Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 17

Planifikimi i pensionit- Rasti i

Shqipërisë
Struktura e temës
 Objektivi kryesor i skemave të mbrojtjes shoqërore

 Llojet kryesore të kontributeve në skemën e sigurimeve shoqërore

publike

 Financimi sipas skemës private

 Përballja me pensionin

 Llogaritja e pensionit të pleqërisë

 Pse të investojmë në një fond privat pensioni vullnetar

 Vendosja e qëllimeve financiare për moshën e pensionit dhe

mbikëqyrja e tyre
Pse të fillojmë që herët për planifikimin
për pension?
 Ritmet me të cilat rritet popullsia e tretë

 Rritja e jetëgjatësisë së popullatës

 Rënia së ritmeve të lindjeve

➢ Shkalla e zëvendësimit pension mesatar/ pagë mesatare është e ulët


Sistemet e mbrojtjes shoqërore

 Objektivi kryesor i skemave të mbrojtjes së të moshuarve, invalidëve dhe

individëve me probleme shëndetësorë është garantimi i të ardhurave .

 Sigurimet shoqërore dhe politikat e pensioneve në Shqipëri administrohen nga

Instituti i Sigurimeve Shoqërore

 Mbrojnë në mënyrë të detyrueshme gjithë shtetasit ekonomikisht aktivë, në

rastin e pakësimit të të ardhurave si pasojë e barrë lindjes, pleqërisë,

invaliditetit dhe humbjes së mbajtësit të familjes.


Financimi i pensioneve-Sigurimi i detyruar
 Pensioni është një marrëveshje e cila i mundëson individit të marrë të
ardhura në moshën e pleqërisë, si dhe kur ai nuk mund t’i sigurojë
këto të ardhura nëpërmjet punësimit.

 Modeli “Pay as you Go”

➢ Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore- pagesa të


detyrueshme për të gjithë personat ekonomikisht aktivë në Shqipëri
Masa e kontributit të detyrueshëm
Financimi i pensioneve-Sigurimi vullnetar

Sigurimi vullnetar

 Kontribut për sigurim vullnetar për vitin aktual

 Kontribut për mbulimin e periudhave të kaluara

 Kontribut sigurimin për më shumë të ardhura


Financimi i pensioneve-Sigurimi vullnetar

Sigurimi suplementar

 Garanton të ardhura shtesë mbi përfitimet e pensionit bazë të


pleqërisë

 E përfitojnë disa kategori të caktuara punonjësish, të cilët


karakterizohen nga një status i veçantë për shkak të funksionit apo
profesionit që ata kryejnë
Sigurimi vullnetar në një fond privat
pensioni
Fond pensioni privat vullnetar = investim afatgjatë

 Fondi i pensionit është një grup asetesh, i krijuar në bazë


kontrate dhe pa personalitet juridik, i përbërë nga kontributet
dhe investimi i tyre, pasi janë zbritur të gjitha tarifat.
 Kontributet periodike
 Kuota pensioni
 Shoqëria administruese
 Tarifa administrimi/shërbimmi
Pensioni bazë i pleqërisë
 Mosha pensionale është mosha minimale në të cilën personi i siguruar
plotëson kushtet për marrjen e pensionit normal të pleqërisë.

 Mosha e daljes në pension është mosha në të cilën punëtori mbyll


punësimin fitim-prurës dhe të rregullt, si rezultat i moshës së avancuar.

 Legjislacioni i sigurimeve shoqërore në shumë vende nuk shpall që


pagesa e pensionit të pleqërisë kërkon tërheqjen nga punësimi fitim-
prurës.

 Dalja në pension mund të ndodhë përpara ose pas moshës pensionale,


në varësi të kushteve të tregut të punës.
Diferencimi i moshës pensionale në
bazë të kritereve specifike
 Diferencimi mbi bazë gjinie
Rasti i Shqipërisë-
✓ Ligji që hyri në fuqi në 1 janar 2015 parashikoi rritje graduale me dy muaj në vit
të moshës së daljes në pension për gratë, për të arritur në 63 vjeç, në vitin 2032.
✓ Nga viti 2032, mosha e daljes në pension për burrat do të rritet me një muaj në
vit dhe për gratë me dy muaj në vit, duke arritur në 67 vjeç, për të dyja gjinitë,
në vitin 2056.

 Diferencimi sipas llojit të punës


✓ kategoria e parë e punës, ku futen punë të vështira, si minatorët e nëntokës,
punonjësit e industrisë së shkrirjes (furrnaltat) etj.;
✓ kategoria e dytë, ku futen profesione të vështira, si mësuesit, ushtarakët,
tornitorët etj.,
✓ kategoria e tretë ku përfshihen të gjitha punët e tjera.
Pensioni social
Kush e përfiton pensionin social?

Sa është masa e pensionit social?

Pensione të tjera përveç pensionit të pleqërisë dhe pensionit


social

Pensioni Familjar
Pensioni i Invaliditetit
Llogaritja e Pensionit të Pleqërisë
1. PP (pensioni i pleqërisë) = PS (pension social) × vjetërsi
kontributive e realizuar/vjetërsi kontributive që kërkohet +
1/100 × vite sigurime × BV(baza e vlerësuar)

2. Dalja e parakohshme në pension/ Shtyrja e daljes në


pension
Llogaritja e përfitimeve nga pensioni
vullnetar privat
1. Vlera e ardhshme e një të përvitshmeje (FV) = Pagesa vjetore
(apo PMT) × Faktor i interesit të vlerës së ardhshme të një të
përvitshmeje

2.Vlera aktuale apo PV-ja = pagesa periodike × faktor i


interesit të vlerës aktuale të një të përvitshmeje
Përfitime të skemës private të
pensioneve vullnetare

1. Ofron përfitime në kushte me të favorshme për sa i përket moshës së

daljes në pension

2. Ofron përfitime në formën e pagesave të menjëhershme.

3. Ofron përfitime më të mëdha se skemat shtetërore

4. Trajtimi fiskal është favorizues


Planifikoni për moshën e pensionit

1. Përcaktoni qëllimet
2. Përllogarisni shumën e të ardhurave që do t’ju nevojitet për pension
3. Përllogaritja e të ardhurave për pension
4. Llogaritni deficitin ndërmjet të ardhurave që ju nevojiten për
periudhën e pensionit dhe të ardhurave që do të zotëroni në të vërtetë
5. Llogaritni shumën që do t’ju nevojitet për të mbuluar këtë deficit
6. Përcaktoni se sa duhet të kurseni çdo vit
7. Vëreni në jetë planin dhe kurseni
Faleminderit !

You might also like