Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 17

Proceset e te lexuarit

Hyrje
Materiale te vecanta kerkojne lexim te vemendshem dhe te thelluar = nje proces per te lexuar ne menyre kritike. Te lexuarit ne menyre kritike eshte nje aftesi e domosdoshme. Sa here qe shkrimi juaj do te mbeshtetet ne te lexuarit ne menyre kritike, do tju duhet te shpjegoni se cndodh ne tekst dhe me pas do te vazhdoni idene tuaj, duke u bazuar ne ate cka keni lexuar.

Leximi ne menyre kritike


Leximi ne menyre aktive dhe kerkuese eshte nje qasje e te lexuarit kritik. Kjo aftesi ju shnderron nga lexues-spektator ne nje lexues-lojtar (i perfshire ne pjesen qe lexohet) ju nuk ndodheni ne tribune duke shikuar ndeshjen, por ju jeni i perfshire ne loje per te shenuar gol. Mes leximit kritik ju pervetesoni ate qe lexoni = krijoni resurse per sa i perket te shkruarit.

Pergatitja per te lexuar Dy faza


1. Te mendoni rreth qellimit tuaj Sigurisht qe leximi juaj lidhet me kursin. Duhet ti pergjigjeni pyetjeve te meposhtme: - Cfare jeni duke lexuar? - Pse jeni duke lexuar? - Cfare do te arrinim mes ketij leximi? - Cilat jane pritshmerite e pedagogut nga ajo cfare do te mesoni nga leximi? - Duhet te memorizoni detaje! A keni gjetur pika qe lidhen me idene tuaj?

vijon
2. Planifikimi i procesit Kur ju kerkohet te shkruani nje ese, duhet te pyesni veten se cilat jane pritshmerite e pedagogut nga leximi juaj: - Duhet te pergatiteni per te diskutuar leximin gjate ores se mesimit - Duhet te permendni detaje dhe ti analizoni ato - Duhet te shkruani rreth leximit dhe temes se tij - Duhet te gjeni temat kryesore. Ti permblidhni ato, ti krahasoni, ti shqyrtoni. Te dalloni pikat e forta dhe te dobeta? - Te identifikoni detaje nga leximi.

Reagimi ndaj leximit


Te lexosh ne menyre te thelluar! Ne universiteti perballeni me libra qe kerkojne perqendrim ne te lexuar. Perdorni pyetjet e meposhtme per te kuptuar kompleksitetin nen siperfaqen e nje leximi: - Jane termat e veshtire dhe teknike? - Si arrini te shenoni apo kujtoni detajet? - Ne cmenyre gjurmoni zhvillimin e ideve? - Perfshin leximi gjuhe figurative dhe pershkruese, referenca apo tema aktuale? Si e pasurojne keto elemente leximin tuaj?

Mbajtja e nje blloku shenimesh


Ne nje bllok ju mund te shenoni jo vetem cfare lexoni, por edhe si ti pergjigjeni asaj qe lexoni. Kjo qe ju sherben si nje rezervuar idesh per planifikimin e leximit. Mund te perdorni nje bllok shenimesh ose nje file (dosje) ne kompjuter duke iu pergjigjur pyetjeve: - Cili eshte subjekti i pjeses qe lexoni? - Cili eshte qendrimi i autorit? - Cfare evidence mbeshtet ceshtje kryesore te autorit?

vijon
- A ka perplasje te ideve te autorit me idete tuaja? Apo autori shtron nje ceshtje qe ju e pranoni si te vertete? - Ka treguar autori me shume nga cfare prisnit apo ai ka deshtuar te tregoje dicka qe ju deshironit ta dinit? - Cilat jane konkluzionet e nxjerra nga leximi juaj? - Ka krijuar leximi kendveshtrime te reja ne menyren se si ju e konsideroni subjektin?

Shenime mbi tekstin


Mbajtja e shenimeve eshte nje menyre efikase - per te gjurmuar ceshtjen e autorit - per ti shqyrtuar ato - dhe per te shtuar komente. Ju mund te nenvizoni ceshtje kryesore ose te shkruani ne ane te faqes shenime lidhur me idete qe ju interesojne, dhe mbeshtesin tezen tuaj, si edhe te shtroni pyetje.

Leximi ne nivele analitike


Benxhamin Blum ekspert i fushes se edukimit ka identifikuar gjashte nivele te aktivitetit konjitiv (te dijes). Secili vepron si nje themel per tjetrin. Secili sa vjen dhe behet edhe me i nderlikuar. Secili kerkon me shume aftesi nga niveli i meparshem.

vijon
Supozoni qe po lexoni nje nje histori rreth presidentit Ruzvelt. Ju lexoni nje pasazh jo te lehte dhe gjendeni ne veshtiresi per te kuptuar se cfare ekzaktesisht vepra percon tek lesuesi. Niveli 1: Njohurite Sapo lexoni pasazhin, edhe nese ju nuk keni info mbi historine amarikane, ju mund te bazoheni tek njohurite qe keni, ti deshifroni ato dhe te mblidhni te dhena te tjera mbi Ruzveltin.

vijon
2. Kuptimi P.sh: per te kuptuar pasazhin, ju duhe te dini se psh nje mandat presidencial eshte kater vjet dhe te nje pasnjeshme dhe te thote te vazhdueshme, pasi Ruzvelti ka sherbyer per 16 vjet si president = kater mandate.

3. Zbatimi Lidhja e informacioneve qe keni me njohurite e marra. Ju mund tu referoheni presidenteve te tjere. Psh. Xhorxh Uashington ka sherbyer dy mandate rresht Glover Klivlend ka sherbyer dy mandate por jo rresht Bill Klinton ka sherbyer dy mandate Xhimi Karter ka sherbyer 1 mandat. Kushtetuta thote se nje president duhet te sherbeje vetem dy mandate. Pse Ruzvelti sherbeu kater mandate?

4. Analiza Ju mund te shqyrtoni kater mandate e Ruzveltit, duke bere nje analize per secilin prej tyre. Ju mund te studioni periudhat perkatese politike. Ju mund te analizoni rrethanat qe kontribuan per rizgjedhjen e tij tre here te tjera. Amendamenti 22 u miratua me 1947 qe prej asaj kohe vetem dy mandate.

5. Sinteza Per tiu pergjigjur pyetjeve tuaja, ju duhet te konsultuoni materialet qe keni lexuar ne te kaluaren. Me pas ju filloni te sintetizoni = te nderthurni informacionin, te mblidhni fakte dhe opinione, te identifikoni evidenca dhe burime, te shqyrtoni ndonje evidence polemizuese, dhe te dilni ne konkluzione te bazuara ne evidenca te besueshme. Psh. Depresioni i Madh dhe Lufta e Dyte Boterore kontribuan ne rizgjendjet e Ruzveltit.

6. Vleresimi Se fundmi, ju do te vleresoni njohurite tuaja per te percaktuar domethenien e tyre. Psh. Ju do te pyesni veten: Pse ka zgjedhur autori kete teme? Si ndikon kjo teme per diskutimin ne klase? A eshte ky autor i besueshem?

Ju keni formuar idene tuaj mbi Ruzveltin dhe mund te parashtroni evidenca pro dhe kundra politikave te tij si president.

Komente nga ana juaj

You might also like