Biofizika e Rrezatimit

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 13

BIOFIZIKA E RREZATIMIT

47 Formuloni me fjalë dhe shënoni ligjin e Vinit:


0
Ky ligj thotë: gjatësia valore λ max, e cila i korrespodnon (përgjigjet) maksimumit të aftësisë
emetuese (maksimumit të lakores është në përpjestim të zhdrejtë me temperaturën absolute
b
T. Konstantja b e ka vlerën 2.898 10-3 mK. Formula është: λ max =
T
Pasi T1 > T2 > T3 > T4, atëherë gjatësia përkatëse λ max do të zhvendoset kah ngjyra e kaltër e
spektrit të dritës dmth λ max 1 < λ max 2 < λmax 3< λ max 4

47 Efektet që tregon drita infra e kuqe, me anë të kujt mund të shëndërrohen në efekte
1 përkatëse të drizës së dukshme në bazë të fotoefektit:
Me anë të ikonoskopit

47 Sa lloje të kontrasteve dallojmë, kur përdoren ata, shëno formulën për kontrast:
2
Dallojmë dy lloje të kontrasteve: i subjektit natyror dhe artificiale të mjedisit. Kur hulumtohen
strukturat e ashtit, atëherë ‘’kontrasti i subjektit’’ natyror është i mjaftueshëm për prodhimin
e radiografisë dhe lejimin për diagnostifikim e frakturës, dislokimit etj. Materialet e tjera, duke
përfshirë muskujt, tumorët dhe enët e gjakut, nuk është lehtë të hulumtohen, prandaj
përdoren kontraste artificiale të mjedisit. Konstrati përcaktohet si ndryshim i intensitetit të
rrezatimit të rrezatimit që kalon nëpër struktura të ndryshme. Kjo është e lidhur me
koeficientin e absorbimit të atyre strukturave indore.

Ku I1 dhe I2 janë intensitetet e rrezeve që depërtojnë nëpër struktura të ndryshme. Konstrati


do të jetë i theksuar për aq sa do të jetë ndryshimi i intensiteteve I1 dhe I2. Rrjedhimisht, do të
jetë i madh, aq sa do të jetë edhe ndryshimi i koeficientit të absorbimit në rrugët e këtyre dy
intensiteteve.

47 MRI përdoret si një mjet i hershëm diagnostifikues për sëmundjet neurologjike si:
3
Alzheimer, Parkinson dhe Huntington

47 Cilin fakt e përdor teknika IRMF, përshkruaje atë


4
Përdor faktin që hemoglobina e oksigjenuar nuk ka një moment magnetik, kurse ajo e
deoksigjenuar po. Në prani të hemoglobinës së deoksigjenuar në momentin e saj magnetik,
defazimi i sinjalit të hidrogjenit RMN është më i shpejtë dhe intensiteti i sinjalit është më i
dobët sesa me hemoglobinën e oksigjenuar. Prandaj, rajonet me aktivitet më të madh të
trurit, të mbushura me më shumë gjak të oksigjenuar, do të prodhojnë sinjale më intensive të
RMN të peshuar në T2. Në këtë mënyrë, do të identifikohen qartë rajonet e rritjes së aktivitetit
të trurit.

47 Si ndahet rrezatimi UV sipas energjisë kuantike?


5
- Rrezatimet e afërta λ = 400-300 nm
- Rrezatimet e largëta λ = 300 – 190 nm
- Rrezatimet ekstreme λ = 190 – 1300 nm

47 Ku përdoret FDG (fluorideoksiglukozë)?


6
Përdoret gjerësisht në skanimin PET , ku një atom radioaktiv aplikohet në glukozë për të krijuar
një radionuklid të quajtur fluorodeoksiglukozë apo FDG sepse truri përdor glukozë për
metabolizmin e tij

47 Çfarë janë rrezatimet infrakuqe, në çfarë gjatësie valore dhe shtrirje spektrale energjetike
7 shtrihen, emërto dhe shkruaj spektrat e zonave të IK, cili është veprimi kryesor i rrezatimeve
IK dhe ku gjenden, çfarë ndodh me valët IK me gjatësi valore 780 nm në organizëm të
njeriut?
Në pjesën e kuqe të spektrit, duke shkuar ka gjatësitë valore më të mëdha, lidhet pjesa infra e
kuqe e spektrit. Kjo pjesë e spektrit ka veprim termik dhe ndërlidhet pjesërisht me spektrin që
u takon radiovalëve. Rrezatimi diellor ka 50% të spektrit të vet rreze IK. Gjatësitë valore të
rrezatimeve IK më të mëdha të gjetura te rrezatimi i diellit janë 5300 nm, ndërsa në përgjithësi
këto shkojnë deri në 3.4 x 106 nm. Spektri i valëve infra të kuqe ndahet në tri zona:
- I afërt 750 – 4000 nm
- I mesëm 4000 – 30000 nm
- I largët 30000 – 3430000 nm
Dallohet me veprimin e vet termik. Kjo pjesë e spektrit rrjedh në pjesën më të madhe nga
lëkundjet e rrjetës kristalore dhe nga molekulat e eksituara (spektri molekular), ndërsa në
pjesë të vogël rrjedh nga eksitimi i atomeve (spektri atomik). Veprimi termik i këtyre valëve që
kanë frekuencë më të vogël se valët që i sheh syri i njeriut rrjedh nga energjia e këtyre valëve,
e cila manifestohet si energji termike.

47 Që nga koha e zbulimit të tyre, kush ka qenë burim kryesor i rrezeve UV? Sa %, çfarë
8 energjie maksimale dhe çfarë fluksi ka pjesa e UV që vjen në Tokë? Çka ndodh me pjesën
tjetër, pse janë rrezatime abiotike?
Burimi kryesor i rrezatimeve UV, që nga koha e zbulimit të tyre në vitin 1800 ka qenë dielli dhe
16% e energjisë diellore dhe është në trajtën e rrezatimit UV. Në sipërfaqen e Tokës arrin
vetëm një pjesë e tyre 9% me energji maksimale 550 nm dhe fluks 1350 W/m 2. Pjesa tjetër
përthithet nga molekulat e ozonit në shtresat e larta të atmosferës. Këto rrezatime janë
abiotike, prandaj pa mburojën prej ozonit, jeta në Tokë do të ishte e pamundur.
47 Çka paraqet termografia mjekësore?
9
Matja pa kontakt e temperaturës së sipërfaqes së trupit, duke u bazuar në detektimin e saktë
të rrezatimit IK quhet termografi mjekësore.

48 Ku vepron rrezatimi UV më së shumti në organizmin e njeriut dhe shtazëve, kur vepron për
0 një kohë të gjatë dhe drejtpërsëdrejti çka shkakton, e çka shkakton kur vepron shpejtë?
Rrezatimi UV vepron në mënyrë intensive në organizmin e njeriut dhe të shtazëve e
veçanërisht në shtresën epiderme të lëkurës. Kur drita ultravjollcë vepron për një kohë të
gjatë drejtpërsëdrejti në organizmin e njeriut, atëherë vjen deri tek zgjerimi i enëve të gjakut,
të cilat mbushen me gjak, prandaj edhe lëkura skuqet. Veprimi i tillë quhet hipermia. Nëse
veprimi është shumë i shpejtë, dmth nuk ështtë gradual atëherë lëkura skuqet dhe kjo skuqje
e lëkurës eritem në mënyrë esenciale dallohet prej hipermisë sepse paraqet djegien e lëkurës.
Rrezet UV veprojnë me materie sipas gjatësisë valore dhe japin efekte biologjike.

48 Formula për energjinë e kuantit të rrezatimit termik ka kuptim më të gjerë dhe tash lirisht
1 mund të themi se:
Emetimi apo absorbimi i energjisë në dukuritë termike, optike, molekulare e nukleare bëhet
vetëm në kuante te energjisë apo në shumëfisha të plotë të tyre

48 Sipas standardeve evropiane, te ne përdoren tri lloje të dozave të rrezatimit:


2
- Doza e lejuar: 0.88 mGy = 0.00088 Gy në javë për njerëzit që punojnë me rrezatime
dhe për popullsinë 10 herë më pak. Gjatë një viti, energjia e rrezatimit e marrë nga
organizmi nuk duhet ta kalojë vlerën 44 mGy = 0.044 Gy
- Doza mesatare vdekjeprurëse: i referohet sasisë së energjisë së rrezatimit që vret 50%
të organizmave të rrezatuar brenda 30 ditëve. Vlera e saj është rreth 3520 mGy = 3.52
Gy.
- Doza vdekjeprurëse: doza që vret më shumë se 50% të organizmave të rrezatuar
brenda 40 ditëve pas rrezatimit dhe për njerëzit është 5280 mGy = 5.28 Gy

48 Rrezatimi shkakton efekte biologjike nëpërmjet dy rrugëve:


3
- Nëpërmjet rrugës direkte, që shkakton modifikimin e molekulave dhe të atomeve si
rezultat i ngacmimit dhe jonizimit të tyre
- Nëpërmjet rrugës indirekte që konsiston në krijimin e radikaleve të tyre

48 Përdorimi i rrezeve X në mjekësi mbështetet në efektet:


4
- E aftësisë depërtuese
- Aftësisë së absorbimit
- Të efekteve fluoroshente dhe veprimeve fotokimike
48 Veprimi biologjik i rrezatimit, u vrojtua thuajse menjëherë pas zbulimit të rrezatimit X. Pse?
5
Sepse u deshën vetëm disa muaj që te punonjësitë të cilët i përgatisnin dhe i testonin tubat e
rrezeve X, të shfaqeshin dëmtime të lëkurës në formën e dermatiteve, nekrozave e deri në ato
malinje.

48 Çka paraqet tomografia e kompjuterizuar CT?


6
Është një metodë moderne e diagnostifikimit e cila lejon për të marrë një imazh shtresë për
shtresë të çdo zone të një personi me trashësi fete 0.5 mm deri në 10 mm, për të vlerësuar
gjendjen e organeve dhe të indeve nën studim, lokalizimin dhe prevalencën e procesit
patologjik.

48 Qelizat e dëmtuara nga rrezatimi u nënshtrohen tri proceseve të mundshme dhe cilat nga
7 ato kanë pasoja në organizëm?
- Riparimit të dëmtimit të shkaktuar në qelizë
- Vdekjes së qelizës apoptosis
- Modifikimit të qelizës
Ndërkohë që dy rastet e para mund të kalojnë pa ndonjë pasojë për organizmin, rasti i tretë ai
i modifikimit të qelizës, i cili shoqërohet me ndryshime molekulare specifike të ADN-së, mund
të shënojë lindjen e një qelize të re jonormale që mund të shërbejë si bazë e induktimit, në të
ardhmen të një sëmundjeje malinje në organizëm të rritur.

48 Kush shfrytëzohet për detektimin e fotografisë rentgen?


8
Për detektimin e fotografisë rentgen shfrytëzohet fluoroshenca: sulfati i zinkutm kalciumi,
volframi. Shumë organe nuk tregojnë aftësi absorbuese më të madhe se indet rrethuese,
atëherë para shqyrtimit organi mbushet me material i cili absorbon më mirë. Zakonisht
përdoret kripa e bariumit BaSO4 dhe jodi. Ka mundësi që të hidhen edhe gazrat apo ajri, më
mënyrë që një hapsirë e caktuar të bëhet më transparente

48 Interaksionin e rrezeve e shprehim me koeficientin linear të dobësimit, që në këtë rast ka dy


9 komponentë: μ=μ k + μ s , çka paraqesin këta komponentë?
μk – koeficienti linear i dobësimit të rrezeve rentegen – shkak i dhënies së energjisë
fotoelektronit
μs – koeficienti i dobësimit gjatë shëndërrimit të energjisë së rrezeve rentgen në energji të
rrezatimeve të fotoneve sekondare.

49 Çka quajmë fotografi radiografike, ku bazohet ajo e diskutoni për nxierjen e filmit:
0
Përfitimi i shëmbëllimit fotografik të organit me anë të rrezeve X që kanë kaluar nëpër të
quhet fotografi radiografike. Bazohet nën veprimim fotonik të rrezeve rëntgen në filmin
radiologjik. Nxirja e filmit varion nga madhësia e rrymës anodike, sa më e madhe të jetë rryma
anodike mA dhe sa më e gjatë të jetë koha e incizimit të filmit (eksponimi), për një tension
konsant kV. Edhe me ndryshimin e tensionit, me intensitet konstant të rrymës mAs, nxirja e
filmit ndryshon. Nxirja e filmit nga tensioni varet në mënyrë eksponenciale.

49 Çka ndodh me qelizën nga një dozë e vogël e rrezeve X, një dozë e madhe, një dozë edhe më
1 e madhe?
- Një dozë e vogël e përshpejton zhvillimin e qelizave
- Një dozë më e madhe ngadalëson zhvillimin e qelizave
- Një dozë edhe më e madhe i mbyt qelizat

49 Çka paraqet doza HED dhe doza e epilimit EP?


2
Doza prej HED doza e eritemës së lëkurës, është një dozë rrezesh X, që shkakton skuqje të
lehtë të lëkurës dhe paraqitet brenda 8-10 ditësh. Doza e epilimit EP është doza që shkakton
rënien e flokëve dhe ndodh 15 ditë pas rrezatimit.

49 Terapia me rrezatim, në përgjithësi përdoret për të marrë në shenjë dhe për të shkatërruar
3 qelizën malinje (kancerin) në trup pa e dëmtuar indin përreth. Si bëhet trajtimi, dhe tregoni
për metodat se si realizohet kjo?
Trajtimi bëhet përmes një doze ose për disa ditë në javë. Nëse dëshirojmë ta rrezatojmë indin
e sëmurë jonormal për t’i shkaktuar këto procese (vrasja e qelizave të gjalla), është e vështirë
të bëhet pa e rrezatuar indin normal . Sidoqoftë, në mënyrë që të arrihet rrezatimi më i fortë
në vende të caktuara në trup, pa rrezatim më intensiv përdorin metodën e rrezatimit të
kryqëzuar.
Përveç kësaj metode, përdoret edhe e ashtuquajtura metoda e ngopjes, me të cilën vendi ose
indi që do të rrezatohet, mbushet me disa përbërës që përmbajnë elemente me numër të
madh rendor, dhe pastaj ka një thithje më të lartë të rrezatimit.

49 Nga kush emetohen rrezet X dhe si, kush përdoret për t’i përfituar rrezet X, çfarë hipoteze u
4 dha për to, dhe shkruani formulën e gjatësisë valore të rrezeve rentgen, tensionit mes
katodës dhe antikatodës dhe për gjatësi valore minimale:
Rrezet X emetohen nga trupat e ngurtë kur ata goditen me një tufë elektronesh të shpejta. Për
t’i përfituar rrezet X përdoret balona pa ajër. Në të vendoset katoda K që shërben si burim
elektronesh dhe përballë saj – një trup i ngurtë A që e përbën të ashtuquajturën antikatodë
në të cilën ndeshen elektronet. Në mënyrë që elektronet të fitojnë energjinë e nevojshme për
të prodhuar rreze X, ndërmjet katodës dhe antikatodës vendoset një diferencë potenciali prej
disa dhjetëra mijëra voltësh.
Këto rreze i quajti rreze X sepse nuk mund t’i shpjegojë natyrën e tyre, me emër që thirren
edhe sot. Pastaj u dha hipoteza që ato përbëjnë një rrezatim elektromagnetik me gjatësi
valore shumë më të vogël se ajo e dritës së dukshme. Shpejtësia e përhapjes së këtyre rrezeve
është e barbartë me shpejtësinë e përhapjes së dritës. Gjatësia valore e tyre sillet 0.05 – 100 A
(Angstrrem = 10-10m dhe kanë sasi të lartë të energjisë > 1 keV
Mardhënia e gjatësisë valore të rrezeve rëntgen, tensionit mes katodës dhe antikatodës
shkruhet me barazinë: e ∙ U =h ∙ f max , kurse për gjatësi valore minimale vlen ekuacioni
hc
λ min=
eU
49 Çka fitohet me anë të aparaturës së CT?
5
Fitohen figurat e sakta të organeve, pjesëve të tyre, indeve kufitare dhe shtresave kufitare me
një trashësi 5 deri 13 mm, si dhe raportet atomike të organeve.

49 Sipas një studimi të vitit 2007 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ________________ të


6 kancerëve shkaktohen nga skanimi i CT.

49 Çka paraqet PET skanimi?


7
Tomografia e emetimit të pozitronit PET është një lloj i procedurës së mjekësisë bërthamore
që mat aktivitetin metabolik të qelizave të indeve të trupit. PET, është, në të vërtetë një
kombinim i mjekësisë bërthamore dhe analizave biokimike. Përdoret më së shumti në
pacientë për ekzaminime të trurit ose zemrës dhe kancerëve, ndihmon në virtualizimin e
ndryshimeve biokimike që ndodhin në trup, të tilla si metabolizmi i muskulit të zemrës.

49 Duke pasur parasysh pasojat e rënda të rrezatimit jonizues në botë sot, gjithnjë e më shumë
8 njerëz po përpiqen ta pranojnë rekomandimin që doza totale e rrezatimit për çdo trup
njerëzor:
Përveç duarve, nuk duhet të kalojë 0.88 mGy = 0.0088 Gy në javë, ndërsa për durat (nga dora
në pjesën e sipërme të krahut) mund të lejohet një dozë rrezatimi prej 8.8 mGy = 0.0088 Gy
deri në 13.2 mGy = 0.0132 Gy në javë.

49 Ku është dallimi ndërmjet tomografisë së kompjuterizuar nga ajo transversale


9 konvencionale?
Tomografia e kompjuterizuar dallohet shumë nga tomografia transversale konvencionale ku
incizimet e seksioneve të tërthorta fitohen me lëvizje të përbashkët të pacientit dhe filmit në
kahe të njejta dhe se rrezet rentgën kalojnë nëpër trup e film nën një kënd prej 20 deri 30
shkallë. Në tomogramet transversale konvencionale paraqiten efektet e superponimit të
pjesëve të trupave që gjenden jashtë shtresës së zgjedhur. Për shkak të këytre superponimeve
të shtresave kufitare me atë të zgjedhur, imazhet e fituara nuk janë mjaftë kontraste.

50 Nga kush varet prodhimi i rrezeve rentgen, dhe spektri i rrezeve rentgen?
0
Prodhimi i rrezeve rentgen varet nga lloji i materialit me të cilin është punuar antikatoda,sepse
gjatësia valore e rrezeve X është proporcionale me numrin rendor të materialit të antikatodës.
Antikatoda zakonisht punohet nga metalet të cilat shkrihen vështirë dhe kanë numër të madh
rendor (volframi, tantal, molibden). Spektri i rrezeve rëntgen varet nga shpejtësia e
elektroneve që e godasin antikatodën dmth nga tensioni në gypin rëntgen dhe nga materiale
prej të cilave është i përbërë balli i antikatodës ku godasin elektronet. Me energjinë që kanë
elektronet, ato hyjnë në bashkëveprim me atomet e antikatodës dhe në varshmëri nga llojet e
atomeve kemi edhe spektrin e rrezeve X

50 Ku ndryshon PET skanimi nga ekzaminimet e tjera të mjekësisë bërthamore:


1
Ndryshon sepse PET zbulon metabolizmin brenda indeve të trupit, ndërsa llojet e tjera të
ekzaminimeve të mjekësisë bërthamore zbulojnë sasinë e një lënde radioaktive të mbledhur
në indet e trupit në një vend të caktuar për ta ekzaminuar funksionin e indeve.

50 Çka quajmë termografi dhe ku bazohet ajo?


2
Matja e temperaturës dhe regjistrimi i saj, bazuar në rrezatimet IK bëhet me anë të
detektorëve specialë (kristal, të lëngët, termistorët, fotodiada). Kjo metodë bazohet në
kontakt dhe ‘’ngjyrim’’ të kristaleve. Kristalet holosterine janë të vendosura mes dy folieve
polisterol dhe lëshohen mbi trupin e njeriut. Këto kristale e ndërrojnë ngjyrën, në varshmëri
prej zonës termale në lëkurë, përkatësisht nën lëkurën e trupit të njeriut. Zonat, nëpër të cilat
kalojnë arteriet në kristale, japin indikacionin tjetër të ngjyrimit, si shkak i temperaturës më të
lartë dhe sjelljes anizotropike të kristaleve të lëngëta.

50 Çka paraqet efekti i Komptonit?


3
Dukuria e shpërhapjes së fotonit të rrezes së rëntgenit nga elektroni, gjatë së cilës, fotoni i
shpërhapur ka frekuencë më të ulët se sa ai rënës, quhet efekt i Komptonit.

50 Kur krijohet spektri i vazhdueshëm i rrezeve X dhe kur krijohet ai vijor apo karakteristik?
4
Zakonisht, spektri i vazhdueshëm krjohet kur energjia e elektroneve që frenohen në
antikatodë, nuk e tejkalon vlerën e caktuar karaktertistike për materialin e dhënë të
antikatodës.
Mirëpo në qoftë se energjia e elektroneve që bien në antikatodë, është më e madhe se kjo
vlerë e caktuar që është karakteristike për materialin e antikatodës, atëherë krijohet spektri
vijor ose karakteristik. Spektri karakteristik apo vijor shpreh vetitë e materialit të katodës

50 Për herë të parë, varshmërinë ndërmjet gjatësisë valore të vijave karakteristike dhe numrit
5 rendor Z të elementit e konstatoi shkencëtari anglez Mozli që shprehet me formulën:

√ 1 = c (Z – a)
λ
λ – gjatësia valore e vijës

spektrale, Z – numri rendor i elementit, c dhe a janë konstante.

50 Si definohet Rentgeni dhe sa mGy dhe Gy ka një R?


6 Definohet si sasia e rrezatimit gama ose X, e cila, në kushte normale (0 gradë dhe 101.3 MPa)
në 1 cm3 ajër prodhon jone me ngarkesë të përgjithshme prej 3.3 x 10-9 C për secilën shenjë.
1 R = 8.8 mGy = 0.0088 Gy

50 Çka paraqet PET/CT?


7
Teknologjia më e re kombinon PET dhe CT në një skaner, të njohur si PET/CT që tregon një
premtim të veçantë në diagnostifikimin dhe trajtimin e kancerit të mushkërive, epilepsia,
alzheimeri dhe sëmundjen e arterieve koronare.

50 Çka thotë ligji i Plankut?


8
Emetimi dhe absorbimi i rrezatimit termik nuk mund të bëhet në çfarëdo sasie, por vetëm me
sasi të caktuar. Këto sasi të caktuar i ka quajtur fotone, energjia e të cilit përcaktohet:
E = hf
h
E=h
λ
f – është frekuenca e rrezatimit
c – shpejtësia e dritës në vakum
h – konstantja e Plankut që paraqet momentin e sasisë së lëvizjes më të vogël të mundshme
në natyrë
λ – gjatësia valore e rrezatimit

50 Cili është efekti më i rëndësishëm i rrezeve UV? Sqaroni përdorimin e këtyre rrezeve:
9
Njëri nga efektet më të rëndësishme për mjekësinë është ‘’veprimi antirahitik’’ që u takon
gjatësive valore 300-360 m të cilat e formojnë vitaminën D prej provitaminave të tij dhe me
këtë bën shërimin e rahitisit, që shfaqet në mungesën e vitaminës D. Rrezet ultravjollcë bëjnë
zbardhjen e indeve , stomatologët e përdorin për zbardhimin e indeve dhe materialeve të
ngjyrosura, oksigjenin e shëndrrojnë në ozon, asimilimi te bimët kryhet nën veprimin
fotokimik të këtyre rrezeve

51 Çka paraqet fotoefekti?


0
Fotoefekti është dukuria e shkëputjes së elektroneve nga një metal, kur mbi të bie një rrezatim
me frekuencë të përshtatshme.

51 Për elektronin që në fillim është në qetësi, ligji i ruajtjes së sasisë së përgjithshme të lëvizjës
1 kërkon që:
Sasua e lëvizjes së fotonit rënës, të jetë e barbartë me shumën e sasisë së lëvizjes së fotonit të
shpërhapur dhe sasinë e lëvizjes së elektronit të shpërhapur

51 Çka paraqet filteri dhe cilat efekte i prodhon:


2 Në qoftë se një fletë e hollë metalike ose ndonjë material tjetër vendoset në rrugën e tufës së
rrezeve X, ajo do të shërbejë si filter, do të bëhet absorbimi selektiv i fotoneve me energji të
lartë. Prandaj filtrimi i tillë prodhon këto efekte:
- Ndërrimin e formës së spektrit të rrezeve X me madhësinë e energjisë
- Zhvendosja e majës së spektrit bëhet nga energjitë e mëdha
- Nuk ka reduktim total të rrezeve
- Zhvendosja në energjinë minimale të fotoneve Emin kryhet nga energjia e madhe
- Nuk ka ndryshim në energjinë maksimale.

51 Shënoni ekuacionin e Ajnshtajnit për fotoefektin, dhe për pragun e fotoefektit. Poashtu në
3 bazë të ligjit të ruajtjes së energjisë, me kë është e barabartë energjia e fotonit?
Energjia e fotonit do të jetë e barabartë me punën e daljes A të elektronit nga metali dhe
energjisë kinetike të elektronit të lirë
E = A + Ec
hf = A + ½ mv2
Ky quhet ekuacion i Ajnshtajnit për fotoefektin. Puna e daljes së elektronit A siç dihet është
një madhësi karakteristike për një metal të dhënë: elektroni mund të shkëputet nga metali nqs
hf >= A , pra fotoefekti nuk mund të ndodhë në qoftë se frekuenca e
dritës është më e vogël se f0 = A/h dhe quhet pragu i fotoefektit.

51 Duke u bazuar në formulën e Plankut për energjinë e fotonit, si dhe në formulën e


4 Ajnshatjnit për ekuivalencën e energjisë dhe masës E = mc2 rrjedh ekuacioni për masën e
fotonit:
hf h
m= 2 apo m =
c cλ

Duke pasur parasysh se masa e fotonit në qetësi është e barabartë me zero, rrjedh se formula
e sipërme paraqet masën e fotonit kur lëviz me shpejtësinë e dritës c.
Impulsi i fotonit është: p = mc
hf h
Në formulat zëvendsojmë p = apo p=
c λ
- m – masa e fotonit
- f – frekuenca e dritës
- λ – gjatësia valore e dritës
- c – shpejtësia e dritës në vakuum

51 Nga kush varet dobësimi i rrezeve X, shënono formulën dhe tregoni se cilat fenomene fizike
5 shfaqen me kalimin e rrezeve rëntgen nëpër materiale:
Varet nga: trashësia e shtresës së përshkuar të lëndës, nga natyra e saj si dhe nga gjatësia e
valës së rrezatimit.
Formula është: I = I0e− μd , ku μ është koeficienti i dobësimit të lëndës së dhënë për gjatësinë e
valës λ .
Fenomenet fizike që shfaqen gjatë kalimit të rrezeve rëntgen nëpër materiale është:
- Absorbimi i tërësishëm i rrezeve rëntgen (procesi primar fotoefektiv)
- Shpërhapja e këtyre rrezeve (procesi i rrezatimeve të fotone sekondare)

51 CT sot është metoda standarte kryesore për diagnostifikimin e shumë sëmundjeve:


6
- Të trurit
- Të shpinës dhe palcës kurrizore
- Mushkërive dhe mediastinit
- Mëlçisë
- Veshkave
- Pankreasit
- Gjëndrrave mbiveshkore
- Aortës
- Arteries pulmonare

51 Shpjegoni dozat rrezatuese gjatë CT:


7
Doza sipërfaqësore, e pranuar gjatë CT varet nga numri i projeksioneve për një skenim, që për
shtresa me trashësi 2-8 mm është prej 5 deri 12 mG, gjatë kushteve të rrezatimit me 100 mAs
dhe 125 kV. Intensiteti i rrezatimit (shpejtësia e dozës) në distancë prej 1 m nga qendra e
rrotullimit është 2 deri 4 μSv për një skanim dhe varet nga trashësia e trupit.

51 Shkruani relacionin e Komptonit:


8

51 Koeficienti i masës i përfshin tre anëtarë


9

52 Ku mbështetet termografia dhe jepni disa shembuj:


0
Termografia mbështetet në faktin që temperatura e njeriut, kur tek ai ndodhin çregullime të
qarkullimit të gjakut, apo në përgjithësi dukuri qelizore jonormale, është e ndryshme në zona
të ndryshme të sipërfaqes së tij. Kështu psh në rastin e një tumori tiroid, temperatura e
lëkurës pranë tij është 1-2 gradë më e lartë se në pjesën rretheuse. Tomografia shfrytëzohet
me shumë sukses në diagnostifikimin e kancerit të gjirit te femrat. Në këtë rast, vëzhgimi i një
zone me temperaturë 1 gradë më të lartë, mund të jetë tregues i një procesi kanceroz. Nëse
kanceri ka përparuar, temperatura e lëkurës aty pranë mund të jetë në raste të veçanta deri në
5 gradë mbi temperaturën e lëkurës përreth.

52 Gjatë regjistrimit me termografi, pacienti është në kushte komoditeti dhe për __________ ,
1 regjistrimi kryhet me shpërndarje me rezolucionin e marrë të temperaturës prej __________
me një saktësi prej _________ .

52 Duke u mbështetur në cilin botëkuptim , Planku e dha formulën empirike për rrezatimin e
2 trupit të zi në formë:
Kuanti elementar nuk mund të ndahet në gjysmë, në një të tretëm ose në ndonjë pjesë tjetër
të tij. Pra, ai është elementi më i vogël dhe i pandashëm i dritës. Duke u mbështetur në një
botëkuptim të tillë, Planku e dha formulën empirike për rrezatimin e trupit të zi në formë:

- e është baza e logaritmit naytror


- k është konstantja e Bolcmanit
- hf energjia e fotonit

52 Çka thotë ligji i Shtefan-Bolcmanit?


3
Energjia, të cilën e rrezaton trupi absolut i zi në njësi të kohës prej njësisë së sipërfaqes është
proporcionale me shkallën e katërt të temperaturës absolute të trupit
E = σ T4 σ–
konstantja e proporcionalitetit që njihet si konstantja e Shtefan-Bolcmanit me vlerë
5.7 x 10-8 W/m2K4

52 Çka do të ndodhte me trupin absolut të zi nëse skuqet, shkruani formulat kryesore të


4 koeficientëve përkatës:
Do të emetonte spektër me gjatësi valore prej −∝ në +∝ për spektrin e dukshëm do të
emetonte spektër 480 nm deri 760 nm, por vlen edhe e kundërta, ai do të absorbojë çdo
rrezatim me gjatësi valore −∝ në +∝. Kur bien në një trup, energjia e rrezatimit pjesërisht do
të reflektohet, pjesërisht do të absorbohet dhe pjesërisht do të tejkaloj atë:
52 Çka thotë ligji i Kirkofit për rrezatim?
5
Raporti i aftësisë së emetimit dhe thithjes nuk varet prej natyrës së trupit por për të gjithë
trupat është i njejti funksioni i gjatësisë valore dhe i temperaturës absolute T

52 Çka quajmë luminishencë, hemiluminishencë, bioluminishencë, fotoluminishencë,


6 fluroshencë?
- Nqs ngacmimi i atomeve shkaktohet nga çdo lloj i veprimit të jashtëm, i ndryshëm nga
ngacmimi termik burimi quhet lumishentë dhe rrezatimi i tij luminishencë
- Kur ngacmimi i atomeve shkaktohet nga energjia e reaksioneve kimike, rrezatimi quhet
hemiluminishencë psh ndriçimi i fosforit gjatë oksidimit
- Rrezatimet që japin xixëllonja, molusqet quhet bioluminishencë
- Në qoftë se luminishenca e atomeve shkaktohet nga veprimi i një rrezatimi dritë mbi to
quhet fotoluminishencë
- Kur fotoluminishenca ndodh menjeherë pas veprimit të dritës mbi atomet e lëndës
quhet flourushencë, kurse kur fotoluminishenca vazhdon edhe për një kohë të gjatë
mbas ndërprerjes së veprimit të dritës mbi atome quhet fosforoshencë

52 Çka është rrezatimi termik, cila madhësi e karakterizon atë?


7
Është mënyra e përhapjes së nxehtësisë apo energjisë me ndihmën e valëve elektromagnetike.
Madhësia që e karakterizon më së miri rrezatimin e një trupi është energjia e emetuar Eem
nga sipërfaqja e caktuar e trupit S brenda një kohe të caktuar t që quhet ndriçim energjetik i
trupit dhe shënohet me E pra

52 Kur konsiderohen metalet burime artificiale, si ndryshon ngjyra e burimeve, nga kush varet
8 ajo, sa është temperatura e sipërfaqes së Diellit?
Metalet konsiderohen burime artificiale kur nxehen në temperaturë 800 gradë. Ngjyra e
këtyre burimeve ndryshon me rritjen e temperaturës nga e kuqërreme në të verdhë të
shëndritshme dhe së fundi, bëhet e bardhë. Temperatura e diellit është 6000 gradë

52 Në sa lloje ndahen rrezatimet termike?


9
- Ultravjollcë 10-393 nm
- IK 393-800 nm
- Optike 800-4000

You might also like