Sllajdet E Drejta Dhe Politika

You might also like

Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 105

E DREJTA DHE POLITIKA

Literatura : Andrew Heywood (per ligjeratat:


Burokracia, Revolucioni, Politika)
Hysamedin Feraj (per ligjeratat: politika, pushteti,
autoriteti, bindja etj)

LIGJERATA E PARE (10/10/2014)

PREZENTIM I SILLABUSIT (HYRJE)

LIGJERATA E DYTE (19/10/2014)


Per me shume shih:
Hysamedin Feraj : politika dhe politikja ( faqe 111-134)

CKA ESHTE POLITIKA?

Edhe pse eshte shume veshtire ta definojme politiken, sepse ky term eshte polisemik, ka
definimet te shumta qe i japin fjaloret kesaj fjale.
Ne anglisht kemi fjalen polity, politics dhe policy
Polity
Mund te definohet si sfera e politikes, do te thote, hapsira e formuar nga aktoret politik. Ky
nocion eshte i afert me nje tjeter definim te filozofit/sociologut Pierre Bourdieu fusha
politike.
Politics
Nenkupton aktivitetin politik, do te thote angazhimin politik dhe ushtrimin e profesionit
politik. Ky aktivitet u nenshtrohet logjikave specifike ne raport me aktivitete tjera sociale.
Policy
Nenkupton aksionin public dmth, politikat publike dhe veprimin e pushtetit publik ne sektore
te veanta (politika e punesimit, politika e mjedisit)
Pertej ketyre diferencave te kuptimeve te ndryshme te cilat nenkuptojne aspekte te
ndryshme te politikes, mbetet te gjejme nje definicion qe eshte njekohesisht mjaft i gjere
dhe mjaft

preciz per te mundesuar te identifikojme se cka eshte politika.

Politika mund te konsiderohet si dicka qe ka te beje me qeverisjen e nje shoqerie


ne pergjithesi.
Keshtu mund ta definojme nje aktivitet te cilin e gjejme ne te gjitha shoqerite
(edhe ne ato ku aktiviteti politik nuk ka rol te vecante), ne forma te ndryshme, te
diferencuara pak a a shume nga aktivitetet tjera dhe qe eshte pak a shume e
specializuar : aktivitet qeverisje.

Antropologjia diferencon 4 sisteme politike primitive te cilat gjinden jashte cdo


logjike shteterore :
Bandat e gjahtareve nomad : per shkak te numrit te vogel te tyre si grupe (rreth
100 personash) dhe per shkak te mobilitetit te tyre. Keto banda nuk e konsiderojne
te nevojshme te krijojne autoritete politike permanenete (Pierre Clastres).
Shoqerite trashigimtare te pershkruara nga antropologu Evans-Pritchard (Nuer). Ky
sistem nenkupton bashkimin e disa grupeve familiare brenda te cilave me te vjetrit
kane legjitimitet te vecante dhe te cilet i zgjedhin konfliktet per shkak te
legjitimitetit (shoqeria shqiptare deri ne njefar mase).
Shoqerite me shefa karismatik ku pushteti mbahet nga disa persona te rrespektuar
per kualitete e tyre morale ose pasurine e tyre. Ne dallim nga shoqerite
trashigimtare, ketu legjitimiteti eshte individual dhe nuk transmetohet ne menyre
trashigimtare.
Shoqerite te cilat udheheqen nga shefat ku disa individ ushtrojne nje pushtet te
pakontestueshem dhe te trashiguar.

Politika pra eshte qeverisje e shoqerive, por jo vetem ne


kuptim institucional. Qeverisje e nje shoqerie ne kuprim te
gjere te fjales. Eshte ne fakt, kapaciteti i disa grupeve ose
disa individeve (atyre qe qeverisin) per te a) udhehequr nje
shoqeri, b) per te orientuar veprimet e nje shoqerie te
caktuar, c) per te percaktuar rregulla te cilat aplikohen per
te gjithe dhe d) per ti bere ata qe ti rrespektojne ato.
Ky definicion eshte preciz sepse pershkruan nje aktivitet
social specific dhe mjaft te gjere per te perfshire te gjitha
kuptimet e fjales politike.
Kjo e konsideron politiken si fushe e zhvillimit te
aktiviteteve dhe konflikteve perreth ceshtjeve qe kane te
bejne me qeverisjen e nje shoqerie. Politika eshte pra
aktivitet (aktivitet qeverisje ose aktivitet per te influencuar
mbi qeverisjen).

Politika si profesion- profesionalizimi i politikes


Liria e shprehjes eshte kusht i domosdoshem per
funksionim te demokracise ;
Kjo liri e shprehjes te opinionit politik eshte aspekt
fundamental i demokracise, per te ruajtur lirite publike
dhe te drejtat themelore te individeve.
Megjithate kjo liri eshte e kufizuar sepse :
Disa lloj diskursesh jane te ndaluara me ligj per shkak
se ato e cenojne integritetin e disa individeve ose
grupeve te individeve dhe per shkak te mohimit te te
vertetes historike ;
Diskurset raciste, antisemite, negacioniste,
revizioniste etj.

Historik i shkurter i gares politike


Deri ne gjysmen e shekullit 19, gara zgjedhore ka qene e
rezervuar vetem per ata qe kane paguar tatime.
Ky kusht i hyrjes ne treg zgjedhor justifikohet me faktin se
per te votuar (per te ushtruar pushtetin), eshte dashur qe
personi te tregoje kapacitete te cilat jane matur me
pasurine e tij ( para ose prona). Kjo ka qene koha e
shoqerive me predominance rurale;
Brenda ketij sistemi, ka pasur nje lloj nivelizimi sepse per
te marre pjese ne zgjedhje lokale, taksa ka qene e ulet,
kurse per te qene deputet, ajo ka qene deri ne disa qindra
here me e larte.
Ky sistem ka qene i rezervuar per aristokratet (fisniket)
dhe ka qene me shume pak konkurence.
Produktet te cilat keta aristokrat u kane propozuar
votuesve te tyre kane qene kryesisht materiale (jo politike).

KLIENTELIZMI
Eshte mardhenje kembimi ndermjet votuesve dhe kandidateve;
Nga lat. cliere-nenshtrim
Te gjitha shoqerite njerzore e kane praktikuar ate, duke ja filluar nga popujt me
primitiv. Madje ne Greqine e vjeter ata kane qene autokton te nenshtruar nga
okupatoret ; anetar te familjeve te varfera te shkaterruara nga lufta; te huaj qe
kane pasur deshire te vendosen ne nje regjion te caktuar dhe te cilet eshte
dashur qe ti sigurojne vehtes mbrojtje per ta bere kete.
Ne kohen e Romes se vjeter, ky ka qene raporti qe e ka bashkuar pronarin e
pasur me klientin e tij. Klienti pra ka qene individ ne nje pozite sociale modeste
(inferiore).
Per te varferit, kjo ka qene menyre e mbrojtjes se vetevehtes nga te pasurit duke
u siguruar ketyere te dyteve ndihme material ne kembim te sherbimeve:
perkrahje elektorale, mbrojtje, perkrahje gjate proceseve gjyqesore etj;
Makiaveli ne vepren e tij Sundimtari (Kapitulli XII-XIV) flet per te huajt
duke marre shembull ushtrite e mercenareve.
Ai thote se sundimtari duhet te krijoje ushtri te veten dhe mos tu beje thirrje
mercenareve te cilet ne afatgjate kane mundur ti shkaktojne atij shume me
shume telashe sesa te mira.

Te drejtat politike
Keto te drejta jane arritur relativisht vone. Vendet e para qe e adoptojne te
drejten e votes si e drejte politike elementare per meshkuj jane Franca dhe
Gjermania ne vitin 1848. Keto dy shtete e bejne kete shume me herst se disa
shtete demokratike sic jane Anglia ose Italia te cilat e bejne kete 60 vite me
vone (1910) ;
Ne keto dy shtet, e drejta e votes per meshkuj e shumefishon numrin e
votuesve nga 250 000 ne me shume se 8 million. Fillimisht vetem meshkujt mbi
moshen 21 vjec votojne .
Afatshkurt, ky sistem eshte i favorshem per te pasurit sepse procesi i edukimit
te votuesit do te zgjase shume.
Afatgjate, ky sistem do tu mundesoje edhe grupeve tjera (te perjashtuara deri
atehere) te hyjne ne gare per zgjedhje.
Keto grupe do te sjellin risi ne jeten politike sepse ato do te deklarohen si
republikane dhe do te fillojne ti mobilizojne njerzit ne baza politike.
Te pasurit te cilet do ta kontrollojne pushtetin gjate pas arritjes se drejtes se
votes per meshkuj, do te vazhdojne te bejne nje konvertim te burimeve te tyre
sociale ne vota ;
Partite tjera do te fillojne te propozojne te mira politike ne kembim per voten.
Nga kjo kokurence ndermjet ketyre dy grupeve lindin zgjedhjet bashkekohore.
Madje keta te dytet do te promovojne te drejten e femrave per votim.

Ne kete proces te emancipimit te votuesit dhe te arritjes se votes duhet te ceket


kabina e votimit (izoluesja)
Integrimi i kesaj kabine ne votim mundeson materializimin e konceptit
univerzal te nje votuesi autonom, ne raport me presionet e mjedisit te tij social
dhe njekohesisht krijon mundesise per votuesin te votoje sipas deshires se tij.
Ky lloj votimi me kabina behet praktike ne fillim te shekullit 20. (France
1913).
Si permbledhje :
Ajo per te cilen eshte luftuar ketu eshte nje kundershtim ndermjet dy modeleve
konkurente te ndamjes se pushtetit.
Ne njeren ane, per te pasurit, kembimi bazohet mbi te mirat materiale,
sherbimet, ndihmat, influencen, madje edhe me kercenime per te fituar voten ;
Ne anen tjeter, menyra e prodhimit bazohet mbi kembimin e te mirave
simbolike dhe politike (ideologjive, programeve politike etj.) per te marre
voten ;
Kjo e dyta bazohet tek ajo se per te pasur statusin e qytetarit, duhet te
shkeputemi nga mvareshmeria dhe logjika komunotariste dhe te interesohemi
ne politike, me qellim qe te krijojme te mira te perbashketa ;
Kjo hap refleksion mbi modelet e qytetarit demokratik ;
Kjo eshte ajo qe krijon bipolarizim te jetes politike ;

Intensifikimi i gares zgjedhore

Unifikimi i tregjeve zgjedhore behet paralelisht me arritjen e se


drejten e votes;
Ka disa tendenca historike kryesore :
Nder ato, duhet te permendim rritjen e numrit te kandidateve,
gje qe e ben te veshtire qe nje kandidat te zgjedhet ne raundin e
pare ;
Kjo imponon nje racionalizim te jetes politike : kandidatet jane
te obliguar te perdorin sondazhe nepermjet te cilave ata testojne
programet dhe propozimet e tyre ;
Kjo provokon lindjen e profesioneve te reja qe e
profesionalizojne politiken :
Ekspert dhe institute te sondazheve ;
Ekspert te komunikimit politik ;
Keshille dhe keshilletare politik te ndryshem etj.
Kemi nje profesionalizim te politikes i cili karakterizohet me nje
ndamje te punes politike te profesionalizuar ;

Sondazhet : kane lindur si teknike marketingu dhe per here te


pare jane perdore nga disa firma ne SHBA per te matur kerkesat
e konsumatoreve, me qellim qe te rrisin tregun e tyre.
Progresivisht, kufiri ndermjet marketingut dhe politikes eshte
zhdukur dhe ne vitin 1936, gazetari amerikan G.H. Gallup e
krijon Institutin Amerikan per Opinion Publik para zgjedhjeve
presidenciale.
Me kohe sondazhet jane perhapur ne gjithe boten. Suksesin e
tyre me te madh ato e kane arritur permes sondazheve politike.
Kjo edhe per faktin se sondazhet politike perbejne me pak se 1%
te te gjitha sondazheve qe realizohen.
Te tjerat sondazhe jane studime marketingu te cilat i porosisin
firmat per te kuptuar tregun.
Ka pas edhe ligje te votuara per te penguar keqperdorimin e
sondazheve para periudhave zgjedhore me qellim qe mos te kete
influencim.
Ne shumicen e shteteve demokratike, ka komisione sondazhesh
te krijuara per te rregulluar ato dhe per te penguar abuzimet
eventuale.

Megjithate, ne France per shembull, para zgjedhjeve presidenciale te vitit 2007,


ka pasur 293 sondazhe.
Sondazhet jane kritikuar shume nga filozof dhe sociolog te njohur. Keshtu per
shembull filozofi/sociologu Pierre Bourdieu konsideron se profesionet parapolitike (ata qe bejne sondazhe, gazetaret, hulumtuesit) i perdorin sondazhet
per te imponuar vizionin e tyre te botes, gjithnje duke thene se kane per qellim
te masin vullnetin e popopullit:
"Sondazhet qe porositen nga politikantet dhe mediat kane ne fakt me pak per qellim te
informojne mbi opinionin politik, sesa te marrin informacion per ate qe publiku (votuesi)
deshiron ta ndigjoje ose ta shohe, me qellim qe te fabrikojne programe politike (ose televizive)
te fiksuara mbi keto kerkesa. Me fjale tjera, shtypi dhe politika porosisin dhe publikojne
sondazhe per tu shitur me mire dhe per te ju pergjigjur me mire kerkesave te publikut dhe
votuesve te momentit . ( Citim i nxierre nga nje tekst i famshem i Pierre Bourdieu
i botuar ne vitin 1973 me titull : Opinioni publik nuk egziston )
Kampanjat zgjedhore te sotme si ato ne SHBA kerkojne investime te medha.
(Mit Romney deri tani ka shpenzuar mbi 30 milion dollare)
Garat zgjedhore kerkojne investime te medha ;
Per kete arsye, shume shpesh edhe ne demokracite popullore ka pasur abuzime
dhe korrupsion per te siguruar mjete (rregullim me ligje i finansimeve te partive
politike); Retrokomisionet (spjego), Etj.

Personifikim i aktiviteteve politike


Edhe ne sisteme politike parlamentare, partite kryesore
personifikohen me nje numer te vogel lideresh politik te cilet
kane peshe shume me te madhe sesa te tjeret brenda partive dhe
simbolizojne partine ne raport me te tjeret; Ky personifikim
eshte rezultat i zhvillimit historik, i strukturimit te partive dhe i
bipolarizimit i cili lehteson kristalizimin e zgjedhjeve si nje duel
ndermjet dy pretendimeve (kjo eshte sidomos karakteristike e
shteteve te cilat kane sisteme presidenciale). Ne keto situata,
parlamenti perjashtohet nga roli i tij qendror i ndermjetesuesit
popull-qeveri ;
Ky evoluim eshte interesant te analizohet sepse mediat
audiovizuale kane kontribuar ne personifikimin e jetes politike
duke integruar jeten private te personave politik me qellim qe te
plotesojne kerkesat e shikuesve te cilet nuk u intereson politika
institucionale ;
Berluskoni dhe femrat, Carla Bruni me Sarkozy, Levinski me
Klintonin etj ; Skandalet e familjeve mbreterore ne Angli, Spanje
etj.

Kolektivizimi i jetes politike


Nenkupton eliminimin e kandidateve te vegjel per shkak te zhvillimit
te firmave te medha politike (partive);
Shkak eshte se mimi i kampanjave zgjedhore eshte shume i larte dhe
se notorieteti i personave qe kandidojne nuk u mjafton atyre te
zgjedhen nese nuk kane financime per zgjedhje.
Mbasandej, kampanjat zgjedhore zvillohen me tema qe e perfshijne te
gjithe shtetin (jo vetem nje regjion te caktuar te shtetit), gje qe e rrite
cmimin e kampanjes dhe e ben edhe me te veshtire qe nje kandidat te
zgjedhet nese nuk ka mundesi te zvilloje kamapanje ne nivel shteteror;
Kjo i obligon kandidatet qe te veprojne nepermjet partive politike te
cila jane te vetmet qe kane mundesi te veprojne ne nivel shteteror.
Duhet pra kapital, notorietet kolektiv te akumulaur nga partite ;
Kjo nuk do te thote se nuk duhet kapital politik personal. Ky kapital
mund ta zvogeloje ose ta rrise (kompenzoje) kapitalin kolektiv ;
Per kete arsye, kolektivizimi dhe personifikimi i kapitalit nuk jane
ne kundershtim, ata kompletohen ;

CKA ESHTE E DREJTA?


Ne aspekt politologjik, E drejta mund te definohet si lemi qe perfshin te gjitha
rregullat te cilat e percaktojne sjelljen e njerzve brenda nje shoqerie, raportet
sociale ose me mire te themi, te gjitha rregullat e imponauara ndaj anetareve te nje
shoqerie me qellim qe raportet e tyre sociale te evitojne dhunen dhe arbitraren dhe qe keto
sjellje te jene konforme me etiken dominante .
Keto rregulla abstrakte dhe te obligueshme tregojne se cka duhet te behet dhe
jane te drejtat dhe obligimet te cilat u takojne qytetareve te nje shteti.
Keto rregulla mund te rrjedhin nga nje burim superior, i jashtme, si e drejta
natyrore ose e drejta hyjnore.
Fuqia e se drejtes dhe rrespektimi i saj nga shumica implikon qe :
A) Burimi i se drejtes te jete i pranuar dhe i mirenjohur dhe legjitim ;
B) Qe ligji te jete i njohur nga te gjithe, gje qe nenkupton se ai duhet te jete i
shkruar me qellim qe njerzit te kene qasje ne te. Zakonisht e ndigjojme
shprehjen : askush nuk duhet ta injoroje ligjin ;
C) Aplikimi i ligjit te jete i garantuar nga vete forca e zbatimit e cila behet me
marreveshje ndermjet paleve ose nga shteti si institucion i specializuar me
kompetenca specifike.
Per kete arsye, ne shoqeri ne te cilat ka ndamje te pushtetit, zbatimi i ligjit
rezulton nga bashkepunumi i pushtetit legjislativ i cili e definon ligjin,
pushtetit ekzekutiv i cili e mbikqyre aplikimin e tij ne bashkepunim me
qytetaret dhe pushtetit gjyqesor i cili ka per mision te interpretoje dhe ti
sanksonoje mangesite ose tejkalimin e kompetencave.

Sovraniteti

Sovraniteti
Sovraniteti-nga sovran (autoriteti suprem i nje Monarkie )
Etimologjia- (nga latinishtja superus superior)
Nenkopton nje te drejte ekskluzive per te ushtruar
autoritetin politik (egzekutiv, legjislativ, gjyqesor) brenda
nje zone gjeografike ose mbi nje grup popujsh te caktuar.
Koncepti ka lind me lindjen e Shtetit ne Mesjete.
Sovrani ka qene person i identifikuar (perfaqesuesi i
Shtetit, Mbreti)
Sovrani shkeputet progresivisht nga personi i Mbretit dhe
behet koncept teorik i pamvarur .

Sovraniteti
Origjina e sovranitetit mund te jete, sipas tipit te shoqerise
qe observojne:
1) Ose ne instancat e jashtme dhe superiore (doktrina
teokratike). Ky sovranitet quhet ndryshe edhe sovraniteti
i se drejtes hyjnore. Ne nje regjim teokratik, sovranitetit
i takon perfaqesuesit te Zotit .
2) Ose ne nje dinasti (doktrine e bazuar tek trashigimia,
si per shembull doktrina monarkiste). Ne nje regjim
mbreteror, sovraniteti i takon Mbretit.
3) Ose tek trupi social si teresi (doktrina demokratike).
Kjo e fundit eshte imponuar ne shumicen e Shteteve
demokratike pas nje evolucioni te gjate.

Teorite e sovranitetit popullor dhe


kombetar
Eshte praktike sot te behet diferenca ndermjet
popullit dhe kombit, dy lloj sovranitetesh,
popullore dhe nacionale.
Kjo ndamje ka filluar relativisht vone dhe eshte
ndertuar mbi dy teori antagoniste te sovranitetit me
pasoja juridike te kunderta.
Ne shumicen e kushtetutave te shteteve te botes sot
figuron se sovraniteti nacional i takon popullit ,
formule kjo hibride qe i kombinon te dyjat.

Sovraniteti popullor

Sovraniteti popullor
Sovraniteti popullor i takon popullit te konsideruar si entitet konkret ;
cdo individ ka nje fragment te ketij sovraniteti.
Sovraniteti popullor e ka zanafillen tek revolucionaret radikal. Ne
filozofi, ai qe merret si krijuesi i ketij koncepti eshte J.J. Rousseau, ne
vepren e tij: Kontrati social (1762).
Sovrani formohet nga individe qe e perbejne ate dhe eshte totaliteti konkret i
individeve .
Secili qytetar mban nje pjese te sovranitetit dhe kjo rezulton zakonisht
me nje regjim te demokracise direkte, me nje te drejte vote per secilin
qytetar sepse askujt nuk duhet ti merret sovraniteti qe i takon.
Sovraniteti popullor bazohet tek populli (tek te gjithe qytetaret e nje
shteti), dhe per kete arsye, eshte nje teresi reale, ku merren para sysh te
gjithe njerzit e gjalle.

Sovraniteti popullor
Ne aspekt te ushtrimit te ketij sovraniteti, populli duhet te kete
perfaqesues (mandatar) te cilet kane nje mandat imperativ :
keta perfaqesues duhte te bejne ate per te cilen jane zgjedhur,
duhet te bejne ate qe u thone votuesit, ne fakt kane per
obligim te veprojne per te miren e votuesve, dhe nese nuk
veprojne keshtu, mund te shkarkohen, vullneti i popullit
eshte qendror. Kjo teori a ka bazen tek principi i barazise. Ne
kete aspekt, votimi eshte nje e drejte e jo nje funksion.
Sipas ketij principi, populli nuk mund te votoje ligje kunder
interesit te vet dhe per kete arsye, ligji eshte i drejte : eshte
principi ligjor qe paraprin.
Nuk ka nevoje per ndamje te pushtetit per arsye se populli i
kontrollon vet perfaqesuesit e tij. Sovraniteti popullor i jep
perparesi absolute ligjit.

Pasojat
Kjo teori e kundershton perfaqesimin : fakti qe populli
eshte posedues i sovranitetit, ai duhet ta ushtroje ate ne
menyre te drejtperdrejte. Ne fakt, perfaqesimi behet
nepermjet ndermjetesuesve te cilet kane nje mandat
imperativ.
Sipas kesaj teorie, te gjithe individet sovran duhet te
kene mundesi votimi. Vota universale eshte kusht i ketij
sovraniteti.
Teorite te cilat e mbrojne idene e sovranitetit popullor
jane ma shume te majta kurse ato te cilat e mbrojne
idene e sovranitetit kombetar jane me shume te djathta.

Sovraniteti nacional (kombetar)


Ky nocion eshte zhvilluar ne shk. XVIIe dhe XVIIIe
nga John Locke (1632-1704) dhe Montesquieu (1689-1755)
te cilet e kane shpikur nocionin e ndamjes se pushteteve, si
fundament i sistemit perfaqesuese. Sovraniteti i takon kombit,
nje entitet abstrakt dhe i pandare. Ky entitet eshte fiktiv sepse
nuk limitohet vetem tek qytetaret e sotem por edhe ata te se
kaluares dhe te se ardhmes ; eshte superior ndaj atyre
individeve qe e perbejne popullin (Sieyes ).
Sovraniteti nacional rezulton me nje regjim perfaqesues sepse
Kombi nuk mund te qeverise ne menyre direkte per faktin se
eshte fiktiv : shprehet nepermjet perfaqesuesve te cilet kane
nje mandat. Ata veprojne ne interes te kombit dhe secili nga
ata e perfaqeson kombin plotesisht (dhe jo vetem votuesit).
Fakti se kombi eshte fiktiv, nuk mundet te kete kontroll mbi ta;
per te evituar qe ata te abuzojne me pushtetin, duhet te
krijohen kunder-pushtete (Ndamja e pushteteve)

Pra, sovraniteti kombetar i takon kombit i cili


konsiderohet si entitet abstrakt, i pavdekshem, i
ndryshem nga individet te gjalle ose te vdekur qe e
perbejne ate. Nevoja e perfaqesimit : fakti qe nje
komb eshte abstarkt ai duhet te perfaqesohet nga
individe konkret te cilet bejne qe te ndigjohet zeri i
kombit. Megjithate, kjo teori mbron idene se per
shkak se individet nuk jane sovran, nuk kane mundesi
te ushtrojne sovranitetin. Keshtu, ata nuk kane me cdo
kusht te drejte vote. Ceshtja e te drejtes se votimit
eshte e reduktuar. Votimi eshte nje funksion i thjeshte
i rezervuar per qytetaret me te ngritur.

Tipologjia tjeter
Diferencojme :
Sovranitetin domestik ose te mbrendshem
I referohet administrimit qe nje qeveri e organizon brenda
Shtetit. Lidhet me autoritetin (legjitimiteti i nje qeverie dhe te
veprimeve te saj nga popullsia mbi te cilen ushtrohet ky
autoritet) dhe kontrollit (Policia dhe aplikimi i ligjeve)
Sovraniteti westfalian ose pamvaresia (Paqa e Westfalise
1848, sovraniteti teritorial si doktrine e mosperzierjes ne pune te
mbrendshme te nje Shteti)
Kjo eshte perjashtim i aktoreve te jashtem ne qeverisje te
brendshme. Ky perjashtim eshte, ne princip, reciprok ndermjet
shteteve, edhe pse tendenca natyrore eshte te afirmoje
pavaresine e tij ne nivel te mbrendshem, gjithnje duke tentuar te
kete influence tek shtetet fqinje.
Ne teori, pra, ne aspekt te se Drejtes nderkombetare, te gjitha
Shtete jane te barabarta dhe te pavarura.

Sovraniteti relativ
Ne fakt, sovraniteti i shteteve nuk eshte absolut. Nuk
mjafton te permendim principet qe ta kemi te
garantuar pamvaresine. shtetet mund te influencohen
ose te kontrollohen nga shtete tjera (imperializmi,
neokolonializmi) : nje kritike qe shpesh behet kunder
SHBA-ve si hiperfuqi pas shkaterrimit te komunizmit.
Sovraniteti internacional legal
Ky sovranitet i jep shtetit njohje nderkombetare. Ne
praktike, jane shtete tjera qe e njohin kete sovranitet,
me neshkrimin e traktateve nderkombetare.

Sovraniteti Ushqimor
Nocioni i sovranitetit ushqimor eshte zhvilluar ne vitet 1990
dhe nenkupton te drejten e popujve dhe te komuniteteve qe
lemine e bujqesise, punes, ushqimit dhe kontrollit te pyjeve,
politikave te ambientit, politikave sociale, ti adaptojne situatave
te tyre unike. Kjo nenkupton te derejten e ushqimit dhe te
prodhimit te ushqimit dhe nenkupton se te gjithe popujt kane te
drejte ne ushqim te mire dhe te adaptuar kulturave te tyre
ushqimore. Ky nocion nenkupton te drejten e shteteve qe te
plotesojne nevojat ushqimore te shoqerive te tyre.
Sovraniteti ushqimor eshte e drejta e shteve qe te definojne
politikat e tyre bujqesore, te mbrojne dhe te rregullojen
prodhimin e tyre dhe autonomine ushqimore me kushte te mira
prodhimi.
Pervec sigurise ushqimore, ky sovranitet i jep rendesi te vecante
kushteve sociale dhe mjedisit te prodhimit te ushqimit.

Sovraniteti si nocion juridik


Nga aspekti i brendshem, Sovraniteti eshte nje kontroll mbi
popullaten, teritorin, objektet ne raport me te cilet shteti ka nje
monopol te kompetencave (drejtesia, shtypja e monedhave,
taksat,). ai ka ekskluzivitetin. Jane pushtetet regaliane te
sovranit ne kuptim klasik te termit.
Persa i perket dimensionit te jashtem, sovraniteti nenkupton
mos-nderhyrjen ne ceshtjet te brendsheme, pushtetin per te
nenshkruar traktate etj.
Gjate kesaj ligjerate do te trajtojme:
1) konceptin : cka nenkupton ?
2) ushtrimin e kompetencave dhe transferimin e tyre;
3) Rendesine e nocionit te sovranitetit persa u perket
Mardhenieve nderkombetare;
4) Principin e mosintervenimit;
5) Principin e legalitetit sovran te shtetve regjimet e
imunitetit;
6) Kompetencat : si manifestohen ato, cilat jane limitet e tyre ?

Sovraniteti-aspekti tjeter

Principi i sovranitetit
Ideja sipas te ciles sovraniteti implikon nje ekskluzivitet te
kompetencave rrjelle nga nje vendim i marre nga nje arbiter
unik, Max HUBER, ne nje ceshtje qe ka te beje me
sovranitetin e ishujve Palmas ne vitet 20. Ky konflikt ka qene
ndermjet SHBA-ve dhe Spanjes. Arbitri thote :
pavaresia e nje shteti nenkupton sovranitetin e tij ne raport me te
tjeret dhe duke i vendosur dy nocionet ne nivel te barabarte
thote s pavaresia eshte e drejta per te ushtruar, ne menyre te pavarur
funksionet shteterore .
Raporti ndermjet sovranitetit dhe pavaresise eshte ide qe
nenkupton nje ekskluzivitet te pushteteve te nje shteti dhe
perjashtim te te tjereve.Jemi zot ne shtepine te vet dhe i vetmi
zot ne shtepi te vet.
Ketu i gjejme bazat e principit te mosnderhyrjes. Shtetet tjera
nuk kane te drejte te intervenojne ne procesin e marrjes se
vendimeve te nje shtetit tjeter.

Dy anet e sovranitetit
Zakonisht i permendim dy anet e sovranitetit :
a) ushtrim ekskluziv i kompetencave mbi nje teritor te caktuar.
b) obligim kujdesi per shtete ae teritori i tyre mos te keqperdoret. Kesaj i
referohemi zakonisht si due diligence.

Due diligence
a. Principi
Sioasketin principi, nese nje shteti i njihet sovraniteti mbi teritorin e tij, ai nuk
ka vetem te drejta por edhe obligime te cilat jane qe te kete kujdes qe teritori i
tij mos te perdoret per qellime te cilat kundershtojne te drejtat e te tjereve.
Rasti i ngushtices se Korfuzit:
Pas Luftes se Dyte Boterore, ka nje situate te tensionuar ne Detin Mesdhe
sepse Shqiperia kerkon te ushtroje nje kontroll me te afirmuar ne ngushticen e
Korfuzit dhe mos ti lejoje anijet e huaja te qarkullojne andej. Per Britanine e
Madhe, fuqi ushtarake dhe detare eshte me rendesi ta afirmoje fuqine e vet.
Keshtu ajo i kalon anijet e saj luftarake edhe neper ngushticen e Korfuzit.
Mirepo, anijet e saj hasin ne mina te cilat shkaktojne demtime te ketyre anijeve.
Anglia thote se Shqiperia eshte pergjegjese per kete dhe e akuzon ate para
Gjykates Nderkombetare te Drejtesise ne Hage per ta shpallur Shqiperine
mosrespektuese e te Drejtes nderkombetare dhe per shkelje te se drejtes
nderkombetare. Per keto shkelje ajo kerkon reparim.

Fillimisht, Anglia thote eshte Shqiperia ajo qe i ka


vendosur minat dhe keshtu eshte drejteperdrejte
pergjegjese per demtimin e anijeve te Britania. Mirepo,
Shqiperia nuk ka anije detare te cilat i mundesojne asaj
vendosjen e ketyre minave dhe keshtu nuk eshte
materialisht pergjgejgese per kete. Dyshimi eshte per tjera
shtete (Jugosllavia). Mirepo, gjykata nuk hyn ne kete debat
dhe e shqyrton argumentin e dyte te Britanise: edhe nese
Shqiperia nuk i ka vendosur minat, ajo eshte pergjegjese
sepse nuk ka siguruar qe teritori i saj mos te perdoret per
qellime te kunderta me te drejtat e shteteve tjera, ajo nuk
ka plotesuar obligimin e vigjilences. Ajo duhet te
ushtroje kontrollin e saj mbi teritorin e vet. Nese minat
jane vendosur nga shtetet tjera, ajo eshte dashur ta dije
dhe ti pengoje shtete tjera. Shqiperia eshte dashur te mbaj
kontrollin mbi teritorin e saj ? Gje qe nuk eshte gjithmone
materialisht e mundur.

Gjyakta pranon argumentin e Britanise dhe dergon ne Shqiperi


observues dhe nje anije per ta kaluar nepermes ngushtice me
qellim qe te vertetohet se a mund te observohet vendosja e
minave nga bregu?
Observatoret vendosen ne breg te detit. Ata i shohin anijet duke
kaluar. Ne fakt, observatoret i shohin anijet dhe vertetohet se
Shqiperia ka ushtruar mbikqyrje metodike te ngushtices dhe per
kete arsye, Shqiperia eshte dashur ti paralajmeroje shtetet te cilat
i kalojne anijet e tyre andej.
Kjo analize eshte konkrete edhe pse nuk dihet nese kushtete
meteorogjike kane qene te njetat atehere kur jane vendosur
minet etj.
Kemi pra te bejme me obligim mjetesh e jo rezultatesh. Kur nje
shtete perdore te gjitha mjetet e veta per te kryer obligimet e
veta. Mirepo, ne ditet e sotme shtrohet pyetja se cilat jane
obligimet e vigjilences ne luften kunder terorizmit?

Evolucioni i nocionit te sovranitetit


Obligimi i vigjilences nenkupton keshtu qe shtetet
duhet te marrin masa me qellim qe teritori i tyre mos
te perdoret per qellime te cilat i cenojne te drejtat e
shteteve tjera.
Mirepo, nocioni i sovranitetit ka evoluar. Shtetet duhet
te sigurojne se brenda teritorit te tyre mos te ndodhin
fakte ose veprime ne kundershtim me te drejtat e
subjeketeve te se Drejtes nderkombetare, duke perfshi
ketu edhe individet/qytetaret.

Shteti sipas kesaj eshte pergjegjes per veprime abstenimi te organeve


te veta. Si shembull mund ta marrim ceshtjen e diskriminimit ne
pune. Nese vertetohet se nje firme praktikon politika diskriminuese
raciale ose gjinore ne punesimin e punetoreve dhe Shteti nuk merr
masa per ta ndaluar/reparuar ate, atehere mund te themi se shteti ka
munguar obligimin e vigjilences. Edhe pse subjekti diskriminues
mund te jete privat (nje firme private psh.), fakti se shteti ushtron nje
kontrolle mbi teritorin e vet, e ben ate pergjegjes. Shteti ka mundesi
te marre masa. Ne te kunderten, angazhon pergjegjesine e tij sepse ka
munguar ne obligimin e vigjilence.
Shteti nuk eshte pergjegjes i cdo akti te nje personi ne teritorin e vet
mirepo mund te akuzohet nese vertetohet se ka qene ne dijeni te
abuzimeve te ndryshme dhe nuk ka marre masa qe ato te ndalohen
ose te mos perseriten. Kjo eshte ajo qe quhet aplikim horizontal i
te drejtave te individit. Madje, shteti eshte pergjegjes edhe
nderkombetarisht nese nuk e pengon nje politike diskriminuese te nje
firme; nese nuk pengon mbi teritorin e vet nje sistem privat te
drejtesise ose nese nuk i ndalon presionet e grupeve private te cilat
shteti ka per obligim ti ndaloje.

Nuk eshte keshtu pergjegjes per veprimin e tij aktiv por pasiv (mosveprimi).

Ne kete kontekst duhet te permendim rastin Velasquez, te trajtuar nga Gjykata


Interamerikane e te Drejtave te Njeriut me 29 korrik 1988:
Ne nje shtet te Amerikes se mesme (Guatemala) jane kryer krime nga grupe te
caktuara kunder grupeve te cilat e kane luftuar shtetin.Grupet te cilat i kane
lufrtuar guerilen jane quajtur eskadronet e vdekjes. Fillimisht ka qene shteti i
cili i ka organizuar keto eskadrone mirepo, progresivisht eshte terhequr dhe ja
u ka lene grupeve te caktuara kete pune. Keto grupe kane qene te perbera nga
police ose agjent te shtetit. Ka pas praktika te ekzekutimit ekstrajuridik nga
keto eskadrone.
Nje person nga nje familje e viktimave ka akuzuar shtetin para Gjykates
Interamerikane per kete. Vendimi i kesa gjykate thote se edhe pse nuk eshte
Shteti ai qe e ka zbatuar kete politike, ai ka qene i informuar dhe nuk ka bere
asgje per ta ndaluar ate. Edhe pse ka qene ne dijeni se keto eskadrone kane
qene te perbera nga polic dhe agjent sekret te shtetit. Ky verdikt thote se shteti
ka munguar obligimet e veta.
Keshtu, mund te themi se ka pas nje evolucioni te obligimit te vigjilences.
Shteti duhet te siguroje se nuk ushtrohet dhune ndaj tjera subjeketeve, duke
perfshire ketu edhe individet. Nese nuk nderhun brenda teritorit te vet dhe
kaqene i informuar, kjo dhe ne rast se nuk ka pas mundesi ti ndaloje.

Kompetencat e shteteve
Sovraniteti eshte prezantuar shpesh si koncept absolut. Mirepo a eshte kjo ide
ne perputhje me vete egzistencen e se drejtes nderkombetare? A do te thote kjo
se nga momenti qe pranojme se ka nje te drejte nderkombetare, kjo do te thote
se nuk jemi sovran? Fakti qe jemi te angazhuar nderkometarisht, a nuk do te
thote kjo se kemi te bejme me nje lloj negacioni te sovranitetit?
Rasti Steamship Wimbledon, Gjykata e Perhershme e Drejtesise nderkombetare
CPJI), 17/08/1923
Pas Luftes se Pare Boterore, nje anije deshiron te kajone Kanalin e Kiel-it,
kanal ky qe e lidhe Detin e veriut me Detin baltik. Ne tekstin e Traktatit te
Versajit, Gjermania kishte pranuar nje qarkullim te lire te anijeve nepermjet
kanalit te Kiel-it. Mirepo, shume shpejte, autoritetet Gjermane fillojne te
pengojne kalimin e anijeve te huaja dhe kjo ndodhe me anijen Wimbeldon.
Disa shtete qe kishin nenshkruar Traktatin e Versait e cojne kete ceshtej para
Gjykates se Hages. Argumenti i Gjermanise eshte se ajo qe i eshte imponuar
asaj me traktat nuk eshte
Vendimi i kesaj gjykate do te krijoje precedent sepse ajo thote se: Gjykata nuk
ka mundesi ta obligoje gjermanine qe te respektoje angazhimet e saj, ne kete
rast, lirine e qarkullimit neper kanalin e Kiel-it.
Faqja 25 e vendimit te gjykates thote : Gjykata refuzon te shoh nenshkrimin e
nje Traktati si nje lerje pas dore e sovratitetit te tij .

Shtohet pyetja e raportiti me BE-ne persa i perket sovranitetiti.


Kur behet fjale per BE-ne, duhet te bejme diferencen ndermjet
bartjes se kompetencave dhe ushtrimit te ketyre
kompetencave. Sovraniteti eshte i pandare. Nese i transferojme
kompetencat, e humbin sovranitetin dhe behemi nje lloj
konfederate, nese jemi sovran, e mbajme kontrollin mbi
kompetencat e veta?
Ajo qe e transferojme ne kuader te organizatave nderkombetare
dhe UE ne vecanti eshte ushtrimi i kompetencave. Do te thote
se ne nje lemi te vecante, ne kushte te vecanta, ne momente te
vecanta, transferojme tjera ushtrime te ketyre kompetencave.
Ajo qe i diferencon eshte se ne cdo kohe mund te nderprejme
kete ushtrim kompetencash. Nese i transferojme kompetencat,
atehere nuk mund ti kthejme ato mbrapa.
Kemi mundesi te terhiqemi ne menyre unilaterale nga nje Traktat
dhe keshtu ti japim fund ushtrimit te kompetencave.

Sovraniteti dhe kolonializmi / neokolonializmi


Edhe kolonializimi i shteteve te ndryshme ka ndryshuar nga nje
shtet ne tjetrin. Ne formen klasike, shtetet kolonizuese kane
ushtruar dominim total i cili implikon nje dimension total te
mohimit te sovranitetit. Mirepo, ne disa raste, Shtetet evropiane i
kishin shnderruar kolonite ne protektorate si nje lloj formule ne
mes .
Protektorati nenkupton nje lloj marreveshje ku nje shtet
protektues nenshkruan me protektoratin. Shteti protektues
siguron ne menyre ekskluzive mardheniet nderkometare te
shtetit te mbrojtur ne raport me rrezikun qe i ushtrohet nga
jashte. Formalisht, protektoratet mbeten nen prezencen e nje
shteti i cili eshte mbrojtes.
Shteti protektorat (i mbrojtur) pranon te transferoje ushtrimin e
disa kompetencave tek shteti protektues, gjithnje duke vazhduar
te jete i konsideruar formalisht si shtet sovran.
Pushteti i ushtruar nga shteti protektues eshte i ngjashem me ate
te shtetit kolonial ku shteti protektorat nuk ka personalitet
juridik.

Pushteti

PUSHTETI
FERAJ: pushteti, autoriteti, ndikimi faqe 139-156
Per Legjitimitetin shih A. Heywood faqe 193
Politika eshte aktivitet i qeverisjes se shoqerise, do te thote, kapacitet
te cilin e kane disa individ ose grupe individesh per te orientuar sjelljet
e te gjithe kolektivitetit, per te elaboruar rregulla te cilat u imponohen
te gjithe shoqerise dhe qe askush nuk mund ti injoroje ose ti shkele.
Keshtu, aktivitetit i qeverisjes eshte i bazuar mbi nje relacion pushteti
ndermjet te qeverisurve dhe qeverissve.
Per kete arsye, nocioni i pushtetit eshte ne qender te studimit te
funksionimit politik te shoqerive.
Pushtetin duhet fillimisht ta definojme se bashku me nje numer
konceptesh te cilat jane te aferta (ne veanti at t dominimit);
Definimi i pushtetit duhet te behet para se tu pergjigjemi disa
pyetjeve te thjeshta, por esenciale per lenden tone :
Pse individet nenshtrohen ?
Pse u nenshtrohen kerkesave te qeverisesve (dominuesve)?
Pse ja u njohin qeverisesve te drejten e te qeverisurit ?

Tri qasjet e pushtetit


1) Qasja institucionaliste ben qe pushteti te identifikohet me shtetin (ne kete rast e
denoncojme politiken represive te shtetit ; ose dallojme pushtetin dhe opoziten
kur flasim per Qeverine etj.
Kjo qasje ka nje defekt sepse nuk jane gjithmone ata qe kane zyrtarisht pushtetin te
cilet e ushtrojne ate. Per shembull, funksionaret e larte te administrates kane mjaft
pushtet : jane ata te cilet i shkruajne tekstet e ligjeve te cilat i voton parlamenti edhe pse
nuk jane ata te cilet legjiferojne. Per kete arsye, qasja institucionaliste nuk eshte e
mjaftueshme per te kuptuar se cka eshte pushteti, se se si funksionon ai ne realitet.

2) kemi edhe nje qasje tjeter te pushtetit e cila quhet substancialiste dhe e cila e
konsideron pushtetin si dicka qe mund te posedohet (te kesh pushtetin ose te humbesh
pushtetin). Sipas kesaj qasje, pushteti mund te rritet ose te zvoglohet.
3) - Kemi edhe nje qasje te trete e cila eshte relacionale (ose interakcioniste) ku
pushteti konsiderohet si relacion (lidhje,mardhenie) mbi dikend. Kjo eshte zakonisht
qasja qe do ta privilegjojme.
Sipas kesaj qasje, pushteti studiohet si relacion ndermjet individeve ose grupeve, dhe jo
vetem si realitet institucional ose juridik. Ai eshte gjithmone pushtet mbi individet ose mbi
grupet. Per kete arsye, ai egziston vetem nese ushtrohet realisht ose me mire te themi,
vetem kur ka nje relacion efektiv te pushtetit.
Sipas kesaj qasje, pushteti eshte relacion reciprok por i jobarabarte , eshte nje raport
force nga i cili mund te perfitojme me shume se tjetri, mirepo mbetet nje raport ku
njeri nuk eshte kurre i pafuqishem perballe tjetrit . Kjo qasje relacionale eshte edhe ajo
e M. Foucault-s i cili thote se : Pushteti nuk eshte dicka qe posedohet, grabitet ose ndahet me te
tjeret, dicka qe e mbajme ose qe e leme te na ike, pushteti ushtrohet ne menyra te ndryshme, dhe
brenda nje loje te pabarabarte dhe mobile .

Mardhenia e Pushtetit
A-ja ushtron pushtet mbi B-n kur arrit ta bj B-n q t ndrmarr nj aksion Y t
cilin ky i fundit nuk do ta kishte br zakonisht.
Ky eshte definicioni i famshem i politikologut amerikan Robert Dahl ne librin e tij who
Governs (1960) i inspiruar nga Max Weber.

R. Dahl niset nga pretendimi se : per te pasur qasje ne poste politike dirigjuese, duhet
te kemi nje numer sic i quan ai burimesh (kualitetesh). Ai i rendit 3 nga ato si me te
rendesishmet :
a)Pasuria ; b) Kompetencat ; c) Prestigji

Dy mundesi ofrohen ne kete rast :


Ose nje grup ose elite i ka te trijat keto burime dhe ne kete rast behet fjale per nje
oligarki.
Ose disa grupe ose elita posedojne secila nje (ose dy ) nga keto burime. Ne kete rast
kemi te bejme me poliarkine. Pushteti politik eshte ne kete rast i ndare ndermjet grupeve
te ndryshme dominuese te cilat nuk i kane kurre te trijat burime.
Kete studim, Dahl e ben ne New Haven (Connecticut) ku gjindet universiteti i Yale-it
ku ai konstaton se ka disa elita. Kjo i obligon elitat e ndryshme qe te bashkepunojne
per te marre vendime te perbashketa finale. Flasim ne kete rast per nje sistem pushteti
pluralist kompetitiv (sepse elitat jane ne kompeticion me njera tjetren per te udhehequr
dhe gjithashtu jane te ekuilibruara per arsye se grupet i kane perafersiht te njetat
burime.

Interesi i studimit te pushtetit si relacion eshte qe ta beje kete te verifikueshme


empirikisht, duke analizuar modifikimet e sjelljes se aktoreve te relacionit (
qofshin A dhe B individ apo grupe) : cfare urdherash i jep A-ja B-s? Si e
modifikon B-ja sjedhejn e tij ne funksion te urdherave te A-s etj.
Mirepo, kjo formule e Dahl-it mbi pushtetin nuk eshte e vlefshme ne nje situate
ku A-ja, per te ruajtur aparencat e pushtetit, i integron mendimet e B-s dhe
formulon vendime qe jane te pershtatshe paraprakisht per B-n.
Megjithate, ky definicion duhet te thellohet dhe kompletohet. Fillimisht, ashtu
sikur e kane menduar P. Barach dhe M. Baratz, nese interesohemi tek
manifestimet empirike te pushtetit, duhet te marrim para sysh edhe situatat ku
pushteti i A-s ushtrohet ashtu qe B-ja abstenohet nga veprimi ose adopton nje
sjedhje tjeter ( keta autor i quajne keto suituata: situata te pazgjedhura-non
decision). Fenomen ky me kompleks qe te observohet, ky fenomen perben nje
dimension esencial te raportit te pushtetit.
Me ne fund, Stive Lukes thote persa i perket kesaj se relacioni i pushtetit mund
te ushtrohet edhe ne menyre me te thelle dhe me te sigurt nese A-ja arrite te
modifikoje perceptimin qe B-ja do te kete per intereset e tij ne menyre qe ai
te arrise te identifikoje interesat e tij me ato te A-se . Relacioni ne kete rast
eshte edhe me solid dhe me i thelle.

Pushteti dhe Detyrimi


Detyrimi mund te definohet si presion i ushtruar ndaj dikujt per te
arritur nje qellim--sinonim me opresionin)
Detyrimi eshte menyre per te imponuar vullnetin e vet
brenda nje raporti shoqeror ? Mirepo, te gjitha detyrimet
nuk behen me dhune.
Keshtu shtrohet pyetja se si arrism qe ti shtyjm t tjeret
qe te na nenshtrohen ?
Per tu pergjigjur ketyre pyetjeve, teorite e pushtetit, sado
te ndryshme qe jane ato ndermjet tyre, i spjegojne keto
nepermjet dy koncepteve kryesore. Raporti i pushtetit
bazohet gjithmone ose:
1) mbi legjitimitetin e atij qe e ushtron ate;
2) mbi detyrimin qe ai arrite ta imponoj pr t plotesuar
vullnetin e tij.

I pari ka te beje me mirenjohje qe i takon atij qe ushtron pushtet, me


mire te themi, eshte pranim i faktit se eshte normale , natyrore ,
e drejte , e deshirueshme , qe individi te jape urdhera dhe te
percaktoje menyra veprimi (sjellje).
I dyti ka te beje me perdorimin e detyrimit si garancion per ate qe e
ushtron ate qe te arrise, ne menyra te ndryshme (duke perdorur
forcen fizike, jo gjithmone) te triumfoje vullnetin e vet nese nuk e ka
legjitimitetin, ose nese legjitimiteti i tij eshte i pamjaftueshem.

Megjithate, ne realitet, legjitimiteti dhe detyrimi nuk jane ne


kundershim me njeri tjetrin, dhe madje as te ndara me njeri tjetrin.
Ata te cilet e ushtrojne pushtetin i kane zakonisht te dyjat keto : kane
legjitmitet per te komanduar dhe kane mjete per ti detyruar njerzit.
Keshtu per shembull, ne nje strukture te hierarkizuar (si per shembull,
brenda nje administrate ose firme), superioret hierarkik jane te
mandatuar qe te japin urdhera atyre qe jane inferior ne hierarki).
Madje Max Weber-i thote se vete rekrutimi i funksionareve duhet te
behet ne baza te nenshtrimit ndaj superiorit hierarkik (burokracia).

Legjitimiteti i tyre per tu dhene urdhera te nenshtruareve te tyre


mund te bazohet ne disa arsye :
A) Ose per faktin se konsiderohen me kompetent;
B) Ose per faktin se kane vete pergjegjesine per ata qe i udheheqin;
C) Ose per faktin se te subordinuarit e tyre i kane integruar regullat e
hierarkise dhe e konsiderojne te natyrshme qe shefat e tyre hierarkik
tu japin urdhera.

Ne situata te tilla, relacioni i pushtetit perceptohet si natyror dhe


normal.
Mirepo, kur raporti i pushteti eshte i konsoliduar (qofte ne kuader te
familjes, profesionit, politikes), raporti i pushteti bazohet gjithmone
(pa perjashtim) mbi mundesine e perdorimit eventual te detyrimit.
Keshtu, brenda nje administrate ose firme, superiori posedon mjete
sanksioni te cilat mund te jene : intimidim, revokim nga sherbimi ku
punon ose ne raste ekstreme edhe leshim nga puna-mjete te cilat ka
mundesi ti perdore kur ka deficit legjitimiteti per te ushtruar pushtein
e tij.

Pushteti dhe forca


Forca eshte kapaciteti i nje individi ose institucioni per te prodhuar
nje efekt. Eshte zakonisht proporcionale me forcen e perdorur, me
nje sasi energjie. Forca shtrihet deri ne ate mase qe ajo pengohet nga
nje force tjeter e cila e ndalon ose e cila i kundervihet. Forca eshte nje
lloj tjeter mardhenie pushteti ose autoriteti dhe pikerisht per faktin se
nuk eshte nje relacion: pushteti si dominim supozon nje stabilitet, nje
permanenece, nje institucionalizim. Pushteti eshte raport ndermjet dy
elementeve me force te pabarabarte. Hobbes-i thote
power simply is no more, but the excess of power of one above of
another (pushteti nuk eshte thjeshte asgje tjeter pervec tejkalimi i
fuqise se nje personi mbi nje person tjeter, Elements of Law. I, 8, 4)
Dallimi konceptual ndermjet pushtetit dhe forces nuk mund te jete i
ngrire mirepo, Mardheniet nderkombetare ne aspektin e tyre
konfliktual,( luftes), ne gjendje te natyres kane te bejne me shume
me nje analize nga aspekti i forces dhe raporti ndermjet forcave kurse
raportet politike te brendshme kane te bejne me shume me pushtetin.

Sipas filozofit Spinoza, pushteti arrite nenshtrimin e njerezve


nepermjet frikes supersticioze me te cilen ai manipulon.
M. Weberi thot se pushteti eshte mardhenie e cila supozon qe te dy
personat te jene dakord, ta pranojne dhe te marrin pjese ne kete
relacion.
Analiza Weberiane e dominimit nuk ka te beje vetem me institucionet
politike (partite, sindikatat) por edhe me organizatat fetare ose firmat:
shteti eshte institucion i cili posedon mbi nje teritor te caktuar,
monopolin e dhunes fizike legjitime. Kjo nuk nenkupton se shteti
eshte perdorues i dhunes mirepo eshte i pranuar si autoriteti i vetem
per te cilin eshte legjitim qe te perdore dhunen.
Weber-i nenkupton me fjalen dominim, mundesine per urdhera
specifik qe te gjejne zbatim nga nje grup i caktuar individesh .
Megjithate, kjo nuk nenkupton cdo lloj oportuniteti per te perdorur
fuqine dhe influencen mbi individ tjere dhe per kete arsye,
dominimi mund te bazohet mbi motive te ndryshme te nenshtrimit :
nga tradita per tu nenshtruar deri tek konsiderimet racionale.
Cdo raport i vertet dominimi permban nje interes, te jashtem ose te
brendshem per tu nenshtruar (Ekonomia dhe Shoqeria, kap. III. I. 1)

Autoriteti dhe Legjitimiteti


Keto dy nocione jane te mvarura nga njera tjetra. Weber-i
perdore fjalen autoritet (autoritat-lat) si sinonim i dominimit
(Herrschaft).
Fusha semantike e autoritetit eshte e komplikuar : punimet
shkencore te nje mendimtari bejne autoritet, nje diktature
ushtarake eshte regjim autoritar i cili dallohet nga nje regjim
totalitar. Dhe ky term ka kuptime te ndryshme: nenshtrim ndaj
autoritetitsupersiticion sipas Spinozes, autoriteti i babes ne
psikanalize tek Frojdi etj.
Mirepo, mosnenshtrimi ndaj ligjit nuk konsiderohet si dicka e
pandershme nese qeveria vete konsiderohet si e pandershme.
Madje, nje mosnenshtrim civil masiv mund te shperthej (rasti i
mosnenshtrimit ndaj lidereve komunist pas ramjes se Murit te
Berlinit etj.), nga moment qe nje regjim e humbe legjitimitetin,
asnje mase detyrimi nuk mund ti shtyje njerzit ti nenshtrohen atij
dhe zakonisht, tentimet e regjimeve ne ramje per te perdorur
forcen si mjet te fundit, vetem e keqesojne gjendjen.

LEGJITIMITETI
Legjitimiteti eshte nje nder konceptet me te rendesishme te shkencave
politike. Ne regjimeve demokratike, legjitimiteti arritet nepernjet
votes. Nje parti politike ose nje koalicion qe i fiton zgjedhjet eshte
legjitim per te marre pushtetin. Mirepo, zakonisht, kur kemi nje
regjim te korruptuar, organizohen protesta dhe protestuesit nuk i
nenshtrohen kerkesave te regjimit te koruptuar.
Ne kohen e mbreterive absolute, legjitimiteti nenkuptonte se Mbreti
ose Mbreteresha e mbajne pushtetin duke ju falenderuar
legjitimitetit te tyre me lindje. Mirepo, nga Mesjeta, ky term ka
ndrushuar dhe sot nenkupton jo vetem te drejten legale per te
qeverisur per edhe te drejten psikologjike per te qeverisur.
Legjitimiteti sot i referohet nje bindje ne mendjet e subjekteve se
pushteti qeverises eshte i drejte.
Keshtu, edhe nese neve nuk na pelqen Qeveria jone, zakonisht i
nenshtrohemi. Shumices nuk na pelqen te paguajme taksat por e
bejme ate ne shumicen e rasteve ne menyre te ndershme sepse
mendojme se qeveria ka te drejte legjitime qe te na taksoje. Problemi
fillon per Qeverine nga momenti kur kjo ndienje e legjitimitetit
zhduket. Njerzit ndiejne me pak obligim ti kryejne detyrat e veta ndaj
qeverise ose ti nenshtrohen ligjit.

Legjitimiteti mund te bazohet, ne pelqimin e te


qeverisurve sikur figuron ne Deklaraten e pavaresise se
SHBA-ve.
Pa pelqimin e popullit, Qeveria nuk duhet te mbeshtetet
ne detyrim.
Ne perputhje me kete, nje menyre e mire per te matur
legjitimitetin e nje Qeverie eshte te matet se sa shume
polica ka nje shtet?
Aty ku ka nje numer te vogel te policeve, si ne Suedi ose
ne Norvegji, eshte shenje se legjitimiteti eshte i larte. Aty
ku ka shume police, sic eshte rasti i shteteve autoritare
(Kina etj.) eshte shenje se legjitimiteti eshte i ulet.
Ne shume shtete, egzistenca e forcave speciale antiprotestues tregon se regjimi ka nevoje te perdore
detyrimin (forcen) per te mbajtur pushtetin.

Si e arrite nje Qeveri legjitimitetin?


Se pari nese nje sistem politik ka tradite demokratike. Ne keto shtete
Qeverite jane zakonisht shume te respektuara nga qyteteret e tyre. Kjo
nuk do te thote se jane popullore por institucioni I qeverisjes eshte I
respektuar. Psh., Fakti qe Kushtetuta amerikane eshte me shume se
200 vjet e vjeter tregon se Qeveria amerikane ka legjitimitet te madh.
Ne shtete me me pak tradite kushtetuese, Qeverite kane me pak
legjitimitet.
E dyta, nje qeveri mund te fitoje legjitimitet nese qeverise mire. Duke
siguruar rritje ekonomike dhe punesim, mbrojtje nga jashte ose
zgjedhje te problemeve te brendshme si dhe nese shprendan drejtesi
te barabarte. Keto elemente i ndihmojne qeverise qe te zhvilloje
legjitimitet.
Si shembull mund ta marrim Qeverine e Gjermanise te formuar ne
vitin 1949 e cila fillimisht kishte pak legjitimitet mirepo, zhvillimi i
politikave ekonomike te sukseshme i ndihmoje asaj te marre
legjitimitet te madh. Ne te kunderten, kemi Qeverine gjermane te
Weimar-it, ndermjet dy Lufterave Boterore e cila karakterizohej me
nje politike ekonomike katastrofike. Madje jostabilitetit politik i saj i
hapi rrugen Hitler-it per te marre pushtetin.

Se treti, struktura qeverisese ka mundesi te kontribuoje vete ne


rritjen e legjitimitetit. Nese njerzit e kane ndienjen se jane te
perfaqesuar mire dhe se kane mundesi te ndikojne tek te
zgedhurit e tyre, ata i nenshtrohen me lehte kerkesave te
Qeverise. Kjo eshte edhe nje nder arsyet kryesore te zgjedhjes se
deputeteve ne menyre direkte. Kjo nuk do te thote se deputetet
bejne pune te mire por ndienja e perfaqesimit eshte faktor
legjitimues ne kete rast.
Dhomat e larta te Parlamenteve te emruara nuk kane shume
legjitimitet.

Kemi edhe raste ku qeverite provojne te forcojne legjitimitetin e


tyre nepermjet manipulimeve me simbole nacionale. Flamujt
nacional, monumentet historike, paradat patriotike, fjalimet e
zjarrta, kane per qellim te bindin njerzit se Qeveria eshte
legjitime dhe se duhet ti nenshtrohen. Edhe pse, kur qeveria e
humbe legjitimitetin, simbolet nuk mund te krijojne legjitimitet.

Sovraniteti si pushtet
Nje nje ligjerate me pare e kemi trajtuar sovranitetin me gjeresisht, mirepo ketu
do te flasim vetem per sovranitetin si pushtet. Per te folur per sovranitetin si
pushtet i te gjitha puahteteve, duhet te flasim per terorizmin. Sulmuesit terorist
kontestojne jo vetem legjitimitetin e regjimit por edhe legjitimitetin e vet shtetit.
Teroristat mund te kontestojne shtetin e tyre por edhe shtetet tjera. Ata kane
per qellim te shkaterrojne sovranitetin e shtetit te cilin e urrejne dhe ta
zavendesojne ate me nje shtet tjeter sovran.
Konfliktet mbi sovranitetin jane nder konfliktet me te ashpra qe njeh koha e re.
Shume Palestinez per shembull do te kishin deshire te zhdukej shteti i Izraelit
dhe te zavendesohej me nje shtet tjeter sovran Palestina. Ne Irlanden e Veriut
kemi pas te bejme me ceshtje sovraniteti. Minoriteti Katolik nepermjet IRA-s
ka ushtruar dhume teroriste ndaj Shtetit Britanik me qellim qe ta pengoje ate te
jete sovran mbi kete teritor. Qellimi i IRA ka qene qe te bashkoje kete pjese te
Irlandes me Republiken e Irlandes kurse shumica protestante e Irlandes se
Veriut e ka kundershtuar kete me vrull. Si rezultat me shume se 3000 njerez
kane vdekur gjate luftes civile e cila ka zgjatur disa dekada.
Shtetet e mbrojne me gjalozi sovranitetin e tyre dhe bejne gjithcka qe eshte e
mundur per ta mbrojtur ate. Kane ushtri per te dezistuar ushtrite e huaja qe ta
sulmojne ate, kontrollojne kufijte e tyre me pasaporta, viza et. Ne kete rast,
sovraniteti eshte sinonim I mbijeteses se shtetit perballe rreziqeve qe paraqiten.

NeSpanje me basket ke Basket eshte njeta gje. ETA ka ekzekutuar


polic spanjoll dhe zyrtar te shtetit me qellim qe te vendose nje shtet te
pavarur Bask por Shteti Spanjoll nuk e ka lene kete te ndodhe.
Per kete arsye, sovraniteti dhe legjitimiteti jane te aferta me njera
tjetren. Nje mbret ne Mesjete ka mundur te vendose ligjin e vet me
shpate por nipat ose nipet e tij ne koherat moderne mund te vendosin
pushtetin e tyre vetem nese jane legjitim. Me ramje te legjitimitetit
kemi ramje e dhe te sovranitetit.
Rasti i Libanit ka treguar se si nje ceshtje legjitimiteti ka efekt mbi
ceshtjen e sovranitetit. Pas dekolonizimit, Libani eshte qeverisur nga
minoriteti libanez Katolik edhe pse keta te fundit kane qene minoritet
brenda shtetit. Komunitetet tjera e kane konsideruar Qeverine
jolegjitime sepse u ka sherbyer vetem komunitetit katolik. Si rezultat,
ka shperthyer nje lufte civile ne vitet 1970 e cila ka rezultuar me
okupimin e nje pjese te teritorit te tij nga Siria dhe nje pjese tjeter nga
Izraeli etj.
Si rezultat, Libani e ka humbur sovraniteti e vet dhe ka pas veshtiresi
qe ta rikthej ate. Madje nuk ka pas mundesi kurre ti largoje te huajt.
Shtetet me legjitimitet te ulet e humbin sovranitetin e tyre dhe mund
te okupohen lehte nga fqinjet e tyre.

Autoriteti
Autoriteti nenkupton aftesine e nje lideri per ti bindur njerzit qe ti nenshtrohen
kerkesave te tij. Legjitimiteti eshte respekt per nje qeveri, sovraniteti eshte
respekt per nje shtet, autoriteti eshte respekt per nje lider individual.
Disa autor dallojne autoritetin nga influenca, manipulimi, bindja dhe forca
(Easton, The Perception of Authority and Political Change, in Authority, ed.
Carl J. Friedrich (Cambridge, MA: Harvard University Press, 1958), pp.178-81).
Vetem Autoriteti (jo influenca, manipulimi, bindja dhe forca) bazohet ne
obligimin e njerezve per te ju nenshtruar liderit te tyre per hir te pushtetit
legjitim te pozites se tij. Nje ushtar i bindet kapitenit te tij, nje motorist i bindet
policit te trafikut, nje student i nenshtrohet nje profesori etj.
Por jo te gjithe njerzit i nenshtrohen autoritetit. Disa ushtare jane te
panenshtrueshem, disa motorista vozisin shume shpejt, disa student nuk e
bejne pune e kerkusr nga profesori.
Megjithate, shumica e njerezve i nenshtrohen asaj qe e konsiderojne si autoritet
legjitim. Nje lloj autoriteti vjen me pozite por autoriteti mundet gjithashtu te
kultivohet. Sikur legjitimiteti, autoriteti nenkupton edhe nje raport psikologjik
ndermjet njerezve.
Nje Prezident i nje shteti fiton autoritet shume nga pozita e tij mirepo, disa
persona nuk kane autoritet mjaft.

Psh. Kur presidenti amerikan Nkson ne vitet 1970 e


humb perkrahjen, koha e tij perfundon dhe ai jep
doreheqje.
Ne kete kuptim, shtrohet pyetja se sa pushtet rrjedhe
nga frika e ndeshkimit?
Ushtaret mund te vriten, motoristat te burgosen dhe
studentet te ndelen per nje kohe te gjate. Kjo shton
nje pyetje : cka u jep autoriteteve kontroll mbi te tjeret
qe te japin urdhera qe te tjeret te ndeshkohen?
Kapiteni i ushtrise ka nevoje per nje strukture
komanduese, polici rrugor ka nevoje per nje strukture
penale juridike dhe profesori ka nevoje per nje
strukture disciplinuese e cila do te bashkangjitej me
urdherat per ndeshkim.

Ne mungese te ketyre strukturave perkrahese, figurat autoritare


kane pak pushtet. Ushtari perndryshe do te kontestonte
autoritetin e superiorit te tij per ti dhene urdher. Mirepo, nese ai
refuzon urdherat, ai mund te denohet nga gjykatat ushtarake
(marciale), te cilat kane mundesi, ne raste te refuzimit te urdherit
ne kohe lufte, edhe ta gjykojne ate me vdekje dhe ta ekzekutojne
per moszbatim te urdherave etj.
Keshtu pra, pozita nuk i jep gjithmone nje personi autoritet. Ai
duhet te kete edhe legjitimitet te cilin ja jep institucioni. Edhe ne
keto raste, policet ose oficeret e korruptuar nuk respektohen.
Nje autoritet efektiv kerkon lidership te drejte te padiskutueshem
dhe te mencur.
Legjitimiteti, Sovraniteti dhe autoriteti jane te lidhura ndermnjet
tyre. Aty ku e gjejme njeren i gjejme te triat. Kur njera bie,
zakonisht bien te triat. Sovraniteti dhe autoriteti jane keshtu
forma te legjitimitetit. Nese nje qeverisje eshte legjitime, ajo ka
sovranitet. Te triat keto mund te grupohen nen termin pushtet
politik.

Pushteti Politik

Pushteti politik
Disa njerez nuk e pelqejne konceptin e pushtetit
politik. Ky pushtet eshte zakonisht sinonim i
detyrimit, pabarazise, dhe here pas here edhe i
brutalitetit. Shpesh denoncohet ajo qe quhet power
politics.
Power politics (ne gjermanisht machtpolitik) eshte
nje forme e Mardhenieve nderkombetare ku entitetet
sovrane i mbrojne interesat e veta duke e kercenuar
njera tjetren me agression ushtarak, presion ekonomik
dhe politik. Ky term eshte shpikur nga Martin Wight
(1979) ne librin power politics i cili eshte renditur
si nje nder librat me me influence pas Luftes se Dyte
Boterore.

Power politics eshte kryesisht nje menyre e te


lexuarit te Mardhenieve nderkombetare : shtetet jane
ne gare me njera tjetren per te kontrolluar burimet
(mineralet, naften, etj) e botes dhe kjo teori
konsideron se eshte ne interes te shteteve qe te jene ne
gjendje te dominojne te tjerat.
Eshte interesi i shteti qe te jete primar ndaj interesit te
shteteve tjera ose bashkesise nderkombetare.
Teknikat e power politics nenkuptojne -mirepo nuk
jane te limituara- zhvillim berthamor, sulme
parandaluese, shantazh, grumbullim te forcave
ushtarake ne kufij, vendosje te tarifave
komerciale, sanksione ekonomike, shpifje dhe
hakmarrje, lufte asimetrike etj.

Pushteti politik ne kuptim e tij negativ eshte qeverisje pa pushtet,


qeverisje e nje grupi meshkujsh dhe femrash qe i ndihmojne
njeri tretrit per ti rregulluar punet e tyre ne raport me rregullimin
e shtetit. Mirepo, definicioni klasik Weberian i pushtetit : nje
person i cili e shtyn tjetrin te beje dicka kunder vullnetit te tij
eshte i ndertuar mbi vete kondicionin njerezor.
Pse eshte keshtu? Pse disa njerez kane pushtet politik kurse te
tjeret jo?
Asnje teoricient nuk ka bere ndonje definicion definitiv te
pushtetit politik. Per kete arsye, per te kuptuar pushtetin politik
duhet te trajtojme disa nga format e pushtetit qe egzistojne:
1)Biologjik,
2)Psikologjik,
3) Kulturor,
4) Racional,
5) Iracional ,

Pushteti biologjik
Aristoteli : njeriu eshte kafshe politike. Zoon politikon qe
mund te perkthehet si kafshe politike ose : kafshe
sociale sepse greket e vjeter nuk e kane diferencuar fjalen
polity dhe shoqeri. Ata kane jetuar ne qytete shtete ku
sistemi shoqeror ka qene i njete me sistemin politik.
Teoria e Aristotelit nenkupton se njerzit jetojne ne menyre
natyrore ne tufe, njesoj si delfinat ose krapojt etj.
Njeriu si kafshe biologjike nenkupton se njerzit kane
nevoje per njeri tjetrin biologjikisht, per tu ushqyer dhe
per te mbijetuar. Eshte natyrore qe te renditen ne rend
dhe te udheheqen si te gjitha kafshet tjera.
Kjo teori e pushtetit nenkupton se krijimi i sistemeve
politike dhe nenshtrimi ndaj liderve eshte sjellje e lindur
tek njeriu, sjellje kjo e trashiguar nga nje gjenerate ne
tjetren nepermjet gjeneve.
Perparesia e kesaj teorie eshte se eshte e thjeshte.

Mangesite e kesaj teorie:


Mirepo disa pyetje shtrohen: nese themi se qenja
njerezore eshte natyrisht politike, si mund ti spjegojme
grupet disidente te caktuara dhe individet qe nuk i
nenshtrohen autoritetit?
Ndoshta do te mund ta permirsojme kete teori duke e
modifikuar ate: njerzit jane kafshe politike (sociale)
joperfekte.
Ne shumicen e rasteve njerzit krijojne grupe dhe i
nenshtrohen autoritetit, mirepo nganjehere, ne raste te
caktuara nuk i nenshtrohen autoritetit.
Kjo e shtron pyetjen se cilat raste e promovojne ose
nuk e promovojne krijimin e grupeve politike?

Pushteti psikologjik
Spjegimet psikologjike mbi politiken dhe nenshtrimin jane te lidhura
ngusht me teorite biologjike. Edhe kjo teori, njesoj si teoria biologjike
e parashtron nevojen e brendshme te individit per krijimin e grupeve.
Qasja psikologjike e pushtetit me se mirit kuptohet nepermjet
studimeve empirike te disa autoreve. Nje nder keto studime eshte ajo
e psikologut Stanley Milgram (1933-1984) i cili ne vitin 1960 fillon nje
studim mbi menyren se si individet veprojne kur i nenshtrohen
autoritetit? Me shume se 600 persona anonim pergaditen nga nje
profesor i supozuar per te administruar progresivisht shkarkime
elektrike gjithnjen e me te renda ndaj nje viktime te supozuar.
Viktima e lidhur ne nje karrige ka qene ne fakt nje aktor i cili ka
vepruar sikur ka vuajtur. Shumica e subjekteve kane pasur vullnet te
administrojne doza elektriciteti vdekjeprurese vetem per faktin se
profesori, nje figure autoriteti i veshur ne te bardhe u kerkon atyre qe
ta bejne ate. Shumica e subjekteve te pyetura se pse e kane bere ate
kane thene se nuk kane dashur ta lendojne viktimen mirepo kane
thene se ata vetem kane zbatuar urdherat e profesorit dhe se
lendimet e shkaktuara ndaj viktimes jane pergjegjesi e profesorit e jo
e tyre.

Ky studim tregon se njerzit e dorezojne pavaresine


dhe mendimin e tyre vetem per shkak se nje figure
autoriteti (profesori) u ka kerkuar atyre ta bejne ate.
Eksperienca e Milgram-it eshte perseritur ne raste tjera
dhe ne kushte tjera dhe eshte vertetuar.
Keto eksperienca empirike kane konfirmuar se
shumica e njerezve jane natyrisht konformist .
Edhe psikolog tjere kane zhvilluar eksperimente
nepermjet te cilave kane vertetuar se nenshtrimi ndaj
autoritetit shpesh con deri tek aprovimi i vendimeve
qe nuk jane gjithmone me te mirat.

Nje psikolog tjeter amerikan, Irvin Janis ka zbuluar shume gabime qe


jane marre ne politika te jashtme dhe te mbrojtjes se SHBA-ve,
vendime keto te marra ne nje klime te groupthinking, situata ne te
cilat nje grup lidershipi i thote vehtes se gjithcka eshte ne rregull dhe
se politika ne pyetje funksionon. Ai tregon se grupet kane tendence
te injorojne sugjerimet racionale duke menduar se ata dine se cka jane
duke bere.
Groupthinking eshte kur nje grup i jep me shume rendesi
harmonise dhe koherences se grupit te cilit i takon sesa vlersimit
kritik dhe racional. Kjo ben qe individet, anetar te nje grupi, marrin
mbrapa nje lidership pa pyetur se a e kane mire apo jo dhe pa
shkaktuar mosmarreveshje brenda grupit.
Nenshtrimi ndaj autoritetit dhe mendimi ne grupe sugjeron se njerzit
kane nevoja te thella (te brendshme ) per tu integruar ne grupe dhe
per te funksionuar me rregullat e grupit. Mirepo kjo mund te coje
nganjehere edhe ne katastrofa per njerzimin sic ka qene Holokausti
etj.
Nje nder pyetjet qe shtrohet eshte se pse disa njerez refuzojne
autoritetin dhe shkojne kunder konformitetit te grupit? Pse bejne
veprime te cilat jane ilegale, imorale ose thjeshte budallakina?

Pushteti Kulturor
Kur kemi te bejme me kulturen atehere duhet te pyesim se sa perqind
i veprimit njerezor eshte i mesuar (kulturor) dhe sa eshte i trashiguar
(biologjik)? Deri ne cfare mase njeriu eshte qenje sociale?
Filozofet kane debatuar mbi kete ceshtje dekada me radhe pa dhene
nje defimin perfundimtar.
Ne mesin e shekullit 20, disa teoricient kulturor (cultural theorists te
cilet e mbrojne idene se veprimi eshte i mesuar) kane dominuar
debatin. Sidomos Antropologet duke eksploruar shoqerite segmentare
(primiteive) kane perfunduar se te gjitha diferencat ne veprim jane te
mesuara.
Si spjegim, kjo teori thote se nese disa shoqeri jane bashkepunuese
dhe paqesore, kjo eshte per arsye se femija e tyre jane rritur ne menyre
te tille. Komunitetet politike jane krijuar dhe mbahen bashke ne baza
te vlerave te perbashketa te trashiguara nga prinderit, shkollat dhe
mediat masive. Madje, shkenca politike ka zhvilluar nje nen-discipline
qe eshte kultura politike dhe ajo qe hulumtuesit thone eshte se kultura
politike e nje shteti eshte krijuar nga shume faktor afatgjate : rritja e
femijeve, prona e tokes, zhvillimi ekonomik, religjioni, etj. (teoria e
Almondit dhe Verba the civic culture: political attitudes and Democracy
princeton U Press 1965)

Qasja kulturore mbron idene se problemet fillojne kur


sistemi politik eshte jashte kontrolli. Regani per shembull
ne Amerike ka fituar zgjedhjet dy heresh me nje argument
mbi vlerat e religjionit, familjes, dhe vetembeshtetjes (self
made man) te cilat jane te thelluara ne kulturen amerikane.
Teoria kulturore persa i perket jetes politike ka nje
komponente optimiste. Nese e gjithe sjellja njerezore
eshte e mesuar, veprimi i keq mund te korigjohet dhe
shoqeria te permiresohet.
Duke i edukuar te rinjet, sjellja deviante mund te
korigjohet dhe shoqeria te permiresohet. Duke i edukuar
te rinjet qe te jene tolerant, bashkepunues dhe te drejte
mund te ndryshojme kulturen e nje shoqerie per te mire.

Kritikat kunder qasje kulturore:


E para eshte : nga vjen kultura? A eshte ajo produkt i
struktures klasore sic thote Marx-i apo eshte rezultat i
interakcionit prinder femije ashtu sikur thote Freud-i,
apo eshte pasoje e se kaluares se shtetit ashtu sikur
thone historianet?
Nese i gjithe veprimi eshte kulturor, sistemet politike
do te duhej te ishin poaq te ndryhshem sa jane edhe
kulturat e tyre. Mirepo ne kemi veprime dhe sisteme te
ngjashme politike ne vende me kultura shume te
ndryshme.

Pushteti Racional
Nje tjeter shkolle e mendimit e onsideron politiken si
rezultat i racionalitetit njerezor qe do te thote se njerzit
dine se cka duan shumicen e kohes dhe se kane arsye te
mire te bejne ate qe bejne.
Disa filozof klasik si Hobbes-i dhe Lock-u thone se
njerzit formojne shoqerine civile sepse fuqia e racios se
tyre u thote se eshte me mire se anarkia. Ne ate qe keta
filozof e quajne the state of nature nuk mund ti besoni
askujt sepse kushdo mund te ju marre jeten ose pronen.
Per kete arsye, per te ruajtur jeten dhe pronen, njerzit
krijojne qeveri per ta mbrojtur vehten. Nese keto qeveri
behen abuzuese, njerzit kane mundesi ti shperbejne dhe te
krijojne nje qeveri te re. Kjo ide i ka influencuar babllaret
e Amerikes.

Per teorite biologjike, psikologjike dhe kulturore, arsyeja


njerezore eshte sekondare. Njerzit jane ose te lindur ose te
kondicionuar per ti bere disa gjera, dhe njerzit rralle
mendojne racionalisht.
Mirepo, shtrohet pyetja se si mund ti spjegojne ato situata
ku njerezit dalin nga konformiteti i grupit dhe japin
mendimin e vet ne menyre te pavarur?
Si mund ta spjegojme ndryshimine e mendimit te nje
individit i cili thote une kam qene per Romney derisa e
pashe programin e tij ekonomik te tmerrshem, tani do te
votoj per Obamen.
Njerzit bejne veprime te tilla gjithe kohen te bazuara
pjeserisht ne aftesine e tyre per te menduar.
Perparesia e kesaj teorie te pushtetit eshte se sa me shume
qe nje sistem politik eshte i bazuar ne supozim te racios
njerezore, aq me shume i jepet shanse me e mire per te
pasur nje qeverisje me te drejte dhe me njerezore.

Pushteti iracional
Ajo qe sot eshte e njohur si shkolla e iracionalizmit ka
lindur ne fund te shekullit 19 nga nje grup mendimtaresh
per te spjeguar veprimin njerezor. Duke ja filluar nga
mendimi psikologjik se njerzit jane ne esence iracional, te
dominuar nga frika primitive dhe stereotipet, iracionalistat
kane mbrojtur idene se njerzit me se miri mund te
udheheqen nga mitet, simbolet, dhe spektaklet dramatike.
Turma eshte e ngjashme me nje kafshe te eger e cila mund
te rrihet nga nje lider karismatik i cili ben oferten e tij.
Iracionalistat thone se racionalizmi eshte me shume mit
sesa realitet dhe se e vetmja gje qe duhet te behet eshte qe
njerzit te ushqehen me mite per ti kontrolluar ata.

Nje nder te paret qe e praktikon kete eshte Musolini, themeluesi


i fashizmit ne Itali te cilin e merr mbrapa nje numer I madh
lideresh duke ja filluar me Hitlerin ne Gjermani apo Peron-in ne
Argjentine.
Edhe Stalini sipas disa autoreve ka perdore teknika iracionaliste
per te mbajtur kontrollin mbi popullin sovietik. Lideret komunist
kan dashur ta shnderrojne vehten ne zot me qellim qe shumica e
popullsise ti adhuroje ata me vullnet.
Shumica e miqeve dhe aremiqeve te Hitlerit e kane pershkruar
ate si nje gjeni per te kuptuar dhe manipuluar frikat dhe ndjenjat
me te thella te Gjermaneve.
Edhe pse mund te kete te vertete ne disa qasje iracionaliste te
veprimit politik njerezor, kjo qasje ka pasoja katastrofike. Lideret
te cilet perdorin pikepamje iracionaliste fillojne te besojne ne
propaganden e tyre dhe i cojne shtetet e tyre ne luftera
shkaterruese, ne shkaterime ekonomike dhe skllaveri definitive.

Organizimi i pushtetit politik

Organizimi i pushtetit politik


Organizimi i pushtetit politik merr forma te ndryshme.
Mund ti permendim shoqerite e segmentuar tradicionale
te cilat mund te mos posedojne pushtet politik stabil dhe
ti diferencojne ne menyre te qarte funksionet tjera
shoqerore.
a) Qytetet e pavarura te antikuitetit (me te njohurat jane
Athina dhe Sparta);
b) Perandorite, njesi shume te gjera gjeokrafike brenda te
cilave nje metropole (ose nje qytet i vecante) ka dominuar
teritoret periferike te subordinuar te cilat nuk i kane pasur
te njejtat te drejta dhe obligime (Perandoria Romake,
Perandoria Azteke, Persiane, Perandoria Napoleoniane);
c) Shoqerite feudale te Mesjetes.

Ne shoqerite bashkekohore, pushteti politik bazohet


mbi nje forme tjeter te organizimit qe eshte Shteti.
Ky lloj organizimi ka lindur ne Evrope ne kuader te
nje procesi i cili fillon ne kohen feudale ( fillon ne shk.
IX deri ne shekullin XIII) dhe i cili eshte imponuar si
model unik qeverises i shoqerive bashkekohore.
Sot nuk ka pushtet politik legjitim jashte shtetit.
Megjithate, eshte plotesisht e mundur qe te paraqiten
forma tjera te organizimit politik ne te ardhmen dhe te
imponohen.
Nje forme e tille eshte Bashkimi Evropian.

Bashkimi Evropian si forme e re e organizimit


politik
Eshte konsideruar si objekt politik i paidentifikuar :
nje shprehje qe e takojme shpesh per te pershkruar
sistemin politik te Bashkimit Evropian.
Faktikisht, BE-ja eshte organizate ne zhvillim konstant
nga krijimi i KEE-se me Traktation e Romes ne vitin 1957
deri sot qe ka 28 shtete. Ajo ka karakteristika origjinale qe
nuk hyjne ne kategorite tradicionale te analizes se
institucioneve.
Sistemi politik i BE-se eshte i organizuar perreth asaj qe
quhet trekendeshi institucional : shumica e vendimeve
merren nga a) Keshillit i Bashkimit Evropian ku
perfaqesohen shtetet anetare, b) Parlamentit evropian ku
perfaqesohen popujt dhe c) Komisioni qe eshte organ i
pavarur nga shtetet dhe garant i interesit te pergjithshem
te evropianeve.

Komisioni Evropian (organ kolegjial i emruar, i cili


kontrollon rrespektimin e se drejtes evropiane nga
shtetet anetare, dhe i rregullon ne menyre te
drejtperdrejte disa lemi te aktiviteteve te BE-se, ka ne
dispozicion te drejten e iniciatives persa u perket
rregullimeve dhe direktivave komunitare);
Keshilli i Ministrave (organ qe bashkon Ministrat e
shteteve anetare nga sektore te ndryshme-bujqesi,
ekonomi, Punet te jashtme, Mjedisdhe i cili vendose
per politikat e BE-se shume shpesh me propozim te
Komisionit;
Parlamenti evropian (i zgjedhur ne menyre direkte) i
cili vendose se bashku me Keshillin e ministrave ne nje
numer lemishe te kompetencave ;

Pervec ketyre institucioneve, duhet permendur edhe


Gjykaten e Drejtesise se BE-se e cila ka mundesi te
sanksionoje shtetet per moszbatimin e se drejtes
evropiane dhe ta interpretoje kete te drejte) ;
Keshilli Evropian i cili bashkon zakonisht shefat e
shteteve dhe te qeverive te shteteve anetare dhe i cili i
percakton orientimet kryesore te ndertimit evropian.

BE-ja ka nje model institucional unik (sui generis)


Ky model institucional origjinal nuk perputhet as me
modelin klasik te shtetit federal sic eshte ai i Gjermanise
ose i SHBA-ve per shembull, as me tipin e konfederates se
shteteve sovrane (shkalla e integrimit eshte shume me e
madhe). Per kete arsye, ajo konsiderohet si forme e re e
organizimit politik.

Kthehemi shkurtimisht tek shteti si objekt kryesor i shprendarjes


se pushtetit politik dhe si objekt fundamental i studimit ne shkenca
politike.
Cilat jane karakteristikat e fenomenit shteteror te identifikuara nga
shkencat politike?
Per kete duhet te fokusohemi ne fazat me te rendesishme dhe
dinamikat historike nga fillimi deri ne lindjen e Shtetit-Komb dhe
Shtetit te Mireqenjes
Karakteristikat me te rendesishme te fenomenit shteteror
Shteti si institucion monopolistik
Pushteti shteteror eshte ndertuar ne shoqerite Perendimore nga nje
numer MONOPOLESH do te thote, aktivitetesh te cilat vetem ai ka
mundur ti ushtroje. Keto monopole kane qene burime te cilat vetem
ai i ka pasur dhe qe asnje grup brenda shoqerise nuk ka mundur te ja
kontestoje.
Deri para disa kohesh, keto kane qene :
Monopoli i prodhimit te ligjeve, rregullave qe askush nuk nuk eshte
dashur ti injoroje dhe ndaj te cilave gjithkush eshte dashur te
nenshtrohet ;

Monopoli fiskal : vetem shteti ka pas mundesi te


kerkoje kontribut financiar te qytetareve pa asnje
kompenzim nga ana e tij, monopoli fiskal i ka
mundesura shtetit ti finansoje te gjitha aktivitetet tjera
te shtetit.
Nje numer tjeter monopolesh ekonomike si ai esencial
i emitimit te monedhave ;

Monopoli gjyqesor (vetem shteti ka te drejte te


gjykoje dhe te ndeshkoje)
Monopoli i perfaqesimit kolektiv :vetem pushteti
shteteror ka mundesi te marre vendime te cilat
angazhojne kolektivitetin ne pergjithesi (te nenshkruaj
marreveshje ose te deklaroje lufte per shembull).

Ne Evropen Perendimore, shumica e pozitave monopolistike kane


perfunduar per shkak te transferimit te disa prerogativave ne nivel te
Bashkimit Evropian.
Sistemi politik evropian bazohet sot mbi nje arqitekture hibride e cila
kombinon lemi te cilat u takojne sovraniteteve te shteteve kombe si :
politika e Jashtme, politika Fiskale, politika e Sigurise, e
brendshmeetj. dhe te tjera te cilat jane me afer praktikave
federaliste : politika monetare, politika e rregullimit te konkurences
etj.
Mirepo, monopoli shteteror esencial- ai qe mundeson qe shteti te
dallohet nga te gjitha grupet tjera te organizuara- mbetet edhe sot
kryesisht lemi e shtetit nacional : monopoli i dhunes fizike legjitime.
Ashtu sikur e kemi spjeguar, cdo pushtet bazohet mbi legjitimitetin
dhe perdorimin e detyrimit. Per te ushtruar pushtetin afatgjate, duhet
qe te jemi te autorizuar nga te qeverisurit per ta ushtruar ate (pra te
disponojme me legjitimitet) mirepo duhet gjithashtu qe te mund te
detyrojme ata te cilet nuk e pranojne ate qe tu nenshtrohen rregullave
ose urdherave te dhena.
Per kete arsye, pushteti bazohet, gati gjithmone, mbi forcen fizike.
Per kete arsye, monopoli shteteror fundamental eshte ai qe Weberi e
quan monopoli i dhunes fizike legjitime.

Arritja e monopolit te dhunes fizike legjitime eshte sipas


sociologut Norbert Elias e lidhur ngusht me procesin e
civilizimit. Ne librin e tij, civilizimi i sjelljeve ai thote se :
Civilizimi te cilin ne e konsiderojme sot si prone
property dhe e cila na ofrohet si e tille pa e pyetur
vehten se si e kemi fituar, eshte ne fakt nje proces ku ne
vete jemi subjekt i tij.
Sipas Elias-it, ky process i civilizimit karakterizohet me nje
reduktim progresiv te dhunes dhe nje rritje te kontrollit te
saj. : Civilizimi ne kete kuptim eshte pra pacifikim.
Motori i ketij procesi eshte i dyfishte: ai rezulton ne njeren
ane me nje monopolizim te dhunes fizike nga shteti
(Elias afrohet me kete pike me Weberi-n), dhe ne anen
tjeter me nje zhvillim te vetedetyrimit ku individet
ushtrojne nje kontroll me te madhe te ndienjave te tyre, te
pulsioneve te tyre dhe te agresivitetit te tyre gje qe ka
per pasoje te reduktimin e mases se dhunes
nderpersonale, private, brenda shoqerive perendimore.

Elias jep keshtu ne librin e tij disa shembuj te transformimit te


sjedhjeve individuale: shprehje publike e emocioneve, raporti
ndaj trupit, menyra se si te qendrohet pran tavolines pra e
pacifikimit te shoqerive.
Procesi i civilizimit bazohet pra ne nivel te strukturave sociale
dhe politike dhe ne nivel te aktoreve individual, te dy nivelet
gjenden ne interaksion konstant.
Kjo teori e Elias-it e then opoziten sociologjike
Holizem/individualizem
Holizmi eshte sistem mendimi i cili konsideron se
karakteristikat e nje personi ose te nje grupi personash mund te
kuptohen vetem nese ata studiohen si teresi, ne totalitetin e tyre
dhe jo kur studijohet cdo person individualisht. Nje person
eshte krejtesisht i percaktuar nga teresia ku ai ben pjese, dhe per
kete arsye duhet te kuptojme te gjitha karakteristikat e elementit
ose njesise se studijuar.
Nje sistem kompleks konsiderohet si entitet qe ka karakteristika
qe lidhen me totalitetin e tij dhe karakteristika te cilat nuk mund
te kuptohen nga elementet e studiura ndamas.

Detyrimi mbetet megjithate nje burim vendimtar per funksionimin e


pushtetit shtetror sepse rreguli politik bazohet gjithmone in ekstremis
(edhe ne demokraci) mbi forcen fizike te cilen e perdore shteti per te
imponuar rrespektimin e ligjeve dhe vendimeve te tij.
Kjo eshte ajo qe Weber-i e quan legjitime. Konsiderohet si legjitime
deri ne ate moment kur ajo perdoret ne konformitet me te drejten,
deri ne ate moment qe ushtrohet ne kuader te rregullave juridike.
Detyrimi fizik qe aplikohet ne forma legale eshte edhe me pak i
kontestuar edhe per faktin se mund te bazohet mbi traditat kulturore
ose mbi besimet politike te shprendara mire.
Kjo eshte rasti i shumices se shtetev demokratike perendimore ku ka
nje koncenzus mbi funksionimin e regjimeve politike dhe ku dhuna e
shtetit eshte e kontrolluar, dhe e mbajtur nen nje nivel dhe e
proporcionalizuar me kthimin tek nje urdher te pranuar.
Me fjale tjera, qytetaret e nje regjimi demokratik jane dakord per
perdorimin e dhunes nga shteti perderisa ajo mundeson te ruhet
demokracia, me kusht qe ajo mos ti kaloje limitet e fiksuara nga
principet themeluese te saj.

Shteit si Institucion Burokratik


Definicioni weberian inkuadron nje koncept tjeter i cili na
mundeson qe ta karakterizojme me mire se cka eshte
Shteti : nje institucion politik i karakterit institucional .
Ajo qe kerkon Weber-i te sqaroje eshte se afirmimi i
shtetit (i cili behet nepermjet krijimit te monopoleve)
eshte bere njekohesisht me institucionalizimin e tij dhe
burokratizimin. Weber-i thote se ne kuader te Shtetit
modern, ky dominim bazohet mbi nje administrate te
fuqishme te perbere nga funksionar kariere, te specializuar
ne ceshtje administrative dhe qe per kete arsye, ky
dominim shtetror eshte bere me anonim dhe jopersonal.
Paraprakisht, ne kuader te shetit feudal, dhe ate te
monarkive absolute (XVII- XVIII), pushteti ka qene
njefar pasurie, nje e mire private per ate qe e ka ushtruar
ate. Weber-i e quan kete pushteti patrimonial .

Sipas Weber-it, patrimonializmi nenkupton nje situate ku ai qe e


mban pushtetin ka nje strukture administrative dhe ushtarake
personale. Mbajtesi i pushtetit ka roje personale (ushtrine,
policine etj.) dhe mban nje kontroll strikte mbi ekonomine.
Krijon monopole nepermjet nje vetemenaxhimi komplet te
ekonomise nga administrata. Lideri patrimonial u jep pushtete
dhe privilegje disa personave duke i bere ata te mvarur nga
pasuria e tij.
Kjo ka qene karakteristike e shefave Feudal te cilet e kane
poseduar pushtetin politik sipas vullnetit te tyre. Gjithashtu, ne
sisteme Monarkie absolute, Shteti ka qene sinonim me mbretin
( Shteti jam une , citim i famshem i Mbretit francez Luigji
i XIV).
Nuk ka pasur ne kete rast ndamje ndermjet pasurise personale te
Mbretit dhe buxhetit te shtetit. Ne kete sistem, sherbimet
juridike dhe shteterore bleheshin ose shiteshin. Nuk ka pas
ndamje te qarte ndermjet publikes dhe privates, ndermjet
personales dhe institucionales. Edhe sot kemi situata te tilla ne
shume shtete te botes. Te mirat publike jane prone e atyre qe
qeverisin (nafta ne lindjen e mesme ose ne Afrike etj.).

Kjo situate ndryshon me zhvillimin e Shtetit modern : roli


dhe aktivitete shteterore institucionalizohen progresivisht,
paralelisht me fuqizimin e pushtetit shteteror.
Ky institucionalizim realizohet ne kuader te rregullave
juridike gjithnje me precize dhe me byrokratizimit gjithnje
me te madh te funksioneve publike. Punesimet publike
diferencohen nga punesimet private : nuk mund te blehen
ose te shiten ose te kembohen. Kemi te bejme me role
cdo here me te definuara, te percaktuara me rregulla
juridike precize. Ligji i evolucionit te pushtetetit shteteror
eshte si vijon : sa me shume qe pushteti shteteror
zhvillohet dhe perforcohet, aq me shume jane te
rregulluara me norma nderpersonale dhe uniforme, dhe
aq me shume funksionarizohet dominimi shteteror.

Weber-i identifikon keshtu karakteristikat kryesore te funksionimit modern:


Funksionaret jane persona te lire (nuk jane skllav ose sherbetor si ne kohen e
antikuitetit ose feudalitetit) : per kete arsye, ata u nenshtrohen vetem detyrave te
funksionit (dhe jo kerkesave personale te shefave te tyre ose pronareve).
Ata rekrutohen nepermjet nje kontrati dhe vine nga e gjithe klasa e qytetareve,
gje qe e garanton barazine e qasjes te te gjithe qytetareve ne punesime publike:
ne rastin me racional, thote Weber-i, ata emrohen sipas kompetencave te tyre
profesionale, qe vertetohet me posedimin e nje diplome dhe verifikohet me
kalimin e nje testi. Ky selekcionim i hapur eshte meritokratik, me test (ose
konkurs), dhe menyra e rekrutimit me karakteristike (perben nje nder
fundamentet kryesore) te shtetit modern (nje menyre rekrutimi shume e
ndryshme nga ajo menyra arbitrare e shtetit monarkik). Per kete arsye, keta
funksionar duhet te jene profesionista te vertete te administrates.
Ne kete sistem, pagesat jane te fiksuara sipas nje shkalle te pagesave te
percaktuara paraprakisht dhe keto pagesa mvaren nga rangu i hierarkise te cilin
punonjesit e kane dhe sipas pergjegjesive qe ata kane (kjo menyre e pageses
perjashton favorizimet nga pushteti dhe cdo forme e profitit qe do te mund te
realizohej nga funksionaret ne kuader te ushtrimit te funksionit te tyre).

Avansimi ne kariere duhet te behet sipas principit te


dyfishte te merites dhe eksperiences (viteve te kalauara
brenda organizates), gje qe limiton, ose me mire te themi
pengon arbitraren dhe pratikat nepotiste te pushtetit
politik- i cili ndryshe do te mund te perdoronte
promovimet per te kompenzuar te afermit ose te
besueshmit e vet, pamvaresisht nga kompetencat e tyre
reale).
Me ne fund, keta funksionar nuk mund te posedojne
mjetet e tyre te punes (meqenese nuk i blejne ato si ne
kohen e monarkive, dhe te ja u trashigojne pasardhesve te
tyre).

Shtrohet pyetja se pse keto karakteristika te funksionareve


jane me te adaptuarat per vendosjen e nje dominimi
racional, te ushtruara ne kuader legal?

Organizimi administrativ burokratik perceptohet si me


racional per shkak se funksionaret e shtetit rekrutohen ne
baze te kompetencave te tyre (te vertetuara me diploma
ose certifikate te ndryshme dhe jo ne baze te origjines se
tyre sociale ose te pasurise se tyre (ashtu sikur ka qene
rasti ne kohen e monarkive ku funksioni i shtetit ka qene i
rezervuar per aristokratet dhe ka mundur te blehet ose te
shitet), ose te afersise se tyre familjare ose miqesore me
ata qe kane pushtetin politik.
Kjo menyre e rekrutimit meritokratik konsiderohet si me
racionalja sepse mundeson, se paku ne teori, te siguroje
adekuatimin me te mire ndermjet kapaciteteve te
funksionareve te shtetit dhe detyrave qe ata duhet te
kryejne, nje funksionim efikas i maqines administrative.

Pervec kesaj, kjo menyre e rekrutimit duket jo vetem me efikasja, por edhe me e drejta
sepse eshte me e barabarta: te gjithe qytetaret munden a priori te ken qasje ne funksione
publike dhe te jene te barabarte perballe konkurseve.
Dihet gjithashtu nga studimet e ndryshme sociologjike se merita nuk eshte gjithmone e
pavarur nga origjina sociale (ajo qe quhet kapitali kulturor i kandidateve).
Procedura e rekrutimit nepernjet konkursit ka nje legjitimitet demokratik per qytetaret
sepse rekrutimi behet ne baza meritokratike dhe jo me kooptacionin (favoritizem). Kjo
mund te quhet ndryshe funksionarizim i aktiviteteve shteterore dhe eshte sot kusht i
rrespektimit te ligjit dhe te barazise ndermjet qytetareve.
Fakti qe funksionaret e shtetit nuk jane te interesuar ekonomikisht per ushtrimin e
funksionit te tyre dhe nuk u nenshtrohen rregullave objektive, e ben sjelljen e tyre te
parapare: gje qe garanton siguri per qytetaret te cilet jane te siguruar se veprimi i
pushtetit publik behet ne kuader te ligjit dhe se jane te mbrojtur kunder vendimeve dhe
metodave arbitrare (te administrates, policise dhe drejtesise).
Me ne fund, funksionarizimi duhet te mundesoje te siguroje barazi ne trajtim te te
gjithe qytetareve nga pushteti publik sepse ligji eshte i njejti per te gjithe dhe se
funksionaret nuk kane kurrfare interesi te vecante ti trajtojne ndryshe qytetaret.
Ky model ideal i Weber-it ka njohur shkelje te ndryshme: hierarkia formale shume
shpesh tejkalohet, transmetimi i vendimeve dhe informatave nuk eshte gjithmone
optimal dhe ne pergjithesi, faktori personal dhe pesha e rrjetave informale, paraqiten
rregullisht ne nje model burokratik. Ne praktike, kjo do te duhej te mbetej jopersonale
dhe e pergjithshme.

Burokracia
Heywood 339
Etimologjia : nga frengjishtja bureau dhe greqishtja kratos, pushtet, autoritet
Kuptimi i pare
Burokracia eshte nje grumbull funksionaresh ose me gjeresisht te punesuarish ne administrate. Funksionimi i burokracise
karakterizohet me nje hierarki te qarte, me vende punet te definuara mire, me nje ndamje te pergjegjesive dhe procedurave strikte, nje
trajtim preciz i dosjeve
Fjala burokraci eshte teorizuar nga Max Weber (1864-1920) dhe aplikohet te gjitha formave te organizimit. Eshte sinonim i pushtetit
publik.
Kuptimi i dyte :
Termi burokraci eshte term qe tregon mbi nje influence ose pushtet ekcesiv te administrates ne ceshtje publike ose ne politike.
Burokracia karakterizohet ne kete rast me zvarritje, mungese te fleksibilitetit, pamundesi per te trajtuar ceshtje te vecanta etj. Vendimet
burokratike jane te paqarte dhe te pakuptueshme, pak konforme me demokracine.
Burokracia ne kete rast eshte sinonim i joefikasitetit, nepotizmit, shpenzimeve te panevojshme, efektiveve te teperta, privilegjeve
Qellimi i vetem i burokracise eshte te siguroje poziten e vet dhe te rritet sa me shume, ne dem te punetoreve te vertete. (keto jane
zakonisht edhe kritikat me te shpeshta te populistave ose sindikatave)
Burokracia si nocion politik
Burokracia pershkruan gjithashtu nje forme te regjimit politik ku pushteti i vertete mbahet dhe transmetohet nga administrata.
Avansimi ne pozite brenda ketij sistemi nuk eshte ne raport me efikasitetin por me perkatesine ne nje rrjete ose partie politike,
zakonisht unike
shembulli i Bashkimit Sovietik merret si shembull ilustrues per kete kuptim te burokracise shume te hierarkizuar dhe ne sherbim te nje
regjimi autoritar.
Burokracia si abuzim
Studimet e burokracise kane treguar mbi abuzime brenda organizatave burokratike. Formalizmi burokratik krijon shpesh ngurtesi dhe
ngadalesim te veprimit administartiv, mos te themi te monopolizimit te pushtetit ne interes te vetem te funksionareve te burokracise.
Ne menyre me konkrete, teoria e burokracise definohet si nje sistem piramidal i hierarkizuar i cili i mundeson popullsise te zhvilloje
kompetenca dhe kapacitete te ndryshme.
Burokracia, ne kete kuptim te dyte karakterizohet me disa stereotipe si ngadalesia, iracionaliteti dhe mungesa e vendimmarrjes ose
verberimi.

Max Weber-i jep disa principe mbi te cilat bazohet burokracia


(Weber, 1921) :
1) Individet i nenshtrohen nje autoriteti unik ne kuader te
obligimeve te tyre zyrtare jopersonale;
2) Individet jane te shprendare ne nje hierarki punesh te
definuara qarte ;
3) Cdo pune ka nje sfere te kompetencave te definuara mire;
4) Punesimi behet nepermjet nje kontrati;
5) Rekrutimi behet mbi bazen e kompetencave (diplomes dhe/
ose eksperiences);
6) Pagesa eshte e fiksuar ne baze te grades se hierarkise;
7) Puna qe e ben eshte i vetmi preokupim i te punesuarit;
8) Logjika e karieres : avansimi ne hierarki behet sipas kohes dhe
vleresimit te superiorit hierarkik.
9) Individet nuk jane pronar te mjeteve te prodhimit;
10) Individet i nenshtrohen nje kontrolli strikt dhe sistematik ne
punen e tyre;

Modeli burokratik weberian eshte ideal-tipik.


Ne filozofi, eshte Hegeli ai qe flet I pari per rendesine e
burokrateve. Ne vete identifikimin e shteti me logjiken dhe
konsiderimin e shteti si organizate fituese ndaj gjithe te tjerave te
organizimit. Hegel-i i quan funksionaret hero diskret te
koherave moderne kurse burokracia nje mjet qe mundeson
triumfin e barazise dhe te progresit .

Ne literature, absurditetin e burokracise me se miri e pershkruan


Franz Kafka ne librin e tij Procesi kurse ne kuptimin politik
te burokracise, eshte George Orwell me librin e tij 1984.

Ne fakt, burokracia sipas Weberi-it ka si objektiv kryesor te


vendose nje strukture hierarkike per te nxitur zhvillimin e
shoqerise dhe per te siguruar prosperitetin.

Ne aspekt politik, burokracia mund te krahasohet ne njefar menyre


me nje lloj pushteti (dominimi) qe nje grup njerzish e ushtron mbi
shoqerine. Ky dominim bazohet mbi kompetencen e popullsise si
faktor kyc te kesaj strukture. Ne fakt, burokracia i jep rendesi te
madhe kompetencave te shoqerise dhe pergjegjesive te popullsise.
Ndamja e roleve sipas kompetencave te individeve eshte baze shume e
rendesishme per burokracine politike.

Nga aspekti sociologjik, burokracia studiohet si forme e organizimit


social. Kjo per faktin se sociologjia si shkence kerkon te kuptoje dhe
te spjegoje impaktin social mbi veprimet dhe sjelljet e individeve. Ne
sistem burokratik, ndamja e pergjegjesive eshte shume e rendesishme
si rezultat i specializimit te funksioneve dhe nje organizimi me te mire
brenda shoqerise. Disa sociolog te famshem te organizatave kane
treguar se nje burokratizim i tepert mund te jete i demshem per
shoqerine dhe mund te krijoje disfunksionim ose te limitoje
potencialin e aktoreve ne loje.

Mangesite e Burokracise
Problemet qe kane te bejne me burokracine jane evidentuar nga shume autor si
Robert Merton, Herbert Simon, Peter Blau, Michel Crozier etj. Keta autor kane
potencuar disa rreziqe :
1) Rreziku qe rregullat e formuluara nga modeli burokratik mund te
paralizojne sistemin.
2) Mungesa e fleksibilitetit qe rrjelle nga aplikimi i rregullave jopersonale ;
3) Shumezimi i rregullave te kontrollit e ben te pamundur cdo iniciative dhe
pengon inovacionin ;
4) Ndarja ne departamente rezulton me ndamje te grupeve te cilat mbrojne
objektivat e tyre shume me shume se ato te organizates ;
5) Burokracia eshte sistem i cili pengon cdo forme adaptimi dhe mund te
rezultoje me paralizim te organizates ;

Per kete arsye, modeli burokratik eshte kritikuar shume si model per shkak te
rigjiditetit strukturor dhe ngadalesise qe provokon ne sistem.

Keshtu e definuar, burokracia duket si nje menyre organizimi racionale, ku te


administruarit jane te mbrojtur nga klientelizmi dhe nga arbitrarja, nga vendosja
e rregullave objektive.

Mirepo, burokracia mund te kete edhe nje konotacion


negativ. Ne bindje te pergjithshme, ky term perdoret
shpesh per te denoncuar rigjiditetin e administrates

Nga aspekti ideologjik:


Para se te mbrojne shtetin, socialistat per nje kohe te gjate
kane dyshuar per rendesine e burokracise. Per Marksistat
Shtetei sherben para se gjithash interesat e klases sociale
dominante : Borgjezise. Burokracia nenkupton keshtu
vetem nje pjese te vogel te popullsise, ekonomikisht te
favorizuar, e cila arrite te mbaje pushtetin gjithnje duke
kerkuar ta legjitomoje ate duke e justifikuar me principe
universale. Nga ana e tyre, liberalet e kane kritikuar shume
heret burokracine, duke denoncuar rigjiditetin e saj dhe
tentimin e saj per tu bere sa me e madhe ne menyre
patologjike

Teknokracia
Etimologjia:
-tekhne-Art, zanat, teknike etj.
-kratos pushtet, autoritet

Teknokracia definohet si sitem politik ku predominojne tekniket,


specialistat dhe ekspertet ne procesin e vendimmarrejes.
Fjala teknokraci ka shume shpesh konotacion negativ me qellim
qe te denoncohet nje pushtet i legjitimuar nga teknika, ne
krahasim me nje pushtet te legjitimuar nga qytetaret dhe per kete
arsye, teknokracia konsiderohet si e paperputhshme me
demokracine.

Teknokrati eshte person i cili e ka legjitimitetin e tij te vetem nga


kompetencat e tij dhe vendose ne funksion te te dhenave teknike
ose ekonomike duke mos marre mjaft para sysh faktorin njerzor.

Kalimi ne teknokraci behet kur eksperti, si i tille arrite te


vendose ose te percaktoje ne menyre dominuese vendimin e
pergjegjesve zyrtar. Eksperti e legjitimon pushtetin e tij me
mangesite e politikantit.

Origjinen e ka ne shekullin 20 (1920), mirepo ideja se shoqeria


duhet te udheheqet (qeveriset) nga tekniket eshte ide shume me
e vjeter.
Ne shekullin e IV para eres sone Platoni shkruan se qyteti ideal
duhet te udheheqet nga filozofi mbret sepse vetem ai e njeh
matematiken dhe logjiken.
Nese shkojme me vone atehere ne shekullin e 16 qarkullon ideja
se sit e rritet pasuria e shtetit. Filozofi i njohur Francis Bacon
thote se eksploatimi i natyres dhe kontrolli i teknologjise bjen nje
pasuri per shtetin dhe njekohesisht mireqenie per njerzit.
Ai propozon ne vitin 1642 (Atlantida e Re) nje sistem te
udhehequr nga nje grup mendimtaresh qe ai e quan shtepia e
Salomonit dhe i cili grup duhet te kete per qellim kryesor ta
keshilloje qeverine per te eksploatuar natyre

Bacon-i konsiderohet si nje nder utopistet e pare shkencor.


Ne shekullin 18-19, tjere filozof e mbrojne idene se civilizimi mund te
shkoje drejte progresit vetem nepermjet shkences dhe teknikes dhe se
ata te cilet duhet ta udheheqin shoqerine duhet te jene shkencataret.
Shkenca, ekonomia dhe industria duhet te jene primare ndaj politikes.
Saint Simon (1760-1825) shkruan librin Organizata (lOrganisation)
ku figuron struktura e pare organizative e cila mund te kualifikohet si
teknokratike. Saint Simoni e imagjinon kete organizate si nje lloj
parlamenti te perbere nga tri dhoma :
Dhoma e shpikjes (e perbere nga inzhinjer dhe artista) ;
Dhoma e vlersimeve (e perbere nga mendimtar dhe filozof) ;
Dhoma e zbatimit (e perbere nga perfaqesues te industrise) ;
Ky Parlament sipas Saint Simon-it duhet te kete pushtet legjislativ dhe
ekzekutiv.
Saint-simonizmi do te kete rendesi te madhe per marksistat me vone.
Madje Komunizmi e ka konsideruar shoqerine si nje fabrike te madhe
dhe Bashkimi Sovietik ka paraqitur shume ngjashmeri me socializmin
e centralizuar teknokratik te konceptualizuar nga Saint-Simon.

Ne shekullin 20, shume autor e kane mbrojtur idene e nje


shjoqerie te qeverisur nga shkenca.

Ne fillim te shekullit 20, disa autor e mbrojne idene se


teknokratet duhet te marrin te gjitha pushtetet dhe se eshte fundi
i politikes.

Autoret si Veblen-i mbrojne idene se ne nje sistem teknokratik


nuk kemi ne njeren ane politikantet dhe ne tjetren teknokratet.

Teknokracia eshte sinonim edhe me ate qe quhet synarchie e


cila eshte nje forme qeverisje e cila e diferencon Autoritetin dhe
pushtetin. Pushteti ne kete sistem i nenshtrohet autoritetit.
Teknokratet jane ate te cilet ne kete sistem kane autoritet.

Sidoqofte, ne praktike, cdo here qe kemi pasur teknokraci, kjo ka


krijuar tensione ndermjet politikes dhe teknikeve. Kurr nuk ka
pas sistem i cili eshte qeverisur 100% nga teknokratet.

Ky raport forcash ndermjet politikes dhe teknikeve bazohet ne tri ide


te ndryshme:

Vendimet politike jane te mvarura nga njohurite teknike dhe per kete
arsye, politikantet duhet te gravitojne perreth elitave shkencore dhe
teknike te cilat jane bartese te autoritetit te vertete.
Teknologjia dhe industria kane tendence te forcohen dhe te behen
entitete autonome te cilat nuk arrite ti kontrolloje pushteti politik
(komplekset ushtarako-industriale ose teknostruktura)
Shkenca dhe teknika shnderrohen ne ideologji dhe ne kete menyre e
influencojne politiken (shembulli i shoqerive post-industriale)

Shume autor sot e kundershtojne idene e nje sistemi teknokratik.


Sociologu francez Bourdieu thot se demokracia duhet te jete
dominante ne raport me teknokracine dhe se duhet ti jepet fund asaj
qe ai e quan tirania e eksperteve te cilen ai e identifikon me disa
institucione si Banka Boterore ose FMI-ja te cilat u imponojne
shteteve politika ekonomike qe ato vete i percaktojne dhe te cilat nuk
negocojne kurre por vetem spjegojne .

You might also like