Diplomacia Publike II

You might also like

Download as ppt, pdf, or txt
Download as ppt, pdf, or txt
You are on page 1of 13

DIPLOMACIA PUBLIKE

II
Ass.Prof.Dr.Bekim Baliqi
Politika e Jashtme dhe Diplomacia
 Politika e Jashtme është përmbledhje e
veprimeve politike që rregullojnë
marrëdhëniet dhe ndërveprimet e një
shteti me shtetet apo organizatat e tjera
në botë.
 Politika e Jashtme mbron interesat
nacionale, sigurinë kombëtare, favoret
ekonomike dhe kulturore si dhe qëllimet
ideologjike e politike.
 Diplomacia si pjesë përbërëse e P. J. dhe
si mjet, instrument efektiv i saj.
Diplomacia dhe format e saj.
 Diplomacia dypalëshe (bilaterale)
 Diplomacia shumëpalëshe
(multilaterale)
 Diplomacia jozyrtare, e
pazakonshme, telekomunikuese apo
thjeshte Diplomacia Publike.
Diplomacia bilaterale
 Diplomacia bilaterale nënkupton komunikimin mes dy
palëve- dy shteteve përmes përfaqësuesve zyrtar te
tyre.
 „Sistemi Francez i diplomacise“ Harold Nicolson 1954.
 Karakteristikat e këtij sistemi janë:Misionet
diplomatike, fshehtësitë diplomatike, Protokolli dhe
Profesionalizmi.
 Diplomacia Sekrete- mban sekret informatat dhe
është e lidhur edhe me spiunazh.
 Shndërrimi i diplomacisë në profesion qoj në:
Rekrutimin e kontrolluar
Ekspertizen dhe Trajnimin e duhur
Rangimin e caktuar
Pagesën e rregulltë
 Profesionalizmi në diplomaci çon edhe në krijimin e
trupit diplomatik
Diplomacia si Profesion
 N. Makiavelli, H.Groti, Abraham de
Vikeforti si themelues teorik te
diplomacise.
 Shndërrimi i diplomacisë në
profesion qoj në:
Rekrutimin e kontrolluar
Ekspertizen dhe Trajnimin e duhur
Rangimin e caktuar
Pagesën e rregulltë
 Profesionalizmi në diplomaci çon
edhe në krijimin e trupit diplomatik
Trupi diplomatik
 E njohur edhe si corps diplomatique, si
p.sh.targat e veturave me CD.
 Trupi diplomatik është bashkësia e diplomatëve
që përfaqësojnë shtete të ndryshme në të njejtën
kryeqytet dhe i cili funksionon mbi bazën e
rregullave të caktuara.
 Zëdhënesi apo Dekani i trupit diplomatik është
zakonisht doajeni i asaj bashkësie pra
amabasadori më i vjetër dhe me më shumë
përvojë ne ate vend.
 Protokolli është rregulli procedurave të
diplomacisë
 Mobiliteti i stafit diplomatik, arsyeja t´i
shmangen lokalizmit ose tendences qe te mos
influencohen se tepermi nga vendi ku sherbejne.
Diplomacia multilaterale
 Rritja e numrit të shteteve, integrimet
rajonale si p.sh BE.
 Teknologjitë e reja ne komunikim dhe
lëvizje (p.sh shuttle diplomacy)
 Krijimi i Organizatave Ndërkombëtare
(qeveritare dhe joqeveritare) sidomos pas
L. 1 B.
 Kanalet e reja diplomatike, format e
ndyshme të komunikimit etj.
 Diplomacia zhvillohet mes më shumë
aktorëve në arenën ndërkombëtare.
 Kompleksiteti i sistemit ndërkombëtar
ndikon ne raportet mes shteteve dhe
mënyrën se si ato veprojnë ndërmjet
veti.
 Lidhja e Kombeve e me vone Kombet e
Bashkuara si dhe shume Organizata
regjionale hapin horizonte te reja ne P.J
dhe diplomaci.
 Qasje te ndryshme për çështje të
ndryshme, p.sh aspektet ekonomike,
bërthamore kërkojnë reagim adekuat.
Konventa e Vjenës mbi Marrëdhëniet
Diplomatike, 1961
 Kodifikimi i rregullave dhe unifikimi i sjelljeve
diplomatike është bere përmes ligjit te
diplomacisë qe mbrohet nga e drejta
ndërkombëtare dhe njihet si KVMD.
 Arsyet ishin te shumta, si legale ashtu edhe
politike.
 Rregullimi i privilegjeve, obligimeve dhe
imunitetit te stafit diplomatik ne vendin nikoqir.
 Hyri ne fuqi tre vjet me vone, dhe u ratifikua nga
shumica e shteteve.
 Pason edhe Konventa e Vjenës mbi Marrëdhënie
Konsullore me 1963.
 Sipas KVMD diplomateve iu sigurohet
levizja e lire (p.sh BRSS kufizonte
diplomatet vec 50 km rreth Moskes!)
 Transportimi i lire i arkivës dhe
dukumenteve (Bagazhi diplomatik.)
 Informatat dhe komunikimi i lire.
 Imunitet respektivisht
pacenushmeria ligjore ne shtetin
nikoqir.
Funksionet e misioneve diplomatike
sipas KVMD.
Artikulli 3:
1. Funksionet e misioneve diplomatike, ndër tjerash, janë:
a) Të përfaqësojë shtetin që e ka dërguar në shtetin që e
ka pranuar
b) Të mbrojë interesat e shtetit që e ka dërguar në shtetin
që e ka pranuar si dhe shtetasit e vet, në përputhje me
të drejtën nëdrkombëtare
c) Të negociojë me qeverinë e shtetit që e ka pranuar
d) Të përcaktoj me të gjitha mjetet ligjore kushtet dhe
zhvillimin si dhe ti raportojë shtetit që e ka dërguar
e) Të promovojë marrëdhënie miqësore midis shtetit që e
ka dërguar dhe shtetit që e ka pranuar dhe zhvillimin e
marrëdhënieve ekonomike, kulturore e shkencore
Detyrat e diplomatëve
 Përfaqësimi diplomatik- si prezantimi ne
publik dhe ne mediat e vendit, promovimi i
politikes se shtetit amë.
 Misionet diplomatike ose ambasadat kanë
rendësi për prestigjin e vendit.
 Kultivimi i miqësisë qoftë në sferën politike
apo komerciale-ekonomike.
 Negocimi, bërja qartë e synimeve, mbledhja
e informatave dhe lobimi.
 Ndikim i ambasadorëve, diplomatëve dhe
stafit diplomatik në Diplomacinë Publike dhe
në Diplomacinë Kulturore.
Bibliografia
 Kissinger, Henry: Diplomacia,
Shtepia Botuese Laert, Tiranë, 1999
 G.R. Beridge, M.K. Soper, T.G. Ote:
Teorija Diplomatike. Prej Makiavelit
te Kisinxheri, Dukagjini, Peje, 2007
 Karen A Mingst: Bazat e
marrëdhënieve ndërkombëtare,
AIIS, Tiranë, 2008
 G.R. Berridge: Diplomacy. Theory
and Practice, Palgrave, 2002

You might also like