Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 2

Kuptimi i faktit juridik.

Llojet e fakteve juridike Dihet qe normat juridike nuk krijojne marredhenie juridike,por ato parashikojne mundesine e lindjes se nje mardhenieje juridike. Pikerisht, rrethanat qe shkaktojne lindjen, ndryshimin apo shuarjen e marredhenieve juridike ne pergjithesi, pra edhe te marredhenieve juridiko-civile ne vecanti, do te quhen: FAKTE JURIDIKE. . Duke u paraqitur si te tilla eshte e nevojshme nje ndarje ne kategori e fakteve juridike: a) NGJARJET, jane ato rrethana, vertetimi I te cilave nuk varet nga vullneti I njerezve. Me kete do te kuptojme qe vullneti I askujt nuk eshte percaktues ne lindjen e nje rrethane te tille, por ajo shfaqet pavaresisht nga vullneti I njerezve. Ne kete kategori futen: 1. lindja e njeriut 2. vdekja e njeriut 3. dukurite e natyres, si zjarri, termeti, permbytja etj. 4. plotesimi i nje afati, pra kalimi i nje kohe te caktuar etj. b) VEPRIMET E NJEREZVE, jane ato rrethana vertetimi i te cilave varet nga vullneti i njerezve, pra jane te vullnetshme. Sipas kriterit, nese njerezit veprojne ose jo, keto i ndajme ne: Veprime pozitive, kur kryhen veprime nga njerezit p.sh. lidhet nje kontrate si mardhenie juridike, permbushet nje detyrim, caktohet nje perfaqesues, hartohet nje testament, etj. Veprime negative, kur nuk lidhet nje mardhenie juridike, nuk permbushet nje detyrim, nuk ushtrohet e drejta e padise me kalimin e nje afati, pra me mosveprim te njerezve. Sipas kriterit te ligjshmerise veprimet e njerezve I ndajme ne: 1. Veprime te ligjshme, jane ato veprime qe kryhen ne pajtim me ligjin, pra qe nuk vijne ne kundershtim me permbajtjen e nje norme juridike. Veprimet e ligjshme ndahen ne: a) Veprime juridike te njeanshme ose te shumanshme. b) Veprime te tjera te ligjshme Veprimet juridike te njeanshme kerkojne shfaqjen e vullnetit vetem nga nje pale per vlefshmerine e tyre, p.sh. perpilimi I testamentit, leshimi I prokures, heqja dore nga trashegimia etj. Veprimet juridike te dyaneshme kerkojne shfaqjen e vullnetit nga dy pale per vlefshmerine e tyre,p.sh. kontratat. Ne grupin e veprimeve te tjera te ligjshme futen ato veprime qe nuk kerkojne vullnetin e te dy paleve, dhe qe, pavaresisht nga vullneti I personit qe kryen veprimin, ato sjellin pasoja juridike. 2. Veprimet e paligjshme, te cilat nuk pajtohen ne ligjin dhe vijne ne kundershtim me permbajtjen e nje norme juridike. p.sh. shkaktimi I demit. c) AKTET ADMINISTRATIVE , jane veprime te ligjshme te njeriut, por qe per shkak te subjektit te vecante qe kryen veprimin juridik te nxjerrjes se aktit, perbejne nje kategori te vecante te fakteve juridike.

d) VENDIMET GJYQESORE, jane akte te gjykates si organ shteteror, qe jepen pas nje procesi te rregullt ligjor, dhe qe nga permbajtja e tyre krijohet, ndryshohet apo shuhet nje marredhenie juridike e) FAKTE JURIDIKE KOMPLEKSE, quajme ate kategori te fakteve juridike qe kerkon vertetimin e se paku dy fakteve juridike. Keshtu p.sh. ne rastin e nje trashegimie me testament kerkohet vertetimi I dy fakteve juridike, testamenti, si veprim juridik I njeanshem, dhe vdekja e personit trashegimlenes, si fakt juridik I kategorise se ngjarjeve.

You might also like