Dorezania 5

You might also like

Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 3

KONTRAT DOREZANIE

PALET PJESEMARESE NE KONTRATE: DOREZANESI: A B, i biri H dhe i L,lindur ne 16.06.1983 (madhor), lindur dhe banues ne TR , me zotesi te plote juridike per te vepruar, i identifikuar me pashaporten me nr. Z333334555. PERFITUESI: K H, i biri i S dhe N,LINDUR NE 14.02.1982, (madhor) lindur dhe banues ne TR , me zotesi te plote juridike per te vepruar, i identifikuar me certifikaten me nr 1111. OBJEKTI KONTRATES Dorezanesi A B behet garant me pasurine e tij per permbushjen e detyrimit qe debitori kryesor ka ndaj kreditorit K H qe per efekt te kesaj kontrate merr cilesine e perfituesit. Detyrimi kryesor konsiston ne kthimin e nje shume parash prej 800500 lekesh (teteqindmijeepeseqind), qe debitori kryesor ka ndaj kreditorit K H, i cili e verteton me kontraten e huase lidhur me date 20.05.07. Palet e kesaj kontrate nuk kane vendosur afate per kthimin e huase. Keshtu qe, kthimi i huase do te behet me kerkesen e kreditorit ne do kohe. Palet me marreveshje, me vullnetin e tyre te lire dhe ne perputhje me nenet 585 e vijues te Kodit Civil, VENDOSEN: Te lidhin kete kontrate me kushtet e meposhtme: Qellimi Neni 1 Qellimi i kesaj kontrate eshte garantimi nga ana e dorezanesit i permbushjes se detyrimit qe debitori kryesor ka ndaj perfituesit te kesaj kontrate. Afati i dorezanise Neni 2 Dorezania do ti shtrije efektet e saj deri ne nje vit nga lidhja e kesaj kontrate, per shkak se detyrimi kryesor eshte pa afat. Te drejtat dhe detyrimet e dorezanesit Neni 3

1. Dorezanesi nuk mund te detyrohet te paguaje ne qofte se kreditori nuk i eshte drejtuar fillimisht debitorit kryesor. 2. Dorezanesi ka te drejte te tregoje aftesine paguese te debitorit kryesor per tju nenshtruar ekzekutimit te detyrueshem. 3. Dorezanesi ka te drejte te ngrej padine e regresit ndaj debitorit kryesor. 4. Dorezanesi ka te drejte te beje te gjitha prapesimet qe mund ti kunderdrejtoheshin nga debitori kryesor, dhe te kerkoje kompesimin e asaj qe kreditori i detyrohet debitorit kryesor. 5. Dorezanesi pergjigjet per aq sa detyrohet debitori kryesor,duke perfshire edhe pagimin kamates,shperblimin e demit te shkaktuar nga vonesa e ekzekutimit dhe te shpenzimeve te tjera aksesore. 6. Dorezanesi ka detyrimin te njoftoje debitorin kryesor per permbushjen e detyrimit. 7. Dorezanesi ka detyrimin te therrase ne gjykim si person te trete debitorin kryesor nese ai paditet nga kreditori. Te drejtat dhe detyrimet e perfituesit Neni4 Perfituesi ka te drejte te ngeje padi per permbushjen e detyrimit brenda nje viti nga lidhja e kesaj kontrate. Ne te kundert ajo nuk mund te ngrihet sepse parashkruhet. Zgjidhja e kontrates Neni 5 Zgjidhja e kontrates do te behet :
a) Me marreveshje midis paleve b) Kur permbushet detyrimi kryesor. c) Ne te gjitha rastet e parshikuara nga Kodi Civil.

Zgjidhja e mosmarveshjeve Neni 6 Ne rast mosmarrveshje midis tyre palet do ti zgjidhin ato me mirekuptim , dhe vetem kur nje gje e tille eshte e pamundur do ti drejtohen Gjykates se Rrethit Gjyqesor TR. Shpenzimet e kontrates Neni 7 Shpenzimet per lidhjen e kesaj kontrate do ti ngarkohen dorezanesit . Dokumentet shoqerues Neni 8

Bashkengjitur me kete kontrate do te jete dhe kontrata e huase qe verteton detyrimin kryesor per sigurimin e te cilit eshte lidhur kjo kontrate. Hartimi i kontrates Neni 9 Kjo kontrate u hartua ne dy kopje me fuqi juridike te njejte. Hyrja ne fuqi Neni 10 Kjo kontrate hyne ne fuqi menjehere me nenshkrimin e saj nga palet.

PALET KONTRAKTUESE DOREZANESI AB PERFITUESI KH

EDJOLA MEMO GRUPI 12

You might also like