forcës së gravitetit midis
grimcave të hidrogjenit. Në këtë ngjeshje grimcat përshpejtohen drejt qendrës dhe arrijnë shpejtësi të
atilla sa të përballojnë shtytjen midis bërthamave të ngarkuara pozitivisht. Ndodh kështu reaksioni i
bashkimit bërthamor: nga bashkimi i bërthamave tw hidrogjenit formohen bërthamat e heliumit.

Në yje që kanë masa të mëdha, ndodh bashkimi i bërthamave të heliumit në bërthama karboni e bërthama
më të rënda. Kështu formohen elementet deri nga mesi i tabelës së elementeve kimike. Bërthama më të
rënda formohen nga kapja e neutroneve dhe shndërrimi i tyre në bërthamë në protone dhe elektrone
(grimca beta).

Nga energjia e madhe që çlirohet gjatë reaksioneve të bashkimit bërthamor, arrihet ekuilibri: lëvizja
termike e grimcave ekuilibron tërheqjen e tyre gravitacionale. Ylli i përket në këtë fazë vargut kryesor.

Dielli ynë mendohet se ka arritur në gjendjen e sotme, pra në vargun kryesor për rreth 30 milionë vjetë, ka
qëndruar në këtë fazë për 4.5 miliarda vite dhe do të qëndrojë akoma edhe 4 – 5 miliarda vite të tjerë; pra
në vargun kryesor Dielli qëndron gjithësej rreth 10 miliarda vite.
Gjatë zvogëlimit të sasisë së hidrogjenit edhe në shtresat e jashtme, ylli zgjerohet sepse forca
gravitacionale ështrë e vogël. Me zgjerimin ylli ftohet, largohet nga vargu kryesor, merr ngjyrë të kuqe
dhe, me qenë se është më i madh, bëhet më i dukshëm. Kështu ylli arrinë fazën e yllit gjigand i kuq.

Pas 4 – 5 miliarda vitesh Dielli ynë do të kalojë në fazën e gjigandit të kuq, do të zgjerohet sa të përfshijë
edhe Tokën.

Në qoftë se masa e yllit në fund të fazës së vargut kryesor është e vogël, prishet ekuilibri; temperatura ulet
dhe ylli ngjeshet nën veprimin e forcës së gravitetit. Ylli hyn kështu në fazën e xhuxhit të bardhë.

Në yjet me masa mbi 10 masa diellore, mbas fazëz së gjigantit të kuq, mbasi janë krijuar elementet më të
qëndrueshëm, forca gravitacionale është shumë e madhe. Në zemrën e yllit elektronet u afrohen shumë
bërthamave dhe, duke u bashkuar me protonet formojnë neutrone. Lind kështu ylli neutronik. Pjesa e
jashtëme e yllit tërhiqet nga forca e gravitetit dhe duke u përplasur me masën neutronike të yllit prodhon
një rrezatim të fuqishëm në formë shpërthimi, lind kështu supernova që deri në këtë fazë nuk është
dalluar. Gjatë këtij shpërthimi përhapen në univers të gjithë elementet që njohim, pra edhe ata që ndodhen
në Tokë.

Kur masa e yllit neutronik është disa herë më e madhe se e Diellit tonë, ngjeshja gravitacionale bën që
rrezja e tij të jetë shumë e vogël. Në këtë rast, shpejtësia e një trupi që shkëputet nga ylli, që është

v= 2
√ GM
R

bëhet më e madhe se shpejtësia e dritës. Në bazë të Teorisë së Relativitetit, asnjë objekt nuk mund të ketë
shpejtësinë më të madhe se ajo e dritës. Pra, nga ylli në këtë gjendje nuk mund të shkëputet asnjë objekt,
madje as drita. Ylli kthehet kështu në vrimë të zezë.

Një vrimë e zezë mund të ketë masën sa tri masa diellore dhe rrezen disa kilometra por mund të ketë
vrima të zeza me masa disa miliona masa diellore dhe rreze disa kilometra, që mendohet se ndodhen në
qenrat e disa galaksive. Nga natyra e tyre ato nuk mund të vrojtohen direkt, por ekzistenca e tyre është
provuar nga efektet gravitacionale të tyre. Kështu është zbuluar një yllë që ssillet rreth një pike të
padukshme. Shkencëtarët arritën në përfundimin se në pikën e padukshme duhet të ndodhet një vrimë e
zezë, e cila me tërheqjen gravitacionale bën që ylli të sillet rreth saj, p.sh. si Hëna rreth Tokës.

Zhvendosja e kuqe
Një ndër idetë më të rëndësishme shkencore të shekullit të kaluar shprehet se të gjitha galaktikat e tjera
largohen nga ne dhe, sa më larg të jenë ato, aq më shpejt largohen.

Dukuria Mosha e Universit Energjia/Temperatura shpjegime


zgjerimi 10-43 s – 10-10 s 100 GeV Zgjerimi nga përmasa
subatomike deri 1 m
Rrezatimi i dritës ~ 10-10 s >100 GeV
-10
Krijimi i lëndës ~ 10 s 100 GeV Elektronet,
-10
Bashkëveprimi i dobët 10 s 100 GeV Fushat, origjina e masës
Bashkëveprimi i fortë 10-10 s 0.2 GeV Kuarket, nuklonet, p, n
Bërthamat e H, He, Li 100 s 0.1 MeV Formimi i bërthamave
Atomet 0.5 Mvite 3 000 K Elektronet lidhen me
bërthamat
Formimi i galaksive >1 Gvite 20 K Gazi ngjeshet, formohen
yjet
Tani Deri ~ 13 Gvite 2.7 K Evoluimi i yjeve,
elemetet e rëndë

Le të shohim se si arritën shkencëtarët në këtë përfundim dhe çfarë ndikimi do të ketë kjo ide në të
kuptuarit e historisë së kaluar të gjithësisë dhe të ardhmes së saj.

Një ndër metodat e studimit të yjeve është analiza e spektrave të dritës së tyre. Nga kjo analizë rrjedh se
atomet përbërës të yjeve janë po ata elemente që gjenden në tokë. Kjo tregon për origjinën e përbashkët të
gjithë objekteve të gjithësisë. Në vitin 1929 astronomi Habëll (Hubble) zbuloi se vijat spektrale të dritës
së atomeve të çdo elementi kimik janë të zhvendosura drejt skajit të kuq të spektrit. Kjo dukuri u quajt
zhvendosja e kuqe. Për të zbuluar shkakun e kësaj zhvendosje fizikanët ju referuan një dukurie të njohur
valore. Kështu, kur trenisti i bie burisë kur treni largohet nga ne, ne dëgjojmë një tingull me frekuencë më
të vogël nga rasti kur treni nuk lëviz (e kundërta ndodh kur treni afrohet). Kështu ndodh edhe me dritën:
kur burimi i dritës largohet nga ne, frekuenca e dritës zvogëlohet, pra ngjyra që shohim shkon drejt
ngjyrës së kuqe. Përfundimisht, zhvendosja e kuqe u shpjegua me largimin e galaktikave nga ne. Për më
tepër, Hablli gjeti se galaktikat më të largëta largohen me shpejtësi më të madhe. Provohet se kjo tabllo e
largimit të galaktikave është e njëjtë po të vrojtohet nga çdo galaktikë.

Largimi i galaktikave, ose siç quhet zgjerimi i universit, tregon se galaktikat kanë qenë më afër njëra-
tjetrës në të kaluarën. Duke kaluar prapa në kohë, fizikanët arritën në prfundimin se universi e ka
origjinën në një shpërthim të madh që quhet Big Beng (Big Bang).

Një ndër teleskopët më të rëndësishëm për studimin e universit, i vendosur në orbitë rreth Tokës, në
lartësi jashtë atmosferës, mban emërin e Habëllit. Deri tani ky teleskop u ka dhënë shkencëtarëve
informacion të bollshëm mbi të gjitha llojet e objekteve kozmike, që nga formimi i yjeve të rinjë e deri në
objekte më të largëta të arritshme të universit.

Me efektin Dopler lidhet edhe zbulimi i rrotullimit të trupave qiellor, madje edhe i galaktikave, ndër to
edhe i galaktikës sonë. Gjatë rrotullimit të trupit qiellor, njëra anë e tij largohet nga ne ndërsa ana tjetër
afrohet. Duke vrojtuar zhvendosjen e vijave spektrale përcaktohet shpejtësia e lëvizjes së dy anëve të
objektit pra edhe shpejtësia e rrotullimit të tij. Nga këto matje është saktësuar vlera e shpejtësive të
rrotullimit të planeteve dhe është gjetur se edhe galaktika jonë rrotullohet dhe në zonën e Diellit
shpejtësia është rreth 240 km/s dhe një rrotullim i plotë në këtë zonë kryhet për 225 miliona vjet. Njohja e
shpejtësisë së rrotullimit të zonave të ndryshme të galaktikës jep mundësi të gjykohet për masën e saj,
duke zbatuar mekanikën e Njutonit. Nga llogaritjet rezultoi se masa e nevojshme për të siguruar
rrotullimin e vrojtuar duhet të jetë shumë më e madhe se masa e llogaritur nga rrezatimet e ndryshme.
Kështu fizikanët arritën në përfundimin se duhet të ekzistojë edhe një lloj materie tjetër, që nuk rrezaton
e që u quajt materie e errët.

You might also like